Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Misteret: Miti -Ceremonia – Initacioni

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Misteret pėrbėnin pėr mijra vjet me rradhė shtyllėn kurrizore ku bazoheshin qytetėrimet e mėdha initacionuese. Qytetėrime si ai i Egjiptit, qytetėrimi i lashtė grek, ai indian, qytetėrimet e mėdhenj Amerikanojugorė, bazoheshin nė qėndrat e Mistereve, tė cilat ishin me tė vėrtetė tempuj tė Dijes dhe tė Shėndėrrimit tė Nxėnėsit tė thjeshtė ne nje initacionant.

Mesimdhėnia e Mistereve pėrbėnte Shkenca tė Shenjta dhe dituri tė tjera. Madje akoma edhe sot, shumica e tyre janė tė panjohura ne qytetėrimin tonė. Por megjithate nuk jepeshin njohuri enciklopedike, sikur ato qė marrin studentėt e sotėm ne Universitete, perkundrazi ishin njohuri pėrjetuese, tė cilat per ti bėrė pronė te tijėn , kandidati duhej tė kalonte testet simbolike te initacionit. Ishin njohuri sintetike qė lejonin nėpėrmes njė metode, nėpėrmes njė totali parimesh bazore, simbolesh dhe emblemash, kombinimin e njohurive tė shumė shkencave njėkohėsisht. Pėr kėtė arsye ne veprat e shumė initacionantėve tė lashtėsisė, gjejmė njohuri tė shumė sektorėve tė dijes, p.sh tek Homeri, tek eposat e tė cilit gjejmė nėpėrmes simbolizimit dhe kėrkimit brendėsor, elementė pėr zhvillimin e njeriut, gjeografi apokrifike, njohuri mbi botėt e padukshme, njohuri mbi astronominė dhe astrologjinė, vlera etike dhe filozofike, mėsime brendėsore, elementė leksaritmikė dhe gjuhėsorė, psikologji dhe sektorė tė shumtė tė tjerė te dijes, qė na bėjnė tė pyesim veten si ka mundėsi qė njė njeri tė mund tė kombinojė kaq mirė nje rrjet tė tėrė diturish dhe tua sherbejė njerėzve me njė gjuhė kaq poetike, te kuptueshme dhe tė pėlqyeshme nga tė gjithė.

Misteret e lashta pėrbeheshin nga tre pjesė kryesore, tė cilat ishin Miti, Ceremonia (Rituali) dhe Initacioni.


Miti: Kuptimi i Mitit nė Misteret e lashta ėshtė krejt i ndryshėm nga pėrcaktimi qė i jepet sot. Nėse pėr njė filolog Miti do tė thotė Arsye, atėhere nė Misteret e lashta Miti ishte Arsyeja e Vėrtetė dhe kėshtu duhej tė kuptohej. Transmetohej gojė me gojė dhe ėshtė shprehja e Arsyes Krijuese. Njė histori e shenjtė qė u solli njerėzve tė verteta Arketipike, njė rrėfim i principeve tė botės, tė aventurave tė Perėndivė dhe tė heronjve qė jetonin mė parė. Mitoplasia, shkenca tashmė e humbur, ishte ajo qė lejonte tė bashkoheshin shumė nivele diturie nė njė total organik , qė pėrbėnte Mitin. Jepej nė njė mėnyrė poetike, nė mėnyrė qė tė kuptohej nga tė gjithė.

Miti u drejtohej tė gjithėve, duke i folur cdonjeriu nė gjuhėn e tij. E fundit qė mund tė merrte ishte rėndėsia e tij fjalė pėr fjalė, ose gėrmė pėr gėrmė sic themi dhe sot. Por pėrpara kėtij koncepimi ekzistonin shumė tė tjera qė kuptoheshin vetėm nga initacionantėt, tė cilet ishin zoterues tė qelėsave tė interpretimit.

Miti Misterioz pėrbėn njė model tė realitetit. Ėshte njė prototip ose model ideal me prejardhje hyjnore, qė shpjegon njė realitet superior dhe tė shenjtė, mėnyrėn e ndėrtimit tė tij dhe se si u shfaq. Pėr njerėzit e thjeshtė qė nuk kanė kėto qelėsa, Miti ėshtė vetėm njė pėrrallė, njė histori imagjinare. Miti ėshtė njė mesazh nga Qielli brėnda njė kėllėfi tė mbyllur. Pėrbėhet nga aligori, aligoritė nga emblema, emblemat nga simbole, tė gjitha nė lėvizje, tė cilat tregojnė njė Mister, njė Dituri, njė Mesazh… qė tė gjithė mund tė dėgjojnė, por janė shumė pak ata qė mund ta kuptojnė nė tė vertetė.

Roli i Mitit ėshtė tė zgjojė Njeriun, tė thyejė lėvozhgat qė pengojnė shikimin e tij brendėsor, dhe ta bėjė atė tė shikojė gjėrat ashtu sikur janė nė tė vėrtetė. Pėrmban ne veprimin njerėzor, eksperiencėn e Shenjtėsisė, njė funksion zgjimi brendėsor dhe mirėmbajtjeje te ndėrgjegjes sė njė bote tjetėr, tė botės Hyjnore. Nėse njeriu njeh Mitin, bėhet bashkėkohor i ngjarjes zanafillase, tė parimeve dhe pėr kėtė njeri bota bėhet e tejdukshme. Tani e tutje Miti ėshtė gjuha simbolike e Shenjtėsise.

Nėse do tė pėrmblidhnim kėto qė thamė pėr Mitin me pak fjalė, mund tė themi se Miti ėshtė nje prototip ose model sjelljeje, qė duhet tė imitohet. Pėr tė kuptuar dikush me tė vėrtetė nje mit, duhet ta JETOJĖ atė, pasi kemi tė bėjmė me njė eksperiencė gjithėsore qė prek tė gjitha elementėt e personalitetit. Miti nuk ėshtė nje objekt studjimi intelektual.


Ceremonia: Por me c’mėnyrė mund tė arrijė njeriu tė marrė pjesė nė Fuqinė – Energjinė e Mitit? Ne misteret e lashta njė gjė e tillė arrihej nėpėrmes Ceremonisė. Ceremonia i jepte initacionantit mundėsinė pėr tė pėrdorur energjinė mitike pėr tė krijuar ‘’pėrsėri’’, domethėnė pėr tė ripėrsėritur atė qė dikur ndodhi nė kohėn e Mitit. Pasi Miti si njė Prototip unik dhe diakronik, ka prirje pėr tu mishėruar nė botėn profane. Shenjtėsia ka prirje pėr tė pushtuar profanitetin ashtu sikurse dhe Drita errėsirėn.

Mundėsia e ripėrsėritjes sė Mitit periodikisht dhe rikthimi i tij nė njė ‘’kėtu’’ dhe ‘’tani’’ tė ngjarjeve zanafillase, pėrbėn ritualin , Ceremoninė. Pocedura nuk ka si qėllim vetėm imitimin e prototipit mitik por edhe ripėrjetimin e tij. Ripėrjetimi i vetėdijshėm i Mitit nėpėrmes Ceremonisė ėshtė INITACIONI. Tek Initacioni, kandidati kupton esencėn e mitit duke e pėrjetuar atė, pėr kėtė arsye perjetimi i Mesimdhėnies pėrfshin initacionin, vula e tė cilit ėshtė Ceremonia initacionuese.

Rituali imiton me gjestet e shenjta tė saj Planin e Shenjtė. Cdo gjest ėshtė i rėndėsishėm. Rituali ėshtė kriku ndėrmjetėsues midis Mitit dhe Ceremonise.

Do tė thoshte dikush se nė kėtė mėnyrė, vetėm pak initacionantė arrijnė tė vijnė nė kontakt me Mitin? Kjo nuk ėshtė e vėrtetė, pasi ekzistojnė shumė mėnyra tė tjera qė edhe njerėzit e thjeshtė tė mund tė marrin pjesė nė fuqinė rinovuese tė miteve, pasi e gjithė jeta e komuniteteve rrotullohet rreth mitit.

Madje edhe flijimet ose kurbanet e feve tė lashta lejonin besimtarėt pėr tė kontaktuar me botėn e Shenjtė, nėpėrmes nje ofertė kundrejt Perėndive. E njėjta gjė ndodh edhe nė fenė e Krishterė me flijimin e qėngjit tė Pashkės, ose tė gjelit tė detit te Krishtlindjeve, vetėm se nė lashtėsi pjesėt mė tė mira tė mishit flijoheshin Zotave, ndėrsa sot besimtarėt flijojnė viktimėn dhe e hanė tė gjithėn! Gjithashtu nė lashtėsi kryhej marrja e trupit dhe gjakut tė Osirit nė Egjipt, Dionisit nė Greqi, ashtu si edhe trupin dhe gjakun e Krishtit ne fenė e Krishterė.

Initacioni: Kjo fjalė vjen nga latinishtja. Initiare – do tė thotė ‘’filloj, futem’’. Pra initacioni ėshtė njė ceremoni kalimi , qė imiton testet qė shėnjojnė ecurinė e ekzistencės njerėzore, por duke i kryer ato para kohe. Ėshtė njė procedurė e destinuar tė realizojė kalimin psikologjik tė njė gjendjeje ekzistimi inferiore nė njė tjetėr nivel superior. Pra lejon pėrsėri ngjitjen e Psikise drejt burimit zanafillės.

Nė greqisht kjo fjalė do tė thotė mbyll gojėn. Dhe kjo shpjegon se pėrse procedurat e tij janė tė ndaluara tė thuhen njerėzve tė tjerė , pėrvec initacionanteve tė cilėt kishin dhėnė njė ‘’betim heshtjeje’’.

Initacioni nuk ėshtė njė edukim intelektual, por pėrkundrazi ėshtė njė ecuri rinovimi brendėsor qė pėrmban -pėrvėc tė tjerave- njė botėkuptim sferik tė botės. Cdo Initacion do tė thotė ‘’vdekje’’ tė personalitetit tė vjetėr dhe adoptimit tė njė personaliteti tė ri, mė harmonik. Pėr kėtė arsye Platoni thonte se : ‘’Vdekja ėshtė initacion’’. Pra initacioni ėshtė njė dije e pakthyeshme. Cdo initacion pėrmban planin ‘’Jetė, vdekje, rilindje’’


3 Lloje initacionesh:

1. Initacioni Rracor: Konfimon kalimin nga adoleshenca nė Pjekuri. Ėshtė njė Initacion profan, meqėnėse lidhet me njė ndryshim biologjik qė cdonjeri njeh. Fėmija ndahet nga mjedisi amėsor nė tė cilėn u rrit dhe vihet ne testime, pėrpara se tė integrohet ne shoqėri, nė gjendjen e adoleshentit. Ne Mitin e Tesut ky lloj initacioni i korrespondon momentit ku ngren shkėmbin dhe merr shpatėn dhe sandalet, sipas njė qelėsi interpretimi.


2. Initacioni Fetar: Siguron kalimin nga profaniteti tek Shtenjtėria dhe lejon hyrjen e indivit ne Shenjtėri. Shenjtėria dhe Profaniteti janė dy pamjet e jetės: e para udhėheq ne pėrcarje, ndėrlikueshmėri, tretje. Ndėrsa e dyta udhėheq drejt Qėndrės, bashkimit dhe rilindjes. Initacioni qė u dha nga institucionet e Mistereve, si pėr shembull atyre tė Isis dhe tė Osirit ne Egjipt, Mistereve tė Elevsinės apo tė Samotrakit ne Greqi, shfaqet nė kėtė lloj initacioni.


3.Initacioni Magjik ose Saman: ėshtė initacioni mė brėndėsor dhe ai qė kėrkon deprivacionin mė tė madh. Ėshtė ai qė bėn dikė tė braktisė gjendjen fizike, njerėzore pėr tė arritur ne zotėrimin e ‘’fuqive mbinatyrale’’. Shkatėrrimi i plotė i personalitetit tė vjetėr u lejon fuqive tė padukshme tė shprehen nėpėrmes initacionantit. Asgjė nuk duhet tė mbijetojė nga njeriu i vjetėr. Ky initacion magjik shėnjohet nė pėrgjithsi nga njė udhėtim ekstaziatik (ėndrra, vizione, katalipsi) nė njė botė nga ku kandidati kthehet me njė numėr tė madh mundėsish: Terapie, profetizimi etj.

Initacioni Magjik lejon krijimin e njė boshti vertikal midis 3 botėve: Botės Arketipike, psikologjike dhe atė materiale…Fazat Ritualistike tė initacionit janė 3, dhe kėto vlejnė pėr tė tre llojet e initacionit. Ato janė:

1- Faza e ndarjes , ku kandidati shkėputet nga mjedisi i tij. 2- Faza e vetmisė, nė tė cilėn kandidati testohet nė testet e vetmisė. 3- Faza pėrfundimtare e ribashkimit , ku kandidati rikthehet nė mjedisin e tij tė ri. Tashmė ėshtė dy herė i lindur, domethėnė i initacionuar dhe kėshtu merr njė emėr tė ri.


Dhamė vetėm njė pėrmbledhje tė Mitit, Ceremonisė dhe tė Initacionit, pasi kėto tre elementė janė tė lidhura ngushtė me Misteret e Lashta, dhe nuk dihen shumė gjėra mbi ta. Duke pasur parasysh kėto , mund tė vezhgojmė me njė sy krejt tjetėr, aventurat e Heronjve tė Mitologjive tė lashta, si pėr shembull mbylljen nė arkė tė Perseut dhe hedhjen e tij nė det, zbritjen e Herkulit nė Hades etj. Me sa duket kėto ishin teste initacionuese dhe nuk simbolizojnė levizje prapavajtėse, kthim ne mitrėn e nėnės apo tė tjera qė beson konsiderimi psikanalitik i miteve.

Le tė kujtojė lexuesi se njeriu ndodhet brėnda botės por edhe bota ndodhet brėnda njeriut (Makrokozmi – Mikrokozmi). Miti ėshtė pak paradoks, pasi krijon ura midis paradokseve, pasi Miti nėnkupton njėrėn dhe tjėtrėn. Ashtu sikurse edhe e gjithė bota dhe njeriu ka shumė paradokse brėnda tij pėr tė bashkuar, nėse dėshiron tė funksionojė nė mėnyrė mitike.

Tė gjithė ne kemi brėnda nesh njė Prokrust pėr tė eleminuar, atė tė logjikės shembėse, qė dėshiron gjithcka tė njėjtė dhe monotone. Teseu eliminoi Prokrustin e tij dhe dha betejėn e tij. Miti ashtu sikurse thamė mė lart, duhet tė imitohet, domethėnė duhet tė na frymezoje dhe ne pėr tė jetuar BETEJĖN TONĖ BRĖNDĖSORE.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum