Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Dhimbja, shkaqet dhe eliminimi i saj

Dhimbja, shkaqet dhe eliminimi i saj

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Qė nga momenti qė vijmė nė jetė ashtu si edhe deri atėherė kur jemi gati tė lėmė praninė tonė fizike nga kjo botė, dhimbja shfaqet me shumė mėnyra. Dhimbja ėshtė gjithmonė njė humbje.

Pėr trupin: dhimbje mund tė jetė humbja e shėndetit dhe ky disekuilibėr natyral shprehet nė dhimbje tė ndryshme qė zakonisht burgosin vėmėndjen dhe ndėrgjegjen tonė.

Pėr Psikinė (botėn Psikologjike): dhimbja bazohet nė humbjen e njė ndjenje ( si pėr ato qė ndjejmė ne, por edhe sidomos pėr ato qė marrim nga persona tė tjerė). Megjithatė, le tė lėmė tė tjerėt tė na duan dhe tė na lėnė ti duam. Disa shembuj mbi humbjen e ndjenjave:

Humbja e besimit tek dikush apo dicka
Humbja e perspektivave qė filluan por nuk mbaruan
Humbja e besimit tek vetvetja, qė shprehet si frikė pėr pėrballimin e situatave tė vėshtira por madje edhe ato tė lehta.
Dhimbja qė krijohet nga humbja e personave tė dashur apo sendeve tė cmuara.
Gjithashtu , tė gjitha ato emocione qė pėrfaqsojnė humbjen e dickaje qė besonim ose shpresonim se zotėronim.

Pėr Mendjen: dhimbja vjen si rezultat i mungesės se kuptimit nga njerėzit pėrreth. Kur mendja mbyllet, bllokohet dhe nuk e kupton rėndėsinė e rrethanave, kėshtu qė vuan. Kur mendja nuk ėshtė trajnuar dhe nuk ka mjetet pėr tė konceptuar shkaqet e jetės, vuan. E njėjta gjė ndodh edhe kur mėndja ėshtė pak e trajnuar apo e kultivuar pak. Nėse bllokohet gjatė pėrpjekjes pėr tė arritur nė thellėsi tė gjėrave, rezultati ėshtė i njėjtė, Dhimbje.

Dhimbja gjithashtu krijohet edhe kur vėrtetojmė se ndjekim ide tė gabuara ose veprojmė me kritere tė gabuara. Edhe kur kuptojmė se kemi njė imazh tė gabuar pėr veten tonė dhe se nė tė vėrtetė nuk jemi ai/ajo qė ėndėrrojmė se jemi.

Ndalimi i dhimbjes

Ėshtė e mundur qė dhimbja tė mos mbarojė kurrė plotėsisht, pasi ndodhemi nė njė rrugė zhvillimi pėrparuese dhe meqėnėse pėrparojmė ngadalė, gjithashtu edhe dhimbja shuhet ngadalė, por jo krejtėsisht. Zhdukja e saj gjėndet nė njė nivel clirimi shpirtėror, qė pėr ne ėshtė shumė larg tani pėr tani. Ajo qė duhet dhe mund tė bėjmė , ėshtė tė fillojmė tė kufizojmė shkaqet qė e krijojnė dhimbjen.

Pėr kėtė nevojitet ti shikojmė gjėrat mė njė mėnyrė tė qetė, inteligjente dhe objektive. Duhet tė shikojmė veten tonė nga jashtė, pėr tė vlerėsuar realitetet e tij, tė cilat pėrndryshe do tė na preukopojnė aq shumė sa do tė na bėjnė tė verbėr, nė mėnyrė qė tė mos tju japim emėr dhe pėrkufizim. Nėse dikush nuk shikon gjėrat, si hap i parė, ėshtė e pamundur tė kėrkojė ndalimin e dhimbjes.

Si hap i dytė, duhet tė kėrkojė zgjidhje pėr tė arritur tek motivet qė na udhėheqin drejt dhimbjes. Gjithcka ka njė zgjidhje, pak apo shumė tė mirė. Por nėse dkush nuk ka Vullnetin pėr ta kėrkuar dhe aq mė tepėr pėr tė zbatuar zgjidhjet, dhimbja do tė qėndrojė . Dhe jo vetėm do tė qėndrojė, por edhe do tė na bėjė tė akuzojmė faktorė tė jashtėm pėr atė qė ne nuk guxuam tė pėrballonim.

Rrugėt pėr eliminimin e dhimbjes

Kėto rrugė na i jep Filozofia Budiste, e cila me ‘’ Rrugėn e Madhe’’ apo ‘’Udhėn Fisnike Tetėshe’’, na ofron hapat tė cilėt mund tė pėrdorim, pasi sipas kėsaj filozofie gjithcka ėshtė nė dorėn tonė, pa u nevojitur pėr tė ndjekur fenė, por vetėm duke u menduar.

Opinionet e drejta duhet tė jenė puna jonė e pėrditshme pėr tė dale nga padituria dhe pėr tė arritur gradualisht drejt diturisė. Nje gjė tė tillė gjithashtu kėshillonte edhe Platoni. Opinionet tona do tė jenė cdo herė e mė tė drejta sa mė shumė ti largohemi subjektivitetit, nga arroganca e bindjeve tona qė i konsiderojmė si mė superiore nga ato tė tė tjerėve, nga dėshira pėr tė pasur gjithmonė tė drejtė. Pėrkundrazi, duhet tė bazohemi tek doktrinat e tė diturve, nė kėshillat e tyre qė janė tė mbushura me pėrvojė dhe nė vizionin e pastėr qė ata na ofrojnė.

Synimet e drejta fillojnė nga njė ideal i pastėr pėr Jetėn, nga disa principe qė mund tė shėndėrrohen nė objektiva. Nėse do tė kemi njė ideal si burim frymėzimi, kemi mundėsinė pėr tė drejtuar nė mėnyrėn e duhur synimet tona. Me pak fjalė: le tė zėvėndėsojmė egoizmin me bujarinė.

Veprimet e drejta do tė jenė pasojat logjike tė ideve ose opinioneve tė drejta dhe tė synimeve bujare. Kėtu duhet tė shtohet , nė mėnyrė tė pakthyeshme, vullneti pėr tė vepruar.

Fjalėt e drejta na detyrojnė tė mendohemi pėrpara se tė hapim gojėn dhe tė flasim. Nė vend qė tė themi tė parėn gjė qė na thonė emocionet (dhe jo domosdoshmėrisht idetė), duhet tė llogarisim rezultatin qė mund tė krijojnė fjalėt tona. Duhet te jetė e qartė nėse duam tė komunikojmė me tė tjerėt apo nėse thjesht duam tė bisedojmė dhe tė mbushim heshtjen me zėra bosh.

Mjetet e drejta tė jetesės nėnkuptojnė njė sjellje etike. Tė gjithė duhet tė punojmė pėr tė jetuar. Kjo, pavarėsisht atyre qė thuhen pėr tė kundėrtėn , ėshtė njė ligj i mrekullueshėm i ekzistencės qė na mban aktivė dhe na bėn tė zhvillohemi si brėnda ashtu edhe jashtė vetes. Por nuk ndodhen tė gjitha punėt nė lartėsinė e dinjitetit filozofik. Nuk i referohemi punėve modeste, por atyre qė ofendojnė dinjitetin njerėzor nėn mijra fytyrat e korrupsionit. Dhe janė tė drejta gjithashtu mjetet e jetės qė janė pikėrisht ato : mjete dhe jo objektiva qė thithin tė gjithė ekzistencėn njerėzore.

Pėrpjekja e drejtė konsistohet nė pėrdorimin e energjive tona, pa i shkuar dėm, por edhe pa qėnė si ai kurnaci qė nuk do tė sakrifikojė dicka, ose do tė sakrifikojė sa mė pak tė jetė e mundur. Pėrpjekja ėshtė e drejtė atėherė kur drejtohet drejt objektivave qė janė zgjedhur si mė tė mirėt dhe kur nuk kufizohet nė pėrpjekjen mė tė vogėl, por pėrkundrazi nė pėrpjekjen mė tė madhe qė mund tė ofrojmė. Ai qė pėrpiqet tė japė dhe tė bėjė nė maksimum, zgjeron kufinjtė e aftėsisė sė tij. Sa mė shumė tė pėrpiqet, aq mė shumė mundet.

Vėmėndja e drejtė ėshtė njė qendėr drite ku mblidhen pėrjetimet tona, gjė qė na jep rregull dhe pastėrti nė ndėrgjegjen tonė. Mjafton tė themi, duke pėrmbledhur se, Vėmendja ėshtė Fuqia e Ndėrgjegjes.

Pėrqėndrimi i drejtė konsiston nė tė qėnit gjatė pjesės mė tė madhe tė ditės (si edhe tė jetės) nė boshtin tonė tė brėndshėm, nė qėndrėn tonė, duke eliminuar gradualisht ngjitjet dhe zbritjet e ndėrgjegjes, qė vijnė si rezultat i ndryshimeve emocionale dhe mendore. Kjo ėshtė pėrpjekja e drejtimit tė shprehjeve tė Shpirtit dhe veprimeve tė trupit drejt Unit (vetvetes) tonė tė vėrtetė.

Cfarė tė bėjmė ndėrsa pėrpiqemi tė kapėrcejmė dhimbjen?

Tė mos ‘’paralizohemi’’ nė tė: Tė mos presim se dhimbja do tė zhduket krejtėsisht pėr tė vazhduar veprimet tona dhe as mos tė shtyjmė tė tjera, mė tė reja dhe mė tė mira. Duhet tė mėsojmė tė ecim duke marrė dhimbjen pėr dore, pa i kushtuar shumė vėmėndje. Vėmėndjen tonė duhet ta drejtojmė drejt mjeteve qė do tė na lejojnė ta eliminojme krejtėsisht dhimbjen.

Tė mos bėhemi tė padurueshėm: nėse dhimbja bėri shumė kohė tė vendosej nė Psikinė (botėn psikologjike) tonė, gjithashtu nevojitet kohė e konsiderueshme – jo kaq shumė – pėr tė dhėnė njė kalim pastrimit dhe clirimit nga ajo. Le tė zhvillojmė njė durim aktiv, njė durim qė nuk do tė pushojė sė punuari pėr detyrimet e tij.

Tė mos biem nė emocione apo ide nėnvlerėsuese: Nė vėnd qė tė nėnvlerėsojmė veten tonė, le tė pėrpiqemi tė dalim nga burimi i errėt i dhimbjes dhe tė vėmė tė gjithė vullnetin tonė pėr kėtė. Kėshtu do tė zgjerohet vetėvlerėsimi. Ai qė dorėzohet dhe braktiset nė dhimbje, nuk do tė mund tė djehet mirė me veten e tij.

Tė mos nxehemi: Tė mos akuzojmė tė tjerėt dhe as tė mos lejojmė qė tė bie sipėr tyre gjėndja negative e dhimbjes. Mė mirė tė pėrpiqemi tė tregojmė gėzimin e betejės qė kemi filluar nė mėnyrė qė tė mund tė vazhdojmė.

Dhe mbi tė gjitha tė kėmi parasysh faktorėt e shumtė qė na japin kėnaqsi, qė na japin gėzim dhe entusiazėm, dobitė e shumta qė jeta na ka dhėnė, pa qėnė mosmirėnjohės me Fatin dhe dhuratat qė marrim. Nuk ekziston asnjė njeri qė nuk ka asgjė, vetėm nėse ka mbyllur krejtėsisht shqisat e tij tė brendshme kundrejt cdo realiteti.

Por cėshtja nuk ėshtė kjo. E rėndėsishme ėshtė tė duam Jetėn dhe shanset qė ajo na ofron. Dhe nėse ndonjeherė na bėjnė tė vuajmė, le ti zėvėndėsojmė hijet me dritė. Ky ėshtė kuptimi i zhvillimit.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum