Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Tekonologji Dhe Kuriozitete » Kuriozitete » Legjenda e Syrit tė Kaltėr

Legjenda e Syrit tė Kaltėr

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1 Legjenda e Syrit tė Kaltėr on Thu Oct 07, 2010 10:08 pm


Legjenda e Syrit tė Kaltėr. E trashėguar brez pas brezi, prej mijėra vjetėsh, ajo vjen disi e ndryshuar nė gojėn e njė banori tė fshatit Mesopotam, 20 kilometėr larg Sarandės.
Flitet se ka qenė njė gjarpėr qė ka dalė nga Saranda nė Delvinė. Tek ura e Vrisit ishte njė burim i vogėl, kishte gra dhe fėmijė qė mbushinin ujė pėr nė shtėpi. Nė atė moment vjen gjarpri dhe i ha ata njerėzit. Mė pas u nis pėr nė Sopot ku rrugės hėngri kope tė tėra me bagėti.
Pastaj vajti nė Sopot ku hėngri dhe dy ēobanė. Njė plak i menēur tha tė ngarkonin dy gomerė me eshkė dhe e ndezėn. Kur vajti gjarpėri pėr tė ngrėnė personin qė ndezi eshkėn, fati ndodhi qė hėngri gomarėt. Pastaj gjarpėri u ndez pėr ujė dhe nė kėtė moment tha: Dil mama det, dil motėr Bistricė. Mė pas u nis drejt Syrit tė Kaltėr. Sa arriti atje doli Syri i Kaltėr dhe gjarpėri ngordhi pasi shpėrtheu uji”.
Pėr tė shkuar nė burimin ku rrjedh Syri i Kaltėr, duhet tė kalosh pranė kėtij muri tė lashtė. Pastaj, mes pyjesh, shfaqet liqeni i Bistricės. Nė thellėsi tė pyllit dhe tė ujrave, poshtė disa rrepeve qindravjeēarė, buron pafund uji i kaltėr, si kristali. Pamja ėshtė mahnitėse. Njė sy i bukur, i kaltėr, lėviz para syve tanė nė trajtėn e legjendės, qė lamė pas.
Njeriu i parė, qė guxoi tė eksplorojė nė thellėsi tė Syrit tė Kaltėr, ėshtė zhytėsi i njohur, njėkohėsisht gazetari Xhemal Mato. E pyesim se cilat janė disa nga sekretet e kėtij burimi tė rrallė natyror, qė ushqehet prej 18 burimesh tė tjerė rreth e rrotull oazit pėrrallor? Ēfarė fshihet thellė, nė errėsirėn e frikshme tė nėntokės sė padukshme.
“Na u desh tė gjenim disa mėnyra praktike pėr t’u zhytur nė Syrin e Kaltėr. I cili ėshtė njė lumė qė tė ngre lart vazhdimisht. Pas shumė provave arritėm nė njė zgjidhje tonėn qė morrėm njė spirancė e lidhėm me litarė dhe bėnim tė kundėrtėn e alpinistit. Arritėm nė njė thellėsi tė caktuar ku shpella ishte e hapur dhe mund tė qendrojė pak mė qetė”, thotė Mato.
Eksploratori Mato shpjegon se, ai dhe njė grup studiuesish amerikanė, kanė mundėsuar para disa vjetėsh zhytjen nė ujrat e kthjellta tė ēdo amatori, qė dėshironte tė vizitojė dhomat prej uji tė Syrit tė Kaltėr.
“Ne bėmė njė lloj testimi tė kėsaj natyre. Nė vitin 2002 futėm nė thellėsinė 20 metra njė simbol tė shoqatės dhe njėkohėsisht dhe njė fletore nėnujore dhe njė laps ku njerėzit qė arrinin mund tė shkruanin emrin e tyre. Vumė re qė pas dy vjetėsh aty kishte shumė emra tė rinj tė huaj, kryesisht italianė, gjermanė. Kjo tregoi se Syri i Kaltėr mund tė shėrbejė shumė mirė pėr turizmin aventurė”, tregon Mato.
Ky gur i bardhė, ka njė histori. Nė kėtė pllakė tė thjeshtė, mbi gur, shoqata e nėnujsave, ka skicuar hartėn dhe disa prej tė dhėnave teknike tė Syrit tė Kaltėr. Ku janė shėnuar: thellėsia e burimit: 50 metra, temperatura e ujit 10 gradė Celsius; kuota prej 22 metrash, thellėsia qė kanė mundur tė shkojnė disa zhytės amatorė. Mė poshtė nuk mund tė eksplorohet, pasi presioni i ujrave qė vijnė nga poshtė, ėshtė tepėr i lartė.
Parku Natyror i Syrit tė Kaltėr, ose Kupa e Liqenit, ka njė sipėrfaqe prej 180 hektarėsh. Nė thellėsi tė pyllit jetojnė grupe tė mėdha sorkadhesh, dhelprash, derrash tė egėr, lepujsh dhe mijra zogj tė ndryshėm. Ndėrsa drurėt mė tė shumtė ndanė Kupės sė Liqenit janė lisat, shelgjet, panja, pėrralli, dushku, deri ilqet e famshme. Dhjetra mikroishuj lulesh me rrėnjėt nė ujė, qėndrojnė si margaritarė tė gjelbėrt nė zemėr tė liqenit.
Nė tė katėr stinėt e vitit, aromat e Syrit tė Kaltėr dhe bukuritė e rralla pėrreth tij, mund t’i prekin dhe shijojnė mijra turistė vendas dhe tė huaj. Njė kafe buzė liqenit dhe eksplorimi nė gjithė zonėn, bėjnė qė vendasit t’i mbajnė hapur dyert e bujtinave tradicionale


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum