Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Pitagora dhe Filozofia e tij

Pitagora dhe Filozofia e tij

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]



Pitagora u lind nė ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erės sonė. Qė i vogėl shfaqi shumė dhunti tė vecanta qė mė vonė do tė krijojnė njė legjendė, qė e do tė jetė i biri i Apollonit. Por edhe vetė emri i tij do tė thotė ‘’ ai qė u deklarua nga Pitia (profetja)’’.

Nė moshė tė re merr pjesė nė Lojrat Olimpike ku dhe bėhet kampion nė mundjen e lirė. Mė pas do tė udhėtojė nė Egjipt ku dhe do tė initacionohet nė misteret e Memfidės dhe Heliupolit. Nė vazhdim do tė shkojė nė Finike dhe nė Halde ku dhe do tė mėsojė astronominė dhe gjeometrinė. Gjithashtu duket se erdhi nė kontakt edhe me driidėt e Galatisė. Rikthehet nė Samo dhe themelon shkollėn e tij duke arritur tė mbledhė mbi 3.000 nxėnės.

Madhėshtia e tij do tė provokojė reagimet e pushtetarėve tė Samosit dhe kėshtu do tė detyrohet tė largohet nga ishulli, ku pas njė udhėtimi tė gjatė do tė arrijė nė Krotone ku dhe do tė themelojė shkollėn e tij tė famshme rreth vitit 520 para erės sonė. Nė tė gjithė jetėn e tij mundua tė jetė njė shembull pėr njerėzit e tjerė, dicka qė pėrbėn bazėn e mėnyrės sė doktrinės sė tij.


Doktrina Pitagoriane

Doktrina e tij ėshtė nje ‘’formulė’’ qė do tė udhėheqė njeriun nė kuptimin e ligjeve tė natyrės dhe tė pėrmisojė dhe tė zhvillojė aftėsitė e tij. Fillimi i kėsaj ‘’formule’’ ėshtė Matematika. Por jo me kuptimin e sotėm mbi kėtė shkencė. Por me njė konsiderim qė mund tė na udhėheqė nė shkakun e parė tė gjėrave. Numrat janė Perėndi do tė thotė Platoni mė vonė, qė pėr shumė mėndimtarė ėshtė Pitagorieni i fundit i madh, pavarėsisht se kurrė nuk e njohu Pitagorėn. Nga numrat fillon faza e shfaqjes sė botės.

Pitagora shpreh krijimin e botės si mė poshtė:


BASHKIMI ĖSHTĖ LIGJI I ZOTIT

ZHVILLIMI ĖSHTĖ LIGJI I JETĖS.

NUMRI ĖSHTĖ LIGJI I BOTĖS.


Matematika ėshtė pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Pėr kėtė doktrina e tij mund tė jetė gjithėsore dhe tė pėrmbajė harmonikisht, konceptin fetar, kėrkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe tė gjitha kėto janė tė mbushura me njė total rregullash etikė ku dhe ato kanė tė bėjnė me celėsa matematikė dhe numra.

Simbolet matematike kanė njė rėndėsi tė madhe nė doktrinėn Pitagoriene pasi nėpėrmes tyre arrinin tė konsolidonin nė botėn e shfaqur gjithcka qė kishin arritur tė pėrvetsonin. Domethėnė mund tė shkruanin , duke pėrdorur simbolet matematike, njė gjendje psikologjike ose njė shprehje bukurie. Si pėr shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), qė ėshtė shprehja e rregullit tė bukurisė sė Natyrės.

Pitagora ėshtė themeluesi i shkencės muzikore, zbulues i simboleve qė korrespondojnė me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kėsaj shkence quhej ‘’Harmonikė’’. Pitagora ėshtė i pari qė flet pėr sfericitetin e tokės dhe se toka ėshtė pjesė e njė totali sferash me qendėr tė njėjtė ku distancat midis tyre rregulohen me hapėsira muzikore. Ėshtė harmonia e sferave. Ėshtė i pari qė pėrdori fjalėn Filozofi.


Edukimi Pitagorien

Pavarėsisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriene) funksiononte me njė mėnyrė bashkėjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete qė drejtoheshin audiencės sė gjėrė. Kėto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme tė jetės sė pėrditshme dhe nė zgjidhjet filozofike tė tyre. Tė shumtė ishin ata qė vetėm ndiqnin por pa dashur tė zbatonin kėto zgjidhje nė tė vėrtetė. Disa tė tjerė mundoheshin tė shkonin mė thellė duke pėrparuar nė hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bėheshin nxėnės.

Pėr tu bėrė dikush nxėnės i pranuar, duhej fillimisht tė kalonte disa testime , sidomos tė tipit psikologjik. Qėllimi i testimeve ishte qė nxėnėsi tė mund tė aktivizojė, intelektin dhe aftėsinė Etike. Intelektin nė mėnyrė qė tė mund tė kishte opinionin e tij. Dhe aftėsinė Etike pėr ta pėrdorur kėtė intelekt nė tė mirėn e pėrbashkėt, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetėr qėllim ishte cekanisja e karakterit tė njeriut dhe zhvillimin e trimėrisė, qetėsisė dhe vetėkontrollit. Pėr shembull, e linin pėr disa ditė vetėm nė njė dhomė me pak ujė dhe pak ushqim. I jepnin njė dėrrasė me ndonjė simbol gjeometrik tė skalitur nė tė . Pasi meditonte pėr disa ditė, e dėrgonin nė njė amfiteatėr, ku pėrpara tė gjithė nxėnėsve tė vjetėr, ku dhe duhej tė thoshte se cfarė kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatė fjalimit tė tij, audienca e tij e ngacmonte me mėnyra tė ndryshme. Kjo ishte njė testim me tė cilin kandidati mund tė kontrollonte defektin e Arrogancės.

Nė kuadrin e anėtarėve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dėgjuesi dhe Matematikani.

Nė nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin tė bėnin sidomos me imagjinatėn e tij. Kishin si qėllim tė zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitė. Imagjinata krijuese ndryshon shumė nga fantazitė, sepse imagjinata ėshtė e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Pėrkundrazi, fantazitė na tėrheqin nė mendime utopike qė janė krejt tė pamundur. Ky nivel plotėsohej kur nxėnėsi arrinte tė ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethėnė atėherė kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi tė ketė mėsuar tė mbizotėronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative tė personalitetit tė tij, atėherė mund tė kalojė nė nivelin tjetėr, atė tė Dėgjuesit. Zgjatja e kėsaj faze ėshtė pak a shumė 5 vite dhe nxėnėsi ėshtė i deyruar tė jetė i heshtur. Nė kėtė mėnyrė mėsonte si tė merrej dhe si tė pėrmisonte fuqitė dhe virtytet e tij.

Gjeometri do tė fillonte tė mėsonte pas moshėn 28 vjecare dhe nė vazhdim. Deri atėherė , edukimi kishte si objektiv nė formimin e personalitetit tė tij. Nė moshėn 28 vjecare (7 x 4 = 28) plotėsohet njė cikėl i rėndėsishėm i jetės sė njeriut. Shtatė vite pėr cdonjėrin nga trupat e personalitetit . Kėto trupa janė : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.

Pasi tė kishte edukuar personalitetin e tij, nxėnėsi mund tė thellohej , duke zvogėluar rastet shtrembėruese, mbi temat e Natyrės dhe tė Perėndisė.

Pas kėsaj faze tė edukimit mund tė kthehej pėrsėri dhe tė integrohej brėnda shoqėrisė (domethėnė tė bėhej politikan, ose individ shoqėror) nė mėnyrė qė tė ishte me i dobishėm. Politikan pėr Pitagorienėt ishte njeriu i cili pasi kishtė mėsuar filozofinė, rikthehej nė shoqėri pėr tu bėrė i dobishėm pėr komunitetin. Nuk ishte njė njeri qė interesohej pėr poste dhe pėr pushtet por pėrkundrazi interesohej pėr pėrmisimin e shoqėrisė.

Ai qė zgjidhte tė bėhej politikan nuk do tė mund tė kalonte nė fazėn e Matematikanit. Matematikan pėr Pitagorienėt ishte ai qė mund tė jepte mėsim, Mėsuesi. Ata qė ishin nė kėtė nivel kishin favorin qė mund tė jetonin afėr Pitagorės. Pėr Pitagorienėt rėndėsinė mė tė madhe kishin miqėsia dhe ortakėria. Pitagorienėt konsideronin se kėta elementė pasqyrohej dashuria universale.

Ishin tė ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes sė sekretit mbi doktrinėn superiore, ceremonitė dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerėzimit njė ‘’ eksperiment tė suksesshėm’’ pėr atė qė Platoni mė vonė do tė quajė: edukim me Gjimnastikė dhe Muzikė.

Pavarėsisht se shkolla e Krotones pushoi sė funksionuari me njė mėnyrė tė dhunshme, fama Pitagorienėvė vazhdoi tė ekzistonte dhe tė ndikonte nė botėn e atėhershme. Kėshtu njė shekull e gjysėm mė vonė, njė tjetėr njeri i madh do tė influencohet nga Pitagorizmi dhe do tė kontribuojė dhe ai nė zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk ėshtė askush tjetėr pėrvec se themeluesi i Akademisė, Platoni.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum