Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit

Tibeti, vendi i Legjendes dhe Misterit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]



Kur dikush kėrkon Tibetin apo ‘’Catinė e Botės’’ sic ndryshe quhet, do tė gjendet nė rrugė qė ngjiten deri nė 6000 metra lartėsi, pėr tė arritur nė njė zonė unike nė botė qė rrethohet nga vargmale qė arrijnė deri nė 9000 metra lartėsi. Vetėm pas gjysmės sė dytė tė shekullit tė 18, Tibeti filloi tė bėhej i njohur gjėrė e gjatė botės. Kjo sigurisht nuk do tė thotė se ishte krejt i panjohur mė parė. Pėrkundrazi, ishte i njohur qė nga kohėt e lashta, por tė drejtėn e hyrjes nė kėtė mbretėri e kishin nje numėr i vogėl klerikėsh – tė cilėt ishin initacionuar dhe zotėronin dituritė e nevojshme, dhe njė numėr akoma mė i paktė Adeptosh (initacionantė tė shkallės sė lartė).
Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptojmė se cdo komb ka mėnyrėn e tij tė menduarit. Ky ėshtė njė rezultat i disa faktorėve ku nė ndikimin e tyre u zhvillua qytetėrimi, feja, dhe historia e kėtij kombi. Akoma edhe zona gjeografike ndikon shumė nė mentalitetin e kėtij populli qė u zhvillua me kalimin e kohės, por edhe tė gjithė faktorėt e tjerė qė studjuesit kanė futur ne emėrimin e pėrgjithshėm ‘’faktorėt teorike tė Historisė’’.
Populli tibetian u influencua shumė nga faktori vendimtar gjeografik i tij : malet e Himalajeve. Ky fakt natyral mbajti Tibetianėt tė ndarė nga pjesa tjetėr e qytetėrimit njerėzor pėr shekuj tė tėrė. Ishte shumė e vėshtirė tė arrinte dikush tek ato male tė bardha , me njė klimė tė thatė dhe shumė tė ftohtė, qė shumė pak njerėz mund ta duronin. Kėtij internimi natyral ju shtua edhe njė faktor tjetėr, konceptimet e vetė udhėheqėsve tė Tibetit tė cilėt mendonin se ishin shumė pak gjėrat pozitive qe mund te prisnin nga popujt e tjerė kufitarė. Kėshtu, pėrvec Budizmit, asnjė influencė e huaj nuk penetroi pėr shekuj tė tėrė, nė kėtė kėshtjellė shpirtėrore kufitare. Budizmi u bė feja zyrtare vetėm pas shekullit tė 8.
Tibetianėt nuk mendohen pėr tė vėrtetat, por i pėrjetojnė ato. Nuk flasin per Perėnditė, duke u munduar ti zbresin ato nė Tokė : por janė vetė ata qe mundohen tė lartėsohen dhe tė ngjiten drejt Qiellit. Dhe kjo rrugė ndiqet nėpėrmes njė morali shumė tė ashpėr dhe tė fortė. Pėr kėto dy arsye kryesore , do tė dallojmė njė ndryshim formal midis Filozofisė sė Tibetit nė krahasim me atė tė Indisė, qė shfaqet tek ‘’Bagavat Gita’’. Nė tė vėrtetė flasin pėr tė njėjtat gjėra, por mentaliteti Tibetian , hoqi nga mėnyra e tė menduarit tė Indisė, karakteristikėn e ėmbėlsisė, dhe mbėshtjelljen atėsore tė saj. Sigurisht qė kjo nuk do tė thotė se Tibetianėt janė njerėz tė ftohtė dhe cnjerėzorė. Pėrkundrazi, nėse do tė lexojmė poezite e tyre, do tė mund tė kuptojmė bukurinė , harmoninė dhe njerėzinė qė ata njerėz fshehin brenda tyre.
Nė ato vende mbretėronte dikur Feja e Diturisė, e cila me kalimin e kohės u fsheh gjithmonė e mė tepėr, derisa nga ajo mbeti vetėm lėvozhga e jashtme me paragjykimet dogmatike , magjitė e zeza tė kultit Dug – Pa , njė lloj magjistarėsh tė zinj. Dhe pėrfundimisht u humb fare, atėherė kur Tibeti u pushtua nga trupat e Kinės Komuniste.
Tibeti, vendi i Legjendės dhe Misterit, ne te gjetėn strehė Dituritė Initacionuese pas rėnies sė Perandorisė Romake tė Perėndimit. Faza e vėshtirė e okupimit tė saj nuk e pengoi atė vend tė linte pas nje trashėgimni tė pasur me disa nga Doktrinat mė tė larta dhe vepra, qė u shpėtuan nga Pėrmbytja , e cila kishte fundosur qytetėrimin e Atlantidės, mijra vjet mė parė. Njė nga kėto vepra ėshtė dhe ‘’Libri i Urdhrave tė Artė’’, tė cilit i pėrket dhe pjesa e mrekullueshme ‘’Zėri i Heshtjes’’. Akoma dhe nėse dikush do ti afrohej kėsaj vepre vetėm nė sipėrfaqe, ‘’Zėri i Heshtjes’’ ėshtė njė nga veprat mė tė shkėlqyeshme tė letėrsisė lindore. Nė perėndim u bė e njohur dhe u pėrkthye nga personaliteti i vecantė i Helena Petrovna Blavatski.
Nėse flasim pėr Tibetin, nuk mund tė mos pėrmendim Lasėn, kryeqytetin e tij, qytetin e shenjtė, selinė e Dalai ‘’Oqean’’ Lamės (Lideri Shpirtėror dhe politik), mishėrimin e gjallė tė Budės. Ekzistojnė raporte pėr disa tunele nėntokėsore qė lidhin pallatin Potala, shtėpinė e Dalai Lamės me njė mbretėri apokrifike ku jetojnė njerėz tė njė niveli superior zhvillimi shpirtėror, dhe se aty gjendet Mbreti i Botės, zoti i tokės, i cili banon nė qytetin sekret tė Saballah, qyteti brendėsor i Lasės.
Kur Dalali Lama vdes, pasardhėsi i tij gjendet me njė mėnyrė prototipe. Shpirti i tij mishėrohet menjėherė tek trupi i njė fėmije qė Lamat njohin falė disa shenjave, dhe kur fėmija do tė njihet si rimishėrimi i Njeriut tė Shenjtė, atėherė deklarohet si pasardhės i Dalai Lamės.
Si edhe shumė popuj tė tjerė, tibetianėt kanė si monument tė lashtė njė Gur, Do Ring qė ndodhet nė qendėr tė Lasės. Njė gur qė shėrben pėr tju kujtuar tibetianėve marrėveshjen e lashtė, dhe pėr tė dhėnė simbolin material tė fatit tė Tibetit.
Akoma dhe sot Tibeti mbetet i mbėshtjellur me njė avėr tė fortė misteri. Disa njerėz tė ditur thonė se nė Tibet ndodhej deri pak kohė mė parė ‘’ Kėrthiza e Botės’’: domethėnė Qendra Shpirtėrore, nga e cila vjen njeriu. Tė njėjtėn gjė deklarojnė grekėt pėr Delfėt, Egjiptianėt pėr Piramidat dhe Inkasit pėrvec tė tjerėve, pėr kryeqytetin e tyre Kuzkon. Tradita tė tjera thonė se aty ruhen objektet mė tė lashta qė mund tė imagjinojė cdo njeri, ashtu si dhe libra tė shkruara nė gjethe palmash dhe libra tė tjerė tė shkruar mbi gurė. Tekste Kiuti, tė cilat janė pėrpunuar alkimikisht dhe nuk mund tė shkatėrrohen me asnjė nga metodat e njohura (ujė, zjarr, acid etj), tekste tė shkruara nė njė gjuhė shumė tė vjetėr qė quhet Senzar (gjuhė hieroglifesh). Libra qė pėrmbajnė historinė e njerėzimeve tė ndryshme dhe diturive shumė sekrete, qė akoma shkenca bashkėkohore dhe teknologjia nuk ka arritur tė konceptojė. Tradita tė tjera na flasin pėr ekzistimin e tė ashtuquajturve ‘’Jogi tė Maleve tė Bardha’’, qėniesh hyjnore qė vigjilojnė pėr zhvillimin e njerėzimit.
Sigurisht pėr tė folur pėr kėto tekste, duhet tė pėrmendim Blavatskin, njė nga personalitetet me tė njohura tė esoterizmit nė Perėndimin e shekujve tė fundit. Ajo midis viteve 1856 – 1870 vizitoi 3 herė Tibetin, dhe ishte pikėrisht ajo e cila zbuloi librin ndoshta mė tė vjetėr nė botė ku pėrfshiheshin sekrete thelbėsore. Ku libėr quhej ‘’Stanza e Dzianevė’’ (Reflektim mbi Dijen Hyjnore’’. Libri i Parė i Dzianėve i referohet Kosmogjenesit ose lindjes dhe zhvillimit tė universit. Ngjan shumė me numerologjinė e Pitagorės por edhe me shume doktrina tė tjera tė lashta, pasi kėto njohuri ishin familjare per tė gjithė Initacionantėt e mėdhenj.
Pėrshkruan me figura simbolike, principin zanafillės, gjithmonėekzistuesin MAHAPURUSA- ATIN, i cili penetron brenda GJENDJES ABSOLUTE – MULAPRAKRITI – NĖNA dhe nga ky bashkim i kėtyre principeve lind Universi –Trupi i Gjithėsisė. Pas njė distance kohore tė gjatė ku do tė fillojė numėrimi i pėrsėmbrapėsht pėr tu rikthyer pėrsėri nė fazėn zanafillase PRALAJA – GJUMĖ.
Stanza – libri i dytė merret me Antropogenesin ose lindjen dhe zhvillimin e njeriut. Thotė se njeriu fillimisht ėshtė Shpirt dhe pas material dhe se nė totalin e tij ka njė pėrbėrjė shtatėshe, domethėnė pėrvec trupit tė tij fizik ka edhe 6 ‘’trupa’’ tė tjerė. Njė gjė tė tillė shpreh edhe shumica e qytetėrimeve tė lashtė initacionantė. Gjithashtu thotė se shpirti i njeriut kalon nga mishėrime – cmishėrime tė njėpasnjėshme (rimishėrimi) me qėllim individualizimin e cdo shpirti njerėzor qė do tė thotė clirimin nga Karma. Gjithashtu thotė se njeriu ėshtė mė i vjetėr se cdo lloj gjitari tjetėr, dicka me tė cilėn bien dakort edhe matjet e ADN kohore. Dhe e fundit ėshtė se flasin pėr Drejtuesit – mbretėrit e parė tė njerėzve tė cilėt nuk ishin njerėz tė thjeshtė, por Perėndi tė mishėruara. Kėto doktrina pėr Tibetianėt janė njė mėnyrė jetese, dhe kjo provohet edhe sepse ata nuk e kanė frikė vdekjen, pasi sic thonė edhe vetė, ata jetuan me kėto rregulla dhe do tė shpėrblehen pėr njė gjė tė tillė.
Kėto ishin vetėm pak fjalė pėr tė pėrshkruar Tibetin, vendin e Legjendės dhe tė Misterit, ‘’Kėrthizėn e fundit tė Botės’’ , kėshtjellėn e fundit shpirtėrore tė njerėzimit. Ky artikull ėshtė thjesht njė hyrje nė kėtė botė misterioze tė Tibetit, por mos harroni , nje vepėr ka hyrjen, temėn kryesore dhe epilogun……

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum