Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Adoleshencė, identitet dhe botė virtuale

Adoleshencė, identitet dhe botė virtuale

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Ndėrveprimi me tė ngjashmit pėrbėn njė kėrkesė themelore pėr njohjen e vetvetes dhe ėshtė nėpėrmjet ndėrveprimit me tė tjerėt qė qeniet njerėzore fitojnė njė njohuri tė vetes






Carla Antoniotti


Nė ditėt e sotme bota e jashtme nuk ėshtė mė e pėrbėrė vetėm nga familja, nga shokėt dhe nga shkolla, por edhe nga tė gjithė ata, me cilėt hyhet nė marrėdhėnie nėpėrmjet rrjeteve sociale informatike. Si vepron ky modalitet i ri ndėrveprimi nė zhvillimin e adoleshentėve?

Ndėrveprimi me tė ngjashmit pėrbėn njė kėrkesė themelore pėr njohjen e vetvetes dhe ėshtė nėpėrmjet ndėrveprimit me tė tjerėt qė qeniet njerėzore fitojnė njė njohuri tė vetes. Dy flukse ndjesore tė dallueshėm janė gjithmonė tė pranishme nė mėnyrė simultane: perceptimi i vetes dhe perceptimi i botės. Ēdo informacion lidhur me botėn i korrespondon njė informacioni lidhur me veten dhe zhvillimin e njohjes sė vetes ndjek procesin me tė cilin kuptohet realiteti i jashtėm. Pėrpunimi i njohjes ėshtė kėshtu njė proces unitar i pėrbėrė nga rregullimi reciprok i dy polariteteve: Vetja dhe bota. Nė epokėn tonė bota e jashtme nuk pėrbėhet mė vetėm nga familja, nga shokėt dhe nga shkolla, por edhe nga tė gjithė tė tjerėt, me tė cilėn hyjmė nė marrėdhėnie nėpėrmjet rrjeteve sociale informatike. Pėr adoleshentėt nė formim, kjo sjell mundėsi mė tė mėdha konfrontimi dhe, pėr pasojė, njė pasuri, por nė tė njėjtėn kohė njė rrezik nė momentin nė tė cilin bota virtuale do tė bėhej predominuese respektivisht botės reale, nė mendjen dhe nė jetėn e fėmijėve.


Njohje e vetes

Adoleshenca ėshtė njė fazė e jetės, e cila, megjithėse duke u quajtur shpesh si periudhė tranzicioni nė jetėn adulte, korrespondon me njė moment tė pėrcaktuar evolutiv me karakteristika specifike qė e bėjnė njė fazė autonome. Shumė studime lidhur me adoleshencėn i referohen nocionit tė detyrave tė zhvillimit, me avantazhin se mund tė pėrfshihet nė njė kriter unitar kompleksiteti i pėrvojės adoleshenciale, duke i evidentuar njėkohėsisht aspektet e universalitetit dhe ato specifike tė kulturės sė pėrkatėsisė. Detyrat e zhvillimit, tė diversifikuara pėr ēdo fazė tė jetės, u korrespondojnė aspekteve nė tė cilat njeriu ėshtė thirrur pėr t'u impenjuar me qėllimin e arritjes sė kompetencave tė caktuara njohėse, afektive dhe relacionale. E tejkaluar secila fazė, fillohet me impenjimin e fazės sė mėpasme. Nė individualizimin e detyrave tė zhvillimit ndikojnė nė mėnyrė tė rėndėsishme aspekti historik dhe aspekti kulturor. Adoleshenca ėshtė njė fazė e jetės e karakterizuar nė mėnyrė tipike nga ndryshimi. Ndryshimet adoleshenciale janė fiziologjikė, por duke qenė tė paparashikueshėm, tė paqendrueshėm dhe kontradiktorė, pashmangshmėrisht rezultojnė destabilizues. Ata pėrfshijnė njeriun nė tonalitetin e tij dhe modifikimet i pėrkasin sferės sė mendimit, tė trupit dhe tė marrėdhėnieve.


Kategori universale

Duke menduar t'i rigrupojmė detyrat e zhvillimit adoleshencial nė kategori universale, mund tė individualizojmė njė kategori qė pėrfshin detyra tė lidhura me zhvillimin njohės dhe me fitimin e mendimit hipotetiko - deduktiv; njė kategori relative me zhvillimin fizik dhe seksual; dhe sė fundi, njė kategori e drejtuar nga dimensioni i marrėdhėnieve ndėrpersonale. Qėllim i fundit i tė gjitha detyrave tė zhvillimit nė adoleshencė ėshtė evolucioni i identitetit dhe riorganizimi pasues i Vetes. Pėrdorimi i social network nga ana e brezave tė rinj mund tė ketė njė funksion stimuli dhe zhvillimi tė parakohshėm tė tė gjitha detyrave evolutive tė adoleshentit, por mund tė pėrfaqėsojė rrezik pėr njė zhvillim tė ekuilibruar nė momentin nė tė cilin pėrvojat nė rrjet do tė duhej tė zėvendėsonin ato tė jetės reale. Le tė analizojmė mė poshte kategoritė e ndryshme tė detyrave tė zhvillimit.


Zhvillim njohės

Zhvillimi i mendimit tek adoleshenca shikon tė shfaqen aftėsitė e abstragimit logjik. Mendimi logjiko - deduktiv sjell njė zgjerim tė vizionit tė botės qė rezulton i ndėrtuar nga realitete jo domosdoshmėrisht tė jetuar personalisht, por tė deduktuar nėpėrmjet hipotezash dhe teorish. Zhvillimi mendor ka reperkusione tė rėndėsishme nė nivel tė kapaciteteve logjike dhe tė qėndrimeve morale. Adoleshenti ėshtė nė gjendje tė mendojė mendimin e vet. Ky ėshtė njė ndryshim i rėndėsishėm qė pėrfshin aftėsitė metanjohėse, domethėnė aftėsinė pėr tė reflektuar mbi njohuritė e veta, por edhe mbi strategjitė e pėrdorura pėr ta arritur njohjen.

Nė adoleshencė, ndryshojnė edhe aftėsitė e gjykimit moral. Ndėrsa, fėmija posedon njė moral heteronom, tė mbėshtetur mbi parimin e autoritetit tė tė rriturit dhe mbi rezultatet perceptues tė njė veprimi (pėr shembull, pėr njė fėmijė ėshtė mė e rėndė tė prishė tri objekte padashje sesa njė me dashje), adoleshenti zhvillon njė moral autonom, tė mbėshtetur mbi kuptimin dhe pranimin kritik tė normave, me njohjen e pėrgjegjėsisė subjektive tė veprimeve tė kryera. Ndėrtimi i njė imazhi tė vetes dhe i botės qė ėshtė koherent dhe i qėndrueshėm nė kohė, pėrbėn nė kėtė fazė vendimtare tė jetės bėrthamėn e maturimit. Ndjenja e identitetit personal paralajmėrohet si njė nevojė si pėr tė pasur konfirmime tė jashtme ndaj pasigurive dhe paqėndrueshmėrive personale, ashtu dhe pėr ta kėrkuar unitetin dhe unicitetin personal. Interneti mund tė konsiderohet amplifikator i mundėsisė sė pėrdorimit tė aftėsive tė reja intelektive tė adoleshentit: pėrdorimi i imazheve tė shpejta, mundėsia pėr tė bėrė thellime dhe kėrkime mbi ēdo argument, mundėsia pėr tė konsultuar ekspertė disiplinash tė ndryshme i lejojnė adoleshentit qė tė eksperimentojė me tė madhe aftėsitė njohėse tė rendit superior qė po maturon. Megjithatė, i njėjti bollėk informacionesh dhe shpejtėsia me tė cilėn sigurohen nuk mundėsojnė qė tė kalohet njė kohė e mjaftueshme pėr tė reflektuar, e domosdoshme pėr sedimentimin e njohurive.


Zhvillim fiziko - seksual

Ndryshimi trupor qė ndodh nė fazėn e jetės sė adoleshencės ėshtė i krahasueshėm pėr nga shpejtėsia, intensiteti dhe tonaliteti vetėm me ndryshimin e dy viteve tė parė tė jetės sė fėmijės. Shpesh ndryshimet, pėr sa tė pritura, e kapin nė befasi paraadoleshentin qė ėshtė akoma i lidhur me njė pėrfaqėsim tė vetes tė tipit fėminor; fillimisht do ta ketė tė vėshtirė tė pranojė ndryshimet e trupit tė vet, duke perceptuar se nuk ka asnjė mundėsi kontrolli ndaj tij. Imazhi trupor pėrbėn pėrfaqėsimin mendor qė njeriu ka pėr trupin e vet dhe buron nga interpretimi i vet personal ndaj tij; kjo e fundit pėrcaktohet nga dėshira, ėndėrra dhe shpresa lidhur me atė qė ka qenė dhe me atė qė do tė dėshirohej tė ishte. Imazhi trupor personal ka kėshtu konotacione afektive dhe bėhet pashmangshmėrisht burim preokupimi dhe ankthi pėr paraadoleshentin nė ndryshim. Shpejtėsia me tė cilėn adoleshenti arrin maturinė trupore nuk ėshtė e ekuilibruar nga koha e nevojshme pėr tė arritur maturinė psikike. Vitet e para tė periudhės adoleshenciale karakterizohen nga njė jetesė disekuilibri midis mendjes dhe trupit, qė zgjat deri kur nuk ndodh "mendėzimi i trupit", ai proces pėrfaqėsimi mendor qė ka qėllim ta bėjė trupin tė kuptueshėm dhe koherent me vlerat e brendshme. Pėrfundimi me sukses i detyrės sė zhvillimit lidhur me ndryshimet fizike dhe trupore nėnkupton, qė tė arrihet njė integrim i mirė midis mendjes dhe trupit. Veē kėsaj, ndryshimet fizike, trupore dhe seksuale, sjellin fitimin e njė identiteti tė llojit qė shpesh ėshtė origjinė vuajtjesh tė thella dhe ambivalencash tė vėshtira pėr t'u zgjidhur. Shpesh problemet e lidhura me zhvillimin fizik e seksual tė adoleshentit nuk pėrcaktohen nga fenomenet biologjikė tė pubertetit, por nga domethėnia qė fenomene tė tillė marrin si pėr veten, ashtu dhe pėr tė tjerėt. Tek adoleshentėt, frika se transformimet nė zhvillim i ndryshojnė pėrgjithmonė nė mėnyrė jo tė dėshirueshme pėr ta ėshtė shumė e pranishme dhe kėrkon njė punė intensive kuptimi dhe pėrpunimi tė asaj qė po ndodh; njė aktivitet i vazhdueshėm manipulimi i trupit ka pėr qėllim qė ta bėjė mė tė paraqitshėm dhe mė tė pranishėm si pėr veten, ashtu dhe pėr tė tjerėt. Krahasimi me tė tjerėt ėshtė njė aspekt themelor nė procesin e mendėzimit trupor. Studimet e drejtuara nga efektet e diferencave ndėrindividuale tregojnė kohėn e fillimit puberal si faktor potencial rreziku pėr adoleshentėt pėrpara kohe apo nė vonesė respektivisht homologėve. Adoleshentėt "jashtėkohe" do t'i kishin nivelet e stresit mė tė larta qė do t'i bėnin mė tė cėnueshėm, mė pak nė gjendje qė tė pėrballojnė problemet e zakonshme pėr adoleshentėt.


Faktorė kulturorė

Veē tė tjerash, njė aspekt me rėndėsi themelore jepet nga faktori kulturor, domethėnė ndryshimet fizike dhe zhvillimi puberal marrin njė domethėnie tė ndryshme nė kulturat e ndryshme: njė theksim mė i madh apo mė i vogėl i ndryshimeve nga ana e tė rriturve domethėnės pėr adoleshentin, mėnyra dhe shpeshtėsia me tė cilėn flitet pėr zhvillimin fizik dhe seksual, modalitetet e ndryshme me tė cilat pėrjetohet dhe pėrdoret cilėsia fizike nė kulturėn e pėrkatėsisė, pėrcaktojnė mėnyra tė ndryshme pėr ta konsideruar dhe kuptuar detyrė zhvillimi, mbi bazėn e domethėnieve dhe tė dimensioneve normative e vlerėsuese tė atribuara. Nė internet konfrontimi me bashkėmoshatarėt respektivisht problematikave kulturore ėshtė lehtėsuar. Megjithatė, nė botėn virtuale tė informatikės ėshtė pikėrisht trupi ai qė qėndron i fshehur dhe kjo mundėson qė tė ndjehesh pjesė e njė grupi edhe pa ju shfaqur fizikisht tė tjerėve.


Zhvillim relacional

Nė zhvillimin e identitet personal mban njė rol vendimtar dimensioni relacional dhe ndėrpersonal: familje dhe grup tė njėjtėsh marrin role tė ndryshme dhe themelore. Respektivisht familjes, adoleshenti jeton njė shtytje drejt autonomsė dhe pavarėsisė. Njė nevojė e tillė largimi mbėshtetet nga nevoja pėr tė zhvilluar njė ndjenjė tė vetes tė karakterizuar nga uniciteti. Detyra qė familja gjendet tė luajė nė kėtė fazė tė jetės nuk ėshtė mė ajo qė tė bjerė nga prapa sesa tė pėrfshijė, domethėnė tė sigurojė rrugėdalje kur ndjesia e ēorientimit ėshtė shumė intensive. Familjes i kėrkohet qė tė shėrbejė si palestėr me fėmijėn adoleshent, me qėllim qė tė ushtrojė tė luftojė dhe tė ripaqtohet. Nėqoftėse prindėrit nuk pranojnė qė tė hyjnė nė lojė, duke u bėrė shumė dorėlėshuar apo duke u ngurtėsuar pas kufizimesh absolute, do tė bėhej mė shumė i vėshtirė pėr adoleshentin integrimi i aspekteve tė eksperimentuar tė njė identiteti adult: autonomi, pavarėsi, pėrgjegjėsi. Njė rol po aq domethėnės luhet nga grupi i bashkėmoshatarėve me tė cilėt eksperimentohen emocionet e reja tė lidhura me bashkėpunimin, me seksualitetin dhe me konkurrencėn sportive, dashurore, shkollore. Detyrė e bashkėmoshatarėve ėshtė ajo qė tė ofrojnė modele mendimi dhe sjelljeje tė ndryshme, me tė cilat tė ketė konfrontim. Shpesh njė marrėdhėnie miqėsore pėrdoret pėr tė eksploruar identitetin personal: pėr shembull, duke dėgjuar detajet e pėrvojės mike, adoleshenti kėrkon qė ta kuptojė mė mirė vetveten. Me pėrdorimin e internetit pėr tė hyrė nė marrėdhėnie me tė tjerėt ėshtė shumė mė e lehtė, sasia e njerėzve me tė cilėt kihen kontakte, shumėfishohet. Nėpėrmjet informatikės, adoleshentėt e sotėm zhvillojnė njė ndjenjė pėrkatėsie nė njė grup shumė mė tė gjerė se ai i miqve dhe i shoqėrisė dhe gjejnė nė takimin nė rrjet njė komunitet ideal me tė cilin tė identifikohen.


Emocione konfliktuale

Pėrvoja e marrėdhėnieve tė para afektive ėshtė njė tjetėr aspekt vendimtar nė maturimin adoleshencial, qė tė vendos pėrpara njė konflikti: tė dashuruarit mund tė bėjė tė pėrjetohen ndjesira konfliktuale si ndaj vetes, ashtu dhe ndaj grupit tė miqve. Emocione jashtėzakonisht tė pėlqyeshėm mund tė kundėrshtohen nga frika e tė qenit tė mundur, duke humbur siguritė para pak kohe tė fituara apo nga frika se mund tė humbet shumė lumturi, me ndjesinė e cėnueshmėrisė nė kuptimin e mirėqenia personale ėshtė nė duart e njė njeriu tjetėr. Veē kėsaj, ndėrtimi i njė lidhjeje afektive implikon njė ripėrcaktim tė tė qenit nė grupin e miqve. Nganjėherė grupi mund ta pengojė kėrkimin e hapėsirave tė intimitetit, mund ta jetojė marrėdhėnien si njė tradhti apo braktisje, duke kritikuar mikun qė preferon tė dalė me vajzėn me shprehje tė llojit: "Nuk ėshtė mė ai", duke ripropozuar kėshtu skemėn e prindėrve qė shumė herė i kanė thėnė: "Nuk po tė njoh mė". Riparaqitet kėshtu nevoja e ndėrtimit tė njė ekuilibri tė ri. Herė tė tjera ēifti mbetet i pėrfshirė nė grup dhe nuk i modifikon marrėdhėniet paraekzistuese; nė kėtė rast lodhja ėshtė mė e vogėl, por marrėdhėnia ėshtė mė pak komplekse dhe mė pak komplete. Marrėdhėniet afektive i mundėsojnė djalit qė tė vėrė nė provė ndjenjėn e vet tė dashamirėsisė personale qė mund tė jetė konfirmuar apo mund tė ripėrcaktohet, duke pasur efekte pozitive mbi identitetin personal. Roli i figurave prindėrore dhe stili i tyre relacional influencojnė mėnyrėn me tė cilėn adoleshenti i propozohet tjetrit ose nuk i propozohet, duke e shmangur marrėdhėnien me seksin tjetėr. Interneti pėrfaqėson vendin ku mund tė eksperimentohet me qėndrime tė mbrojtura nga mundėsi e mosekspozimit realisht, kėshtu qė pėr shumė njerėz tė ndrojtur ndaj konfrontimit tė drejtpėrdrejtė mund tė pėrfaqėsojė njė trampolinė tė mirė lėshimi nė botėn sociale. Megjithatė, adoleshenti paksa tepėr i ndrojtur rrezikon qė tė mbesė i mbėrthyer nė kėnaqėsinė tranzitore tė marrėdhėnieve shumė tė lehta pėr t'u realizuar, duke shmangur kėshtu ekspozimin nė marrėdhėniet e vėrteta, nė tė cilat shikohesh nė sy.


Stile personaliteti

Tė gjithė adoleshentėt gjenden tė bėjnė hesapet me detyrat e zhvillimit tė para mė lart, por secili adoleshent do t'i pėrballojė me mėnyrėn e vet, sipas modaliteteve tė tij dhe nė bazė tė karakteristikave qė e dallojnė. Zhvillimi individual, brenda tė cilit pėrkufizohen konturet e identitetit, ndodh nėpėrmjet njė prove zjarri midis pėrvojės qė ėshtė multiformėshe dhe e ndryshueshme dhe skemave emocionale qė burojnė nga pėrvojat e perceptuara mė parė dhe tė rirenditura nė kujtesė. Nė bazė tė nivelit tė akordit apo tė disakordit qė del nga kjo, ruhet koherenca e brendshme qė shėrben si bazė e ndjenjės sė unicitetit dhe e vijueshmėrisė historike tė individit. Nė zhvillimin e kėtij procesi fiton njė vlerė themelore aftėsia pėr tė dalluar dhe rirenditur dy aspekte tė pėrvojės: perceptimin e vetes dhe perceptimin e mjedisit fizik dhe relacional, me fjalė tė tjera, ndjenjėn e brendshme dhe tė jashtme tė individit. Demarkacioni midis vetes dhe tjetrit, midis gjendjeve tė brendshme dhe veprimeve qė i shkaktojnė duhet tė perceptohet nė mėnyrė tė qartė me qėllim qė ndjenja e identitetit personal tė mund tė shfaqet si komponente stabiliteti e individit. Procesi i ndarje - individualizimit ndodh sipas dy polariteteve: njė lexim i vetes mbizotėrueshmėrisht i brendshėm dhe njė lexim i vetes mbizotėrueshmėrisht i jashtėm. Tė priresh drejt sė brendshmes nėnkupton tė nisesh nga ngjashmėritė e perceptuara midis ndjenjės sė vetvetes dhe karakteristikave tė figurave domethėnėse, prania e tė cilave ndjehet si konstante dhe e rregullt; anasjelltas, tė priresh drejt sė jashtmes nėnkupton qė zė nisesh nga ngjashmėritė e perceptuara me figurat domethėnėse, tė ndjera si tė paparashikueshme, pėr tė nxjerrė aspekte tė vetes.


Ekuilibėr midis tendencave

Ekuilibri rezultues midis tendencės drejt sė brendshmes dhe tendencės drejt sė jashtmes kushtėzon modalitetet e formimit tė identitetit. Tek disa njerėz ėshtė mė e fortė tendenca pėr ta pėrqendruar vėmendjen mbi botėn e brendshme, duke u nisur nga si tė lexohet konteksti i jashtėm (pėr shembull, nėqoftėse ndjej frikė, atėhere ka njė rrezik). Nė njerėz tė tjerė vėmendja orientohet kryesisht mbi mjedisin e jashtėm dhe leximi i botės sė brendshme deduktohet, duke u nisur nga perceptimet e kontekstit tė jashtėm (pėr shembull, nėqoftėse mė thonė se njė ushqim ėshtė i mirė, atėhere me pėlqen). Leximi i brendshėm rezulton optimal kur bota e jashtme duket mjaftueshmėrisht konstante dhe e parashikueshme, ndėrsa leximi i jashtėm duket mė i mirė kur karakteristikat e botės rezultojnė mė tė sfumuara apo ambigue. Janė tė dy modalitete adaptuese qė fillojnė tė strukturohen gjatė moshės adoleshenciale. Kėrkimi njė stabiliteti individual ndiqet nga tė gjithė individėt. Nė subjektet me lexim tė brendshėm stabiliteti individual ėshtė i lidhur me aftėsinė pėr t'i transformuar gjendjet fizike nė emocione korresponduese; ndjenja e brendshme e stabilitetit mund tė marrė karakteristika pozitive (vlerė personale, ndjenjė dashamirėsie) ose negative (zhvlerėsim personal, ndjenjė keqdashėsie). Nė subjektet me lexim mbizotėrueshmėrisht tė jashtėm stabiliteti individual krijohet nga marrja nga jashtė e njė pėrkufizimi apo njė legjitimimi e ndjesive personale; ndjenja e stabilitetit mund tė kapet me pėrkufizimin e dhėnė nga njerėz tė tjerė, domethėnės apo me parime abstrakte dhe norma sociale. Janė tė gjitha mėnyra pėr t'i vėnė rregull pėrvojės personale, secila me pikat e forta dhe tė dobta tė tyre. Tė qėndruarit i kapur pas perceptimeve personale, me njė lexim tė brendshėm, sjell njė ndjenjė stabiliteti dhe sigurie, por mund tė sjellė edhe vėshtirėsi nė perceptimin e ndryshimeve pėrreth dhe nė pėrshtatjen ndaj tyre. Tė qenurit tė pėrqendruar ndaj leximit tė brendshėm sjell njė aftėsi tė mirė nė kapjen e ndryshimeve pėrreth vetes, duke favorizuar fleksibilitetin ndaj ndryshimeve, por mund tė bėjė tė humbet ndjenja e perceptimit tė menjėherė dhe tė shkaktohen luhatje tė gjendjes shpirtėrore tė vėshtira pėr t'u menaxhuar. Modulimet e ndryshime tė fleksibilitetit pėrballė ndryshimeve, ashtu si itineraret e zhvillimit tė karakterizuar nga lexime kryesisht tė brendshme apo tė jashtme i bėjnė individėt shumė tė ndryshėm midis tyre dhe lejojnė qė tė strukturohen stile personale nė ndėrtimin e identitetit. Nė adoleshencė, ravijėzohen stilet e ndryshme tė personalitetit dhe nė pėrballimin e detyrave tė zhvillimit adoleshenti kėrkon ekuilibrin e tij midis botės sė brendshme dhe tė jashtme, nė tentativėn pėr gjetjen e stabilitetit.


Tė rritesh nė rrjet

Pėrdorimi i internetit mund tė ndėrhyjė nė kėtė proces, duke e lehtėsuar apo duke e penguar adoleshentin, i cili, nė bazė tė karakteristikave tė tij, mund tė konfrontohet dhe tė shfrytėzojė teknologjitė e reja pėr t'i zgjeruar interesat dhe marrėdhėniet e veta nė mėnyrė konstruktive ose, anasjelltas, tė tėrhiqet nė dhomėn e vet me iluzionin se ka raporte miqėsie apo deri lidhje sentimentale nė botėn viruale, duke shmangur konfrontimin me realitetin e jashtėm. Duke lundruar nė rrjet ėshtė e mundur qė procesi i autonomisė afektive dhe i ndarjes nga fėmijėria lehtėsohet. Pa pasur nevojė tė dalėsh nga shtėpia dhe pa u varur nga prindėrit e tyre, adoleshentėt mund tė ndahen psikologjikisht, duke eksploruar dimensione misterioze tė realitetit, pa kontroll nga ana e tė rriturve, duke shtrėnguar lidhje virtuale me bashkėmoshatarėt. Nėpėrmjet Social Network, adoleshentėt mund tė pėrdorin informacione dhe stimuj pėr tė eksploruar forma tė reja tė ndėrtimit tė identitetit. Megjithatė, identiteti social adoleshencial i fituar shumė pėrpara kohe rrezikon qė tė bėhet forma e vetme e mundshme e identitetit. Ekziston rreziku, qė tė krijohet njė varėsi nga situatat e lojės tė tilla, pėr tė cilat fėmija anashkalon aktivitetet sociale dhe tė formimit qė do tė mundėsonin njė futje harmonike nė teksturėn e marrėdhėnieve ndėrpersonale. Kur koha e kushtuar luajtjes me kompjuter zė pjesėn mė tė madhe tė orėve tė pasdites, ėshtė e pashmangshme qė gama e aktiviteteve tė lidhura me rritjen personale dhe sociale ėshtė reduktuar ndjeshėm. Veē kėsaj, nė kėto raste ėshtė mė e lehtė qė fėmijėt tė flasin me tė panjohur dhe tė realizojnė lidhje ndėrpersonale nė botėn virtuale nė vend, qė tė konfrontohen me njerėzit e afėrm dhe figurat prindėrore. Ndėrveprimet verbale nė familje tentojnė qė tė reduktohen nė mėnyrė drastike kur adoleshentėt janė pėrdorues tė fortė tė internetit, domethėnė pikėrisht kur do tė ishte e rėndėsishme njė afėrsi mė e madhe nga ana e prindėrve, pasi nė disa lojėra informatike fėmijėt bėhen protagonistė gjestesh me dhunė ekstreme dhe, duke lundruar nė rrjet, janė tė ekspozuar nė mėnyrė tė pakontrolluar ndaj llojesh tė ndryshme materiali pornografik.

Adoleshentėt janė shpesh mosbesues ndaj prindėrve dhe tė propozimeve tė ardhura nga tė rriturit e referimit, pasi kanė frikė se mos humbasin autonominė mezi tė fituar para pak kohėsh.


Tė rritur bashkėpunues

Pėr tė mbėshtetur aftėsitė krijuese tė adoleshentėve, tė rriturit duhet tė mbajnė distancėn e duhur, pa shprehur gjykime kritike zhvlerėsuese. Midis adoleshentėve dhe tė rriturve mund tė ekzistojė njė marrėdhėnie pozitive reciproke dhe mund tė takohet midis brezash edhe nėpėrmjet internetit: kultura e rritur, duke arritur tė ruajė njė marrėdhėnie tė mirė me tė rinjtė, bėhet mė e hapur ndaj ndryshimeve dhe risive; kultura rinore, nėqoftėse mbėshtetet nga ajo e rritur, mund tė zhvillohet nė drejtim krijues, duke ruajtur njė lidhje mė tė fortė me realitetin. Prania e vėmendshme dhe bashkėpunuese e tė rriturve tė aftė qė tė mbėshtesin adoleshentėt u lejon atyre qė ta modifikojnė nė mėnyrė krijuese projektualitetin dhe tė zhvillojnė nė mėnyrė harmonike identitetin personal tė tyre.


Carla Antoniotti ėshtė psikologe, psikoterapeute, PhD nė Shkenca Njerėzore pranė Universitetit Milano Bicocca, Docente nė Shkollėn e Psikoterapisė Njohėse tė Komos.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum