Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Buzeqeshja, nje ilac shume i dobishem

Buzeqeshja, nje ilac shume i dobishem

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]



‘’Nuk do tė ndėrroja kurrė buzėqeshjen e Zemrės sime, as me tė gjithė pasuritė e tė gjithė botės’’ na thotė poeti Halil Gibran.
Sa dituri ėshtė e pėrmbledhur tek kėto fjalė! Sa pasuri e pa shfrytėzuar! Nė kohėn tonė depresuese, ku tė gjithė qahemi dhe ankohemi pėr kaq e kaq probleme, ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq tė tjera, ilaci mė i mirė jo vetėm pėr Shpirtin por edhe pėr trupin, thonė ekspertėt, ėshtė … buzėqeshja!
Po pse e qeshura ėshtė ilac?
Ose ndryshe ….
Nga ah, ah, ah ….. si do tė kalojmė tek …. Ha, ha, haja!!!
Dhe megjithatė…
Ėshtė vėrtetuar shkencėrisht, se e qeshura shėron shpirtin dhe trupin tonė, mbron zemrėn tonė, forcon sistemin frymėmarrės, lufton dhimbjen dhe sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave stresues, meqė cdo gjė qė na torturon dhe duket e padurueshme, me tė qeshurėn duket … qesharake.
Buzėqeshni atėherė! Fort, me gjithė zemėr, spontanisht … pėr zemrėn tuaj dhe jo vetėm! Buzėqeshja sipas shumė kėrkimeve shkencore:
· Forcon mekanizmin mbrojtės tė trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynė lėshon elektrone imuniteti nė hundė dhe nė sistemin frymėmarrės, qė e mbrojnė nga viruse dhe mikrobe.
· I bėn mirė zemrės, pasi zgjerohen venat gjakmbajtėse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet sasia e gjakut tek damarėt. Ata qė kanė pėsuar atak , me vetėm gjysėm ore tė qeshur nė ditė, ulet shumė mundėsia e tė pėrsėriturit tė atakut tė zemrės.
· Luftojmė stresin, pasi prodhojmė mė shumė endorfina, ‘’hormonet e famshme tė gėzimit’’.
· Kapėrcejmė lehtė dhimbjet, pasi hormonet e mėsipėrme funksionojnė edhe si qetėsues.
Dhe sigurisht ndjek edhe mendimi i psikologėve , tė cilėt na thonė se : ‘’ mė trego tė qeshurėn tėnde, tė tė them se kush je!’’. Pra konsiderojnė se mund tė kuptojmė mė mirė karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga njė analizė e mėrzitshme psikologjike.
Janė dakort gjithashtu se e qeshura, ndricon disa anė tė harruara tė problemeve tona, pėrvec se na qetėson . Na tregon rrugėn, na ndez dritėn, dhe sikur tė mos mjaftonin te gjitha kėto , pėr mė tepėr na clodh !
Buzėqeshni atėherė , bėn mirė!
Buzėqeshje VS Humor i keq
Kini kujdes! Humori i keq ėshtė njė armik qė vendos hije mbi personalitetin tonė. Nė tė vėrtetė, humori i keq ėshtė njė tregues i mungesės sė paqes shpirtėrore, i mungesės sė marrėveshjes me veten tonė.
Ėshtė e sigurtė se e qeshura ka aftėsinė pėr tė dhėnė gėzim dhe lumturi. Por, pėr cfarė lumturie e kemi fjalėn? Zakonisht presim nga faktorė tė jashtėm tė gjejmė gėzimin. GABIM! Filozofia mijravjecare na mėson se njeriu duhet tė kultivojė gėzimin brėnda vetes sė tij ose me fjalė tė tjera na mėson se gėzimi ėshtė nje gjėndje Shpirtėrore…..
‘’Buzėqesh , zemra ime, buzėqesh
Gjej kohėn pėr tė buzėqeshur
Pasi buzėqeshja ėshtė muzika e Shpirtit’’
G. Ricos
Mbani mend:
Buzėqeshni akoma edhe nė momentet mė tė vėshtira tė jetės suaj
Buzėqeshni pasi jeta tregon bukurinė e saj nėpėrmes pėrmbysjeve
Aty ku mendoni se asgjė nuk mund tė shkojė mė keq , kini parasysh se buzėqeshja mund tė ndryshojė tė dhėnat
Sepse nėse arrijmė tė buzėqeshim me dicka, sado e vėshtirė tė jetė , mund edhe ta kapėrcejmė
Buzėqeshni pasi jetė pa vdekje, dhe vdekje pa jetė nuk mund tė ekzistojė. Kėtė e quajmė rilindje
Buzėqeshni dhe buzėqeshja juaj do tė dėgjohet!
Pėr kėtė pra…
Tė gjejmė motivet, nė mėnyrė qė cdo ditė qė fillon tė jetė njė festė. ‘’Njė ditė pa buzėqeshje ėshtė njė ditė e humbur’’.
Le tė zgjohemi me gėzim dhe entusiazėm.
Le tė karikojmė bateritė tona me energji.
Le tė sjellim ne sipėrfaqe fėmijėn qė mbajmė brenda nesh.
Tė buzėqeshim shpesh, sidomos me veten tonė
Tu pėrgjigjemi sfidave tė jetės me vendoshmėri
Tė shfaqim dashurinė tonė mė shpesh
Duhet tė ‘’marrim frymė’’ periodikisht, tė qetėsohemi disa minuta, jo vetėm nga ana fizike, por sidomos nga ana psikologjike dhe mendore
‘’Mbaj mėnd se jeta tė pėrket dhe mund tė ndryshosh gjithcka. Dhe prapė nėse nuk arrin tė ndryshosh realitetin , atėherė ndrysho syrin me tė cilin e shikon kėtė realitet’’ N. Kazantzakis
Kėtė e dinit?
* Mesatarisht, njė rritur qesh rreth 6.205 herė nė vit. Kjo do tė thotė se ai qesh rreth 17 herė ne ditė. Nuk ėshtė shumė: fėmijėt qeshin mesatarisht rreth 40 herė nė ditė! Kėtu duhet tė rikujtojmė fjalėt e ekspertėve qė thonė: ‘’Nuk pushon sė qeshuri sepse po plakesh. Por plakesh sepse pushon sė buzėqeshuri’’ M.Pritchart
* Sigurisht cdo moshė qesh me gjėra tė ndryshme: fėmijėt me surprizat qė nė moshėn e tyre janė tė shumta, adoleshentėt me temat – tabu dhe me satirėn e prindėrve dhe tė mėsuesve, dhe tė rriturit me lojrat verbale, satirėn dhe , nėse jemi tė pjekur mjaftueshėm, edhe me vetė veten tonė.
* Njė burrė qė qesh fort nxjerr frymėn e tij nga mushkėritė me njė shpejtėsi qė arrin 100 km nė orė!
* Shoqėria nuk ėshtė ė detyrueshme pėr tė qeshur, por ėshtė vėnė re se qeshim mė tepėr mė tė njėjtėn shaka , nėse ajo bėhet nė praninė e tė tjerėve. Gjithashtu qeshim mesatarisht 30 herė mė tepėr kur jemi me shoqėrinė se sa kur jemi vetėm.
* E qeshura nuk ėshtė vetėm njė privilegj njerėzor ( mjaft kafshė sikur brejtėsit dhe majmunėt qeshin). Por vetėm njeriu mund tė dallojė pėrdorimet e ndryshme tė sė qeshurės: qeshim nė mėnyrė agresive, sarkazėm, erotikisht, miqėsisht, nė mėnyrė mbrojtėse ( pėr tė larguar stresin).
* Grekėrit e lashtė besonin se Gelondi (I qeshuri) sė bashku me Pasionin dhe Kėnaqėsinė, ishin dhurata tė Perėndeshės Afėrditė kundrejt njerėzve.
* Likurgu kishte ndėrtuar njė tempull nė Spartė, ku adhurohej Gelondi (I qeshuri). Tempulli i Gelondit, ekzistonte gjithashtu edhe nė qytetin e Thesalisė . Madje njė herė nė vit organizoheshin lojra atletike publike nė nder tė tij.
* Ipokrati besonte nė vlerėn kuruese tė sė qeshurės!
Le tė vėmė pak gėzim tek gjithcka qė bėjmė. Le tė kemi njė ndjenjė tė shėndoshė tė humorit tė mirė. Dhe tė mos harrojmė se buzėqeshja ėshtė transmetuese!

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum