Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » sport » Intervista - Cana, i gatshėm pėr Fenerbahēen

Intervista - Cana, i gatshėm pėr Fenerbahēen

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Lorik Cana dėshiron tė kthehet sa mė shpejt nė fushėn e gjelbėr, pas lėndimit tė pėsuar me Kombėtaren shqiptare nė sfidėn eliminatore ndaj Bosnjė e Hercegovinės.

Mesfushori kosovar dėshiron ta ndihmojė Galatasarayin nė superderbin e Turqisė, me rivalin e pėrbetuar, Fenerbahēen, me tė cilėn takohet tė dielėn. 27-vjeēari nga Kosova, kishte lėnė Galatasarayn pėr tė qenė i pranishėm nė 80-vjetorin e Federatės Shqiptare tė Futbollit, tė mbajtur tė martėn nė Tiranė.


Njė ditė para shkarkimit tė trajnerit tė tij, Frank Rijkaard, Cana rrėfehet pėr “Sport”, pas lėndimit tė pėsuar me Kombėtaren shqiptare, kthimin nė Galatasaray si dhe stadiumin e ri tė Shqipėrisė, i cili do tė ndėrtohet mė 2012.


Sport: Si po ecėn rehabilitimi nga lėndimi?


Cana: Lėndimi ėshtė mė mirė. Ėshtė nė rrugėn e duhur. Shpresoj qė do tė kthehem kėtė fundjavė, pasi kemi derbin me Fenerbahēen. Kam dėshirė tė mos mungoj nė atė derbi dhe tė ndihmoj klubin pėr tė marrė njė rezultat pozitiv.


Sport: U kthyet i lėnduar nė Galatasaray. Si u prit kjo nė klub?


Cana: Sigurisht qė nuk ėshtė pritur mirė. Edhe trajneri (Rijkaard) nuk e ka pritur mirė, pasi dėshira e tij ėshtė qė t’i ketė tė gjithė lojtarėt tė gatshėm pėr lojė. Pastaj erdhi edhe humbja ndaj Ankaraguēut, qė shpresojmė se kėtė gabim do ta pėrmirėsojmė nė ndeshjen e ardhshme.


Sport: Shkaku i lėndimit, munguat nė ndeshjen e fundit kundėr Bjellorusisė. Si e komentoni paraqitjen e Shqipėrisė nė atė takim (humbėn 2:0)?


Cana: E kam ndier veten shumė keq qė nuk kam luajtur. Gjithmonė kam dėshirė ta ndihmoj skuadrėn dhe tė jap maksimumin, por nė atė takim ishte e pamundur tė luaja. Kam shikuar ndeshjen nė ekran dhe kam vuajtur shumė. Kam vuajtur shumė, sepse tė jesh para televizionit dhe tė mos kesh mundėsi ta ndihmosh ekipin, ėshtė shumė e vėshtirė. Nuk ka qenė ndeshje e mirė e jona, por shpresojmė ta harrojmė sa mė shpejt.


Sport: Ndaj Bosnjė e Hercegovinės (1:1) ishit lojtari mė i mirė nė fushė. A mendoni se po riktheheni nė formėn mė tė mirė, duke llogaritur edhe minutazhin jo tė madh me Galatasarayin?


Cana: Kur je i rrethuar nga lėndimet dhe kur nuk aktivizohesh rregullisht, nuk e ndien veten mirė edhe fizikisht. Mirėpo, nė ato ndeshje qė aktivizohem, mundohem tė jem nė nivelin mė tė lartė. Sigurisht se kur vjen ndeshja, shumė gjėra varen edhe nga aspekti teknik dhe taktik. Tani, fizikisht jam mirė, mundohem tė mbaj veten mjaft mirė dhe me Kombėtaren mundohem tė jem njė ndėr liderėt e ekipit, ashtu siē kam qenė gjithmonė.


Sport: Shqipėria brenda dy vitesh do tė bėhet me njė stadium modern. Si e komentoni kėtė?


Cana: Ėshtė njė projekt i domosdoshėm qė i nevojitet shumė vendit, jo vetėm futbollit, por sportit nė pėrgjithėsi. Sigurisht se Kombėtarja ėshtė dhe do tė jetė e gjithė vendit. Edhe ne lojtarėt do ta ndiejmė veten mirė. I gjithė qyteti, tė gjithė shqiptarėt do tė mund tė vijnė me kėnaqėsi pėr t’i parė ndeshjet tona nė atė stadium./gazetasport.


_________________
[You must be registered and logged in to see this image.]

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


[You must be registered and logged in to see this image.]
View user profile http://www.forumijone.net

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum