Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Filozofia e jetĖs

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Tė shohim, kalimthi, Ēfarė kuptimi ka vetė fjala filozofi? " Filo " nė greqishte ka kuptimin anues, dashamirė. Te ne edhe sot dėgjohen shprehjet grekofil, rusofil, anglofil. Kjo shprehje u mėveshėt atyre qė i duan grekėt, rustė, anglezėt, etj.

Fjala prapė greke " solos ", ose Sofia, si i themi ne, ka kuptimin e dijes. Nė kombinim, del dashamirės i dijes, Pra, fjala filozofi, si e pėrdorim ne e shumė popuj tė tjerė tė botės, ka kuptimin e dashamirit tė dijes. Fjalė shumė e bukur dhe pėr t'u admiruar. Pra, ne jemi dashamirės tė dijes pėr jetėn.

Disa mund tė pyesin: ē'i duhet filozofia gazetarit? Ky qėndrim e ky dyshim ėshtė kryekėput i pavend. Gazetaria ėshtė zanat intelektual dhe ka tė bėjė me jetėn, me botėn dhe me njerėzit si faktorėt mė tė rėndėsishėm tė planetit tonė.

Pikėrisht pėr kėtė, pėr gazetarėt, njohja e filozofisė , njohja e njohjes, njohja e jetės, njohja e botės, njohja e zhvillimit tė shoqėrisė njerėzore , kanė rėndėsi thelbėsorė.

Nuk mjafton vetėm tė dishtė tė shkruash sipas rregullave tė thata tė gazetarisė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė se ēfarė veprimi ka shkrimi ynė,ēfarė porosie ka shkrimi ynė dhe si e sa mund t'u ndihmojė njerėzve shkrimi ynė. Ėshtė me rėndėsi thelbėsore qė shkrimet tona ta pėrparojnė, ta pėrsosin, ta hijeshojnė dhe ta bėjnė tė gėzueshme jetėn e njerėzimit.

Ē'ĖSHTĖ JETA ?

Pėr jetėn ka shumė e shuam definicione. Por, pėr kėtė moment dhe nė bazė tė dijes qė kam tash, mė duket me vend ta them se, jeta ėshtė gjithēka qė shfaqet duke lindur, lulėzuar, zhvilluar, zgjeruar dhe zhdukur nė gjithėsinė tonė. Kjo qė thashė " gjithēka " pėrbėhet prej faktorėve qė janė tė pandryshueshėm dhe prej faktorėve tė ndryshueshėm. Faktorė tė pandryshueshėm tė jetės nė gjithėsi janė KUNATET.

Faktorė tė ndryshueshme tė jetės nė gjithėsi janė tė gjitha gjėsendet, gjallesat e krijesat e panumėrta, me cilėsi e forma tė panumėrta, qė pėrbėhen nga atomet dhe molekulat. Pjesė pėrcjellėse e jetės janė edhe tė gjithė PROCESET e panumėrt qė pėrcjellin lėvizjen, zhvillimin, tej trajtimin e pėrsosjen e FAKTORĖVE tė ndryshueshme tė jetės nė gjithėsi.

Ē'JANĖ KUANTET ?

Kuantet janė grimca-valėt mė ta holla, mė tė vogla, mė tė imta dhe tė pandashme tė energji- informatave.

Kur gjeniu njeri arrti tė zbėrthente atomin dhe tė lirohej nga robėria e materies qė mund tė konstatohet vetėm me anėn e pesė shqisave tė veta, atėherė ky njeri gjeni u gjet nėpjesėn e antimateries tė gjithėsisė. Kjo antimaterie pėrbėhet nga kuantet.

Ekzistenca e kuanteve nuk mund tė provohet me anėn e pesė shqisave tė njeriut dhe as nuk mund tė maten e ndalohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh. Kuanti ėshtė AFAKTOR i pandryshueshėm i gjithėsisė dhe i jetės.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:35 pm by universy

Ēfarėdo qė ekziston nė botėn materiale dhe jo materiale, nė botėn pėrmbajtėsore dhe jo pėrmbajtėsore e qė ėshtė nė gjendje tė luaj ēfarėdo roli, ėshtė faktor.

Ka faktorė thelbėsorė dhe jothelbėsorė. Ka faktorė pozitivė e faktorė negativė. Ka faktorė tė pėrhershėm dhe faktorė tė pėrkohshėm, tė rėndėsishėm dhe mė pak tė rėndėsishėm . pėr shembull kuantet janė faktorė tė pėrhershėm, tė pandryshueshėm dhe thelbėsorė. Gjithashtu lėvizja osė qarkullimi i kuanteve dhe i atomeve ėshtė e pėrhershme dhe me rėndėsi thelbėsore pėr jetėn dhe ekzistencėn nė gjithėsi.

Zeroja, bie fjala. Ėshtė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm nė matematikė. Zeroja qė simbolizon asgjė kur vihet pas numrit njė, kėtė njėsh e zmadhon pėr dhjetė herė. Kur e njėjta zero vihet pėrpara numrit njė, ajo e zvogėlon njėshin pėr dhjetė herė.

Ē'ĖSHTĖ PROCESI ?

Proces ėshtė ndėrveprimi midis dy ose mė shumė faktorėve. Pėr shembull, kur nxehtėsia dhe ftohtėsia veprojnė mbi gurin ai ēahet. Si rrjedhim i kėtij procesi tė gjatė sot kemi shkretėtirat e mėdha nė Afrikė, nė Azi, nė Australi e gjetkė.

Ftohtėsia e netėve ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė e maleve tė zhveshura, gjatė natės tė tkurren, kurse nxehtėsia pėrvėluese e ditės ka bėrė qė shkrepat e shkėmbinjtė tė bymehen.

Nėn kėtė proces, dalėngadalė ka ardhur, nė fillim, derti te plasaritja, pastaj deri te ēarja, copėtimi e nė fund deri te grimcimi i plotė i shkėmbinjve dhe shndėrrimi i tyre nė zallė. Ose nxehja e hekurit nga thėngjilli i ndezur i cytur nga rrėsheku bėn qė ai tė skuqet dhe tė zbutet, ndėrsa goditjet e ēekanit tė farkėtarit pėrfundojnė procesin duke i dhėnė formėn e dėshiruar copės sė caktuar tė hekurit.

Nė procesin e shndėrrimi tė hekurit tė butė nė ēelikun e fortė merr pjesė farkėtari ose metalurgu me dijen e vet, flaka, ose temperatura e larėt dhe karboni, ose siliciumi qė i shtohen hekurit tė butė.

Procesi i shkrimit tė njė artikulli ose tė njė lajmi ėshtė shumė mė i ndėrlikuar dhe mė i rėndė.

Kėtu janė nė ndėrveprim tė pėrbashkėt dija pėr tė shkruar laje, si faktor i rėndėsishėm, lapsi dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė, makina e shkrimit dhe dija pėr ta pėrdoru makinė e shkrimit dhe letra; ose dija pėr tė shkruar lajmė dhe kompjuteri e dija pėr tė punuar me kompjuter, e etj. Kur pėrzihen kripa, ose sheqeri me ujin kemi tė bėjmė me procesin e shkrirjes.

Kur akullin e fusim nė njė vend me temperaturė mė tė lartė se zeroja, ai fillon tė shkrihet dhe , atėherė kemi tė bėjmė me procesin shkrirjes. Kur ujin e vėmė nė njė temperaturė nėn zero, atėherė uji fillon e ngrihet dhe kėsaj here kemi tė bėjmė me procesin e ngrirjes.

Vetė trupi i njeriut ėshtė njė tersi procesesh. Pėr tė pasur njė proces duhen, mė sė paku, dy faktorė qė janė nė ndėrveprim me njėri-tjetrin.

Pra, pėr tė pasur ne sot mėsim kėtu duhen minimum, dy faktorė: ju qė dėgjoni pėr tė mėsuar se si tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė dhe unė qė po e luaj rolin e mėsuesit, me qėllim qė ju tė bėheni gazetarė sa mė tė mirė.

Mirėpo, a mjafton qė ju vetėm tė dėgjoni dhe unė tė flas qė ju tė bėheni gazetarė tė dorės sė parė ? Jo, nuk mjafton.

Pėr tė arritur qėllimin tonė, ne, edhe mua edhe juve, na duhet edhe njė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Na duhet, qė me tėrė forcėn, tė pėrqendrojmė vėmendjen tonė nė procesin tonė tė mėsimit.

Unė, nga ana ime, duhet t'i kushtoj vėmendje ligjėratės sime qė ajo tė jetė sa mė e kuptueshme, sa mė e thjeshtė, sa mė e drejtpėrdrejtė, por edhe sa mė pėrmbajtėsore.

Kurse ju, nga ana juaj, duhet sa mė shumė tė pėrqendroni vėmendjen dhe nė procesin e mėsimit tė jeni sa mė aktivė, nė mėnyrė qė sa mė shpejt ta pėrvetėsoni dijen time tė vogėl dhe pėrvojė time tė vogėl.

Nga tė gjitha mjetet me tė cilat ne shėrbehemi nė jetėn tonė mė e rėndėsishmja ėshtė MENDJA , ose si i thonė shpesh edhe intelekti.

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:36 pm by universy

Prapė me anėn e mendjes dinamike kemi zbuluar se mendja, ose intelekti, ėshtė njė rrjet im posaēėm energjetik e informatik ose kuantik me tė cilin ėshtė i pajisur vetėm njeriu.

Me anėn e mendjes njeriu pėrjeton, nė mėnyrė subjektive, gjithėsinė e cila, gjithashtu, ėshtė njė tersi e pafund energjetike e informatike ose kuantike. Njeriu, falė mendjes sose intelektit tė vet, pėrjeton gjithėsinė duke shfaqur mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet e veta.

Mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, pra, pėrjetimet tona subjektive tė gjithėsisė, as nuk shihen, as nuk preken, as nuk dėgjohen, as nuk shijohen, as nuk nuhaten.

Pra, pesė shqisat tona janė tė pafuqishme qė tė depėrtojnė nė sferėn e mendimeve, ndjenjave, tė dėshirave tona, synimeve tona. Mendimet, ndjenjat e dėshirat tona as nuk mund tė kapen, as nuk mund tė maten, as nuk mund tė pėrcaktohen me kurrfarė mjetesh a instrumentesh as sot, as kurrė. Nga kjo del fare e qartė se mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona, janė jomateriale sepse edhe mendja jonė ėshtė jomateriale.

Mirėpo, ėshtė shume e qartė, gjithashtu, se edhe mendja jonė edhe mendimet, ndjenjat, dėshirat e synimet tona - ekzistojnė. Ekzistojnė, sepse veprimi i tyre pėrjetohet prore nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Mirėpo, zbulimet e reja shkencore provojnė se nuk mendon vetėm mendja, por mendon edhe ēdo qelizė e trupit tonė.

VĖMENDJA

Fjala " Vėmendje " ėshtė njė fjalė e mrekullueshme e gjuhės sonė. Kjo, nėse e analizojmė mė hollėsisht, do tė thotė ta vėmė mendjen, ta vendosim mendjen, ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi njė gjė apo send, mbi njė problem, ose mbi njė ēėshtje.

Kjo do tė thotė ta vėmė ose ta pėrqendrojmė mendjen tonė mbi ēfarėdo fenomeni, qoftė real, material pėrmbajtjesor, ose qoftė ai joreal, jo material dhe jo pėrmbajtjesor. Mė pak fjalė, vėmendje do tė thotė pėrqendrim i mendjes sonė nė ēfarėdo procesi nė tė cilin marrim pjesė, qoftė si pjesė aktive ose pasive e atij procesi.

Nga tė gjitha qė njohim deri tash, vetėm mėndja e njeriut mund tė vihet ose tė pėrqendrohet mbi tė gjitha. Vetėm pėr njė moment , mendja a njeriut mund tė pėrshkojė gjithėsinė anė e pėrtej.

Vetėm mendja e njeriut mund tė pėrshkojė edhe asgjėsinė anė e tej dhe , pėrsėri pa vėshtirėsi e pa u vonuar, t'i kthehet vetvetes. Ja tash, ne pasi menduam pėr tė gjitha, kthehemi dhe, me anė tė mendjes sonė, mendojmė pėr mendjen tonė.

Vetėm mendja e njeriut mund tė mendojė pėr vetveten. Vetėm njeriu, nga tė gjitha krijesat e gjithėsisė e ka kėtė privilegj.

Prandaj, le tė vėmė mendjen, le tė pėrqendrojmė mendjen fort nėse duam qė tė zbulojmė kush jemi, ēka jemi dhe pėrse jemi nė kėtė gjithėsi.

Duke pasur kėtė parasysh , rėndėsia e vėmendjes, nė jetėn tonė, nė veprimet tona, nė mėsimet tona, ėshtė e jashtėzakonshme.

Nė jetėn tonė tė pėrditshme, sa e sa herė na ka ndodhur qė edhe shqisat tona nuk na kanė ndihmuar nėse nuk e kemi pasur tė pėrqendruar mendjen tonė.

Sa e sa herė na ka ndodhur qė nuk kemi vėrejtur njerėzit qė kanė kaluar krejt afėr nesh dhe mbi tė cilėt e kemi pasur tė drejtuar madje edhe shikimin. Kjo na ka ndodhur sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr.

Po kėshtu na ka ndodhur edhe na ndodhė qė nuk kemi dėgjuar dhe nuk i dėgjojmė, as fjalėt qė na i akne thėnė dhe qė na i thonė tė tjerėt, sepse mendjen e kemi pasur diku tjetėr. Kjo na ka ndodhur dhe na ndodh edhe me fjalėt qė kemi lexuar e lexojmė nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Pėrse ? Pėr tė vetmen arsye se mendjen tonė e kemi pasur, ose e kemi diku tjetėr. Kjo, provon thėnien se njeriu, nė tė vėrtetė, ėshtė atje ku e ka mendjen.

Njeriu me vėmendje tė shpėrqendruar edhe vetė ėshtė njeri i shpėrqendruar.

Njeriu me vėmendje tė copėtuar edhe vetė ėshtė njeri i copėtuar.

Njeriu me vėmendje tė pėrciptė ėshtė edhe njeri i pėrciptė.

Njeriu me vėmendje tė plotė ėshtė edhe njeri i plotė.

Njeriu me vėmendje tė fortė ėshtė edhe njeri i fortė.

Nė fund tė fundit, ēdo pėrjetim i njeriut ėshtė rezultat i cilėsisė sė vėmendjes sė vet. Nėse njeriu me tėrė vėmendjen e vet pėrjeton njė muzikė, ai edhe vete shndėrrohet nė muzikė. Nėse njeriu me krejt vėmendjen e vet pėrjeton njė pamje tė bukur bregdetare ose malore, ai edhe vetė shndėrrohet nė bregdetin ose malin e bukur.

Prandaj, le ta pėrqendrojmė mendjen tonė kėtu qė tė mund tė mėsojmė.

Pėr rėndėsinė e jashtėzakonshme tė vėmendjes do tė bindeni gjatė mėsimeve tona, por edhe mė shumė do tė bindeni gjatė jetės e punės suaj gazetareske.

Aq vėmendje sa do t'i kushtonin partnerit tuaj aq vėmendje do t'ju kushtojė ai juve.

Sa mė shumė vėmendje qė do t'i kushtoni njė objekti , njė dukurie, ose ēfarėdo problemi qoftė, ai objekt, ajo dukuri, ose ai problem do tė vijė gjithnjė e mė tepėr duke u rritur, duke u zgjeruar dhe duke u thelluar para jush; ai do tė vijė duke shpalosur para jush pjesėt e veta pėrbėrėse derri te detalet e veta.

Vėmendjae juaj e pėrqendruar rreth pikės sė interesimit tuaj do ta bėjė qė, rreth asaj pike, tė pėrqendrohet sasi gjithnjė e mė e madhe e energjisė suaj. Kjo do tė jetė energjia qė do tė ushqejė me forcė vullnetin tuaj dhe do tė shndėrrohet nė energji shtytėse, kurse kjo energji me anėn e synimit do tė transferohet nė forma tė shumta aksionesh tė cilat do tė ndihmojnė realizimin e dėshirave e qėllimeve tona.

Nga pėrvoja juaj e deritashme, keni pasur mundėsi qė tė bindeni se kurdoherė qė keni pasur vėmendjen tuaj tė pėrqendruar nė punėn tuaj keni pasur dy pėrfitime tė mėdha. Nėse, me vėmendje keni lexuar njė libėr tė mirė, pėrmbajtja e tij ju ėshtė thadruar nė kujtesė dhe nė fund e keni ndier veten tė lumtur.

Nėse, me vėmendje , keni dėgjuar ndonjė kėngė ose melodi tė bukur, ju e keni kapur menjėherė melodinė dhe e keni ndier veten tė gėzuar. Nėse, me vėmendje, keni dėgjuar ndonjė bisedė, fjalim ose intervistė interesante ju e keni ndier veten tė pasuruar, tė lehtėsuar dhe tė lumtur.

Por, kur e kemi fjalėn pėr vėmendjen, rėndėsia e saj mė e madhe dhe pėrfitimi mė i madh prej saj ėshtė se me anėn e vėmendjes, jo vetėm qė thellohemi dhe njihemi mė sė miri me objektin mbi tė cilin jemi pėrqendruar, por me anėn e vėmendjes mbledhim edh energjinė e duhur pėr tė zgjidhu problemin.

Sa mė e madhe qė tė jetė vėmendja e pėrqendruar aq me e madhe ka pėr tė qenė energjia e mbledhur. Sa mė e fortė qė tė jetė pėrqendruar vėmendja jonė, aq mė e fortė do tė jetė energjia e mbledhur.

Sa mė e madhe dhe sa mė e fortė tė ejtė vėmendja aq mė e madhe dhe aq mė e fortė do tė jetė energjia qė pėrmes synimit do tė transformohet nė aksione e procese qė do tė ndihmojnė sendėrtimin e dėshirave e tė qėllimeve tona.

Tė marrim ndonjė shembull konkret. Nėse populli ynė do t'ia kushtonte vėmendjen e duhur diturisė do ta kishte diturinė; nėse do t';ia kushtonte vėmendjen e duhur lirisė, ai, qysh moti, do
ta fitonte lirinė.

Me ketė shembull nuk mė shkon as mendja qė, pėr gjendjen qė jemi, ta fajėsoj popullin tonė. Jo, sepse ky, pėr kėtė nuk e ka as mė tė voglin faj. Dua vetėm tė them disa fjalė, pikėrisht, pėr tė sqaruar mė mirė arsyet pėrse populli ynė nuk i kushtoi vėmendjen e duhur diturisė e lirisė. Sepse i mungoi faktori i parė: dija.

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:36 pm by universy

Edhe pėr dijen ka definicione tė panumėrt. Njė definicion , fort i pranuar, thotė se dija ėshtė aftėsia pėr tė parashikuar tė ardhmen. Por, nė bazė tė dijes qė disponoj nė kėtė moment mendoj se dija ėshtė njohja e thelbit ose esencės sė tė gjitha forcave, objekteve e fenomeneve qė na imponohen e qė na rrethojnė.

Zgjerimi i njohurive varet nga prirjet e trashėguara pėrmes gjenec dhe nga rrethi ku lindet, rritet e edukohet individi i caktuar.

Ska nevojė tė jemi shumė tė zgjuar pėr ta marrė me mend se me ēfarė njohurish e aftėsish mund tė pajiset njė fėmi i lindur me tė meta piko-fizike edhe nėse lindet nė nė njė rreth fort tė pėrparuar.

Po ashtu , mund tė marrin me mend se, me ēfarė njohurish e aftėsish dhe me ēfarė dije
mund tė pajiset edhe fėmiu mė i talentuar nėse lindet e rritet nė njė rreth tė prapambetur.

Shumica dėrmuese e tė parėve tanė tė lashtė e mė pak tė lashtė , u linin dhe u rritėn nė rrethe tejet tė varfra e tė prapambetura. U lindėn e u rritėn nė rrethe tejet tė izoluara bjeshkatare, malore e fshatare. Izolimi i brendshėm ndėr ilirė e ndėr shqiptarė, ishte shumė i theksuar.

Nga Historia dimė pėr fiset e shumta e pėr shtete e shumta ilire, tė shkapėrderdhura hapėsinore tė siujdhesės ilirike. Kėto ishin shtete tė vogla, tė prapambetura, tė varfra dhe , tė shumtėn e herės, pa marrėdhėnie tė ngushta me njėra-tjetrėn. Mund tė merret me mend se me ēfarė dije tė mangėt mund tė pajiseshin ilirėt qė lindeshin e rriteshin nė ato ambiente tė egra malore. Ne, nuk patėm asnjė qytet tė madh ilir, qoftė nė kontinent, qoftė nė Adriatik, ku do tė mblidheshin dijetarėt ilirė dhe ku do tė kultivonin dituritė ilire.

Disa historianė kanė dėshirė qė tė mburren m,e disa qytete tė mėdha bregdetare tė dikurshme, nė trojet ilire.

Mirėpo, e vėrteta ėshtė se ato qytete, nė kohėn e vet ishin nėn pushtetin grek, ose romak , kurse ilirėt ishin gjithsesi jashtė tyre.

Nė ato qytete lulėzonin dituritė greke e romake, tė shumtėn , ilirėt mund tė ishin argatė, ose konsumatorė tė kėtyre diturive. Pėrndryshe, si tė shpjegohet e vėrteta se ne, nuk trashėguam kurrfarė shkrimesh, kurrfarė mbishkrimesh, kurrfarė shėnimesh pėr dituritė e lėvruara nga ana e tė pareve tanė tė lashtė? Ne dimė pėr tė parėt tanė nga shėnimet dhe shkrimet e tė tjerėve pėr ta.

Pas pushtimit tė plotė tė Ilirisė e tė Arbėrisė, ne ruajtėm ekzistencėn tonė fizike, ne ruajtėm gjuhėn e mėvetėsinė tone etnike e kombėtare, duke ikur e duke u vendosur bjeshkėve e maleve e duke zbritur , kur mundeshim, nė rrafshina.

Gjatė krejt kohės sė robėrive tona, pushtuesit tanė, an rrėmbyen mbipunėn tonė, na e muarėn me dhunė mbiprodhimin tonė,na e pėrvetėsuan, me hile, mbivlerėn tonė. Por, mbi tė gjitha, na privuan nga dija. Sepse, dija ishte dhe ėshtė mė e rėndėsishmja nga tė gjitha.

Mund tė merret me mend se me ēfarė dije e aftėsish mund tė pajiseshim ne, nė rrethanat e dominimit, diskriminimit e destruksionit tė huaj.

Me kėtė dije shumė tė vogėl e me kėto aftėsi shuam tė kufizuara, ne, nuk qemė nė gjendje qė tė zbulonim esencėn e forcave, objekteve e dukurive qė na rrethonin e qė na imponoheshin.

Prandaj edhe u pushtua Iliria, prandaj u pushtua Arbėria, prandaj edhe u copėtuan, nė gjashtė pjesė, tokat e mbetura shqiptare, sepse, pa dije s'ka vetėdije, pa vetėdije s'ka organizim, pa,organizim s'ka forcė as pėr t'u mbrojtur, as pėr t'u liruar as pėr tė ecur pėrpara.

Dija ishte faktori i parė qė na mungonte qė tė mund tė mbroheshim nga pushtimet greke, romake, sllave, otomane e prapė sllave. Dija ėshtė faktori i parė qė po na mungon edhe sot, qė tė mund tė shndėrrohemi nė faktor tė respektueshėm nė hapėsirat e Evropės juglindore.

Le tė sqarojmė edhe mė pėr sė afėrmi rolin e dijes.

Dija e njeriut lind, rritet e zgjerohet duke mbledhur njohuri e informata gjithnjė e mė shumė pėr esencėn e tė gjitha forcave, objekteve e dukurive qė na rrethojnė. Dija rritet e thellohet duke zbuluar sa mė shumė nga ato qė tashmė ekzistojnė nė rrethin tonė tė afėrt dhe tė largėt.

Sa mė i varfėr dhe sa mė i prapambetur qė tė jetė rrethi ku lindet, rritet e edukohet njeriu, aq mė tė pakta janė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė. Dhe, sa mė tė pakta tė jenė forcat, objektet e dukuritė qė e rrethojnė, aq mė tė mangėta do tė jenė njohuritė e njeriut pėrkatės pėr jetėn.

Dhe, sa mė tė pakta tė jenė njohuritė, aq mė e vogėl do tė jetė dija. Dhe sa mė e vogėl qė ėshtė dija, aq mė e vogėl ėshtė aftėsia ose zotėsia pėr tė zbuluar ose konsultuar esencėn e forcave, objekteve e tė dukurive qė na imponohen ose qė na rrethojnė.

Dija e vogėl nuk mund tė thithė ose tė grumbulloje shumė informata e njohuri sepse nuk ka kapacitet pėr njė gjė tė tillė.

Sikurse, bie fjala, njeriu qė di vetėm pesė germa tė alfabetit, ēfarė mund tė lexojė ai? Kur njeriu di vetėm njė gjuhė, gjuhėn e vet, ēfarė mund tė dijė ai pėr dijen qė akumulohet nė hapėsirat e gjuhėve tė tjera?

Kur dija e vogėl vendnumėron, ajo, mė nė fund, stėrkeqet dhe prirjet pėr talentet e individėve shuhen. Dija e vogėl mjaftohet me sa mė pak informata e njohuri. I keni parė, injorantėt mė tė mėdhenj, mendojnė se janė mė tė menēurit e botės.

Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet nė mėnyrė tė njėanshme sepse ai, nuk ka kapacitet pėr tė bėrė shqyrtimin e objekteve nė mėnyrė tė gjithanshme. Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton dukuritė nė mėnyrė tė pėrciptė sepse ai, nuk ka kapacitet pėr tė t'i shqyrtuar ato nė mėnyrė tė thelluar.

Njeriu me dije tė vogėl, shqyrton objektet e dukuritė nė mėnyrė formale sepse ani, nuk ka aftėsi pėr t'i shqyrtuar ato nė mėnyrė pėrmbajtjesore.

Njeriu me dije tė vogėl, nuk ka zotėsi qė tė kridhet nė brendinė e forcave, objekteve e dukurive qė e rrethojnė dhe atje tė zbulojė kundėrthėniet e brendshme qė i vėnė nė lėvizje ato forca , objektet e dukuri.

Nė kėtė mėnyrė njeriu me dije tė vogėl, vazhdimisht mashtrohet dhe humbet rrugėn nė kėrkim tė lirisė. Prandaj, njeriu me dije tė vogėl, prore mbetet objekt inferior i forcave qė e rrethojnė.

Njeriu me dije tė vogėl, ėshtė porsi pėrēuesi i hollė i rrymės. Ai nuk e duron dot rrymėn e tensionit tė lartė. Nėse , megjithatė, do ta ngarkojmė me rrymė tė tensionit tė lartė, atėherė teli do tė digjet dhe procesi do tė dėshtojė.

Prandaj, me punė tė pėrditshme, ngadalė, por nė mėnyrė kėmbėngulėse, le ta rrisim, le ta zgjerojmė dhe le ta thellojmė dijen tonė.

Sot, populli ynė, me gjithė vėshtirėsitė e mėdha qė e rrethojnė, merr frymė lirisht dhe nuk ėshtė i vetmuar nė botė. Sot, falė dijes sė madhe , edhe bota ėshtė bėrė e vogėl. Sot, dija na afrohet nė ēdo hap. Duhet vetėm ta dimė rėndėsinė e dijes dhe duhet ta kemi plotėsisht tė qartė se dija e kufizuar ka si rrjedhim edhe vetėdijen e kufizuar.
Bl@ck_E@gle

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:37 pm by universy

Ē'ĖSHTĖ VETĖDIJA ?

Vetėdija, ē'fjalė e mrekullueshme shqipe. Por kėtė fjalė nuk duhet ngatėrruar me atė fjalėn e thjeshtė tė pėrditshme kur kemi tė bėjmė me situatat kur njerėzit, pėr shkak se u bie tė fikėt, humbin vetėdijen. Ose, pasi qė kėndellen kthehet vetėdija. Nė pėrdorimin tonė kjo fjalė ka kuptimin e fjalės sė huaj koshiencė, ose edhe tė fjalės tjetėr shqipe ndėrgjegje.

Vetėdija , pra ėshtė dija e pėrvetėsuar, dija e asimiluar, dija e metabolizuar. Nuk mjafton, pėr shembull, njeriu tė thotė se di qė shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse njeriu, me mendjen e vet, me mėnyrėn e ushqimit tė vet dhe me sjelljet e vet e dėmton shėndetin e vet, ai, nė tė vėrtetė nuk e di se shėndeti ėshtė themeli i lumturisė. Nėse atė qė e thotė, nuk e zbaton nė jetė, atėherė kjo do tė thotė se ajo dije nuk ėshtė dije e pėrvetėsuar nga ai, por ėshtė dije jashtė vetes sė tij.

Populli ynė e thotė bukur se po s'e pate shėndetin, ta kesh edhe krejt botėn nuk tė vlen asgjė.

Mirėpo, po qe se kjo dije nuk pėrvetėsohet , por vetėm pėrfolėt e shkruhet, atėherė mbetet vetėm dijne e fjetur, pėr mė tepėr, mbetet dije e vdekur, e mbėshtjellur nė fjalė e nė letėr. Vetėm dija, tė cilėn njeriu e pėrdorė, vetėm dija tė cilėn njeriu e vė nė jetė,vetėm dija, tė cilėn njeriu e zbaton nė jetė, bėhet dije e tij, bėhet dije e gjallė.

Nė shembullin tonė, vetėm ai qė nė tersi, i pėrmbahet dijes pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit ėshtė shėndetėsisht i vetėdijshėm. Tė tjerėt qė pjesėrisht ose pėrgjysmė zbatojnė dijen pėr ruajtjen, mbrojtjen e forcimin e shėndetit, ata janė shėndetėsisht pjesėrisht ose pėrgjysmė tė vetėdijshėm.

VETĖDIJA KOMBĖTARE

Dija qė pėrvetėsohet e zbatohet nė frymėn e vėnies sė interesave kombėtare pėrpara e mbi interesat individuale, familjare, grupore, fisnore, krahinore, fetare, ideologjike a partiake, ėshtė vetėdija kombėtare.

Kjo nėnkupton marrjen pėr sipėr dhe kryerjes sipas aftėsisė, tė ēdo detyre qė ėshtė bė funksion tė ruajtjes, mbrojtjes e forcimit kombit.

Kombi ruhet mė sė miri duke frenuar dhe pamundėsuar lakmitė e ambiciet e padrejta tė kombeve tė kombeve tjera ndaj nesh, por njėkohėsisht edhe duke frenuar e pamundėsuar ambiciet e lakmitė tona tė padrejta ndaj kombeve tjera.

Kombi mbrohet duke mbrojtur tė gjitha tė drejtat e ēdo bashkėkombėsi, por, pa dėmtuar tė drejtat e pjesėtarėve tė kombeve tjera. Kombi mbrohet duke qenė tė hapur pėr bashkėpunim me tė gjitha kombet liridashėse nė botė.

Kombi mbrohet duke mbrojtur lirinė e kombeve tė kėrcėnuara e duke ndihmuar aktivisht lirimin e kombeve tė robėruara.

Kombi forcohet duke rritur e zgjeruar dijen e duke ngritur vetėdijen shkencore, artistike e politike si forca tė domosdoshme organizuese.

Kombi forcohet duke garantuar me kėmbėngulje lirinė e mendimit dinamik, lirinė e krijimit pėrparimtar dhe tė veprimit produktiv. Kombi forcohet duke identifikuar dhe neutralizuar mashtruesit, hilexhinjtė, manipulatorėt dhe kriminelėt e tė gjitha llojeve.

Kombi forcohet duke e pėrsosur identitetin e veēoritė e vetė pozitive qė, duke ngritur cilėsinė e vet, tė pasurojė larushinė e tė forcojė bashkėpunimin dhe shkėmbimin
ndėrkombėtar.

VETĖDIJA DEMOKRATIKE

Vetėdija demokratike ėshtė dija e pėrvetėsuar e cila pėrkrah ose i nėnshtrohet vullnetit tė shumicės sė qytetarėve pėr tė ushtruar pushtetin politik, ose pėr tė marrė vendime lidhur me interesin kolektiv.

Pėrndryshe fjala DEMOKRACI vjen nga fjalėt greke " demos " qė do me thėnė popull dhe " kation " ose " kraci " qė do tė thotė pushtet.

Mėnyra mė efikase dhe mė e pėrhapur pėr shprehjen e vullnetit tė lirė tė qytetarėve janė zgjedhjet e lira. Si shembull pėr vetėdijen e lartė demokratike, ka mbetur e shkruar dhe pėrmendet shpesh sjellja me vetėdije tė plotė demokratike tė njė burrėshteti tė shtetit tė lashtė tė Athinės. Ky burrė ishte duke shkuar rrugės sė qytetit, papritmas i afrohet njė qytetar me rrasėn e votimit nė dorė dhe e lutė qė t'ia plotėsojė rrasėn e votimit sepse ai kishte pas qenė analfabet. Kur e pyet bujari se pėr kė pėrcaktohet qytetari i lirė, pa ditur se me kė kishte punė, qytetari i lirė i thotė qė tė shėnojė emrin e atij i cili pikėrisht, ishte kundėrshtari i bujarit qė plotėsonte rrasėn. Ai, buzėqeshi dhe ia plotėsoi rrasėn sipas dėshirės sė qytetarit analfabet.

Ėshtė e ditur nga tė gjithė se historia e njerėzimit ėshtė plot periudha gjatė tė cilave, me anė e dhunės, pushtetin e tyre, shumicės sė popullit , ua kanė imponuar klasa, shtresa, grupe dhe individė tė ndryshėm. Kjo ka qenė dhe ėshtė e mundur pėr shkak tė kapacitetit tė vogėl tė dijes dhe pėr shkak tė shkallės sė ulėt tė vetėdijes sė qytetarėve. Mungesa e dijes dhe vetėdijes sė duhur ka si rrjedhim paaftėsinė organizuese tė qytetarėve pėr tė mbrojtur, ose pėr tė imponuar vullnetin e tyre politik.

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:37 pm by universy

VETĖDIJA QYTETARE

Pėr shkak se ishim pėr njė kohėt tepėr tė gjatė tė privuar nga dija e plotė dhe e vėrtetė edhe vetėdija jonė pėrparoi me ritme shumė tė ngadalėsuara. Prandaj, nė shumė drejtime, a i takon vetėdijes,jemi tė vonuar. Ende nuk e kemi arriture shkallėn e duhur tė vetėdijes kombėtare e ne na imponohet nevoja e krijimit tė vetėdijes qytetare.

Populli ynė duke qenė kohė tė gjatė i shtypur, i ndjekur e nėn dyshim nga pushtues tė ndryshėm, e ka tė vėshtirė qė, sa ēel e mbyll sytė tė harrojė tė kaluarėn e vet tė hidhur dhe tė jetė i afėrt me pjesėtarė tė kombeve pushtuese qė na shtypėn me dhunė ose ndaj pjesėtarėve tė grupeve etnike qė nė disa raste tė vėshtira me veprimet e tyre muarėn anėn e pushtuesit.

Nė Kosovė, bashkė me shumicėn dėrmuese shqiptare gjithmonė jetuan edhe pjesėtarė tė popujve pushtues si edhe pjesėtarė tė bashkėsive tjera etnike. Por, ajo bashkėjetesė, sidomos me popujt pushtues e shtypės, prore ishte e imponuar. Ende, aty kėtu, ka shqiptarė tė gjallė qė mbajnė mend zullumet otomane ndaj shqiptarėve.

Edhe sot ka mbetur njė ftohtėsi ndaj pjesėtarėve tė bashkėsisė sė vigėl turke pėr shkak tė pėrvojės sė hidhur, me sjelljet e njė pjese tė vogėl tė tyre qė , nė tė kaluarėn e afėrt, pėr disa privilegje tė vogla, patėn marrė anėn e pushtuesve tanė.

Sa i takon ftohtėsisė e dyshimit ndaj pakicės serbe ėshtė e tepėrt tė flitet. Regjimi serb me politikėn e vet kolonizuese njė numėr tė madh tė popullatės serbe e shndėrroi nė administratė tė drejtpėrdrejtė tė politikės sė vet.

Shumė prej tyre ishin qytetarė tė privilegjuar dhe madje muarėn pjesė edhe nė krimet shfarosėse ndaj shqiptarėve ndaj shqiptarėve. Kjo ka bėrė sot bukur tė vėshtirė dallimin midis regjimit dhe popullatės sė thjeshtė serbe. Edhe disa grupe etnike mė tė vogla, pėr shkak tė dijes sė vogėl e tė vetėdijes sė ulėt, si njė numėr iu romėve pėr shembull, u njollosėn keq me qėndrimin e tyre tė turpshėm ndaj shqiptarėve nė situata tė vėshtira.

Tė gjitha kėto janė pengesa serioze nė rrugėn e krijimit tė shpejtė tė vetėdijes qytetare. Mirėpo, edhe pse ngadalė, shqiptarėt po e kuptojnė se nga e kaluara mund tė jetohet dhe se nuk duhet tė lejojmė qė e kaluar tė na zėrė peng dhe tė na verbojė deri nė atė shkallė s atė mos shohim se e
sotmja dhe e ardhmja, megjithatė janė fort mė tė rėndėsishme se e djeshmja e hidhur.

Duhet ta pėrvetėsojmė dijen e vėrtetė se shpenzimi i energjisė duke u marrė me tė kaluarėn do tė thotė tė bjerrim energjinė tonė kot. Sepse, sado qė tė pėrpiqemi, ne nuk do tė mund ta ndryshojmė tė kaluarėn. Sepse energjia jonė ėshtė nė tė tashmen. Prandaj, duhet tė pėrqendrohemi nė tė tashmen dhe ta ndryshojmė nė kahe pozitive tė tashmen. Sepse, vetėm duke ndryshuar e ndėrtojmė tė tashmen, ne pėrgatisim tė ardhmen tonė mė tė mirė.

Prandaj, porsa t'i hedhim themelet e shtetit tė Kosovės dhe porsa tė " ngopemi " me shqiptarizmin tonė , do ta kuptojmė se bashkėjetesa me tė gjithė pjesėtarėt e pakicave kombėtare dhe tė grupeve tjera etnike qė duan tė jetojnė me ne, nė barazi tė plotė qytetare, nuk ėshtė pengesė, por ėshtė pėrparėsi. Gjithnjė e mė tepėr, kriter pėr t;i vlerėsuar qytetarėt, nuk duhet tė jetė dhe nuk do tė jetė kush cilit komb, ose cilės bashkėsi etnike i takon, por kush, si e sa bėn pėr pėrparimin e gjithanshėm tė Kosovės.

Vetėdija qytetarė ėshtė proces i gjatė, por i domosdoshėm nėse duam qė tyė lirohemi nga filozofia provincialiste e mbylljes ėn vetvete. Sepse, mbyllja nė vetvete ėshtė e keqja mė e madhe dhe gabimi mė i madh, si pėr individin si pėr kolektivet mė tė mėdha. Ajo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me tė vėrtetėn jetėsore. Shembulli i Serbisė, ėshtė shembulli mė i qartė dhe shembulli mė i madh pėr kėtė qė thamė.

Baza mė e mirė pėr kulturėn e vetėdijes qytetare, ėshtė krijimi i rrethanave tė atilla tė bashkėjetesės ku tė gjithė qytetarėt, pavarėsisht nga origjina e pėrkatėsia e tyre, do tė kenėmundėsi tė barabarta tė punės, tė mėsimit, tė pėrparimit dhe tė gėzimit tė jetės dhe tė fryteve tė punės sė tyre.

Vetėdija qytetarė ėshtė dija e pėrvetėsuar dhe e zbatuar pėr atė se interesi i ēdo qytetari, se interesat e pjesėrishme tė qetarėve janė tė pandashme dhe tė pamundshme pa kultivimin , ruajtjen dhe forcimin e tė gjitha interesave tė tė gjithė qytetareve, pa pėrjashtim.

Vetėdija qytetare ėshtė hyrje nė njė vetėdije edhe mė tė lartė, nė vetėdijen njerėzore.

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:37 pm by universy

VETĖDIJA NJERĖZORE

Vetėdija njerėzore ėshtė dija e pėrvetėsuat pėr atė se si lumturia si fatkeqėsia e individit janė pjesė tė pandashme nga lumturia ose fatkeqėsia e gjithė njerėzimit.

Nė fillim ishin njerėzit tė cilėt kishin vetėm njė qėllim: si tė mbijetonin nė natyrėn e egėr, tė ashpėr dhe tė pamėshirshme. Ata nė ato kohė, jo fort moti, nuk ishin tė ndarė, as nė kombe e kombėsi, as nė fe e besime, as nė klasa e kasta, as nė shtete e perandori.

Nė rrugėn e vet tė gjatė e tė stėrmundimshme, njeriu kaloi nėpėr tėhuajsime tė shumta e tė llojllojshme derisa erdhi, mė nė fund koha qė ,,pėrsėri, t'i kthehet esencės sė vet njerėzore e shpirtėrore.

Vetėdija njerėzore ėshtė hyrje nė shkallėn mė tė lartė tė vetėdijes, nė vetėdijen shpirtėrore, ose nė vetėdijen kuantike, nė vetėdijen qė na bashkon me Zotin.

VETĖDIJA KUANTIKE

Njeriu dijen nuk e krijon. Njeriu dijen vetėm e njeh. Njeriu dijen vetėm e zbulon duke u pėrleshur me problemet e jetės, ose duke bėrė hulumtime e gjurmime. Sepse dija vetvetiu ėshtė. Dija vetvetiu ekziston.

Dija ėshtė e pranueshme pėr gjithmonė nė gjithėsinė tonė. Bie fjala, njeriu nuk e shpiku, por vetėm e zbuloi elektricitetin qė tashmė ishte qė ėshtė dhe do tė jetė pėrgjithmonė nė gjithėsinė tonė. Njeriu nuk e shpiku , por vetėm e zbuloi magnetizmin qė ishte, ėshtė dhe do tė jetė prore nė gjithėsinė tonė.

Kėngėt, meloditė, ose kompozimet magjepsėse qė ne dėgjojmė me kėnaqėsi pėrditė, nuk janė trilluar e as nuk janė shpikur nga askush. Ato kėngė, melodi e kompozime vetėm janė zbuluar, ose vetėm zbulohen nga muziktarėt dhe kompozitorėt e talentuar. Ata me talentin e tyre tė falur nga natyra kanė qenė ose janė njerėz tė privilegjuar.

Ata duke pėrqendruar vėmendjen e tyre dėgjojnė e pėrjetojnė ato kėngė, melodi e kompozime. Ato me anėn e zėrit ose tė instrumentit pėrkatės e pėrcjellin ato kėngė, melodi e kompozime deri te veshi ynė.

Edhe ne, nga ana jonė marrim nga ato kėngė, melodi a kompozime aq sa kemi kapacitet pėr tė marrė. E njėjta gjė vlen edhe pėr poetėt, pėr poezinė e tyre dhe pėr ne si lexues e pėrjetues.

E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė shkencėtarėt, pėr shkencat dhe pėr ne si konsumatorė tė shkencave pėrkatėse. E njėjta gjė vlen edhe pėr tė gjithė artistėt, pėr tė gjithė artet dhe pėr ne si pėrjetues tė tyre.

Pra, ne vetėm zbulojmė, njohim e pėrjetojmė urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e pafund tė gjithėsisė sonė.

Mirėpo, sado qė tė pėrpiqemi dhe sado qė tė pėrparojmė, ne kurrė nuk do tė mund tė zbulojė e njohim krejt urtinė, dijen, inteligjencėn ose menēurinė e gjithėsisė sonė. Ne do ta zbulojmė e do ta njohim vetėm njė pjesė tė saj. Sepse ne jemi vetėm njė pjesė e parėndėsishme e gjithėsisė sonė tė pafund, sepse nė jemi vetėm njė embrion i Zotit.

Vetėm Zoti ose absoluti i di tė gjitha. Dhe t'i dish tė gjitha do tė thotė tė dish ēfarė ka ndodhur, ēfarė po ndodhė dhe ēfarė do tė ndodhė?

Nė rrugėn e pėrparimit tė vet tė gjatė e tė mundimshme drejt vetėdijes shpirtėrore ose kuantike, njeriu ka ngjitur shumė shkallė tė vetėdijes. Varėsisht nga ajo se ēfarė sasie tė dijes ka akumuluar dhe ka pėrvetėsuar, atė shkallė tė vetėdijes edhe ka arritur.

Nga tė gjitha qeniet e njohura tė gjithėsisė sonė, vetėm njeriu ėshtė i dashuri i Zotit, vetėm njeriu ėshtė mė i privilegjuari i absolutit. Njeriu ėshtė mrekullia e gjithėsisė, sepse vetėm ky ėshtė i vetėdijshėm pėr kualitetet, ose cilėsitė e veta gjeniale.

Njeriu ėshtė i pajisur me njė sistem tė pėrsosur nervor qė ia bėn tė mundur tė funksionojė si njėsi e organizuar nė vete dhe njėkohėsisht si pjesė e pandashme e universit tė organizuar. Ky privilegj ia bėri tė mundur njeriut qė tė merret me njohjen, hulumtimin, gjurmimin dhe zbulimin e vetvetes
dhe tė gjithėsisė njėkohėsisht.

Historia e filozofisė njerėzore ėshtė pėrplot me filozofė e me vepra qė janė marrė e qė merren mė njohjen, hulumtimin, gjurmimin e zbulimin e njeriut e tė universit.

Ne do tė ndalemi vetėm nė tri shkallė thelbėsore dhe themelore tė mendjes dinamike njerėzore e cila na solli deri te vetėdija kuantike.

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:37 pm by universy

SHKALLA E PARĖ E MENDJES DINAMIKE

Shkalla e parė e mendjes dinamike njerėzore arrin tė pėrjetojė dhe gjithėsinė si njė lėvizje, si njė rrjedhė tė pandalshme dhe si njė qarkullim tė vazhdueshėm. Shkalla e parė e mendjes dinamike njerėzore arrin ta pėrjetojė jetėn e universin si njė zhvillim tė amshueshėm tė ndryshimeve, tė tejtrajtimeve, tė kalimeve dhe tė tejkalimeve tė gjithmonshme tė materies dhe tė jomateries nė njėra-tjetrėn.

Kjo shkallė e parė e mendjes dinamike njerėzore ėshtė e shėnuar me formulimet e filozofit kinez Fu Hi para pesė mijė vjetėsh. Ai thotė se askush nuk mund ta kalojė lumin nė tė njėjtin vend dy herė. Sepse, uji nėpėr tė cilin ne kalojmė ikėn dhe nuk do ta takojmė kurrė mė. Tė njėjtin mendim do ta formulojė mė vonė edhe filozofi grek Herakliti.

Pra, ēdo gjė nė jetė e edhe vetė jeta ėshtė nė ecje, nė lėvizje, nė qarkullim dhe nė pėrsosje e sipėr.

SHKALLA E DYTĖ E MENDJES DINAMIKE

Shkalla e dytė e mendjes dinamike njerėzore duke qenė e penguar nga pesė shqisat e veta materiale arrin vetėm deri te vetėdija materialiste. Materialistėt u besonin dhe u besojnė vetėm gjėrave qė shihen, qė preken, qė dėgjohen, qė shijohen dhe qė nuhaten.

Materialistėt besojnė se realiteti ynė fizik ėshtė ky qė ėshtė, me format qė ka, me ngyrat qė ka, me fortėsinė e butėsinė qė ka, me zėrin qė ka, me shijen e me erėn qė ka. Dhe, mbėshtetur nė shqisat tona qė, gjithashtu, janė materiale s'ka si tė jetė ndryshe. Mjetet e instrumentet materiale mund tė shohin, mund tė dėgjojnė, mund tė prekin, mund tė shijojnė dhe mund tė nuhasin vetėm gjėra materiale ė na rrethojnė.

Mirėpo, mė i njohuri ndėr filozofėt materialistė grek Demokriti, me mendjen e vet dinamike i ramaterializmit deri nė fund. Ai me mendjen e vet dinamike arriti deri te pjesėza pėrbėrėse mė e vogėl, mė e imtė, pėrfundimtare dhe e pandashme e materies, qė ai nė gjuhėn e vet e quajti atom.

Me vetėdijen atomike, tė formuluar qysh para dy mijė e katėrqind vjetėsh nga demokrati, shumica e njerėzimit qėndroi deri mė 1750. Mirėpo, njė fizikan me mendje dinamike nga Raguza, Rugjer Boshkoviq, shprehu i pari dyshimin se atomi me tė vėrtetė mund tė jetė atom, d.m.th. i pandashėm. Mirėpo niveli i dijes teknike nė atė kohė nuk ishte nė gjendje tė provonte largpamėsinė e mendjes dinamike tė dijetarit raguzian.

Dhe nė atė kohė nuk kishte punė aspak e lehtė. Sepse si e dini vetėm njė pikė nė kėtė tekstin tonė pėrmban jo mė pak se njė milion " atome "! " Atomi " ėshtė aq i vogėl sa njeriu arriti ta shihte atė vetėm pas zbulimit tė mikroskopit elektronik mė 1970.

SHKALLA ME TRETĖ E MENDJES DINAMIKE

Vetėdija materialiste njerėzore e mbėshtetur nė pandashmėrinė e grimcės sė fundit tė materies, atomit, filloi tė pėrmbysej mė 1897. Njeriu gjenial, ēau pėrbėrėsin e fundit tė materies dhe hyri nė mjegullnajat e jomateries. Mendja dinamike u lirua pėrfundimisht nga bota e kufizuar dhe depėrtoi nė botėn e pafund jomaterialiste. Fizikanėt dhe kimistėt shumė shpejt dolėn edhe me modelet e veta se si mund tė dukej tash " atomi " nė thojza.

Nė fillim shkencėtarėt zbuluan bėrthamėn e atomit qė ishte e pėrbėrė nga protonet me ngarkesė pozitive, kurse rreth saj elektronet me ngarkesė negative, qė sillen mė njė shpejtėsi fantastike. Merreni me mend pėr tė njėmiliontėn pjesė tė sekondės elektroni sillen njė miliard here rreth bėrthamės sė atomit.

Pėr ta marrė me mend raportin e madhėsive midis bėrthamės sė atomit dhe elektronit shkencėtarėt e kanė bėrė njė krahasim tė thjeshtė. Nėse elektronin do ta zmadhonin sa thoin e gishtit tė vogėl, atėherė nė raport me kėtė zmadhim, do rast dora e njeriut do tė bėhej aq e madhe sa qė do tė mund tė mbante krejt globin nė grusht!

Gjithashtu, hapėsira midis bėrthamės sė atomit dhe elektroneve ėshtė fort e madhe. Mirėpo, rrotullimi i elektroneve rreth bėrthamės sė vet ėshtė aq i madh saqė atomi duket se ėshtė tėrėsi solide edhe pse nuk ėshtė. Edhe trupi ynė pėr syrin tonė fort tė kufizuar duket sikur ėshtė njė tersi solide, ndėrsa nė tė vėrtetė trupi ynė ėshtė 98 % zbrazėtirė.

Pas zbėrthimit tė atomit mendja dinamike e njeriut u ngit nė shkallėn e tretė tė vetėdijes. Mė 1900 fizikani gjenial gjerman Maks Plank doli me teorinė e jashtėzakonshme se kuantet janė pjesėt mė tė holla, mė tė imta individuale, pėrfundimtare tė pandashme, grimca-valė, tė energjisė e informatave.

Pėr tė bėrė njė krahasim le ta pėrmendim se grimca ose vala pėrfundimtare pėrbėrėse e dritės ėshtė fotoni; grimca ose vala pėrfundimtare, pėrbėrėse e elektricitetit ėshtė elektroni; grimca ose valė pėrfundimtare, pėrbėrėse e grabiteti ėshtė grabitoni.

Teoria gjeniale e kuanteve, mė kalimin e kohės, vetėm sa provohej e vėrtetohej. Deri tash shkencėtarėt kanė arritur qė nga bėrthama e atomit tė ndajnė njėzet e dy grimca-valė tė ngarkuara me energji e informata, tė cilat pagėzohen me emrat mė tė ēuditshme si kuarke, nosonė, letone etj.

Post  by Sponsored content

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum