Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Telekineza ose Psikokineza

Telekineza ose Psikokineza

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Psikokineza ėshtė energji psikotronike nga e cila provokohen ndryshime fizike nė qeniet e gjalla ose nė botėn e jashtme, pa kurrfarė kontakti fizik. Kėtė term i pari e pėrdori prof. D. Rajni.

Sikurse paraqitjet e tjera tė energjisė psikotronike, ashtu edhe PK vėshtirė pėrkufizohet nė kornizat e ligjeve tė fizikės sė sotme, edhe pse fizika intenzivisht mundohet tė zgjedhė problemin e bartjes sė energjisė nė largėsi, pa ndihmėn e telave, pra, pa kontakt fizik.

Kėrkimet shkencore tė kėtij fenomeni filluan kah fundi i shekullit tė kaluar, kur nė seancat spirituale ėshtė vėrejtur se mendimet nė gjendje transi kanė aftėsi tė ndikojnė nė lėvizjen e objekteve, pa pėrdorur energjinė e muskujve, prandaj shumė shkencėtarė filluan eksperimetimet laboratorike me medium.

Ndėr tė parėt ėshtė fizikani anglez V. Kruks, i cili zhvilloi eksperimente me njė amerikan, qė bėnte gjėra habitėse. Pėr tė Kruksi shkruante: "Gota me ujė ngritej nga tavolina dhe lėvizte nė ajėr para pjesėmarrėsve; njė karrigė nga qoshku lėvizte ngadal nė drejtim tė mesit tė dhomės etj., dhe tė gjitha kėto ndodhėn nė dritė tė plotė dhe unė ia mbaja mediumit duart dhe kėmbėt".

Prof. A. Vencel, nė librin e tij "Filozofia dhe liria", paraqet kėtė tezė: "shpirti dhe materia nuk janė parimisht tė ndara njėra nga tjetra. Materia ka shtresė tė vogėl tė shpirtit dhe lirisė, pėr atė edhe dallimi nė mes tė shpirtėrores dhe materiales ėshtė vetėm relativ".

Edhe dr. Rajni gjatė eksperimetimeve tė veta, ka vėrtetuar se ekziston ndikimi i shpirtit nė materie dhe erdhi nė pėrfundim: "shpirti si sistem jofizik, kur vepron rrugės jofizike nė ndonjė objekt fizik, prodhon efekte fizike".

Fizikanėt gjithnjė dyshonin nė kėto gjėra, duke pėrmendur ndikimet e mundėshme tė rrymimit tė ajėrit (edhe pse kėto ishin tė mbyllura nė enė tė qelqta), pastaj, tė ndikimit tė nxehtėsisė, tė elektricitetit e kėshtu me radhė.

Tė gjitha kėto dyshime i largoi nė fund tė viteve 60 dr. H. Shmit, kėrkues shkencor nė laboratorin pėr plazmėn fizike nga Boingu (SHBA). Shmiti u nis nga supozimet se PK nuk ndikon vetėm nė objektet e dukshme fizike, por edhe nė nivelin mikrofizik.

Ai pėr kėtė konstruktoi edhe njė aparat, ku shfrytėzoi zbėrthimin e atomit radioaktiv "stroncium 90", dhe mundėsonte rastėsi totale dhe absolute.

Aparati i Shmitit ka rėndėsi tė posaēme pėr saktėsin e psikotronikės. Edhe nė qoftė se nuk ėshtė aty eksperimentuesi gjatė eksperimentit, subjekti nuk mund tė mashtroj, pasi qė rezultatet regjistrohen nė mėnyrė elektromagnetike dhe ėshtė e pamundur qė t'i korigjojmė.

Eksperimentuesi nuk ka nevojė tė luaj rolin e policit, ndėrsa subjektet janė tė liruara nga ndjeshmėritė e pakėndshme, duke i trajtuar si mashtrues potencial.

Kėrkuesit gjithnjė po zbulojnė mėnyra dhe aparate tė reja pėr matjen e forcės psikotronike. Kėshtu, H. Benson nė laboratorin profizik nė Daunton, konstruktoi aparatin, tek i cili personat psikokinetik ndikojnė nė rrezet e dritės dhe provokojnė lakueshmėrinė. Targu dha Pato (mė 1977), nė Institutin Kėrkues tė Stenfordit, konstruktuan aparatin me tė cilin matet ndikimi pėrmes rrezeve laserike, etj.

Aftėsi tė mėdha psikokinetike demostroi N. Kulagina nga Moska. Ajo koncentrohej nė njė objekt mbi tavolinė, p.sh. laps dhe, pas njė kohe, lapsi fillonte tė lėvizte. Tė gjitha demonstrimet e saj janė regjistruar me kamera dhe ėshtė konstatuar se Kulaginėn, gjatė kėtyre demonstrimeve e lodhė shumė koncentrimi, ia dobėson shumė organizmin, ndėrsa pulsi i rritet nė 240 rrahje nė minutė.

L. Huanunin, 46 vjeēar nga Kina, i quajturi njeriu-bateri, ka aftėsi qė me anė tė energjisė ta fėrgojė peshkun nė shuplakė tė dorės dhe dora e tij ta pėrballoj atė ngrohtėsi normalisht. Ekspertet qė kanė studiuar kėtė veti jo tė natyrshme, vėrtetojnė se teli i bakrit nė duart e Huanunit pas njė kohe skuqet. Gjithashtu, ai mund tė pėrballojė tensionin deri nė 600 voltė, duke mos luajtur qerpikun.

M. Tehada, nga Kasersi i Spanjės Jugore, qė nga mosha 4 vjeēare shprehte aftėsi psikotronike. Kjo jo vetėm qė i deformonte metalet, ashtu si ia kėrkonin ekspertet shkencorė, por kishte mundėsi qė metalin e deformuar ta kėthente pėrsėri nė gjendje fillestare.

Qė nga viti 1987, njė grup specialistėsh (9 shkencėtarė dhe njė motėr medicinale), rregullisht merren me rastin e kėsaj vajze, dhe tė gjitha kėrkimet konstatojnė se Tehada ėshtė njė vajzė nė gjendje plotėsisht normale sikurse tė gjitha vajzat tjera, moshatare tė saj.

T. Serios, ėshtė njėr ndėr mediumet mė me famė. Emri i tij u bė i njohur nė tė gjithė botėn mė 1963, kur njė gazet e njohur shkroi pėr herė tė parė pėr tė: "T. Serios, qytetar i Ēikagos, ka aftėsi qė nė filmin poloraid tė paraqesė fotografinė, tė cilėn ai e mendon". Qė nga ai publikim shumė shkencėtarė u drejtuan nga ai.

Njė ndėr ta ėshtė edhe prof. J. Ejsenban, i cili eksperimentoi afėr 3 vjet, dhe gjithnjė, gjatė seancave, thėrriste si dėshmitarė fizikanė, psikologė, kimistė etj. Serios, para seancave pinte sasi bukur tė madhe alkooli, pastaj fillonte koncentrimin dhe, kur konstatonte se erdhi koha, shikonte drejt nė kamerė, pastaj lėshonte njė zė tė fortė dhe me dorėn e djathtė jepte shenjė pėr inēizim. Nė fotografitė paraqiteshin motive tė ndryshme, si automobila, shtėpi etj., tė cilat i paramendonte Serios.

Dr. Xh. Ajaks, nga Universiteti i Antonisė (Angli), eksperimetoi me mbi 500 mediume dhe zbuloi se ēdo i dhjeti ka aftėsi psikokinetike. Ai gjithashtu vėrtetoi se suksesi i PK varet edhe nga tre elementė: nga besimi, nga relaksimi si dhe nga gjendja emocionale e mediumit.

Njė grup shkencėtarėsh nga Amerika dhe Danimarka kanė ndėrtuar njė model tė hapėsirės tetėdimenzionale, me ndihmėn e tė cilit mund tė shpjegohen mekanizmat e PK tė lakimit tė metaleve.

Supozimi themelor i kėsaj hipoteze ėshtė se shpirti ynė (energjia e trurit tonė) mund, nė ndonjė mėnyrė, t'i sillet rrotull ndonjė ligji tjetėr termodinamik, nė tė cilin thuhet se tė gjitha sistemet e nxehtėsisė humbin energjinė me procesin ireversibel (tė pakthyeshėm), tė quajtur "entropi".

Shpirti ynė, ndoshta, "tėrheq" energjinė nga ambienti i vet me ndonjė lloj tė entropisė negative, me procesin hipotetik, tė cilin, I. Pregogin, fitues i Ēmimit Nobel pėr fizikė 1977, e quajti "Negentropi". Mendimi, me fjalė tė tjera, e tėrheq energjinė nga fusha energjetike, e cila ekziston rreth secilit njeri e kjo energji pastaj fokusohet si forcė pėr lakimin e metaleve.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum