Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirë se erdhët në mesin tonë .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

GANDI – MOHANDAS (MAHATMA) GANDHI

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Emri i tij i vёrtetё ishte Mohandas Karamchand Gandhi. U lind nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948 nё Nju Delhi.Studjoi nё rininё e tij nё Universitetin Juridik, dhe mё vonё do tё shpёrngulej nё Afrikёn e Jugut, ku dhe do tё ndeshej pёr tё imponuar respektimin e tё drejtave tё punёtoreve nga India qё kishin mёrguar nё Afrikёn e Jugut.

Me rikthimin e tij nё atdhe nё vitin 1914, u bё shumё aktiv nё aktivitetet brёnda partisё sё Kongresit kombёtar Indian duke mbёshtetur idene se India ishte e pjekur dhe gati pёr tu Vetёqeverisur. Organizoi grupe mbёshtetёsish pёr tu ndeshur kundёr padrejtёsisё politike dhe shoqёrore. Ndёrkaq pёrpiqej dhe tё vinte paqe midis Indianёve dhe Myslimanёve, por nё vitin 1922 anglezёt do ta arrestojnё. Dy vite mё pas do tё lirohet nga burgu dhe pasi u tёrhoq nga jeta aktive politike, udhёtoi rreth e pёrqark Indisё pёr tё bindur tё gjithё pёr zhdukjen e traditёs sё kastave (klasё shoqёrore).

Nё vitin 1930 do ta shikojmё kryetar tё sё famshmes ‘’demostratёs sё kripёs’’, si njё shenjё proteste kundёr taksave qё kishin imponuar Anglezёt nё Indi, njё demostratё qё e pёrsёritёn me mijra Indianё, deri nё pikёn ku kjo rrymё u kthye nё njё lёvizje shumё tё fuqishme qё tronditi deri nё thellёsi indiferencёn e patundur tё Indisё dhe drejtoi pёr herё tё parё njё masё njerёzish indiferente dhe jopolitik nёpёr luftёn politike. Kёshtu Gandi u arrestua edhe shumё herё tё tjera nga Anglezёt, bёri greva urie nё shenjё proteste dhe atёherё kur problemi i pavarёsisё sё Indisё filloi tё gjente zgjidhje u mundua pёrsёri tё pajtonte Indianёt dhe Myslimanёt. Por njё i ri nacionalist Indian, nё datёn 30 Janar tё vitit 1948, do ta vriste, duke ngritur mallёngjimin dhe nervozizmin e opinionit publik mbarёbotёror.

Ishte njё personalitet i madh politik i Indise, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik. Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarsisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ulta tё popullit, paqes midis induisteve dhe myslimanёve.

Nё Indi, mё tepёr se nё çdo vend tjetёr, çdo lloj veprimi njerёzor, sidomos i shpirtrave tё veçantё si Gandi, bёhet me fond gjithёsine. Njeriu duke vepruar mbulohet nga ideja qё e ka pёr detyrё pёr tё shёrbyer njё vlerё tё lartё metafizike. Filozofia pra, ёshtё njё temё praktike, qё shprehet jo vetem me tekstet e shkruar, por me tё gjithё sjelljen njerёzore. Gandi, shprehёs i kёsaj filozofie, besonte se tё gjitha qёniet , qё nga Zoti e deri tek krijesa mё e fundit, gjёnden brenda njё shkalle zhvillimi, shkallё tё cilёs çdonjeri ka mundёsi pёr tё ngjitur shkallёt e saj njё nga njё.

Vihet pro veprimit, por me njё karakter tё shenjtё, pasi duhet tё jetё i frymёzuar nga njё shpirtёrim i thellё metafizik. Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore pёrsa u pёrket shenjtorёve, e vendosin midis shenjtorёve tё tyre, dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma = shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte. Pasi ashtu sikur thamё dhe mё lart , nё Indi Shenjtёrimi nuk jepet nga kёshille Klerikёsh por nga intuita e pagabuar e popullit.

Gandi nё tё gjithё jetёn e tij, luftoi pёr pavarёsinё e atdheut tё tij , duke pasur vetёm njё armё tё vetme qё ishte lartёsia e tij etike dhe adhurimin e vёrtetё tё tij qё kishte pёr tё gjithё Indinё, pasi ajo mishёronte Shpirtin e saj parashekullor.

Zoti, sipas Gandit nuk ёshtё njё ide abstrakte. Ёshtё njё prani e gjallё, zёri i tё cilit ndodhet brёnda njeriut. Kёsaj pranie i jepte emrin Sat, ekzistencё, qёnie absolute, Zot, e Vёrtetё. Sakrifica pёr kёtё tё vёrtetё ёshtё vetёm mёnyra e pёrhapjes sё saj.Dhe kёshtu arrijmё nё idenё e dytё tё filozofisё sё Gandit, nё idenё ahimsa – mos dhunёs, ose mungesёs sё dhunёs, ide kjo qё luajti njё rol shumё tё rёndёsishёm pёr çlirimin e Indisё. Pёr Gandin ahimsa pёrhapet tek çdo veprim qё krijon dhimbje trupore ose psikike dhe ka dy burime kryesore:

dashurinё pёr çdo qёnie
nevojёn pёr vetёkontroll pёr realizimin tonё nё nivelin shoqёror dhe politik.
Mungesa e dhunёs nuk do tё thotё nёnshtrim kundrejt sё keqes apo tё padrejtit. Do tё thotё kundёrshtim me tё gjitha forcat shpirtёrore kundrejt forcёs sё tiranit. Kёrkimi i sё vёrtetёs, si njё qёllim i jetёs sё tij, dhe mos-dhuna, si njё mёnyrё pёr tё arritur diçka tё tillё, ishin dy ‘’mushkёritё’’. Dhe pёr kёtё arsye thoshte se pa kёto dy mushkёri nuk mund tё jetonte. Kёrkimi i sё vёrtetёs nuk pёrmban brenda tij pёrdorimin e dhunёs, pasi njeriu, meqёnёse nuk ka aftёsinё pёr tё njohur tё vёrtetёn absolute, nuk mund tё ketё as edhe kurajon pёr ndёshkuar. Nevojitet Drejtёsia qё ёshtё ajo qё hap rrugёn e dashurisё.

Ishte kundёr kastave trashёgimtare dhe pro kastave qё caktoheshin si njё urdhёr hyjnor i ndarjes sё pёrgjegjёsive qё ka si qёllim njё bashkёjetesё harmonike. Gandi besonte se çdo lloj pune ka dinjitet, sidomos puna qё bёhet me duar, dhe pёr kёtё dhe ai vetё jepte shembullin duke dredhur pe. Kёtё e bёnte edhe pёr arsye praktike dhe ekonomike, domethёnё pёr luftёn kundёr papunёsisё nё dimёr por edhe pёr luftёn kundёr imponimit tё produkteve tё industrive angleze, por edhe pёr njё rikthim nё mёnyrёn indjane nё tё gjitha fazat e jetёs.

Pёrsa i pёrket nevojёs qё ka njeriu pёr vetёkontroll, me qёllim shpagimin, Gandi besonte nё rezultatin e pёrmbajtshmёrisё seksuale, tё cilёn ai vetё zbatonte nё marrёveshje me gruan e tij. Vetёzotёrimi lartёson shpirtin. Thonte ‘’ jetojmё jo pёr tё ushqyer, pёr tё veshur dhe pёr tё llastuar trupin tonё. Kujdesemi pёr trupin tonё , nё mёnyrё qё tё jetojmё’’. Jeta fillon pasi tё pёrmbushen nevojat trupore. Atёherё kur tё gjitha pёrpjekjet kanё si qёllim trupin, shpirti fillon tё vyshket. Kёtё ide tё pasioneve e futi edhe nё sektorin shoqёror, me zbatimin e ahimsa, me kuptimin e mospjesёmarrjes nё pasionet politike. Vuri kёtё ide edhe nё nivelin e sjelljes individuale brёnda shoqёrisё dhe luftёs nacionalopolitike.

Besonte se pёrpjekja ёshtё mё e mirё, jo atёherё kur krijon plagё armikut, por atёherё kur kёmbёngulim, diçka qё presupozon besim tek Zoti dhe njё frymё vetёsakrifice. Konsideronte se milionat e indianeve nuk mund tё kontrollohen pa superioritetin shpirtёror tё liderёve tё tyre. Dhe ai ja arriti. U sakrifikua pёr idenё e bashkёvёllazёrimit midis induisteve dhe myslimanёve. Dashuria e Gandit pёr tё vёrtetёn ishte e tillё, sa qё shpesh herё vinte nё pozitё tё vёshtirё mbёshtetёsit e tij politik. Thonte gjithmonё tё vёrtetёn, pasi besonte thellё se e vёrteta herёt a vonё do tё ndihmonte Indinё nё ndeshjen e saj kundёr Anglezёve, por edhe do tё shёrbente pёr çdo lloj çёshtjeje tё drejtё.

Gandi ishte influencuar shumё edhe nga Bagavad Gita dhe klimёs metafizike me tё cilёn Arzuna merrte kёshillat nga mёsuesi i tij Krisna. Brёnda kёtyre elementeve metafizikё, vendoste tё gjitha veprimet e tij. Del jashtё sentimentalizmave dhe idesё sё zakonshme mbi dashurinё. Jep njё kuptim ipervatik veprimit, dhe çlirimit tё Indisё. Gjithmonё, dashuria e zjarrtё e Gandit pёr atdheun e tij zmadhohej. Veprimet e tij merrnin atё ‘’indiferencё tё shenjtё’’ qё i kёshillonte Krisna Arzunёs.

Klasёn shoqёrore qё donte tё themelonte, e quante sarvodaya, qё do tё thotё ‘’e mira e pёrbashkёt’’, e mira mё e madhe e mundshme pёr numrin mё tё madh tё njerёzve, ndёrsa me fjalёn svarajya nёnkuptonte pavarёsinё politike. Kjo e kombinuar me svadeshi , mёnyrёn indiane tё jetesёs, ishte ideali i republikёs sё Gandit.

Nё sektorin metafizik, Gnadi besonte se tё gjitha janё tё ujitura nga esenca supreme, Zoti. Dhe pёrveç Bagavad Gitёs admironte shumё dhe vargjet e para tё Isa Upanishad. ‘’Arrita nё konkluzionin se nёse tё gjitha upanishadet dhe tё gjitha shkrimet e tjera papritmas zhdukeshin dhe bёheshin hi, dhe nё mёndjet e indianёve do tё mbeteshin vetёm vargjet. Tё gjitha kёto dhe gjithçka qё lёviz nё tokё tejkalohen nga Brahma, nё kёtё mёnyrё Induizmi do tё jetonte pёrgjithmonё’’. Nuk nёnvlerёsonte intelektualizmin, por as nuk i jepte vlerёn ekskluzive si njё instrument i dijes ashtu sikur i jepet nё Perёndim. Pёr kёtё ishte edhe pro njё edukimi tё njeriut qё pёrmbante gjithçka, njё konsiderim filozofik dhe fetar i tё gjitha gjёrave. Meqёnёse besonte nё bashkimin qё arrihet me ndihmёn e Zotit qё tejkalon gjithçka, shёrbimi kundrejt bashkёnjerёzve tё tij ishte pёr te forma mё e mirё e adhurimit tё Zotit.

Gandi u influencua pёrveç Bagavad Gitёs edhe nga Ramajana ( thirrja Hyjnore), gjithashtu dhe nga Toro, Tolstoi, Raskin, tё cilёt admironte shumё.

Gandi ishte njё njeri shumё demokratik, pasi besonte thellё nё vlerat e njeriut. Asnjeri nuk ka tё drejtё tё qeveriseё pa miratimin e popullit. Por demokracia sipas tij duhet tё kombinohet me disiplinёn. Njё njeri qё nga natyra e tij ёshtё demokratik ёshtё gjithashtu nga natyra edhe i disiplinuar. Demokracia vjen me njё mёnyre natyrale tek ai qё ёshtё mёsuar tu bindet me dёshirё ligjeve njerёzore dhe njerёzore. Virtytet qё shoqёrojne veprimet e tij politike janё: modestia e pakufi e tij dhe mosndryshimi i vlerave tё tij etike pavarёsisht rrethanave. Ky ishte Gandi. Njё revolucionar i vёrtetё me njё konsiderim tё ndryshёm mbi universin dhe jetёn. Njё orator qё ngjante mё shumё me njё mёsues.

Ishte ndёrgjegjeja e gjallё e Indisё. Tё gjitha veprimet e tij kishin vulёn e Shenjtёrimit dhe kur plumbi vdekjeprures i Godse (njё Indiani konservativ i cili besonte se Gandi ishte shumё tёrheqёs kundrejt myslimanёve) e plagosi , arriti tё thёrriste ‘’Ram, Ram’’, emrin me tё cilin ai quante Zotin. Personaliteti i Gandit ishte njё nga mё tё mёdhenjtё e historisё. Mёsimet dhe parimet e tij tejkalojnё kufinjtё e Indisё, dhe pёrmbajtja mbinjerёzore i pёrket tё gjithё

njerёzimit.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum