Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Edukimi i te rinjeve ne shoqerite tradicionale

Edukimi i te rinjeve ne shoqerite tradicionale

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]


Nė shoqėritė tradicionale, edukimi dhe arsimimi i individit nuk pėrbėnte njė rast tė izoluar tė jetės sė tij, por njė gjendje qė zgjaste nė tė gjithė jetėn e individit, e cila fillonte qė nga lindja e tij e mbaronte me vdekjen e tij. Dhe ky ishte qėllimi kryesor i edukimit. Domethėnė, tė ndihmojė njeriun gjatė kalimit tė tij nė jetė nė mėnyrė qė tė ishte sa mė i ndėrgjegjshėm dhe mė i pėrgjegjshėm, por edhe ta pėrgadiste pėr braktisjen e botės fizike, nivelit tė tij material, pa frike dhe padituri.

Ky edukim nuk kufizohej vetėm nė kuadra tė rreptė formimi, por pėrqafonte tė gjitha aktivitetet kulturo – shoqėrore dhe ndikonte vendosshmėrisht nė formimin e karakterit tė individit. Ishte njė procedure qė sikur thamė dhe mė lart nuk mbaronte kurrė, por aktivizonte tė gjitha mundėsitė shpirtėrore, mendore, psikologjike dhe natyrale. Pra ishte njė procedurė integrimi dhe shndėrrimi rrėnjėsor.


Para se tė merremi me temėn e vetė edukimit, le tė kujtojmė mėsimdhėniet qė ekzistonin nė lidhje me Qėnien njerėzore nė shoqėritė tradicionale. Si me udhėheqės Sintezėn Shtatėshe, ashtu edhe me mėsimin mbi Tre Botėt, shikojmė njė konceptim natyral mbi ekzistencėn e njeriut dhe rolin qė ka ai pėr tė shprehur nė zhvillimin dhe ecurinė e tij, por edhe nė atė qė i pėrket tė gjithė krijimit.

Institucioni i Mistereve, shkollat e filozofisė dhe nė pėrgjithsi kontakti qė ekzistonte me natyrėn dhe Ligjet jetėdhenėse tė saj, i jepnin njeriut njė mundėsi pėr tė pasur njė koncept sferik pėr Botėn, koncept tė cilin do ta shprehte nė tė gjithė sektorėt e veprimeve tė tij.

Platoni tek ‘’Ligjet’’ flet pėr njeriun dhe e pėrshkruan si njė kafshė tė zbutur qė nėse merr edukimin e duhur mund tė bėhet ‘’ qėnie hyjnore dhe superiore’’ , nė rast tė kundėrt mund tė shėndėrrohet nė ‘’ kafshėn mė tė egėr qė ekziston mbi tokė’’. Gjtihashtu na thotė se republika me ligjet e saj duhet tė modifikoje edukimin e fėmijėve dhe tė rinjėve qė nga vitet e para tė jetės sė tyre, me qėllim tė vetėm , tė formojė qė nga mosha fėminore , njerėz virtuozė, tė dhuntuar me dituri dhe drejtėsi , nė mėnyrė qė tė bėhen qytetarė perfektė, tė cilėt do tė jenė tė aftė dhe tė sundojnė por edhe te sundohen drejt.

Gjithashtu referencat e njerėzve tė menēur tė lashtėsisė ashtu si : Pitagora, Platoni, Plutarku, por edhe nga traditat e popujve si pėr shembull tė Indianėve, shikojmė se jepej njė rėndesi shumė e madhe nė momentin e shtatzanisė, nė gjėndjen qė nga niveli fizik e deri tek ai shpirtėror i prindėrve tė fėmijės, dhe jetės dhe pėrjetimeve tė sė ėmės gjatė periudhės sė shtatzanisė.

Nė shumiēėn e qytetėrimeve tradicionale, gjejmė shumė elementė tė pėrbashkėt nė jetėn dhe edukimin e fėmijėve.

Keshtu shohim se deri nė moshėn 6 vjeēare, fėmija jeton nė shtėpi, afėr sė jėmės ose tė dados nga tė cilat merr dhe mėsimet e para – pajime pėr jetėn. Nėpėrmes miteve, pėrrallave, lojrave por edhe me shembullin e personave tė afėrt, formohej njė karakter fillestar dhe kėshtu fillonte tė konceptonte jetėn.

Platoni tek ‘’Ligjet ‘’ e tij propozon rregulla konkrete mbi edukimin e fėmijėve tė moshės nga 3 – 6 vjeē. Thotė se nė kėtė moshė, fėmijėt kanė nevojė pėr argėtim dhe lojra, por ėshtė edhe momenti nė tė cilin duhet tė mėsojnė rregulla sjelljeje, njė disiplinė fillestare, dhe ndėshkimi i cili nuk duhet tė arrijė nė ekstreme janė disa nga gjėrat qė duhet tė pėrdoren nga edukatoret. Gjithashtu thotė se tė gjithė fėmiėt e kėsaj moshe duhet te mblidhen nė tempujt e qytetit tė tyre dhe tė kenė njė kontakt me tė Shenjtėn. Duhet tė ekzistojė njė mbikqyrės qė do tė ketė pėrgjegjsinė dhe pushtetin pėr tė ndėshkuar fėmijėt nėse nevojitet. Deri nė plotėsimin e 6 viteve jetė, fėmijėt duhet tė ishin tė gjithė sė bashku. Pasi tė arrijnė kėtė moshė, atėherė djemtė duhet tė ndahen nga vajzat. Por megjithatė , sipas Platonit, tė dyja palėt duhet tė stėrviten me armėt. Djemtė do tė mėsojnė tė kalėrojnė, hark, hedhje heshtash dhe llastiqe. Ndėrsa vajzat mund tė ushtrohen nė teori dhe nė pėrdorimin e armėve.



Nė vazhdim i referohet dy mėsimeve kryesore qė duhet tė jepen: gjimnastikėn, qė ndihmon nė zhvillimin e trupit dhe tė trimėrisė, dhe muzikėn, qė ndihmon nė kultivimin e shpirtit tė njeriut. Muzikėn e ndan nė dy pjesė: nė vallėzimin dhe mundjen. Nė vallėzim duhet tė bėhet njė imitim i lėvizjeve qė meritojnė tė imitohen, ashtu sikur janė vallet me armė tė Kuriteve ose te Dioskureve. Nė mundje kemi lodhjen e trupit fizik, jo me synim e vetėm fitoren, por edhe fitmin e mėnyrave fisnike, forcės trupore dhe shėndetit. Nuk duhet tė harrojmė gjithashtu se lufta ishte njė gjėndje shumė e zakonshme pėr atė epokė dhe ishte diēka natyrale qė tė donin tė stervitnin fėmijėt nė mėnyrė qė tė mund tė mesoheshin me pėrplasjet, dhimbjet dhe armiqtė. Gjithashtu fėmijėt duhej tė mėsonin dhe tė bėnin shėrbesa pėr tė gjithė Perėnditė, duke kalėruar tė armatosur dhe duke bėrė lutjet e nevojshme.

Tek ‘’Republika’’ e Platonit , edukimit tė rojtarėve tė ardhshėm i dedikohet njė pjesė e madhe. Fėmijėt duhet tė edukohen me mitet, muzikėn dhe gjimnastikėn e pėrshtatshme, nė mėnyrė qė tė zhvillojnė tė gjitha virtytet e tyre si tė : trimėrisė, guximit, prudencės dhe ndjenjės sė drejtėsisė.

Nėse do tė shqyrtonim tani sistemin e edukimit nė Greqinė e lashtė do tė shohim se boshti i kėtij sistemi lėviz nė dypolėshin gjimnastikė – muzike qė ndikon nė zhvillimin e tė gjithė personalitetit tė fėmijės.

Ne Spartė edukimi ishte vendosur me dekretet e Likurgut. Njė edukim i pėrbashkėt pėr tė gjithė fėmijėt, qė jetonin dhe edukoheshin nė mėnyre kolektive nėn kujdesin e shtetit. Familja nuk kishte tė drejtė tė edukonte fėmijėn e saj ashtu sikur donte pasi tė arrinte moshėn 7 vjeē, por deri nė atė moshė kishte tė drejtė tė merrej vetė mė femijėn. Pas moshės 7 vjeēare, pėrgjegjsinė pėr fėmijėt e kishte shteti. Nga ana letrare mėsonin tė domosdoshmet, pasi gati i gjithė edukimi i tyre bazohej nė shėrbimin absolut ushtarak tė saj tė shtetit te organizuar spartan.

Likurgu kishte dekretuar ‘’ Mė tė moshuarit Spartanė duhej te mbikqyrnin edukimin e fėmijėve’’. Fėmijėt viheshin nė ushtrime shumė tė lodhshme, tė cilat mbikqyrnin Pedonomet, qytetarė tė Spartės qė kishin dalluar pėr guximin, trimėrinė dhe jetėn e tyre virtuoze.

Fitimi i virtyteve luftarake ashtu si trimėria, vetėsakrifikimi, disiplina, rezistenca kundrejt lodhjes, urisė, etjes, pritja, prudenca, respekti kundrejt qeveritėsve dhe mė tė moshuarve, por akoma dhe ushtrimi i tyre nė dinakėri, ishin disa nga qėllimet e kėtij edukimi kolektiv. Ksenofoni shkruan se Likurgu u lejonte fėmijėve te organizonin vjedhje ushqimesh, pasi me qėllim nuk i ushqenin mjaftueshėm nė mencat e pėrbashkėta. Kėshtu mesoheshin tė vigjilonin netėve, tė bėjnė prita, tė mashtrojnė nė mėnyrė qė tė arrijnė te vjedhin ushqimet. Kėshtu zhvillonin njė aftėsi tė madhe sajimi qė do ti ndihmonte gjatė jetės sė tyre si tė rritur.

I ngjashėm ishte edhe edukimi i vajzave nė Spartė. Ushtrimi i tyre nė ndeshjet e mundjes, heshtave, vrapimi, deri nė moshėn 20 vjeēare (para martesės), dhe zhvillimi i ndjenjės sė nderit dhe tė detyrės, kishte si qėllim tė beheshin tė shėndetshme dhe tė fuqishme, nė mėnyrė qė tė ishin tė afta ti ofronin shoqėrise qytetarė tė denjė.

Nė Athinė pėr edukimin fillestar, qė ishte privat, ekzistonin shkollat inferiore tė quajturat Didaskalite ose Mėsimtoret. Ekzistonin Gramatikėt qė jepnin mėsimet e shkrimit dhe tė leximit, Kitaristėt qe u mėsonin muzikėn, Pedotrivet qė u mėsonin gjimnastikėn, Kritikėt qė kishin pėrgjegjsinė e interpretimit tė teksteve tė lashtė, dhe Aritmetikėt dhe Gjeometrėt qė u mėsonin elementet fillestarė tė aritmetikės dhe tė gjeometrisė. Nuk ekzistonte ndonjė dekret i shtetit qė tė modifikonte kėto programe mėsimdhėnjeje, pasi ato bazoheshin tek traditat. Qėllimi i kėtyre programeve mėsimesh ishte shpalosja harmonike e moralit tė fėmijės dhe rolin kryesor nė kėtė sektor e kryente leximi dhe mėsimi pėrmendėsh i poezive dhe miteve shembullore.

Mbi temėn e miteve, Platoni bėn njė referim tė gjėrė tek ‘’Republika ‘’ e tij, dhe thotė se ėshtė njė pėrgjėgjsi e menjėhershme e qeveritarevė tė zgjedhin se cilėt nga mitet do tė mėsojnė fėmijėt nė mėnyrė qė , qė nga mosha fėminore tė fillojė dhe tė ndėrtohet njė karakter virtuoz, qė mė vonė tė jetė njė i rritur dhe qytetar virtuoz.’’… Dhe mitet qė do tė pranohen, duhet tė detyrohen dadot e fėmijėve dhe nėnat qė tju a thonė fėmijėve nė mėnyrė qė tė fillojnė tė ndėrtojnė me to, shpirtrat e tyre, qė ėshtė shumė mė e rėndėsishme se sa ndėrtimi i trupave me duart e tyre.

Gjithashtu nuk aprovon mėsimin e detyrueshėm tė fėmijėve, duke thėne se nuk mund tė mėsojmė me njė mėnyre skllavėrore njerėzit e lirė. Kėshillon qė fėmijėt duhet tė mėsojnė me njė mėnyrė tė kėndshme, duke luajtur, nė mėnyrė qė edukatori tė mund tė dallojė prirjet natyrale tė ēdo fėmije. Jep shumė mė tepėr rėndėsi nė edukimin muzikor tė fėmijėve, pasi me kėtė lloj edukimi, shpirti fiton ritėm dhe harmoni, pėrjeton bukurinė e natyrės dhe tė vetvetes, dhe bėhet ‘’ njeri dashamirės’’.

Njerezit, pėr tė dalė me sukses nė jetėn e tyre, pėr tė qenė tė dobishėm kundrejt shoqėrisė dhe qytetarė tė mirė, kanė nevojė qė tė kenė rregull, ritėm dhe harmoni nė mendimet e tyre, nė fjalėt dhe nė veprat e tyre. Kėto elemente i jep muzika. Pėr kėtė arsye fėmijėve u nevojitet edukimi mbi kėto elemente.

Gjimnastika nga ana tjetėr ka tė njėjtin rol edukues nė lidhje me trupin, tė cilin duhet tė forcojė dhe ta drejtojė drejt trimėrisė, por edhe gjithashtu ruante tė rinjtė nga shtrembėrimet etike.

Plutarku mė vonė nė librin ‘’ Mbi edukimin e fėmijėve’’, i jep njė rėndėsi tė veēantė shembullit personal qė duhet tė japin tė rriturit fėmijėve. Mėsuesit qė marrin pėrsipėr edukimin , na thotė, duhet tė jenė njerėz pa dobėsi dhe tju frymėzojnė fėmijėve respekt dhe prirje pėr tė imituar jetėn e edukatorėve tė tyre, qė duhet tė jetė virtuoze nė tė gjitha drejtimet.

Na thotė tre elementėt qė duhet tė bashkėekzistojnė pėr njė jetė absolute virtuoze, qė jane: natyra, vesi dhe logjika, qė u korrespondojnė tre botėve, tė trupit, tė psikisė dhe tė mendjes.

‘’ … pasi natyra pa pėrgatitjen shpirtėrore ėshtė diēka e verbėr, por edhe pėrgatitja shpirtėrore pa natyrėn ėshtė e mangėt, dhe ushtrimi pa asnjerėn nga tė dyja ėshtė diēka e kotė. Ashtu sikur ndodh me bujqėsinė, qė fillimisht toka duhet tė jetė pjellore, dhe pastaj kultivuesi duhet tė dijė, dhe mė pas farat duhet tė jenė pjellore, dhe me tė njejtėn mėnyre toka ngjan me natyrėn, edukatori ngjan me bujkun, dhe farat me mėsimet kėshilluese dhe udhezimet.’’

Gjithashtu thekson se qėndra dhe qellimi i edukimit duhet tė jetė filozofia, qė ėshtė i vetmi ilaē efikas pėr sėmundjet dhe pasionet e Shpirtit.

Nė Kretėn Minoite shikojme njė sistem edukues tė ngjashėm me atė tė qyteteve tė tjera greke, sistem i cili pėrbėhej nga 3 cikle. Cikli i parė kishte tė bėnte me edukimin e fėmijėve, pėrmbante mėsimin e gjuhės, sė shkrimit, muzikės dhe vizatimit. Dy ciklet e tjera kishin tė bėnin me mosha mė tė mėdha, qė nga adoleshenca e mė tej, dhe pėrmbanin matematike, astronomi, arkitektonike, simbolologji, mjekėsi – ilaēologji.

Nė ciklin e parė, njė vend shumė tė rėndėsishėm kishin himnet qė ftonin ose himnonin Perėnditė, epopetė e heronjėve dhe kėngėt mortore ose tė gėzuara.

Mjedisi familjar ashtu si dhe ai shoqėror kishte njė influencė tė madhe mbi Minoitet e rinj, dhe kėshtu ekzistonte njė respekt i madh kundrejt tė moshuarve qė kishin pėrgjegjsinė e edukimit tė fėmijėve. Kreta kishte njė qyteterim ku edukimi i djemve dhe vajzave ishte pak a shume i njėjtė. Kėshtu pėrveē mėsimeve teorike, nė hark, gjueti, nė pėrdorimin e armėve, vallėzime tė shenjta, vrapime, ndeshje me kuaj, mundje dhe boks.

Ekzistonin ‘’Pedagogjiket’’ nė tė cilat fėmijėt u initaciononin nė tė gjitha aktivitetet shoqėroro – politike tė komunitetit, dhe bėhej sipas sektorėve tė veprimit tė ēdo klase shoqėrore dhe zejtarie profesionale.

Nėpėrmes procedurash tė veēanta initacionuese tė kalimit nga mosha fėminore nė adoleshencė dhe mė pas nė ciklin e tė rriturve, individi duhej tė shėndėrrohej nė njė pjesė perfekte dhe aktive tė shoqėrisė. Nė Kretė, paralelisht me zejtaritė e shenjta tė Ciklopėve, Daktileve dhe tė Kuritėve pėr initacionimin e burrave, ekzistonin dhe vėllazeritė e shenjta tė Egjeve, Arkteve dhe tė Bletėve, pėr initacionimin e femrave.

Nė Egjipt ashtu si edhe nė tė gjithė popujt e Lindjes, ekzistonte kėshilli Klerikal i cili kishte pėrgjegjsinė e edukimit tė fėmijėve.

Njohja e leximit dhe tė shkrimit ishte njohuria kryesore nė shkollat e Zyrtarėve, e cila pėrbėnte dhe njė klasė shoqėrore. Paralelisht merrnin mėsime matematike, letrare, muzike dhe gjimnastike. Edukimi merrte sidomos formėn e kėshillave prindėrore. Mėsuesi mė nxėnėsin kishin njė lidhje qė i ngjante lidhje Prindėr – fėmijė.

Fėmijėt e familjeve aristokrate kishin edukatorin e tyre, ndėrsa nė familjet e varfėra, ishte babai ai i cili u mėsonte fėmijėve profesionin e tij dhe nėna ajo e cila kishte pėrgjegjsinė pėr pėrgatitjen e tė bijave pėr moshėn e rritur tė tyre. Shkolla Egjiptiane ishte e lidhur ngushtė me konceptet dhe adhurimet fetare, ashtu si edhe ēdo aktivitet tjetėr i Egjiptianėve, qė kishin aftėsinė e tė dalluarit tė Zotit nė gjithēka qė kishin pėrreth.

Edukimi kishte si qėllim pėr tė pėrgatitur Klerikėt e ardhshėm , zyrtarėt mė tė lartė drejtues, shkruesit dhe shkencėtarėt. Fėmijėt pas testeve tė gjata hynin nė moshen 10 vjeēare nė shkollat e ndryshme, ku studjonin deri nė moshėn e adoleshencės.

Duke kaluar nga kontinenti Amerikan dhe me konkretisht nė qytetėrimin e Inkas, shikojmė se edukimi ishte i ndryshėm pėr ēdo klasė shoqėrore. Fisniket edukoheshin nė Yachaihuasis (Shtėpitė e Dijes) qė kishin tė bėnin me djemtė. Dhe ne Aēlahuasis (Shtėpitė e Virgjėreshave Diellore) edukoheshin vajzat. Aty pėrgatiteshin tė rinjtė qė nė tė ardhmen do tė ndihmonin nė qeverisjen e Perandorisė. Studjimet zgjasnin 4 vite. Jepej mė shumė rėndėsi filozofisė, teologjisė, politikės dhe qeverisjes sė popujve. Gjeografia, matematika, mekanika dhe financa ishin gjithashtu lėndė tė rėndėsishme. Pėr formimin e karakterit ekzistonin mėsimet e muzikės, poezise dhe teatrit.

Klasat popullore merrnin edukimin e tyre nga prindėrit. Kur ata venin nė punė, Pleqtė e komunitetit merrnin pėrsipėr fėmijėt dhe kishin tė drejtė ti ndėshkonin, ti korigjonin dhe ti kėshillonin. Mė vonė, mėsuesi i armėve, u jepte njė edukim paraushtarak djemve, ku njėkohėsisht ata punonin nė ara dhe ofronin shėrbimet e tyre komunitetit.

Nė Amerikėn Veriore edukimi merr njė karakter pak mė ndryshe, pėr arsye tė ndėrtimit dhe tė organizimit tė fiseve qė nuk janė shtete tė organizuara si ato qė kemi parė deri tani.

Indiani shprehet nėpėrmes jetės sė tij, zakonet dhe tradita e tij, virtyte si ai i lirisė dhe i kontaktit tė tij tė menjėhershėm me Natyrėn. Kupton vetveten si njė pjesė tė pandarė tė Natyrės dhe shikon gjithkund pėrreth tij shprehjen e njė Qėnieje Superiore, tė Zotit.

Nė tė gjithė fiset Indiane, prindėrit u jepnin njė kujdes dhe njė dashuri tė madhe fėmijėve tė tyre. Babai pėrgadiste njė djep druri i cili destinohej tė bėhej krevati i lėvizshem i foshnjes deri sa tė arrinte tė ecte.

Papuze (fėmija), kishte fillimisht njė emėr fėminor, tė cilin mė vonė e ndėrronte me emrin qė do tė mbante nė tė gjithė jeten e tij. Kėtė emėr e merrte nė betejėn e tij tė parė dhe ky emėr shfaqte karakterin dhe mėnyrėn mė tė cilėn pėrballoi vėshtirėsitė e kėsaj beteje.

Kishin lojra tė ndryshme pėr djemtė, kalėrim dhe qitje, ndersa pėr vajzat, kuklla, imitime tė nėnave dhe pėrgatitje pėr marrjen e pėrgjegjsisė sė familjes sė tyre. Gjithashtu mėsonin not dhe vozitje.

Nė shumė fise ekzistonin disa statuja tė vogla qė shfaqnin perėndi, tė cilat shpėrndaheshin nė rituale tė caktuara dhe kėshtu traditat e shenjta tė fisit, nguliten thellė nė zemrėn e fėmijėve.

ėshtė gabim nėse mendojmė se fėmijėve tė Indianėve u mungonte njė udhėheqje superiore. Njė gjė e tillė realizohej me anė tė leksioneve etike, ndėrsa ndeshkimi trupor ishte jashtėzakonisht i rralle.

Rėndėsi e madhe i jepej gjahut dhe stėrvitjes luftarake pasi te dyja ishin pjesė tė pandara tė jetės dhe tė mbijetesės sė tyre. Qė tė vegjėl mėsonin veset e kafshėve dhe mėnyrėn mė tė cilėn mund tė zbulonin gjurmėt e tyre. Mund tė ndiqnin njė kafshė me orė tė tėra me kėmbėngulje dhe durim deri sa tė arrinin ta fusnin nė kurth.

Rreth moshės 15 vjeēare , djemtė merrnin pėrsipėr njė agjerim dhe njė pagjumėsi vetmuese, gjate sė cilės udhezoheshin nga totemi i tij, ose shpirti magjik, nė lidhje me ecurinė e tij tė ardhshme. Edhe vajzat kalonin njė test tė ngjashėm nė moshėn trembėdhjetė vjeēare, qė shėnjon kalimin nė ciklin e tė rriturve.

Duke plotėsuar kalimin nė disa nga qyteterimet mė tė rėndėsishėm dhe karakteristikė tė lashtėsisė, tė bazuar nė modele tradicionale zhvillimi, shikojme shumė ngjashmėri nė sektorin e edukimit.

Ndoshta me e rėndėsishmja qė mund tė theksojmė, ėshtė se fėmija qė nga mosha fėminore e tij duhet tė pėrjetojė ato elemente tė cilėt do ta ndihmojnė dhe do tė nxisin pėr tu bėrė njė qytetar i pėrgjegjshėm dhe i ndėrgjegjshėm.

Edukimi ashtu sikur thamė dhe mė lart, kishte tė bėnte me tė gjithė personalitetin e individit, me qėllim pėr ta pėrgaditur atė tė pranojė nė momentin e pėrshtatshėm, nėpėrmes testeve tė stilit initacionant, Shpirtin.

Nė shoqėritė e sotme, tė cilat nuk janė tradicionale, si edukim nėnkuptohet grumbullimi i informacioneve mendore qė nuk e ndihmojnė njeriun nė asgjė mbi zhvillimin e tij, por pėrkundrazi e udhėheqin nė rrugė qorre tė modelit individual por edhe kolektiv.

Filozofėt e lashtė thonin se Dituria ėshtė Dritė dhe se Drita mund Errėsirat. Vetėm nė kėtė mėnyrė dhe me kėtė lloj edukimi, errėsirat e vetes sonė shtazore (Uni Kafshėsor) mund tė shėndėrrohen nė njė shkėlqim tė Ndėrgjegjės tek tė gjithė qytetarėt.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum