Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Aleksandri i madh

Aleksandri i madh

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Aleksandri i Madh (nė greqisht: Μέγας Αλέξανδρος) gjithashtu i njohur si Aleksandri i III i Maqedonisė, ishte mbret i Maqedonasve dhe Grek i lashtė. Epoka e Aleksandrit pėrbėn gur themeli pėr mbretėrit qė vijuan dhe shėnon fundin e lashtėsisė klasike. Aleksandri i Madh ishte njė ndėr komandantėt mė tė suksesshėm tė tė gjitha kohėrave, ku nė moshėn 32 vjeēare kishte pushtuar pjesėn mė tė madhe tė botės sė atėherėshme (nė shek IV p.e.r). Aleksandri lindi nė Pela tė Maqedonisė nė vitin 356 p.e.r. Prindėrit e tij ishin mbreti i Maqedonisė Filipi II dhe nėna e tij princesha e Epirit, Olimpia. Pas vdekjes sė Filipit II, i biri u ngjit nė fron pėr tė vazhduar taditėn mbretėrore. Historia ka treguar se Filipi II, ishte njė komandant, diplomat dhe politikan shumė i zoti. Nė pėrgjithėsi ishte njeri korrekt por jo rrallė herė shfaqte shenja dhune dhe pasione tė egra. Aleksandri pėrfundoi bashkimin e tė gjithė qytet-shteteve greke tė kohės dhe pushtoi pjesėn mė tė madhe tė botės sė atėherėshme (Azisė sė Vogėl, Persisė, Egjiptit) duke arritur deri nė Indi.

Vitet e fėmijėrisė

Aleksandri lindi nė Korrik tė 356 p.e.r nė Pela, kryeqyteti shtetit Maqedonas. Gjeneologjia e tij pėrbėhej nga dy figurat mė tė shquara tė traditės sė lashtė greke. Ajo e Herakliut (njeriut me fuqi tė mbinatyrėshme dhe Neoptolemos, djalit tė heroit Akil, qė themeloi shtėpinė mbretėrore tė Molosėve. Origjina legjendare e Aleksandrit luajti rol tė rėndėsishėm nė formimin e karakterit, qė nė hapat e para tė jetės sė tij. Po aq e adhurueshme ishte dhe mėnyra e arsimimit, e ėma dhe i ati i tij u kujdesuan qė pranė Aleksandrit tė qėndronin njėrėz me nivel tė lartė arsimor, njėri prej tyre ishte dhe Aristoteli. Nė 340 p.e.r Aleksandri ndėrpreu studimet dhe u kthye nė Pela, ku mori pjesė nė jetėn aktive tė Maqedonisė. Nė 337 p.e.r Filipi u nda me Olimpinė dhe u fejua me bukuroshen Kleopatra. Qė atėhere marrėdhėniet e Aleksandrit me tė atin filluan tė zbeheshin, fakt qė e detyroi Aleksandrin tė largohet sė bashku me tė ėmėn nė Epir. Pas njė viti kontradiktat midis tyre filluan tė normalizoheshin. Ditėn e martesės me Kleopatrėn Filipi vritet.

Ngjitja nė fron
Pas vrasjes sė Filipit, Aleksandri mori masa tė rrepta duke eleminuar ēdo armik tė mundshėm (te brendshem dhe te jashtem). Fillimisht luftoi nė pjesėn veriore dhe jugore me qėllim sigurimin e kufijėve. Ndėra mė vonė pushtoi Persinė, Indinė e shumė vende tė tjera. Gjatė kohės qe luftonte Aleksandri njohu dhe u martua me dy gra, fillimisht me Roksanen dhe mė vonė me Stateiren (sipas historisė thuhet se pas vdekjes sė Aleksandrit ish bashkėshortja e tij Roksana, vrau Stateiren dhe motrėn e saj ndėrkohė qe trupat e tyre u shndėrruan nė njė gosti te shijshme pėr kanibalėt). Pėrveē ambicioz Aleksandri i Madh ishte dhe njė luftėtar i papėrsėritshėm vėshtirė tė mundej nga ndokush. Nė 2 – 3 Qershor 323 para lindjes sė krishtit Aleksandri mori pjesė nė nje banket (gosti) te organizuar nga miqtė e tij, qė mesa dukej do tė ishte dhe e fundit, pasi menjėherė shfaqi temperaturė tė lartė, si rezultat i se ciles u mberthye nė shtrat pėr ditė me rradhė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye u detyrua tė ndryshonte dhe datėn e udhėtimit qė do tė realizonte nė Arabi. Pas njė pėrmirėsimi sipėrfaqėsor gjendja shėndetėsore e tij u pėrkeqėsua duke humbur ēdo mundėsi komunikimi dhe ecjeje. Lajmi i keq se Aleksandri i Madh kishte vdekur i detyroi tė gjithė oficerėt tė urdhėronin ushtarėt tė kalonin ne shenje nderimi nga shtrati i tij pėr t’i dhėnė lamtumirėn e fundit. Pas dy ditėsh vdiq, nė 13 Qershor 323 para lindjes sė krishtit, ne Babiloni. Pak para se tė vdiste e pyetėn se te kush do tė linte fronin, pėrgjigja e tij ishte absolute: tek “mė i forti.”

Miti Aleksandrit
Menjėherė pas vdekjes sė tij Aleksandri u shndėrrua nė mit, qė nga India deri nė Atllantik, duke ndjekur modele tė ndryshme sipas popujve. Persianėt thonin se Aleksandri ishte i biri i Darios, ndėrsa Egjiptianėt imagjinonin se ishte djali i mbretit tė fundit tė Egjiptit. Nė traditėn Arabo-persiane Aleksandri quhet Sikander, nė Persisht Iskadar dhe nė Arabisht Dhul-Qamayn, pėr shkak tė paraqitjes sė tij nė monedha me brirė dashi. Sipas kėrkuesėve Aleksandri i Madh pėrmendet dhe nė Kuran me emrin DHIKEROS, si mbret i madh qė ndėrtoi piles, me qėllim qė tė mbronte njerėzit e pafajshėm nga barbarėt Gog dhe Magog. Gjatė viteve Bizantine prania e figurės sė Aleksandrit tė Madh ndėrthuret me mjaft histori tė famėshme, shumė e kishin fantazuar si njeriun e shenjtė qė pėrveē profecive tė tij ndihmonte dhe nė ndėrtimin e disa manastireve nė shkretėtirė. Shumė tradita nė Greqi u krijuan rreth Aleksandrit, dhe disa shenja e rrėnoja nė ndėrtesa tė herėshme indikojnė “praninė” e atėherėshme tė tij. Shumė e pėrhapur ėshtė dhe thėnia ku sipas traditės Aleksandri i Madh ka qenė vėllai i sirenės sė detit e cila pyeste here pas here marinarėt “nėse jeton mbreti Aleksandėr”, dhe e vetmja pėrgjigje qė pranonte te merrte ishtė se “jeton dhe mbretėron.”

Aleksandri nė art
Figura e Aleksandrit qarkullonte nė prerje tė ndryshme monedhash si para ashtu dhe pas vdekjes sė tij. Nė ato Aleksandri shfaqej i parrojtur dhe me nje kokėluani mbi kokėn e tij e cila deri diku simbolizonte origjinėn e gjeneratės sė tij nga Hieakliu. Imazhi i tij u shndėrrua nė burim inspirimi pėr shumė artist; tė cilėt nuk hezituan ta gjallėronin nėpėrmjet punimeve tė tyre si pikturave dhe busteve manhitėse. Por jashtė ciklit pėrfshirės nuk qėndruan dhe produksjonet e mėdha tė cilat e sollėn nė ekranin e madh nėpėrmjet filmave tė ndryshėm me temė qėndrore mitin e tij

- “Sikandar” (1941)

- “Alexander the Great”(1956)

- “Sikandar-e-Azam” (1965)

- “Alexander” (2004)

Pėrveē tė lartėpėrmendurave personaliteti i rrallė i Aleksandrit zgjoi dhe interesin e shumė shkrimtarėve, tė cilėt pasqyruan denjėsisht karakterin dhe historinė e tij unike nėpėrmjet librave qė shkruan nė nderim tė tij, njėri prej tyre ėshtė dhe shkrimtari Italian Valerio Masimo Manfredi.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum