Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Zhvillimi historik i psikologjisĖ......

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Psikologjia ka njė tė kaluar tė gjatė, por njė histori tė shkurtėr.

Megjithėse duket qė rezultatet e hulumtimeve dhe zhvillimi teorik ndryshojnė pamjen e psikologjisė gjatė ēdo disa viteve, projektin e kėtij teksti mėsimor ka mundur ta shkruajė filozofi grek Aristoteli (rreth viteve 384 -322 para Krishtit).

Njė nga veprat e Aristotelit ėshtė quajtur Peri Psyches, qė do tė mund tė pėrkthehej si "Mbi psikėn". Peri Psyches, si edhe ky libėr, fillon me historinė e psikologjisė sė tė menduarit dhe pikėpamjet historike mbi natyrėn e psikikės dhe tė sjelljes.

Aristoteli gjithashtu ka pohuar se njerėzit janė tė motivuar nė mėnyrė bazike qė tė
kėrkojnė kėnaqėsinė dhe t'i shmangen dhembjes, qėndrim ky qė e ka shfrytėzuar teoria
moderne psikodinamike dhe teoritė e tė mėsuarit.

Ekzistojnė edhe kontribute tė tjera tė grekėve tė vjetėr. Demokriti (rreth viteve
460-370 para Krishtit), pėr shembull, ka theksuar se sjellja jonė ėshtė nėn ndikimin e
ngacmimeve tė jashtme. Ai ka qenė njė nga tė parėt qė ka parashtruar ēėshtjen se a ekziston diēka e tillė siē ėshtė vullneti i lirė ose zgjedhja.

Platoni (rreth viteve 427-347 para Krishtit), nxėnės i Sokratit (rreth viteve 470- 399 para Krishtit), ka shėnuar kėshillėn e Sokratit "njihe vetveten". Qė nga atėherė kjo ėshtė motoja e mendimit psikologjik. Sokrati ka konkluduar se ne nuk mund tė arrijmė njohjen e plotė tė vetvetes me anė tė ndjenjave tona sepse ato nuk janė shprehje e saktė e realitetit.

Edhe sot dallojmė ngacmimet qė veprojnė nė receptorėt tonė tė ndijimit nga percepcionet dhe ndijimet tona shpeshherė tė shtrembėruara. Pasi qė ndijimet e bėjnė tė mundshme njohjen e papėrkryer, Sokrati ka propozuar qė ta studiojmė vetveten me anė tė tė menduarit racional dhe tė introspeksionit.

Mirėpo, le t'i kthehemi zhvillimit tė psikologjisė si shkencė laboratorike nė
gjysmėn e dytė tė shekullit 19. Disa historianė vejnė datėn e fillimit nė vitin 1860.
Atėherė Teodor Gustav Fechner (1801-1887) ka botuar librin qė ėshtė gur kufitar nė
psikologji: "Elementet e psikofizikės".

Ajo ka treguar se nė ēfarė raporti janė dukuritė fizike (siē janė drita dhe zėri) me dukuritė psikologjike tė ndijimit dhe tė percepcionit. Fechner gjithashtu ka treguar se si mund tė masim shkencėrisht efektet e atyre dukurive. Shumica e historianėve e vendos fillimin e psikologjisė moderne si shkencė laboratorike nė vitin 1879. Atė vit Wilhelm Wund (1832-1920) ka themeluar laboratorin e parė psikologjik nė Leipzig tė Gjermanisė.

DREJTIMET MĖ TĖ RĖNDĖSISHME PSIKOLOGJIKE

Strukturalizmi

"Wilhelm Wundt, sikurse Aristoteli, ka konkluduar se psiqika ėshtė dukuri natyrore, qė mund tė studiohet shkencėrisht si dhe drita, ngrohtėsia dhe qarkullimi i gjakut. Wundt ka shfrytėzuar introspeksionin duke u pėrpjekur t'i zbulojė elementet themelore tė pėrjetimit. I ballafaquar me drita dhe tinguj tė ndryshėm, ai dhe kolegėt e tij kanė vrojtuar vetveten se si do t'i pėrshkruanin ndijimet dhe ndjenjat e veta.

Wundi dhe nxėnėsit e tij e kanė themeluar shkollėn psikologjike tė njohur si
strukturalizėm. Strukturalizmi pėrpiqej tė caktonte organizimin e pėrjetimeve tė
vetėdijshme.

E ka zbėrthyer pėrjetimin nė ndijime objektive siē janė tė parit ose tė vullnetit dhe tė shijimi dhe ndjenjat subjektive ose tė vullnetit dhe tė parafytyrimeve mentale (pėr shembull kujtimet ose ėndrrat).

Strukturalistėt besonin se mendja funksionon me kombinimin kreativ tė elementeve tė pėrjetimit.

Njė nga nxėnėsit amerikan tė Wundtit ka qenė edhe G. Stanley Hall (1844-1924).

Interesimi kryesor i Hallit pėrfshinte zhvillimin psikologjik nė fėmijėri, adoleshencė dhe nė moshėn mė tė shtyrė. Hallit zakonisht i atribuohet themelimi i fushės sė psikologjisė sė fėmijėve. Ai ėshtė edhe themelues i Shoqatės psikologjike amerikane(APA).

Funksionalizmi

Kam dėshiruar qė, duke vepruar me psikologjinė si me shkencė natyrore, t'i ndihmoj tė bėhet e tillė.

WILLIAM JAMES

Nga fundi i shekullit 19, William James (1842-1910), vėllai i shkrimtarit Henry
James, miraton njė pikėpamje tė gjerė mbi psikologjinė, duke u orientuar nė raportet
midis pėrjetimit dhe sjelljes.

James pohon se ekziston njė rrymė e pandėrprerė e rrjedhės sė vetėdijes. Introspeksioni e ka bindur se pėrjetimi nuk mund tė zbėrthehet nė njėsi, siē mendonin strukturalistėt.

James ka themeluar shkollėn e funksionalizmit qė merret me sjelljen si dhe me vetėdijen. Funksionalizmi shqyrton mėnyrat me tė cilat pėrjetimet dhe pėrvoja na mundėsojnė pėrshtatjen e sjelljes ndaj rrethinės nė tė cilėn gjendemi.

Funksionalizmi shfrytėzon vrojtimet laboratorike si plotėsim i introspeksionit. Strukturalistėt praktikonin tė pyetnin: "Cilat janė pjesėt e proceseve psikike?", kurse funksionalistėt ishin mė tė prirur tė pyetnin: "Cili ėshtė qėllimi (funksioni) i sjelljes dhe i proceseve psikike? Cilat janė efektet e tyre?".

Funksionalistėt mendojnė se ndėrthurjet adaptative tė sjelljes janė tė mėsuara dhe tė pandryshueshme. Sjellja e papėrshtatur anon kah zhdukja ose ndėrprerja. Veprimi i pėrshtatur anon kah pėrsėritja dhe bėhet shprehi. James ka shkruar se "shprehia ėshtė njė rrotė jashtėzakonisht balancuese e shoqėrisė". Shprehia e mban shoqėrinė nga dita nė ditė.

Krijimi i shprehive pasqyrohet nė veprimet siē janė futja e lugės nė gojė ose shtypja e dorėzės sė derės.

Sė pari, ato veprime kėrkojnė kujdes tė plotė. Nėse jeni nė dilemė, ndaluni me facoletėn e letrės nė dorė dhe vėshtroni pak fėmijėn gjatė pėrpjekjes sė tij qė pėr herė tė parė tė ushqehet vetė. Me anė tė pėrsėritjes, veprimi qė paraqet tė ushqyerit e pavarur bėhet automatik, d.m.th. bėhet shprehi. Veprimtaria e shumėfishtė e pėrfshirė nė tė mėsuarit e drejtimit tė automjetit me anė tė pėrsėritjes bėhet gjithashtu rutinore. Pas kėsaj mund ta realizojmė pa ndonjė kujdes tė veēantė.

Atėherė lirisht mund tė orientohemi nė konverzim interesant ose nė ndonjė radio emision. Ideja mbi tė mėsuarit me anė tė pėrsėritjes ėshtė ide themelore edhe pėr traditėn bihevioriste.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum