Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Luftat e sė ardhmes, me goditje tė mouse

Go down  Message [Page 1 of 1]

universy

universy
Admin
Admin

Pas tokės, detit, ajrit dhe hapėsirės, lufta ka hyrė nė dimensionin e pestė: hapėsirėn kibernetike. Presidenti Obama e shpalli infrastrukturėn dixhitale tė SHBA "trashėgimi nacionale strategjike" dhe emėroi Howard Schmidt, ish-kreu i sigurisė nė Microsoft, pėrgjegjės pėr sigurinė informatike. Nė maj, Pentagoni ngriti Cyber Command (Cybercom), tė udhėhequr nga Gjenerali Keith Alexander, drejtor i National Secusity Agency (NSA). Mandati ėshtė qė tė kryejė operacione nė tė gjithė terrenin pėr tė mbrojtur rrjetet ushtarake amerikane dhe pėr tė sulmuar sistemet e vendeve tė tjerė. Si, dhe sipas cilave rregulla, ky ėshtė sekret?
Edhe Britania e Madhe ka krijuar njė strukturė pėr sigurinė informatike dhe njė "qendėr operative" brenda ekuivalentit britanik tė NSA. Kina flet pėr lufta tė informatizuara deri nė vitin 2050. Shumė vende tė tjera, mes tė cilėve Rusia, Izraeli dhe Korea e Veriut po organizohen pėr luftėn kibernetike. Irani thotė se ka ushtrinė e dytė kibernetike mė tė madhe nė botė. Si do tė jetė kjo luftė?
Richard Clarke, ish-pjesėtar i stafit tė Shtėpisė sė Bardhė i ngarkuar me antiterrorizmin dhe sigurinė kibernetike, nė librin e tij tė fundit thotė se mjaftojnė 15 minuta pėr tė provokuar njė katastrofė. Disa defekte informatikė paralizojnė sistemet ushtarake tė postės elektronike, rafineritė dhe naftėsjellėsit shpėrthejnė, sistemet e kontrollit tė trafikut ajror pėsojnė kolaps, trenat dalin nga shinat, tė dhėnat financiare marrosen, rrjeti elektrik nė lindje tė SHBA prishet krejt, satelitėt dalin jashtė kontrolli. Nė pak kohė, shoqėria shkėrmoqet, ndėrkohė qė ushqimi bėhet i pamjaftueshėm dhe paratė mbarojnė. Dhe mė e keqja nga tė gjitha, identiteti i agresorit mbetet mister. Mike McConnell, ish-drejtues i shėrbimeve tė fshehtė, thotė se efektet e njė lufte kibernetike janė tė ngjashėm me ata tė njė sulmi bėrthamor. Dhe shton se kjo luftė ka nisur tashmė "dhe amerikanėt po e humbasin". Sipas Schmidt, nuk ka asnjė luftė. Bruce Schneier, guri i sigurisė informatike, e akuzon Clarke pėr alarmizėm. Hapėsira kibernetike do tė jetė me siguri pjesė e luftave tė ardhshme, thotė ai, por njė sulm apokaliptik kundėr SHBA ėshtė teknikisht i vėshtirė ("material pėr kinematografi"), pėrveē se nė kontekstin e njė lufte tė vėrtetė, kur agresori do tė ishte i identifikueshėm.
Forcė SHKATĖRRUESE
Pėr zyrtarėt e lartė tė informatikės, ėshtė bekim dhe nė tė njėjtėn kohė mallkim. Bomba drejtohen me satelitė gps, avionėt pilotohen nė distancė nga ana tjetėr e botės, avionėt gjuajtės dhe anijet e luftės janė shndėrruar nė qendra tė mėdha pėrpunimi tė dhėnash. Edhe ushtarėt e kėmbėsorisė pėrdorin instrumente telekomunikacioni. Por njė rrjet gjithnjė e mė pak i sigurtė rrit rrezikun e sulmeve informatikė. Dhe rritja e varėsisė nga kompjuterėt rrit forcėn shkatėrruese tė kėtyre sulmeve.
Refleksione tė rėndėsishėm mbi problemet taktikė dhe ligjorė tė lidhur me luftėn informatike janė duke u zhvilluar nė njė ish-kazermė sovjetike nė Estoni, qė sot ėshtė qendėr e krijuar nga NATO. Struktura ėshtė ngritur si reagim i asaj qė u njoh "si lufta e parė e rrjetit", njė sulm i studiuar pėr tė bllokuar serverėt e qeverisė, tė mjeteve tė informimit dhe bankave estoneze. U provokua nė vitin 2007 prej vendimit pėr tė hequr nga qendra e Talinit njė memorial tė epokės sovjetike.
Mė shumė se konflikt ishte njė revoltė, por nė ato ditė Estonia praktikisht u detyrua tė shkėputet nga interneti. Sulme tė ngjashėm u pėrsėritėn gjatė luftės mes Rusisė dhe Gjeorgjisė nė 2008. Dhe ishin edhe mė shqetėsues, sepse dukeshin tė koordinuar me pėrparimin e trupave ruse. U nxorėn jashtė pėrdorimi faqet e internetit tė qeverisė sė tbilisit dhe mjetet e informimit, si dhe u prishėn linjat telefonike, duke i hequr mundėsinė Gjeorgjisė qė tė informojė jashtė vendit nė lidhje me situatėn. Siti i presidentit Saakashvili u transferua nė njė server amerikan, nė gjendje tė pėrballonte sulmet. Nė ndihmė tė Gjeorgjisė erdhėn edhe disa ekspertė estonezė. Shumė mendonin se sulmet porositeshin nga Kremlini. Por hetimet ēuan vetėm deri tek disa hacker-a rusė. Veē kėsaj, shumė prej kompjuterėve pėrgjegjės e kishin vendndodhjen nė vende perėndimorė. Por ka probleme mė kompleksė. Sulmi informatikė kundėr Estonisė, njė vend qė ėshtė pjesė e NATO-s, duhet tė konsiderohet agresion i armatosur? Atėherė, a duhej tė mbronte NATO Estoninė? Dhe ndihma e Talinit pėr Gjeorgjinė, qė nuk ėshtė pjesė e NATO, a mos rrezikoi tė tėrheqė nė luftė Estoninė dhe bashkė me tė edhe NATO-n? Pyetje tė tilla karakterizojnė diskutimet mbi "konceptin e ri strategjik" tė NATO-s, qė do tė adoptohet nė fund tė 2010.
Nė maj, njė grup ekspertėsh tė udhėhequr nga ish-Sekretarja e Shtetit e SHBA, Madeleine Albright, konkludoi qė sulmet informatikė janė mes kėrcėnimeve mė tė mundshėm ndaj aleancės. Sulmi i radhės "mund tė vijė nga njė kabull nė fibėr optike" dhe mund tė jetė kaq serioz sa tė meritojė njė reagim tė bazuar nė klauzolat e mbrojtjes reciproke tė parashikuara nė Traktatin e Aleancės sė Atlantikut.
__________________

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum