Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

20 fakte qė nuk i dinit pėr kohėn dhe hapesiren

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Kur ėshtė ndėrruar ora pėr herė tė parė dhe sa energji kursehet

1. “Koha ėshtė iluzion. Koha e drekės jo”, bėn shaka Douglas Adams nė dokumentarin “Galaktika”. Megjithatė shkencėtarėve nuk u vjen pėr tė qeshur. Disa teori tė reja spekulative tė fizikės sugjerojnė se koha lind nga njė realitet mė i thellė dhe i pėrjetshėm.

2. Tentoni ta shpjegoni kėtė kur shkoni nė punė vonė. Njė udhėtar mesatar amerikan humbet 38 orė nė vit pėr shkak tė vonesave tė trenave.

3. E dini pse duhet ta ndėrroni orėn nė mars? Ndėrrimi i orės pėr tė kursyer kohėn nisi si shaka nga Benjamin Franklin, qė propozoi qė njerėzit tė ngriheshin mė herėt nė mėngjeset e verės, qė tė punonin mė shumė gjatė ditės dhe kėshtu tė kursenin qirinjtė. Nė Mbretėrinė e Bashkuar u zbatua nė vitin 1917 dhe mė pas u pėrhap nė tė gjithė botėn.

4. Ditėt e gjelbra. Departamenti i Energjisė ka pėrcaktuar se kėrkesa pėr elektricitet bie me 0.5 pėr qind gjatė ditėve me orėn e ndėrruar. Kjo ėshtė ekuivalentja e gati 3 milion fuēive me naftė.

5. Duke vėzhguar se sa shpejt arkėtarėt e bankave mblidhnin monedha, kėmbėsorėt ecėn, punonjėsit e postės folėn, psikologėt pėrcaktuan se tre qytetet me hapin mė tė shpejtė janė Bostoni, Buffalo dhe Nju Jorku.

6. Po tre mė tė ngadaltat? Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.

7. Njė sekondė mė parė pėrcaktohej si 1/86400 e gjatėsisė sė ditės. Megjithatė, rrotullim i Tokės nuk ėshtė shumė i besueshėm. Fėrkimi i baticės nga dielli dhe hėna e ngadalėson planetin dhe rrit gjatėsinė e njė dite me 3 milisekondė pėr shekull.

8. Kjo do tė thotė se nė kohėn e dinozaurėve, dita ishte 23 orė e gjatė.

9. Edhe moti e ndryshon ditėn. Gjatė ngjarjeve “El Nino”, era e fortė e ngadalėson rrotullimin e Tokės me njė fraksion tė njė milisekonde ēdo 24 orė.

10. Teknologjia moderne e bėn edhe mė mirė kėtė punė. Nė vitin 1972, njė rrjet orėsh atomike nė mė shumė se 50 shtete u bė autoriteti final i orės. Ato u bėn aq tė sakta, sa duhen 31.7 milion vite pėr tė humbur njė sekondė.

11. Pėr ta mbajtur orėn tė sinkronizuar me rrotullimin e ngadaltė tė Tokės, “njė sekondė mė tepėr” shtohet njė herė nė disa vite. Kohėt e fundit kjo ndodhi nė pragun e Vitit tė Ri tė kaluar.

12. Ora mė e saktė nė botė, nė Institutin Kombėtar tė Standarteve dhe Teknologjisė nė Kolorado, mat vibrimet e njė atomi tė vetėm zhive. Nė njė miliardė vite ajo nuk do tė humbasė as njė sekondė.

13. Deri nė vitin 1800, ēdo fshat jetonte nė zonėn e tij tė kohės, me orėn e sinkronizuar sipas hėnės lokale.

14. Kjo shkaktoi telashe me oraret e trenave. Pėr disa kohė, u shpikėn ora qė tregonin orėn vendase dhe orėn e trenave.

15. Nė 18 nėntor tė vitit 1883, kompanitė hekurudhore amerikane kėrkuan pėrdorimin e njė ore tė vetme tė standardizuar.

16. Fakti qė kompanitė hekurudhore kėrkonin qė orėt nė vende tė ndryshme tė ishin tė sinkronizuara, mund tė ketė frymėzuar Ajnshtajnin tė zhvillonte teorinė e tij tė relativitetit, qė unifikon hapėsirėn dhe kohėn.

17. Ajnshtajni tregoi se graviteti e bėn orėn tė lėvizė mė ngadalė. Prandaj pasagjerėt e avionėve, qė fluturojnė aty ku tėrheqja e Tokės ėshtė mė e dobėt, plaken mė pak nanosekonda nė secilin fluturim.

18. Sipas teorisė tė kuantit, momenti mė i shkurtėr i kohės qė ekziston njihet si ora “Planck” ose 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondė.

19. Koha mund tė mos ketė ekzistuar gjithmonė. Shumė shkencėtarė thonė se ėshtė krijuar me pjesėn tjetėr tė universit.

20. Koha mund tė ketė fund, por edhe mund tė mos ketė. Hapėsira ėshtė e pafund, po kėshtu edhe pėrjetėsia ashtu ėshtė.

Nė hapėsirė uji rrjedh pėr lart dhe kockat zgjaten 5 centimetra


20 fakte qė s’i dinim pėr jetėn nė hapėsirė

Dhimbjet nga hapėsira
1. Gati ēdo astronaut pėrjeton njė tip sėmundje hapėsire, tė shkaktuar nga informacioni konfuzes qė arrin nė veshėt e tyre tė brendshėm. Pėrveē tė pėrzierave, simptomat pėrfshijnė dhimbje koke dhe vėshtirėsi nė ecje me gjymtyrė. Pak a shumė si dita e parė e shkollės.

Lėngjet rrjedhin lart
2. Kėto janė shqetėsimet mė tė pakta. Nė gjendjen pa peshė, lėngjet rrjedhin pėr lart, duke shkaktuar bllokime tė hundės dhe fytyrė tė fryrė; kockat humbasin kalcium, duke formuar kėshtu gurėt nė veshka. Sėmundje tjetėr ėshtė edhe atrofia e muskujve, gjė qė ngadalėson zorrėt dhe tkurr zemrėn.

Anėt e mira
3. Tė paktėn do tė jeni tė fryrė, nė gjendje kapsllėku dhe tė gjatė. Presioni nė ulje mbi shpinėn kurrizore bėn qė udhėtarėt nė hapėsirė tė zgjaten me 5 centimetra.
4. Minjtė e laboratorit nė hapėsirė gjatė periudhės sė mesit tė shtatzėnisė, ndėrsa po i zhvillohen veshėt e brendshėm, lindin bebe me veshė tė gjatė.
5. Asnjė njeri nuk ėshtė ngjizur nė hapėsirė, prandaj kėto janė supozime.

Efektet nė Tokė
6. Njė studim i vitit 2001 tregoi se astronautėt qė gėrhisnin nė Tokė dremisnin tė heshtur nė hapėsirė.
7. Ėshtė normale qė astronautėt tė flenė pa bėrė zhurmė. Me 16 lindje dielli nė ditė kjo ėshtė mė e pakta qė mund t’u ndodhė.
8. Nė fillimin e ditės sė punės nė anijen kozmike, paneli i kontrollit nė Hjuston transmeton muzikė pėr t’i zgjuar astronautėt.

Vakumi i hapėsirės
9. Nėse ekspozoheni nė vakumin e hapėsirės pa kostumin e pėrshtatshėm, mos e mbani frymėn. Presioni i papritur mund t’jua kėpucė mushkėritė.
10. Pėrveē kėsaj, uji nė gjuhė, nė hundė dhe nė sy do tė gufonte. Kjo ka ndodhur nė vitin 1965, kur njė kostum hapėsire u gris gjatė eksperimentit dhe ai qė e provonte u ekspozua ndaj vakumit pėr 15 sekonda.

Mungesa e oksigjenit nė gjak
11. Ndryshe nga ajo qė kemi parė nė Hollivud, ju nuk do tė shpėrthenit. Mungesa e oksigjenit nė gjak ėshtė ajo qė do t’ju vriste, por pėr kėtė do tė duheshin dy minuta.
12. “Virgin Galactic”, njė kompani e turizmit tė hapėsirės nga Richard Branson, ka vendosur tė mos pranojė asnjė grua qė ka kryer transplantime tė gjoksit, nga frika se mos ato shpėrthejnė.

Si ushqehen
13. John Glenn e pati tė vėshtirė tė pėrtypė ushqim, por jo pėr shkak tė mungesės sė gravitetit. Astronautėt e hershėm pėrdornin tuba alumini pėr tė kaluar ushqime tė thara, qull gjysmė tė lėngshėm dhe ushqim nė formė kubi.
14. Sot astronautėt mund t’i marinojnė ushqimet qė hanė me kripė dhe piper nė formė tė lėngshme. Drithėrat nė masė tė vogėl do tė pluskonin, duke u dalė nga hunda dhe do t’i gudulisnin rrugėt e frymėmarrjes.

Ēfarė mungon
15. Sistemet e ajrimit nė anijet kozmike dhe Stacionin Ndėrkombėtar tė Hapėsirės thithin gjithēka qė pluskon nė hapėsirė.
16. Banja e anijes kozmike kėrkon qė astronautėt tė pozicionohen me saktėsi nė qendėr tė ndenjėses. Para se tė nisen nė hapėsirė, secili prej tyre bėn prova tė panumėrta si ta pozicionojnė veten.

Lindja e dytė
17. NASA u pėrpoq tė ndėrtojė njė WC nė kostumet e hapėsirės, njė tub tė ngjitur nė fshikėzėn e meshkujve dhe njė pajisje tė tillė tė modifikuar pėr femrat, por u dorėzuan dhe kaluan nė planin B, pelena pėr tė gjithė.
18. Astronautėt e kthyer raportojnė vėshtirėsi ekstreme nė lėvizjen e krahėve dhe kėmbėve pasi prekin tokėn; pėr kėtė arsye e quajnė uljen nė tokė “lindja e dytė”.

Jeta nė hapėsirė
19. Por disa kozmonautė qė kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė hapėsirė raportojnė se gjėja mė e vėshtirė me tė cilėn duhet tė mėsohen nė Tokė ėshtė se kur i lėshojnė objektet, ato bien.
20. Mos ėshtė mė mirė tė qėndrojmė atje lart? Tetėmbėdhjetė njerėz kanė vdekur gjatė misioneve nė hapėsirė, por kurrė ndėrsa kanė qėndruar atje lart, por vetėm gjatė udhėtimit nga poshtė lart dhe anasjelltas.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum