Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1403- 1468 )

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1403- 1468 ) Skenderbeu


Gjergj Kastrioti, Heroi Kombėtar i Shqipėrise lindi nė vitin 1403. i pėrkiste familjes mbretėrore tė Kastriotėve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhėheqės i qyteteve mė tė mėdha tė asaj kohe, Krujės dhe Mirditės dhe e jėma ishte Vojsava.
U mor si janicer (rob) gjatė pėrhapjes se perandorisė otomane, sė bashku me tre vėllezėrit e tij si njė garanci besnikėrie dhe nėnshtrimi tė tė atit tė tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falė zgjuarsisė dhe trimėrisė sė tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua nė oborrin e Muhamedit B’ , dhe u emėrua si Sanxhak Bej (komandat trupash) mė i ri nė tė gjithė ushtrinė otomane. Qė nga mosha e tij fėminore , Sulltani e admironte trimėrinė e tij por edhe karakteristika tė tjera qė ebėnin tė ngjashėm me Aleksandrin e Madh dhe pėr kėtė arsye i dha titullin Skėnderbeu (iskender Bej), domethėnė Aleksandėr Beu.
Pas vdekjes sė tė Atit tė tij, vėndlindja e tij ju dha njė tjetėr komandanti, dicka qė e bėri Skėnderbeun tė zemėrohej. Megjithatė mbajti inatin e tij duke pritur shansin mė tė mirė pėr tu kthyer nė atdhe. Ky shans erdhi nė vitin 1443. Arrestoi sekretarin e sulltanit dhe e detyroi tė shkruante dhe tė firmoste njė urdhėr tė sulltanit kundrejt komandantit turk tė Krujės, me tė cilin ai do ti dorėzonte Skėnderbeut kalanė dhe gjithcka pėrreth , dhe mė pas ai do kthehej nė tek sulltani. Kėshtu me njė trupė tė vogėl 300 kalorėsish shqiptarė besnikė dhe me urdhrin e sulltanit takoi komandantin i cili ja dorėzoi menjėherė kalanė dhe kėshtu gjatė natės, luftėtarėt shqiptarė vranė tė gjithė ushtarėt turq qė ndodheshin brėnda kalasė.
Kryengritja qė filloi nė Krujė u pėrhap menjėherė nė tė gjithė Shqipėrinė, ku kudo u pėrzunė ushtarėt turq. Vetėm nė qytetet e mėdha turqit rezistuan pak mė shumė. Skėnderbeu ftoi tė gjithė prijėsat e forcave shqiptare dhe nė njė kuvend tė pėrgjithshėm ku u zgjodh dhe si komandanti i pėrgjithsėm i forcavė shqiptare, dhe si rezultat i kėtij kuvendi nė pak ditė do tė mblidheshin nė Krujė 12.000 luftėtarė tė armatosur dhe kėshtu do tė fillontė ekspedita antiturke.
Fitoret filluan tė kurorėzojnė ekspeditat, duke bėrė turqit tė mos arrijnė as tė mos rezistojnė , madje nė shumė qytete turqit u dorėzuan pa luftuar. Nė tė gjithė Shqipėrinė, Skėnderbeu u bė i njohur si Cliruesi dhe flamuri i tij, Shqiponja Dykrenare nė fondin e kuq inkurajonte luftėtarėt shqiptarė.
Korrikun e vitit 1443, Mbreti i Hungarisė kėrkon ndihmė nga prijėsi shqiptar i cili mblodhi njė ushtri qė pėrbėhej nga 15.000 luftėtarė. Vuri forcat e tij nė ngushticat e Devrės, sepse besonte nė njė pushtim tė Maqėdonisė nga turqit. Parashikimet e tij dolėn tė vėrteta sepse 40.000 turq nėn urdhrat e Ali Pashės u shfaqėn pėrpara ushtrisė sė tij. Skėnderbeu sulmoi i pari. Turqit u masakruan dhe pasi u tėrhoqėn, lanė pas 22.000 tė vdekur. Gushtin e tė njėjtit vit, Skėnderbeu, komandant i 30.000 luftėtarėve filloi aleancėn me Ladislavin. Despoti i Serbisė i frikėsuar nga kjo ushtri e madhe nuk i lejoi tė kalonin nga tokat e tij, dicka qė bėri Skėnderbeun tė vonohej nė betejėn e Varnės ku ushtria kristiane ra dhe bashkė me tė edhe Mbreti Ladislav. Pėr tu hakmarrė pėr mosbesnikėrinė e despotit tė Serbisė, Skėnderbeu mori me luftė Serbinė Jugore dhe pastaj u kthye nė Shqipėri. Pas kėsaj akoma edhe Venecia ju kthye kundėr, e frikėsuar pėr fuqinė e tij por Papa dhe mbretėrit e tjerė nuk pushuan sė bazuari tek ai pėr luftėn kundėr turqve.
Nė vitin 1445 sulltani turk dukė parė se nuk kishte asnjė shpresė kundėr tij, i propozoi njė paqe dhjetėvjecare nė tė cilėn ra dakort dhe Skėnderbeu, por sulltani sapo firmosi, dėrgoi forcat speciale tė tij tė pėrbėra nga 9.000 luftėtarė. Skėnderbeu e kishte parashikuar njė gjė tė tilė dhe kishte ngritur pritė. Ishte njė masakėr e vėrtetė, ku ishin shumė tė paktė turqit qė arritėn tė shpėtonin nga luftėtarėt shqiptarė. Tė njėjtin fat kishin edhe trupat shumė mė tė mėdha qė sulltani dėrgoi pak mė vonė. Kėshtu sulltani e kuptoi se nuk mund tja dalė dot mbanė dhe kėshtu urdhėroi Gjeneralėt e tij qė kishte nė Maqedoni, tė kufizoheshin duke siguruar pozicionet e tyre aktuale.
Ndėrkaq Skėnderbeu prishi marėdhėniet me Venecian, e cila kėrkoi disa territore Shqiptare, dhe kėshtu duke lėnė pas njė pjesė tė vogėl tė ushtrisė sė tij, filloi tė sulmonte Venecianėt, nė njė betejė qė ushtria shqiptare fitoi. Ndėrkaq, nipi i tij Hamzai, e tradhėtoi duke marrė anėn e Venecianėve, qė i kishin premtuar ta bėnin mbretin e Krujės kur tė mbaronte lufta. Atėherė turqit u futėn pėrsėri nė Shqipėrinė Lindore. Skėnderbeu menjėherė la njė komandat tjetėr nė perėndim dhe me njė ushtri vetėm 6.000 burrash u drejtua nga Lindja. Beteja bėri qė turqit tė arratiseshin pėr tė shpėtuar jetėn e tyre. Shqiptarėt lanė pas 10.000 kufoma turke, dhe morėn rob komandantin dhe gjithashtu 12 prijėsa tė tjerė, tė cilėt liruan nė cmimin e 25.000 dukateve. Pas kėsaj beteje, Skėnderbeu u kthye pėrsėri nė luftėn kundėr Venecianėve, tė cilėt duke parė se nuk mund tė rezistonin shumė akoma i kėrkuan paqe. Skėnderbeu pranoi dhe Venecianėt e emėruan Qytetar i Demokracisė Veneciane dhe Kryekomandant tė Shqipėrisė.
Nė vitin 1449 sulltani bėri njė tjetėr ekspeditė, me njė ushtri qė numėronte 150.000 ushtarė, por me strategjinė e sulmeve tė vazhdueshme tė Skėnderbeut, akoma dhe kjo superfuqi u tėrhoq. Por Sulltan Murati u rikthye njė vit mė pas me 160.000 burra, tė cilėt kishin me vete topa dhe makineri pėr tė prishur muret me qėllim pushtimin e Krujės sė shumė dėshiruar. Tė gjitha sulmet me gurėhedhset e turqve dėshtuan dhe i zhgėnjyer Murat B’ , dėrgoi ambasadorė ti kėrkonin taksa nėnshtrimi. Skėnderbeu jo vetėm qė refuzoi kategorimatikisht por, i ndoqi deri tek kampi i turqve ku dhe bėri dėme tė mėdha. Tė dėshpėruar tashmė, pas 5 muajsh rrethimi turqit u larguan, me Skėnderbeun qė i sulmonte vazhdimisht gjatė tėrheqjes sė tyre. Ishte njė fitore e madhe qė dha gėzim jo vetėm shqiptarėve por edhe tė gjithė europianėve qė e konsideroi kėtė fitore si fitore tė botės Kristiane.
Nė vitin 1451 sulltan Murati ndėrroi jetė dhe luftrat i vazhdoi i biri Muhamedi Pushtuesi. Filloi me Azinė e vogėl dhe shumė shpejt arriti nė kufinjtė Shqipėtarė. Skėnderbeu me luftėtarėt e tij pėrballuan tė gjitha sulmet e vazhdueshme. Por turqit me dinakėri, blenė komandantit e Dibrės dhe ai la njė pjesė tė madhe tė ushtrisė tė kalojė nga territori i tij derisa arritėn afėr ushtrisė shqiptare. Skėnderbeu kėrkoi duel por tradhtari nuk pranoi. Megjithatė lufta mbaroi shpejt me turqit qė kishin pėsuar humbje tė mėdha. Me fitore tė tilla tė rėndėsishme, Skėnderbeu i mbushi mėndjen Prijėsve gjitonė qė ti dėrgojnė mekanikė dhe luftėtarė.
Paratė turke nuk vonuan tė blejnė dhe nipin e Skėnderbeut, Hamzanė, i cili shkoi nė Stamboll dhe i kėrkoi sulltanit njė ushtri 50 000 burrash pėr tė luftuar kundėr atdheut tė tij. Sulltani ja dha ushtrinė por ama nėn urdhrat e Isa Beut. Ushtria shqiptare qė u mblodh pėr tė pėrballur trupat turke ishte vetėm 11.000 luftėtarė dhe Skėnderbeu vendosi tė shmangte luftėn e hapur dhe tė provokonte armikun nė pjesėn e brendshme tė kufinjve, ku dhe do ti rrethonin nė vazhdim. Ndėrsa fenomenikisht filloi njė betejė e hapur, Skėnderbeu dha urdhėr ushtrisė qė tė tėrhiqej, tė ndjekur nga hordhitė turke tė cilat ranė nė grackėn e Shqiptarėve. Ndėrsa ushtria turke festonte emėrimin e Hamzait si komandant tė pėrgjithshėm tė Shqipėrisė, Skėnderbeu me luftėtarėt e tij, bėri njė sulm duke i zėnė nė befasi dhe thuhet se atė ditė vdiqėn 25.000 turq. Hamzai u kap i gjallė ndėrsa Isa Beu arriti tė shpėtonte fale shpejtėsisė sė kalit tė tij. Edhe pėr njė herė tjetėr Skėnderbeu u kthye fitimtar nė Krujė. Duke parė dobėsinė e tij, sulltani kėrkoi paqe, por Skėnderbeu tha se do tė pranonte vetėm nėse ai do tė lironte pa luftė dy qytete.
Kėshtu qė lufta u vazhdua edhe verėn e ardhshme. Turqit me njė ushtri 14.000 ushtarėsh arritėn nė kufinjtė e Shqipėrisė por nuk filluan luftėn, duke u munduar tė merrnin njė marrėveshje paqeje, dicka qė Skėnderbeu nuk do tė pranonte kurrė derisa edhe kėmba e fundit turke tė largohej nga territori shqiptar. U krijua njė paqe jozyrtare. Hamzai u dėrgua nė Napoli ku mbahej i siguruar. Pas vdekjes se mbretit tė Napolit, Hamzai do tė kthehej pėr tė organizuar njė tradhėti tė re kundėr atdheut tė tij. Dėrgoi familjen e tij nė Stamboll ku dhe e helmuan dhe vdiq.
Fitoret e njėpasnjėshme tė Skėnderbeut sollėn admirimin e liderave europianė, tė cilėt pėrvec se i dhanė njė ndihmė tė vogėl financiare nuk vajtėn kurrė ta ndihmonin. Madje i kėrkonin atij tė vente dhe ti ndihmonte nė luftėn kundėr turqve.
Muhamed Pushtuesi, i cili u inkurajua nga fitoret e ushtrisė sė tij nė tokėn greke, filloi tė dėrgonte forca tė njėpasnjėshme kundėr Shqipėrisė. Forca 20.000 , 30.000 dhe 50.000 ushtarėsh, tė cilat u mundėn nga luftėtarėt shqiptarė nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Kėshtu, pa asnjė shpresė tė mbetur sulltani i ofroi Skėnderbeut kushte paqeje pėrsėri, nga tė cilėt Skėnderbeu ra dakort vetėm mė njėrin nga ato. Nė vitin 1461 Skėnderbeu dhe sulltani nėnshkruan njė traktat paqeje, tė cilin turqit do ta thyenin edhe njė herė tjetėr. Skėnderbeu do tė vazhdonte triumfin e tij ndaj turqve deri nė vitin 1466, derisa sulltani nuk rezistoi mė dhe vendosi tė vinte ai vetė nė krye tė njė ushtri 200.000 ushtarėsh pėr tė rrethuar Krujėn. Skėnderbeu ndoqi strategjikėn e kaluar, doli jashtė mureve dhe bezdiste vazhdimisht ushtrinė turke me sulme tė njėpasnjėshme, derisa sulltani vendosi tė tėrhiqej duke lėnė pas 80.000 ushtarė, me urdhrin pėr tė vazhduar rrethimin deri ne fund. Komandanti i turqve mori njė plagė vdekjeprurėse, dicka qė bėri ushtarėt tė braktisnin rethimin.
Pas gjithė ketyre luftrave, kaq shumė fitoresh dhe triumfeve u gjend njė armik qė e mundi, nuk ishte gjeneral por njė temperaturė e cila nė moshėn 65 vjecare do ti merrte jetėn. Kėshtu Skėnderbeu vdiq nė vitin 1468, pasi mė parė kishte emėruar trashėgimtar djalin e tij Gjonin dhe vendin nėn mbrojtjen e Venecias, tė cilėn konsideronte si tė vetmen tė aftė pėr ta mbrojtur derisa tė rritej i biri. Skėnderbeu u varros ne Lezhė, nė tempullin e Shėn Ndoit. Kur Muhamedi pushtoi Shkodrėn, urdhėroi tė hapej varri i tij, jo pėr ta shkatėrruar por pėr tė shfaqur kockat e tij, nė mėnyrė qė ti admironin njerėzit. Shumė turq e konsideronin si nder tė madh tė merrnin njė copė nga eshtrat e Skėnderbeut.
Vdekja e Skėnderbeut nėnkuptoi fundin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė vetėm falė tij arriti tė shfaqej si njė shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja qė pėr shumė vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetėm njė rrethim tjetėr pa Prijėsin e saj. Gjergj Kastrioti – Skėnderbeu, Heroi Kombėtar i Shqipėrisė vulosi me veprat e tij rezistencėn kundėr turqve pushtues nė shekullin e 15 dhe ishte njė shembull pėr imitim pėr tė gjithė heronjtė e mėvonshėm.
Mbeti ne histori si luftėtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti mė i madh politik dhe ushtarak i kohės sė tij. U njoh si komandant i tė gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtės i Kristianizmit. Arriti tė ndalonte pėr 25 vite me rradhė pėrhapjen e hordhive turke nė Ballkan pa humbur qoftė edhe njė betejė. Me luftėn e tij heroike arriti tė fitonte admirimin e tė gjithė Europės Kristiane.
Nė Shqipėri, Skėnderbeu ėshtė njė legjendė, imazhi i vėrtetė i njė heroi, njė gjysėmperėndie qė gjithmonė ndodhej nė vijėn e parė tė luftės, qė kurrė nuk ngurroi tė sakrifikonte jetėn e tij pėr idealet e tij, pėr ato qė ai besonte, pėr atdheun dhe bashkėluftėtarėt e tij. Sot nė Shqipėri kujtimi i tij ėshtė mjaft i gjallė, dhe kėshtu nė nder tė tij, qė nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emėr nderi pėr djemtė. Dhe kėshtu njerėzit emėrojnė fėmijėt e tyre, nė mėnyrė qė kėta fėmijė ti ngjajnė ketij Heroi. Pėr kėtė nė Shqipėri ėshtė njė nder tė quhet dikush Kastriot, por edhe njė pėrgjegjsi e madhe qė tė mund ta nderojė dikush kėtė emėr nė cdo moment.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum