Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Megaqytetet, si po e ndryshojne boten

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Megaqytetet, si po e ndryshojne boten Empty Megaqytetet, si po e ndryshojne boten Fri Aug 06, 2010 4:52 pm

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Megaqytetet, si po e ndryshojne boten Levent_istanbul

Megaqytetet nė botė po shndėrrohen dita-ditės nė megarajone, tė cilat janė shtrirė mbi qindra kilometra katrorė dhe vazhdojnė ēdo ditė tė “gėlltisin” hapėsirat pėrreth. Tashmė nė to jetojnė rreth 100 milionė persona dhe kjo tendencė ėshtė vazhdimisht nė rritje. Demografėt e konsiderojnė kėtė fenomen “qyteti i pafund” dhe bėhet fjalė pėr njė fenomen qė do tė jetė shumė vendimtar nė zhvillimet demografike tė sė ardhmes sė afėrt, pra tė 50 viteve tė ardhshme. Por ndėrkohė ėshtė njė ndryshim qė bart me vete edhe probleme jo tė vogla pėr sa i pėrket mėnyrės sė jetesės dhe funksionimit tė ekonomisė. Sė fundi, njė agjenci e posaēme e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ka publikuar njė raport nė lidhje me pėrmasat qė ka marrė njė fenomen i tillė. Nė kėtė raport thuhet se ky fenomen ka arritur kulmin e tij nė Kinė, nė tė ashtuquajturin rajoni Hong-Kong-Shenhzen-Guangzhou. Nė kėtė tėrėsi qytetesh, qė janė bėrė bashkė nga shtimi i lidhjeve ekonomike dhe urbane, jetojnė aktualisht 120 milionė banorė dhe kjo hapėsirė sa vjen e po unifikohet, duke krijuar edhe struktura qeverisėse tė pėrbashkėta. Zona tė tjera me pėrmasa dhe tendenca tė tilla ka nė Japoni, Brazil e madje edhe nė Afrikėn Perėndimore, apo gjetkė. Tendenca nė fjalė ka ndihmuar shumė nė arritjen e njė rekordi tė ri demokratik qė u shėnua njė vit mė parė. Bėhet fjalė pėr njerėzit qė jetojnė nė qytet, tė cilėt zyrtarisht janė mė tė shumtė nė numėr se ata qė jetojnė nė zonat rurale. Sipas raportit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara, bėhet fjalė pėr njė tendencė gjithnjė e nė rritje e qė nuk do tė ketė kthim pas. “Aktualisht mė shumė se gjysma e popullsisė sė botės jeton nė qytet, por nė vitin 2015 nė zonat urbane parashikohet qė tė jetojė 70% e popullsisė sė planetit. Nė atė kohė, vetėm 14% e njerėzve nė vendet e pasura do tė jetojnė nė zonat rurale,ndėrsa nė vendet e varfra kjo shifėr ėshtė 33%.
Zhvillimi i megaqyteteve dhe megarajoneve konsiderohet kryesisht si njė tendencė pozitive, sepse aktualisht ato janė duke gjeneruar pasuri dhe mirėqenie pėr shkak tė hapjes sė vendeve tė punės. Gjithmonė duke iu referuar raportit, 40 megarajonet mė tė mėdha nė tė gjithė botėn aktualisht mbulojnė vetėm njė fraksion tė vogėl tė banuar tė planetit, rreth 1% tė popullsisė sė tij, por ndėrkohė nė to kryhet rreth 60% e aktivitetit ekonomik tė globit, si edhe 85% e novacioneve shkencore. Mbi gjysma e pasurisė nė botė ėshtė e pėrqendruar nė 25 qytetet mė tė zhvilluara tė planetit, ndėrkohė qė 5 qytetet mė tė mėdha nė Indi dhe Kinė pėrbėjnė 50% tė kėsaj pasurie. Migracioni nga fshatrat nė qytete ka ndikimin e vet nė ekonominė e zonave rurale. Pjesa mė e madhe e tė ardhurave tė banorėve tė zonave rurale vjen nga personat e zhvendosur nė zonat urbane, tė cilėt u dėrgojnė para familjarėve tė mbetur nė fshat pėr tė siguruar jetesėn, duke qenė se fshati gjithnjė e mė shumė po varfėrohet. Rritja dhe shtimi i megazonave dhe megaqyteteve ka ēuar njėkohėsisht nė krijimin e periferive tė mėdha, zonave urbane tė mbushura me tė ardhura qė po krijojnė lagje mė vete, por duke qenė sigurisht pjesė e heterogjenitetit tė njė njėsie tė vetme. Bėhet fjalė pėr zona qė nga pikėpamja urbane janė mė tė prapambetura se pjesa tjetėr e qytetit dhe mbi tė gjitha pėr zona qė mund tė shndėrrohen nė problematike, pėr shkak tė shtimit tė varfėrisė dhe papunėsisė.Qytete tė tilla tė mėdha si Los Anxhelosi janė shtuar nė numėr nė masėn 45% gjatė viteve 1875-1990, por e kanė trefishuar sipėrfaqen e tyre brenda sė njėjtės periudhė kohore trefish. Njė tendencė e tillė po shfaqet dukshėm nė vendet nė zhvillim. Por shtrirja urbane ka edhe aspektin e saj negativ. Sipas disave, ajo ėshtė simptomė e njė qyteti tė ndarė dhe disfunksional. Ky fenomen sjell njė kosto mė tė madhe pėr sa i pėrket transportit, konsumit tė energjisė dhe kėrkon mė shumė burime, duke shkaktuar njėherazi humbje tė tokave tė bukės, tė cilat shndėrrohen nė lagje tė banuara e tė betonuara. Sa mė tė shtrirė qė tė bėhen qytetet, aq mė i madh ėshtė rreziku i rritjes sė pabarazive mes banorėve tė rinj dhe si pasojė kjo do tė gjenerojė tensione sociale e politike. Shanset pėr gjenerimin e tensioneve tė tilla nė megaqytete janė tė mėdha. Qytetet qė janė mė tė begata janė ato qė tentojnė tė zhdukin pabarazitė mes banorėve. Ndėr megaqytetet mė tė pabarabarta dhe problematike tė planetit mund tė rendisim ato qė ndodhen nė Afrikėn e Jugut. Johanesburgu ėshtė mė problematiku nė botė pėr sa i pėrket rendit dhe kjo si pasojė e pabarazisė sė madhe ekonomike dhe nivelit tė jetesės. Mė pas vjen Londra lindore dhe Pretoria, qytetet amerikano-latine, aziatike janė zakonisht mė tė njėtrajtshme pėr sa i pėrket ekonomisė dhe nivelit tė jetesės, por nė disa raste sepse janė kryesisht qytete me shumė tė varfėr. Ndėr qytetet ku ka mė shumė barazi tė nivelit ekonomik, edhe pse nė kėtė rast bėhet fjalė pėr barazi mes tė varfėrve, janė Daka nė Bangladesh. Pėr sa i pėrket Nju Jorkut nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ai ėshtė njė nga qytetet mė tė ekuilibruar pėr shkaqe nga mė tė ndryshmet, qė fillojnė me racėn e pėrfundojnė me pasurinė. Ndėrsa Ēikagoja dhe Uashingtoni janė mė tė ekuilibruara. Margjinalizimi dhe segregacioni i grupeve tė caktuara nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ka shkaktuar ngritjen e qyteteve brenda qytetit. Kjo ndodh edhe pėr zona tė tjera tė mėdha urbane. Megjithatė, pėr studiuesit e demografisė kjo lloj tendence ėshtė pozitive, duke qenė se do tė ndihmojė nė pėrzierjen e racave dhe etnive, duke e bėrė mė tė pranueshme ndryshueshmėrinė mes njerėzve.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum