Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirë se erdhët në mesin tonë .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Federik Vilheilm Niçe

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Federik Niçe vdiq ne me 25 gusht 1900, ne moshen 56 vjecare, duke
len pas nje trashigimi shkrimesh te shkelqyera, pasojat dhe ndikimi i
te cilave doli ne drit vetem vetem ne shekullin e njezet. Jeta e tij
qe e mbushur me konstraste te thella. Ai u edukua ne nje mjedis te
mbisunduar kryesisht nga femra e, megjithate mbrojti fillozofine me
mashkullore, ate te mbinjeriut. Ai bente thirje per shprehjen me te
plote te vitalitetit njerzor ne emer te vullnetit per pushtet, por
prapseprap besonte se sublimimi dhe kontrolli perbejne cilesite e
verteta njerezore. Skrimet e tij radhiten nder me te kuptueshmet te
shkruara ndonjehere, megjithate ai i mbylli ditet e fundit ne cmenduri
te pa shpreses.
Federik Vilheilm Niçe, i cili gezonte emrin e e mbretit te atehershem
te Prusise, u linde ne Rocken, province e Saksonise, me 15 tetore 1844.
Kur ishte 4 vjec i vdiq babai, ndaj ai u rit ne nje familje qe perbehej
nga nena, motra, gjyshja dhe dy tetot. Ne moshen 14 vjecare e derguan
ne shkollen e famshme ne Pforta, ku per gjashte vjet iu nenshtrua nje
disipline intelektuale te rrepte. Aty shkelqeu vecanerishte ne gjuhet
klasike, fe dhe letersi gjermane.
Kur Universiteti i Baselit kerkoi nje kandidate per ne katedren e
fillozofise, emri Niçe u shqua si i padiskutueshem. ai nuk e kishte
perfunduar akoma doktoraturen, por disa nga artikujte te tij te botuar
kishin terhequr vemendjen per nivelin shkencor te jashtezakonshem. Me
rekomandimet ngulmuese dhe entuaziaste te profesorit te tij Riçel, Niçe
u emeruar profesor Universiteti qe ne moshen 24 vjecar. Menjeher pas
emerimit te tij ne Universitetin e Baselit, Universiteti i Lajpcigut i
dha Niçes graden e doktoratures pa mbrojtje. Ne maj te vitit 1869 ai
mbajti leksionin e tij te pare ne tem Homeri dhe filolofia klasike.
Niçe ne librin e tij te pare Lindja e tragjedise nga shpirti i muzikes
(1872) Me e gjate ishte miqesia e Niçes me kolegun e tij me te vjeter
Jakob Burkhard, historian i shquar, me te cilen ai ndante magjepsjen e
perbashket qe gjenin tek Greqia e lashte dhe Italiane e Rilindjes.
Shendeti i lige dhe mungesa e deshires ndaj detyrave ne universitetin e
ben Niçen te largohet nga profesioni i profesorit ne vitin 1879 ne
moshen 34 vjecare.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

universy

Post Sat Oct 23, 2010 5:40 pm by universy

Biografia dhe veprat e Nietzsches

Friedrich Wilhem Nietzsche është një nga filozofët më të mëdhenj gjerman të shek. të 19. Ai ka qenë një kritik i bindur i Krishtërimit, idealist gjerman i Feminizmit dhe modernizmit në përgjithësi. Ai konsiderohet si një mjeshtër i vërtetë i aforizmave filozofike të krijuara në formë eksperimentale. Për këtë arsye, ai është urryer, adhuruar, keq-interpretuar dhe ndoshta mbetet edhe sot e kësaj dite filozofi më i vështirë për t’u kuptuar.
Nietzsche ka lindur me 15 tetor te vitit 1844 ne Ryken te Lajpcigut, ne Saksoni. Ai u rrit ne gjirin e nje familjeje protestante, ndersa i ati ishte prift. Ky i fundit vdiq kur Friedrich ishte vetem 4 vjec, pasi vuante nga nje semundje mendore. Se bashku me te emen dhe motren, Elizabeth, ai u transferua ne Naumburg ku do te jetonte per tete vite me radhe. Friedrich ishte nje adoleshent teper kurioz, nje nxenes i shkelqyer dhe ne momentin e perballjes me besimin fetar, nisi te anonte nga ateizmi. Ai studioi filozofine ne Universitetin e Lajpcigut ku do te hasej me veprat e Shopenhaurit, te cilat do te perbenin dhe pikenisjen e frymezimit te tij filozofik.
Ne vitin 1865, ne moshen 24 vjecare Nietzsche emerohet profesor ne Universitetin e Baselit dhe perfiton nënshtetesi zviceriane. Nje vit me pare, kishte njohur kompozitorin Richard Wagner, me te cilin do te kishte nje miqesi te gjate, por kjo nuk e ndaloi ta kritikonte si perfaqesues te kultures me dekadente ne bote, asaj gjermane. Ne kete periudhe studion filozofine antike greke, ne veçanti veprat e filozofeve para-sokrate, Heraklitit dhe Empedokles.
Ne vitin 1870 Nietzsche sherbeu si asitent mjekesor ne Luften Franko-Pruse dhe ishte deshmitar i traumave dhe mjerimit njerezor, per me teper u sëmur nga dizinteria dhe difteria, pasojat e se cilave do t’i vuante gjate gjithe jetes. Pas rikthimit ne Bazel, ne vend qe te pushonte nisi te shkruante pambarimisht, duke shtyre fuqine e tij mendore ne limit. Ne 1872 publikoi vepren e tij te pare te famshme “Lindja e tragjedise’.
Ne vitin 1879 braktis mesimdhenien per shkak te problemeve shendetesore dhe ne dekaden ne vazhdim e kaloi kohen ne Venecia, Torino dhe Nisa.
Tre vite me pas, bie ne dashuri me Lou fon Salome, por kjo e fundit refuzoi kerkesen e tij per martese. Po ne 1882 Nietzsche nis te shkruaje kryevepren e tij “Keshtu foli Zarathustra’( Also spracht Zarathustra ), e cila publikohet tre vite me vone.
Ne 1888 transferohet ne Torino, ku dhe do te perfundoje veprat ‘Perendimi I idhujve’ dhe Ecce Homo – Si behet njeriu ai qe eshte.
Filozofia e Nietzsches nis me trajtimin e filozofise dhe artit te Greqise Antike, ne disfavor te klasicizmit, te cilin e veshtronte si nje afirmim te vizionit te arsyeshem dhe si per pasoje perfaqesues te dekadences. Ne vecanti tragjedia greke eshte interpretuar si nje shprehi e impulsit jetesor, apo sic shprehet Nietzsche i ‘momentit dionisiak’. Nice kritikon ashper vlerat morale te shoqerise dhe altruizmi te cilat ne fakt mohojne vete jeten. Sipas tij njeriu duhet te perjetoje edhe dhimbjen pasi ‘çfaredo nuk te vret, te ben me te fuqishem’. Koncepti i njohur i Nices ‘ vullneti per fuqi’ luan nje rol kryesor ne filozofine e tij, duke u shprehur se‘ eshte esenca e ekzistences njerezore, sikur t’i thuash jetes po!’, pra afirmimi i saj. Nietzsche mendonte se lideret fetare perdorin besimin dhe moralin per te skllaveruar njerezimin. Sipas tij, koncepti ‘fuqia e vullnetit’ lejon tejkalimin e njeriut jo eliminimin e tij, pra braktisjen e idhujve dekadente dhe shpreses per nje jete ne boten e pertejme dhe pranimin e jetes ashtu siç eshte ajo. Pra ndyshe nga keqinterpretimet e filozofise se tij, mbinjeriu nichean nuk eshte nje njeri i gjithefuqishem, por nje qenie qe duhet te evoluoje lirshem per te tejkaluar vetveten ( "..njeriu eshte nje ure dhe jo nje qellim." – kjo eshte edhe parabola e Zarathustres. Pikerisht ketu nis komploti nazist, i cili perdori me tjeter kuptim filozofine e Nietzsches. Shkrimet e tij persa i perket fuqise, dobesise, feminizmit dhe fese u bene aksioma te nazizmit ne perhapjen e doktrines se tyre totalitare, nderkohe qe vete Nietzsche ishte kunder anti-semitizmit dhe denimit me vdekje.
Nje nga theniet me te famshme ne histori, ‘Zoti ka vdekur’, eshte thene pikerisht nga Nietzsche, por kuptimi nuk eshte aspak ai i supozuar, Nietzsche flet per kontemporanet e tij, ipokrizia e se cileve le te kuptohet se ata ne fakt jetojne ‘sikur Zoti te kishte vdekur’, sipas Nietzsche‘..ka ekzistuar vetem nje i krishtere i vertete, dhe Ai vdiq mbi Kryq’.
Me 3 janar te vitit 1889, teksa ndodhej ne Sheshin Karlo Alberto, ne Torino, Nietzsche peson krizen e pare nervore duke shfaqur mendime delirante duke u vete-quajtur Krishti apo Dionisi, perendia greke e defrimit. Semundja e papritur e tij eshte debat me vete, disa mendojne se e ka trasheguar nga babai i tij, ndersa ndikimi ose jo i semundjes ne krijimtarine filozofike ndahet ne opinione te ndryshme.
Fridrich Nietsche kaloi dy vitet e fundit te jetes se tij ne erresire mendore dhe u perkujdes nga motra e tij Elizabeta. Filozofi I madh u nda nga jeta me 25 gusht te vitit 1900, ne Weimar.




Trashigimia e Nietzsches

Filozofia e Nietzsches ka ndikuar ne kulturen dhe disa nga mjeshtrit e shekullit te 20, perfshi Thomas Man, Andre Gide, Herman Hesse, Zigmund Freud, Martin Heidegger apo Emil Cioran. Fatkeqesisht rreth viteve 20 filozofia e tij u intyerpretua ne menyre barbare nga nazizmi gjerman dhe fashizmi italian, dhe per me teper te ndihmuar nga e motra e cila fallsifikoi disa nga tekstet. Tragjedia e vertete nicheane qendron ne faktin se keto intrepretime te gabuara vazhdojne te ekzistojne edhe sot e kesaj dite.



Krijimtaria letrare e Nietzsches

Shkrime dhe filozofi
Aus meinem Leben, 1858
Über Musik, 1858
Napoleon III als Praesident, 1862
Fatum und Geschichte, 1862
Willensfreiheit und Fatum, 1862
Kann der Neidische je wahrhaft glücklich sein?, 1863
Über Stimmungen, 1864
Mein Leben, 1864
Homer und die klassische Philologie, 1868
Über die Zukunft unserer Bildungsanstalten

Fünf Vorreden zu fünf ungeschriebenen Büchern, 1872 perbere nga:
-Über das Pathos der Wahrheit (Mbi patorsin e se vertetes)
-Gedanken über die Zukunft unserer Bildungsanstalten (Mendime mbi te ardhmen e Institucioneve tona arsimore )
-Der griechische Staat (Shteti grek)
-Das Verhältnis der Schopenhauerischen Philosophie zu einer deutschen Cultur (Marredhenia midis filozofise Schopenhaueriane dhe kultures gjermane)
-Homer's Wettkampf (Kundeshtimi i Homerit)

Die Geburt der Tragödie, 1872 ( Lindja e tragjedise)
Über Wahrheit und Lüge im aussermoralischen Sinn, 1873 (Mbi te verteten dhe fallsitetin ne nje kuptim me moralizues)
Die Philosophie im tragischen Zeitalter der Griechen (Filozofia ne eren tragjike te grekeve)

Unzeitgemässe Betrachtungen (Meditimet perfundimtare) perbere nga:
-David Strauss: der Bekenner und der Schriftsteller, 1873 (David Strauss: Rrefyesi dhe shkrimtari )
-Vom Nutzen und Nachtheil der Historie für das Leben, 1874 (Mbi perdorimin dhe abuzimin e Historise per Jeten )
-Schopenhauer als Erzieher, 1874 (Schopenhauer si edukues)
-Richard Wagner in Bayreuth, 1876
Menschliches, Allzumenschliches, 1878 ( Njerezor, teper njerezor)
Vermischte Meinungen und Sprüche, 1879 (Opinione te perzjera dhe aksioma
Der Wanderer und sein Schatten, 1879 (Udhetari dhe hija e tij)
Morgenröte, 1881 (Agimi)
Die fröhliche Wissenschaft, 1882, 1887
Also sprach Zarathustra, 1883-5 ( Keshtu foli Zarathustra)
Jenseits von Gut und Böse, 1886 (Pertej se mires dhe se keqes)
Zur Genealogie der Moral, 1887 (Mbi gjenealogjine e moralit)
Der Fall Wagner, 1888 (Çeshtja Wagner)
Götzen-Dämmerung, 1888 (Perendimi i idhujve)
Der Antichrist, 1888 (Antikrishti)
Ecce Homo, 1888 (Ecce Homo. Si behet njeriu ai qe eshte)
Nietzsche contra Wagner, 1888 (Nietzsche kunder Wagner)
Der Wille zur Macht, publikuar filimisht ne vitin 1901 ( Vullneti per fuqi, nje koleksion I pezgjedhur shenimesh, publikuar pas vdekjes se autorit)

Filologji
De fontibus Laertii Diogenii
Über die alten hexametrischen Nomen
Über die Apophthegmata und ihre Sammler
Über die literarhistorischen Quellen des Suidas
Über die Quellen der Lexikographen

Poezi
Idyllen aus Messina
Dionysos-Dithyramben, shkruar 1888, publikuar 1892
Paula

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum