Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Roli i baballarėve, i rėndėsishėm dhe i pazėvendėsueshėm…

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Prezenca e babait pėrmirėson dukshėm gjendjen shpirtėrore tė fėmijės. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janė gjithmonė nė njė gradė mė tė ulėt.
Nėnat dhe baballarėt mund tė realizojnė njė mori me gjėra nė emėr tė dashurisė, pėrkushtimit dhe edukimit tё fёmijёve. Duke vėnė edhe njėherė nė pah rėndėsinė e tė dy kėtyre roleve gjatė rritjes sė fėmijės, ėshtė e pamundur tė mendosh qė njėri prej prindėrve tė jetė mė aktiv ose tė mund tė plotėsojė mungesat e prindit tjetėr. Nė kohėt e sotme hasim shpesh baballarė qė pėr shkak tė interesave tė punės, janė shumė pak nė kontakt me fėmijėn. E jo tė pakta janė edhe rastet kur ata shfaqen nė shtėpi vetėm pasi fėmijėt tė jenė nė gjumė. Por ditėt ikin shpejt dhe fėmija rritet po aq shpejt. Ku ndodheni ju nė kėtė kohė? A e keni menduar ndonjėherė se ēfarė keni humbur?

Nė kėtė shkrim vendosėm tė trajtojmė rolin jetik qė kanė baballarėt nė jetėn e fėmijės. Nga kėrkimet e bėra nė lidhje me kėtė marrėdhėnie ėshtė arritur nė pėrfundimin se baballarėt e pėrkushtuar krahasuar me baballarėt tė cilėt nuk e marrin tėrėsisht pėrsipėr rolin qė u pėrket, arrijnė tė kenė fėmijė mė tė shėndetshėm nė aspektin mendor, social dhe emocional.

Le ta analizojmė nė detaj kėtė pėrfundim.

Ndikimi nė zhvillimin mendor
Kur po vėzhgohej pjesėmarrja aktive e baballarėve nė periudhėn pas lindjes sė fėmijės, pikėrisht nėse ata kanė ndenjur apo kanė luajtur me fėmijėn e tyre, u vu re se nė muajin e gjashtė foshnja ishte mė e zhvilluar mendėrisht, pas njė viti diferenca u bė dhe mė e dukshme dhe kur arrin moshėn dyvjeēare, ky zhvillim ėshtė nė njė stad tepėr tė lartė. Baballarėt, nė krahasim me nėnat, i pyesin mė shpesh fėmijėt “Ēfarė?, ku?, si?” dhe kjo ndikon qė fėmija tė stimulohet tė flasė mė shpejt dhe tė mėsojė mė shumė fjalė tė reja.

Kėrkimet qė janė kryer pėr baballarėt aktivė, tė cilėt i kanė fėmijėt nė vitet e para tė arsimimit, tregojnė qė kėta fėmijė kanė rezultate mė tė larta nė mėsime dhe janė mė tė aftė si nė profilin shkencor, edhe nė atė shoqėror. Ky pėrfundim u vu re mė sė shumti nė ato familje ku babai kishte njė rol aktiv dhe marrėdhėniet mes pjesėtarėve ishin harmonike. Nėse njė baba aktiv flet vazhdimisht nė familje pėr tė mirat qė sjell arsimimi, do tė shohim qė kėta fėmijė, janė ata qė preken mė pak nga problemet e ndryshme qė mund tė hasen nė shkollė. Edhe nė moshė pak mė tė avancuar do tė shohim qė kėta fėmijė kanė synime mė tė qarta dhe janė nė gjendje mė tė mirė psikologjike.

Zhvillimi emocional dhe ndikimi nė gjendjen shpirtėrore
Ėshtė vėnė re se baballarėt aktivė transmetojnė siguri nė periudhėn e foshnjėrisė te fėmijėt e tyre. Kėshtu, kur kėta fėmijė pėrballen me situata tė reja ose fenomene tė panjohura, janė tė predisponuar tė pėrshtaten mė me lehtėsi, i kalojnė qetėsisht situatat e tensionuara dhe janė mė kuriozė pėr tė zbuluar gjėra tė panjohura. Prezenca e babait pėrmirėson dukshėm gjendjen shpirtėrore tė fėmijės. Depresioni, sjelljet problematike, stresi, gjendjet e luhatshme nervore janė gjithmonė nė njė gradė mė tė ulėt. Nė periudhėn e adoleshencės shihen qartė frytet e njė fėmijėrie tė shėndetshme, kur adoleshenti merr kontrollin e gjėrave mė butė, tregohet me tolerant, ėshtė mė i susksesshėm, ka iniciativė dhe i zgjidh mė lehtė situatat. Vajzat e baballarėve aktivė janė mė tė lumtura, ndihen tė pėrkrahura dhe rrjedhimisht kanė mė shumė besim nė vetvete.

Kur babai merr pjesė nė edukimin e fėmijės qė nė fėmijėrinė e hershme, atėherė fėmija ndihet nė paqe me veten, ėshtė miqėsor, i besueshėm, aktiv nė shoqėri dhe individ i shėndetshėm psikologjikisht.

Dashuria e babait pėr fėmijėt ėshtė po aq jetike sa ajo e nėnės dhe roli i tij mbetet i veēantė nė formimin e psikologjisė sė fėmijės.

Ndikimi nė zhvillimin social
Pėrkujdesja e babait lidhet ngushtė me jetėn sociale tė pasur, me pjekurinė dhe sjelljen e fėmijės. Kėto tipare tashmė duken qartė sapo fėmija ka arritur moshėn 3 vjeē. Nga studimet e bėra ėshtė piketuar se fėmijėt e baballarėve tė pėrkushtuar janė mė tė shoqėrueshėm, dhe janė pikėrisht kėta fėmijė, qė duhet dhe kanė mė tepėr vėmendje nė shoqėrinė e tyre. Kjo ndodh sepse kėta fėmijė kanė mė pak ndjenja negative, krijojnė mė pak zėnka, tregohen mė tolerantė dhe janė mė tė ndjeshėm dhe tė kuptueshėm. Kjo marrėdhėnie shoqėrore bėhet akoma mė e rėndėsishme nė periudhėn e adoleshencės, sepse marrėdhėniet shoqėrore janė tepėr tė mira kur marrėdhėniet baba-fėmijė kanė qenė tė ndjeshme. Nė rast tė kundėrt, kur fėmija ka qenė pre e agresionit dhe e sjelljeve tė papėrshtatshme atėrore, rezulton tė jetė mė pak i dėshiruar nė rrethin e tij shoqėror. Afrimiteti i babait ndikon nė vendimet racionale, nė zgjedhjet etike dhe nė pjekurinė e sjelljeve tė moralshme. Vihet re se fėmijėt qė kanė njė baba aktiv janė mė pak gėnjeshtarė, depresivė dhe hiperaktivė. Nė rast tė kundėrt, kėta fėmijė nuk pendohen pėr gabimet e bėra, nuk e pranojnė fajin dhe nuk u binden rregullave. Baballarėt qė nuk pozicionohen mirė nė rolin e tyre, kanė fėmijė qė u zhvillohet instinktivisht vesi i kopjimit dhe gėnjeshtrės, pandjeshmėria ndaj gabimeve tė bėra dhe humbja e kontrollit nė raste irritimi.

Marrėdhėniet mes prindėrve
Studimet shkencore tregojnė qartė se marrėdhėniet e mira mes prindėrve ndikojnė drejtpėrsėdrejti nė zhvillimin e fėmijės. Nė rastet kur atmosfera mes prindėrve ėshtė e tensionuar, me debate tė shumta, dhe jo e lumtur bėhet njė faktor ndikues nė sjelljen agresive tė fėmijės. Nėse meshkujt sillen pa kujdes dhe ashpėr me bashkėshortet e tyre, fėmija gjithashtu ka njė tendencė tė jetė i mbyllur dhe nė shumė raste i pandjeshėm. Nė vazhdimėsi edhe suksesi nė mėsime lidhet ngushtė me kėtė ecuri. Nė rastet kur jetohet nė nje harmoni familjare dhe marrėdhėniet mes prindėrve shkojnė mirė, kjo atmosferė ndikon pozitivisht nė karakterin e fėmijės.

Ekuilibri mes punės dhe jetės familjare
Njė ndėr arsyet kryesore se pse baballarėt nuk mund tė pėrkujdesen shumė pėr fėmijėt ėshtė se jetojnė nė njė stres midis pėrgjegjėsive familjare dhe atyre tė punės. Njė problem tjetėr mbetet orari i tejzgjatur i punės. Ky orar bėn qė baballarėt ta ndjejnė veten nėn presionin intensiv tė ditės duke i detyruar ata nga pikėpamja psikologjike tė mos i pranojnė fėmijėt si individė dialogues dhe rrjedhimisht bėhen tė paaftė t’i kuptojnė ata.

Vihet re qė oraret e zgjatura dhe tė ērregullta tė prindėrve qė punojnė, stresojnė dhe keqėsojnė jetėn familjare, si dhe bėjnė qė influenca prindėrore te fėmijėt tė humbasė efikasitetin e saj.

Kushtet e tilla nė familje bėjnė qė te fėmijėt tė dallohen probleme sociale dhe emocionale mė tė mėdha. Mospėrkimi i orareve tė punės sė prindėrve me oraret e shkollės sė fėmijės ndikon edhe te prindi duke shkaktuar probleme psikologjike.

Si mund tė jetė njė baba i pėrkushtuar?
Baballarė tė pėrkushtuar janė ata baballarė tė cilėt kanė njė dialog tė pėrhershėm dhe shpenzojnė kohė me fėmijėt e tyre (hanė sė bashku, e shfrytėzojnė kohėn e lirė sė bashku, si pėr shembull: lexojnė libra, luajnė etj.) dhe kur fėmijėt kanė nevojė pėr ta, ju gjenden gjithmonė pranė.

Baballarėt e pėrkushtuar jetojnė bashkė me fėmijėn e tyre
Baballarėt e pėrkushtuar kanė njė sjellje tė ndjeshme ndaj fėmijėve, janė tė kujdesshėm, tolerantė, mbrojtės, e mbėshtesin fėmijėn e tyre si dhe e qetėsojnė atė nė situata tė caktuara. Ata formojnė njė marrėdhėnie tė fortė dhe tė besueshme me fėmijėt e tyre.

Baballarėt e pėrkushtuar e kryejnė rolin e babait mė sė miri
Rolin e babait e kryejnė mė sė miri dhe plotėsisht tė gjithė ata baballarė tė cilėt janė tė pėrkushtuar. Kėta baballarė, me sjelljet e tyre demokratike, u krijojnė kushte tė pėrshtatshme fėmijėve tė tyre pėr tė fituar aftėsinė e tė drejtuarit dhe kontrollit tė vetes, i mėsojnė ata dhe i bėjnė tė aftė tė marrin pėrgjegjėsi, i mbėshtesin nė shkollim dhe kujdesen pėr tė gjitha nevojat e tyre gjatė shkollės.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum