Gėrhitja e lamtumirės
Nė fakt, Oskar duket se ėshtė nė gjendje tė parashikojė se kur po vdes njė pacient. Nėse ulet nė bisht mbi krevat, pranė njė pacienti, tregon se ai do tė vdesė tė paktėn pėr katėr ditė. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientėve dhe tashmė infermierėt kur e shikojnė tė hyjė nė njė dhomė, thėrrasin familjarėt e pacientit.
"Pėr familjarėt ėshtė njė lehtėsim tė dinė se macja u bėn shoqėri tė dashurve tė tyre nė orėt e fundit tė jetės, por pėr tė tjerėt Oskar ėshtė njė mallkim: nėse e largon nga njė dhomė ku dėshiron tė hyjė, ai insiston, ējerr me thonj portėn, njėsoj sikur kėrkon tė thotė qė vdekja ėshtė afėr dhe nuk mund tė shmanget", pohon njė nga mjekėt e klinikės.
Lajmi ka bėrė bujė, sepse maēokut i ėshtė kushtuar edhe njė artikull nga revista prestigjoze shkencore, "New England Journal of Medicine". Pas kėtij fenomeni, duket se ideja qė macet dhe qentė, ose nė pėrgjithėsi kafshėt, adoptohen pėr aftėsitė e tyre "sensitive".
Pėr Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka njė shpjegim tė vetėm pėr macet si Oskar qė parandiejnė vdekjen, qentė qė "ndiejnė" kur padroni i tyre po kthehet nė shtėpi, apo ata qė gjejnė rrugėn pėr nė shtėpi, sado larg tė jetė ajo.
"Ėshtė njė teori nė tė cilėn fusha e energjisė bashkon tė gjithė pjesėtarėt e njė grupi. Nėse njė individ transferohet nė njė vend tė largėt, mbetet njėtrajtėsisht i lidhur me grupin pėrmes kėsaj fushe sociale", thotė Sheldrake.