Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Rreziqet e objekteve bėrthamore nga krimi kibernetik

Rreziqet e objekteve bėrthamore nga krimi kibernetik

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

VOA




Njė virus i fuqishėm kompjuterik i quajtur “krimbi Stuxnet” duket se ka goditur uzinėn bėrthamore tė Iranit Bushehr dhe ka infektuar sistemet kompjuterike nė Azi, Evropė dhe SHBA. Aftėsia e kėtij programi infektues po ngre pikėpyetje lidhur me rreziqet qė i kanosen objekteve bėrthamore, elektrike dhe industriale. Ndėrsa zyrtarėt iranianė thonė se sistemet e infektuara nė uzinėn bėrthamore tė Busherit janė tė sigurta, ata qė punojnė nė sigurinė kibernetike nuk janė aq tė qetė dhe theksojnė se sulmi i hap dyert njė numri kėrcėnimesh qė deri tani kanė ekzistuar nė teori. Sami Sajdari, president dhe themelues i Agjencisė sė Mbrojtjes Kibernetike thotė se krijimi i kėtij programi tė rrezikshėm infektues tregon se njerėzit tani duan dhe kanė aftėsinė tė sulmojnė sistemet industriale. Sulmet ndaj sistemeve tė kontrollit nė industri dhe vėnia e kėtyre sistemeve dhe e jetės sė njerėzve nė rrezik, ėshtė sfidė e madhe. Studjuesit thonė se Stakxnet ėshtė projektuar me synimin pėr tė vėnė nė objektiv sisteme si ata qė pėrdoren nė uzinėn e Busherit nė Iran. Nė veēanti, ata thonė se ky program ka nė objektiv sisteme kontrolli drejtuese, ose sisteme SCADA, tė projektuara nga kompania gjermane Simens. Studiuesit thonė se pasi gjen rrugėn pėr nė sistemet e uzinės, virusi mund tė marrė tė dhėnat, mund t’i ēorjentojė sistemet dhe tė ēojė deri nė mosfunksionimin e tyre. Sami Sajdari thotė se shqetėsim pėrbėn rreziku me tė cilin ndeshen uzinat, por thekson se kėrcėnimi nuk kufizohet vetėm tek uzinat bėrthamore dhe ato elektrike. Deri tani, virusi duket se e ka patur suksesin mė tė madh nė Iran; kompania kompjuterike kundėr viruseve Symantel thotė se janė infektuar mė tepėr se 60 mijė kompjutera. Kjo dhe fakti qė sulmi ishte tepėr i sofistikuar, ka bėrė qė disa tė besojnė se sulmin mund tė ketė kryer vetėm njė shtet. SHBA dhe Izraeli janė pėrmendur si vendet qė kanė kapacitetin dhe motivin politik pėr tė kryer njė sulm tė tillė. Por disa analistė tė sigurisė kibernetike dhe tė teknologjisė thonė se ėshtė ende herėt tė gjykosh pėr kėtė. Randy Abrams, i kompanisė sė sigurisė nė Internet, ESET, qė ka bėrė kėrkime pėr virusin Stuxnet, thotė se ndėrsa natyra e sofistikuar e sulmit le tė kuptohet se nė kėtė sulm mund tė jetė pėrfshirė njė shtet, nuk ėshtė e thėnė qė ky tė jetė njė rast i tillė. Njė shkak mund tė ketė qenė dikush qė i njeh mirė sistemet SCADA dhe qė ka aftėsi tė mėdha teknike, ndoshta duke punuar nė grup me disa njerėz, tė cilėt donin tė tėrhiqnin vėmendjen ndaj faktit se kėto sisteme SCADA nuk mbrohen mirė dhe janė nė rrezik tė sulmohen. Adam Segal i Kėshillit tė Marrėdhėnieve me Jashtė thotė se sulmi ngre pikėpyetje tė tjera dhe thekson se ėshtė e vėshtirė tė gjesh se cili mund tė ketė qenė objektivi. Tani mendimi ynė i pėrbashkėt ėshtė se sulmi ishte pėrqėndruar tek sistemet industriale tė Iranit, por pas disa javėsh ne mund tė mėsojmė se ato nė fakt drejtoheshin edhe ndaj sistemeve industriale tė Indisė, Pakistanit, apo Indonezisė, ku mendohet se ėshtė pėrhapur virusi. Nė kėto momente, ne thjesht jemi duke hamendėsuar dhe nuk dimė gjė me saktėsi.





Se si ka mundur tė depėrtojė virusi tek sistemet qė pėrdoren nė uzinėn bėrthamore tė Iranit, mbetet njė pikėpyetje e madhe. Shumica e sistemeve industriale tė kontrollit nuk janė tė lidhura drejtpėrdrejt me Internetin. Analistė tė sigurisė kibernetike dhe studjues thonė se ka shumė mundėsi qė virusi qė ka depėrtuar nė sistemet SCADA nė uzinėn bėrthamore tė Iranit ka ardhur nga njė disk i jashtėm, apo thumbdrive qė ėshtė futur nė kompjuter. Shumica janė tė mendimit se kapaciteti i virusit Stuxnet pėrbėn kėrcėnim serioz pėr operuesit e sistemeve industriale tė kontrollit dhe se operatorėt, si edhe qeveritė nė mbarė botėn duhet tė bėjnė mė tepėr pėr forcimin e sigurisė. Studiuesi Sami Sajadri thotė se publiku po fillon tė shohė atė qė pa bota disa dekada mė parė, kur vendet e ndryshme ishin nė garė pėr tė kontrolluar hapėsirėn, nė fund tė viteve ’50, pas dėrgimit nė orbitė tė anijes Sputnik.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum