Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Ngjarjet qė kanė ndryshuar rrjedhėn e luftės dhe paqes.

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Qė nga shpikja madhore e rrotės deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrėzimi i komunizmit nė Evropė.

Zgjedhja e 50 datave kyēe nė historinė e njerėzimit nuk ėshtė diēka e thjeshtė. Ka shumė pak gjasa qė dy njerėz nė kėtė botė t‘i vlerėsojnė tė njėjtat 50 data. Ēdo listė do tė shoqėrohej nė mėnyrė tė pashmangshme nga pyetja: "Pėrse ėshtė lėnė jashtė kjo datė dhe pėrse ėshtė pėrfshirė njė tjetėr"?

Konceptet data tė njohura dhe data tė rėndėsishme janė tė ndryshme. Ēdo nxėnės shkolle i kujton mirė vitet 1066, 1588 dhe 1815, por vetėm e kjo e fundit shfaqet nė listėn time dhe jo vetėm pėr hir tė Betejės sė Vaterlosė. Ēdo listė me vetėm 50 data duhet tė marrė parasysh njė seri kufizimesh. Asnjė datė nuk ngjitet pėrtej historisė sė njerėzimit, rreth 5500 vjet tė shkuara dhe jo pa u bazuar nė ndonjė tė dhėnė tė shkruar apo tė vizatuar. Disa data janė shumė tė mjegullta, pjesėrisht pėr shkak tė pamundėsisė pėr tė thėnė me siguri se "rrota u shpik nė kėtė vit tė caktuar", megjithėse tė gjithė e dimė rolin e pallogaritshėm tė kėsaj shpikjeje nė historinė tonė; pjesėrisht edhe tė tė dhėnave qė kemi sot nė duar, tė cilat mund tė jenė tė pasakta edhe pėr ngjarje tė kohėve relativisht tė vona; pjesėrisht, pasi kulturat gojore tė mėparshme nuk prodhuan kronologji tė pėrcaktuara me saktėsi, gjė qė nuk na e jep mundėsinė tė kuptojmė kur bėhet fjalė pėr spekulime e kur pėr tė dhėna tė sakta.

Gjeografia, nga ana e saj, na detyron tė lėmė jashtė shumė data kyēe nga historia e Evropės, pėr t‘u krijuar hapėsirė datave historike qė na vijnė nga Kina e lashtė, Lindja e Mesme apo Amerika. Historia botėrore ėshtė globale, edhe pse nė pjesėn dėrrmuese ėshtė dominuar nga Evropa.

Atėherė, pėrse kėto 50 data dhe jo tė tjera? Historia e njerėzimit ėshtė njė rrėfenjė tejet e shtrirė dhe komplekse, por shoqėria njerėzore ka funksionuar gjatė 5 mijė viteve tė fundit vetėm falė disa shpikjeve dhe zbulimeve kyēe. Ėshtė kjo arsyeja pėr tė cilėn objekte si rrota, vela, apo ora mekanika kanė zėnė vend nė listė.

Shoqėritė njerėzore janė bashkuar nga besimi fetar, arsye pėr tė cilėn themeluesit e besimeve mė tė rėndėsishme nė botė kanė zėnė vend nė listė. Njėherėsh besimi fetar lidh botėn moderne me botėn antike tė 2-3 mijė viteve mė parė. Ēdo ditė miliona njerėz nė botė lexojnė Biblėn, dokument qė i pėrket njė bote krejtėsisht tė humbur, apo Kuranin, libėr qė arrin tė ushtrojė nė ditėt tona ndikim tė jashtėzakonshėm.

Ngjarjet politike janė tė rėndėsisė sporadike, por nė ēaste tė caktuara i kanė dhėnė trajta themelore historisė. Pėr kėtė arsye, unifikimi i Kinės sė lashtė gjendet nė listėn e 50 datave mė tė rėndėsishme. Kina mbetet po ai shtet gjigant i unifikuar, i vendosur pak a shumė nė tė njėjtėn hapėsirė ku gjendej 2 mijė vjet mė parė. Nė rast se persėt do t‘i kishin shporrur tej grekėt e lashtė, apo kartagjenasit, do tė kishin mundur tė shkatėrronin Romėn e bota klasike do tė kishte qenė krejt tjetėr. Ngritja dhe rėnia e komunizmit gjatė shekullit XX ndikoi nė jetėt e shumė shteteve e tė miliona njerėzve.

Sė fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerėzore kanė modifikuar mėnyrėn si e shohim botėn. Fizika e Njutonit, teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e Shekspirit i kanė dhėnė botės njė tjetėr fytyrė. Nėse lista do tė ishte mė e gjatė, pa dyshim nė tė do tė kishte hapėsirė pėr Kopernikun, Gėten apo Niēen. Kėto data kanė ndikuar nė mėnyrėn se si shoqėria njerėzore ėshtė zhvilluar pėr mirė apo pėr tė keq gjatė pesė mijėvjeēarėve tė fundit.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

3500 PK
Shpikja e rrotės dhe e plugut nė Mesopotami (nė Irakun e sotėm); shpikja e varkės me vela nė Egjipt: tri shpikje tė rėndėsisė sė jashtėzakonshme, duke qenė se i dhanė shtysė tė paparė tregtisė, agrikulturės dhe eksplorimeve.

3200 PK
Shpikja e shkrimit nė Mesopotami: pėr herė tė parė u ofrua mjeti pėr tė regjistruar dhe kuptuar historinė e njerėzimit.

3000 PK
Themelimi i qyteteve tė para shumere (nė Irakun e sotėm): origjina e strukturave moderne shoqėrore dhe administrative.

1600 PK
Shpikja e alfabetit modern: njė mjet i rėndėsisė sė jashtėzakonshme tė komunikimit tė koncepteve komplekse dhe tė kulturave.

1600 PK
Fillimet e para tė qytetėrimit grek: shumė i rėndėsishėm pėr qytetėrimin perėndimor, duke qenė se ishte pikėrisht ai qė hodhi rrėnjėt e matematikės, filozofisė, mendimit politik dhe mjekėsisė.

753 PK
Themelimi i Romės: Perandoria Romake ėshtė njė ndėr shtyllat e epokės moderne, falė prodhimit tė ideve mbi tė drejtėn njerėzore, ligjin, inxhinierinė dhe luftėn.

670 PK
Shpikja e pėrpunimit tė hekurit: metalurgjia ėshtė ēelėsi i zhvillimeve tė mėtejshme nė fushat teknike, ekonomike dhe ushtarake.

551 PK
Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i njė prej sistemeve filozofike mė tė rėndėsishėm nė botė.

490 PK
Beteja e Maratonės: Grekėt ia dolėn tė largonin rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesėn e shkencės dhe tė kulturės greke.

486 PK
Lindja e Budės, themeluesi i njė prej besimeve fetare mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme nė botė.

327 PK
Perandoria e Aleksandrit tė Madh shtrihet nė Indi: i pari shembull i marrėdhėnieve tė gjata (shpesh tė dhunshme) mes Evropės dhe Azisė.

202 PK
Hanibali u mund nga Roma: fitorja ėshtė tepėr e rėndėsishme, duke qenė se siguroi mbijetesėn dhe zgjerimin e mėtejshėm tė civilizimit romak.

27 PK
Themelimi i Perandorisė Romake: ėshtė fillimi i periudhės klasike tė dominimit romak nė Evropė dhe nė Mesdhe.

5 PK
Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumė degėve tė krishterimit. Data e saktė e lindjes ka qenė objekt diskutimi pėr shekuj me radhė.

105
Pėrdorimi i parė i letrės moderne: zėvendėsoi pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lėkurėn, duke u kthyer nė njė mjet qė gjeti pėrdorim tė gjerė.

280
Unifikimi i Kinės sė dinastinė Ēin tė Perėndimit, e cila i dha trajtat Kinės sė sotme.

312
Perandori romak, Kontstantini, konvertohet nė tė krishterė: kjo i dha mundėsinė krishterimit tė pėrhapej nė mbarė Evropėn.

476
Rėnia e Perandorisė Romake tė Perėndimit shėnon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. Ėshtė pika ku fillon krijimi i Evropės moderne.

570
Lindja e Muhamedit, themeluesit tė myslimanizmit, njė ndėr fetė me shtrirje mė tė gjerė nė botė.

730
Nė Kinė shpiket shtypshkronja: hap shumė i rėndėsishėm nė komunikimin masiv, gjė qė rriti ndjeshėm shpejtėsinė e pėrhapjes sė kulturės e tė ligjeve.

800
Karli i Madh kurorėzohet Perandor i Perandorisė sė re tė Perėndimit. Kjo shėnon ēastin kur Evropa nisi tė riintegrohet. Perandoria e Shenjtė Romake zgjati pėr njėmijė vjet.

1054
Skizma e kishave tė krishtere greke e latine e ndan krishterimin pėrfundimisht nė dy gjysma gjeografike.

1088
Nė Bolonjė tė Italisė themelohet universiteti i parė: kėtu nis edhe koncepti modern i shkallės mė tė lartė tė mėsimit dhe tė dijes universale.

1206
Xhenxhis Khani nis pushtimet nė Azi. Dallga mongole ushtron njė impakt shumė tė rėndėsishėm nė zhvillimin e Azisė dhe nė lėvizjet e popujve.

1215
Mbreti Xhon i Anglisė detyrohet nga baronėt tė firmosė dokumentin Magna Carta, me tė cilėn u jepte tė drejta qytetarėve tė mbretėrisė: pikėrisht kėtu merr jetė koncepti modern i konstitucionalizmit.

1453
Rėnia e Kostandinopojės nė duart e turqve otomanė: nis dominimi thuajse 500-vjeēar turk.

1455
Shfaqet shtypshkronja e parė: shpikja revolucionare e Gutenbergut bėri tė mundur qė librat tė mos mbeteshin mė luks i shtresave aristokratike.

1492
Kristofor Kolombi zbulon Botėn e Re, duke e futur kontinentin amerikan nė sistemin global tė kulturės e tė tregtisė.

1509
Shpikja e orės: thelbėsore nė ekonominė dhe administrimin modern, falė futjes sė konceptit tė rregullimit tė kohės me saktėsi.

1517
Martin Luteri i jep jetė reformimit tė kishės. Shėnon pikėnisjen e protestantizmit dhe nxjerr nė skenė idenė e besimit fetar individual.

1519
Kortezi nis pushtimet nė Amerikėn e Jugut, e cila bėhet pjesė e sistemit politik dhe ekonomik botėror.

1564
Dita e lindjes sė Uilliam Shekspirit: veprat e tij shėrbejnė pėr tė shpjeguar gjendjen njerėzore.

1651
Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bėhet fjalė pėr gurin themeltar tė idesė moderne mbi barazinė nė shoqėrinė civile.

1687
Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazėn e fizikės moderne.

1776
Deklarata Amerikane e Pavarėsisė i jep jetė njė evolucioni tė jashtėzakonshėm politik dhe nxjerr nė skenė Amerikėn si fuqi globale.

1789
Revolucioni francez shėnon shkėputjen thelbėsore nga tradita monarkike; u lihet liri tė "drejtave tė njeriut".

1815
Beteja e Vaterlosė: vjen fundi i Perandorisė sė Napoleonit dhe bashkė me tė edhe ambiciet e Perandorit pėr tė ristrukturuar dhe dominuar gjithė Evropėn.

1825
Shpiket lokomotiva e parė me avull, duke shėnuar daljen nė skenė tė transportit tė lirė e tė shpejtė tokėsor.

1859
Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e evolucionit transformon kėndvėshtrimet mbi njeriun dhe ambientin ku jeton, njėherėsh edhe besimin nė Zot.

1885
Benzi ndėrton veturėn e parė qė shfrytėzon energjinė e prodhuar nga nafta, duke i dhėnė kėshtu jetė revolucionit mė rrėnjėsor teknik dhe social nė epokėn moderne.

1893
Zelanda e Re pėr herė tė parė u jep grave tė drejtėn pėr tė votuar. Nė kėtė pikė gratė e panė veten krejt tė barabarta politikisht nė raport me burrat.

1905
Publikohet teoria e relativitetit special tė Ainshtainit. Transformon tėrėsisht natyrėn e dijeve nė fizikė.

1917
Revolucioni Rus krijon shtetin e parė revolucionar.

1918
Fundi i Luftės sė Parė Botėrore. Zhduken nga skena Perandoritė Otomane dhe ajo e Habsburgėve; modifikohen hartat evropiane dhe ato tė Lindjes sė Mesme.

1939
Shpėrthen Lufta e Dytė Botėrore: gjatė viteve 1939-‘45 nė gjithė botėn vdesin mė shumė se 50 milionė njerėz nė atė qė ka hyrė nė histori si konflikti me numrin mė tė madh tė viktimave nė historinė e njerėzimit. Shėnon edhe fundin e epokės sė imperializmit.

1945
Fundi i Luftės sė Dytė Botėrore. Nė ēastin e shpėrthimit tė bombės sė parė atomike, njeriu ka mėsuar tė zhvillojė mjetet qė mund ta zhdukin nga faqja e dheut.

1949
Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si njė njėsi e vetme territoriale me administratė tė pėrbashkėt dhe ekonomi moderne.

1959
Shpikja e ēipit elektronik prej silikoni ėshtė shpikja mė e madhe teknike e shekullit tė shkuar, gjė qė mundėsoi edhe epokėn e kompjuterit.

1960
Prodhohet pilula e parė kontraceptive pėr femra, duke u dhėnė mundėsinė tė kenė nė dorė tė zgjedhin ēastin kur duan tė mbeten shtatzėnė.

1989-‘90
Rėnia e sistemit komunist nė Evropė: shėnon fundin e eksperimentit tė gjatė komunist; edhe komunizmi aziatik u nėnshtrohet ndryshimeve.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum