Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Dhjetė lojėrat mė tė mėdha tė spiunazhit

Dhjetė lojėrat mė tė mėdha tė spiunazhit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

“Holloė Nickel” 1953
Shkelėsi: Bashkimi Sovjetik
Shėnjestra: SHBA
Mė 22 qershor 1953 njė korrier i “Brooklynb Eagle” i quajtur Jimmy po bėnte xhiro nė Bruklin pėr tė mbledhur pagesat e gazetės, kur atij iu dha njė monedhė shumė e lehtė. Kur e hodhi pa dashje nė tokė ajo u thye duke shfaqur mikrofilmin e njė seri numrash. Ai arriti nė duart e FBI-sė dhe misteri u zgjidh vetėm pas katėr vjetėsh. Me sa duket djali ishte pėrplasur rastėsisht me njė rrjet komunikimi tė pėrdorur nga KGB nė SHBA, i pėrbėra nga monedha, stilolapsė e furēa tė zbrazura. Vetėm nė vitin 1957 nė Paris, kur kur njė oficer i KGB-sė nė ambasadėn amerikan bėri njė gabim amerikanėt filluan tė thyejnė kodin e tė bėjnė arrestime.

Operacioni “TP-Ajax”, 1953
Shkelėsi: Britani, SHBA
Shėnjestra: Kyeminsitri iraniana, Moammed Mossedagh
Nė vitin 1952, zyrtarėt britanikė tė inteligjencės kontaktuan CIA-n pėr mundėsinė e njė grushti shteti pasi nuk e aprovonin udhėheqjen e kryeministrit Mohammed Mossadegh dhe planeve tė tij pėr tė shtetėzuar industrinė e naftės nė vend, e cila mė parė kishte qenė nėn kontrollin britanik. Pėr tė krijuar kushtet CIA nisi njė propagandė anti-komuniste kundėr Mossadeg, duke pėrfshirė reportazhe, rryshfte, e madje duke bombarduar shtėpinė e njė kleriku pėr tė prishur koalicionin e kryeministrit me komunitetin fetar. Mė sė fundmi, mė 15 gusht 1953 regjimit ra.

Operacioni “Susanah”, 1954
Shkelėsi: Izraeli
Shėnjestra: Egjipti
Mė 2 korrik 1954 njė bombė zjarri pėllciti nė Aleksandri, Egjipt. Javė qė pasoi bombat hodhėn nė erė njė kinema britanikė dhe librarinė e Agjencisė Amerikane tė Informimit nė Kajro dhe Aleksandri. Rezultoi se kėto sulme ishin inskenuar nga Izraeli, i cili e quajtur komplotin “Susannah”. Ideja ishte qė pėr kėto sulme tė fajėsoheshin rebelėt vendas, ēka e do e bėnte Egjiptin tė dukej i paqėndrueshėm qė trupat britanike tė tėrhiqeshin nga kanali i Suezit brenda dy vjetėsh siē ishte planifikuar. Por, autoritetet egjiptiane arritėn tė kapnin nėntė egjiptianė hebrej tė rekrutuar nga inteligjenca ushtarake izraelite, tė cilėt e pranuan pėrfshirjen.

Patrice Lumumba, 1961
Shkelėsi: Belggjika me miratimin e SHBA-sė dhe Britanisė
Shėnjestra: Kryeministri kongolez, Patrice Lumumba
Derisa sa sėndukėt qeveritarė u hapėn nė perėndim para 40vjetėsh, vrasja e presidentit tė parė tė zgjedhur me vota nė Kongo ishte mister, e pėr tė fajėsoheshin vendasit. Lumumba, i cili kritikonte ashpėr abuzimet e udhėheqjes belge bėri armiq nė perėndim me t’u zgjedhur. Disa muaj pas zgjedhjes sė tij nė krye tė vendit njė grusht shteti i kolonelit Joseph Mobutu i mbėshtetur nga CIA e vuri Lumumba-n nė arrest shtėpie. Njė oficer i CIA-s u dėrgua atje me njė pastė dhėmbėsh tė helmatisur, por forcat kongoleze dhe belge mbėrritėn mė parė.

Ēėshtja Profumo, 1963
Shkelėsi: Bashkimi Sovjetik
Shėnjestra: Britania
Skandali “Profumo” ėshtė njė skandal politik qė ka ndodhur nė vitin 1963 nė Britaninė e Madhe dhe e ka marrė emrin nga Sekretari i Luftės, John Profumo, i cili nė atė kohė ishte i martuar me aktoren Valerie Hobson. Skandali mori pėrmasa tė mėdha, pasi Profumo pati njė lidhje tė shkurtėr me vajzėn e spektaklit, Christine Keeler dhe mė pas gėnjeu kur u mor nė pyetje. Ai detyrua tė jepte dorėheqjen pas kėtij skandali, i cili dėmtoi rėndė edhe reputacionin e kryeministrit Harold MacMillan. Fakti qė kjo ngjarje mori pėrmasa tė mėdha ishte se nė tė njėjtėn kohė Keeler kishte qenė e pėrfshirė dhe nė njė lidhje me Yevgeny Ivanov, njė atashe i ambasadės sovjetike nė Londėr.

Zhdukja e Mehdi Ben Barka
Shkelėsit: Ka mundėsi Maroku, Franca, mbase Izraeli dhe SHBA
Shėnjestra: Disidenti maroken Mehdi Ben Barka
Si njė mik i Che-Guevara-s dhe Malcolm X dhe kundėrshtar i mbretit tė vendit, disidenti Mehdi Ben Barka ndiqej hap pas hapi nga agjencitė botėrore tė inteligjencės. Ndaj, kur dy burra e rrėmbyen nė rrugėt e Parisit, ku ai po jetonte nė azil, pak para se tė mbante takimin e parė ndėrkombėtar tė lėvizjeve tė ēlirimit tė Botės sė Tretė tė gjithė dyshuan se pas rrėmbimit tė tij fshiheshin agjentėt marokenė ose francezė. Dyzet e pesė vjet mė vonė duket sikur ashtu ka qenė vėrtet, por askush s’ėshtė i sigurt. Ben Barka mendohet se u vra disa orė pas rrėmbimit, edhe pse as trupi dhe as tė dhėna tė tjera nuk dolėn. Ka zėra qė thonė se tė pėrfshirė ishin CIA dhe Mossad-i.

Xhevahirėt e familjes, 1960
Shkelėsi: SHBA
Shėnjestra: Presidenti kuban, Fidel Kastro
Deri sa u deklasifikuan dokumentet e njohura me emrin “xhevahiret e familjes” nė vitin 1993 bota nuk e dinte ambicjen dhe tentativat e shumėllojshme tė CIA-s pėr tė hequr qafe Fidel Castro-n. Fidel Kastro, mendohet tė jetė personi, ndaj tė cilit janė bėrė mė shumė atentate. Sipas njė prej truprojave tė Kastros, Fabian Escalante, numri i skemave pėr vrasjen e liderit kubanez arrin nė 638. Njė prej kėtyre atentateve ėshtė kryer dhe nga ish e dashura e tij, Marita Lorenz. Janė krijuar skema nga mė tė ndryshmet duke nisur qė nga cigaret e helmatisura, helm nė shollėn e kėpucės, rroba tė helmatisura, por asnjė s’ka rezultuar me sukses.

Operacioni “Bajoneta”, 1970
Shkelėsi: Izraeli
Shėnjestra: Vrasėsit e dyshuar tė Lojėra tė Mynihut
Pak ditė pas masakrės sė 11 atletėve izraelitė nė lojėrat Olimpike tė Mynihut nė vitin 1972 kryeministrja e Izraelit, Golda Meir autorizoi Mossad-in tė gjente personat pėrgjegjės. Urdhėri i saj u pasua nga njė operacion 7-vjeēar i pėrbėrė nga skuadra vrasėsish dhe shumė tė dyshuar nė Evropė dhe Lindjen e Mesme, duke pėrfshirė njė bastisje nė Bejrut ku u vranė tre oficerė. Emri zyrtar i kėtij operacioni ishte “Bajoneta”, por nė media u bė i njohur me emrin “Zemėrimi i zotit”. Vrasjet u zhvilluan nė Qipro, Bejrut, Athinė, Romė dhe Paris para se tė pėrfundonin nė Norvegji nė vitin 1979, kur njė agjent i Mossad-it vrau njė kamerier maroken, tė cilin e ngatėrroi me Ali Hassan Salameh, truri i vrasjeve tė Mynihut.

Vrasja me ēadėr e Londrės, 1789
Shkelėsit: Bullgaria e mbase dhe KGB-ja
Shėnjestra: Disidenti bullgar, Georgi Markov
Mė 7 shtator 1978 bullgari Georgi Markov qėndroi nė njė stacion autobusi pranė urės Uoterlu nė Londėr duke pritur qė merrte autobusin pėr nė punė. Papritur ai ndjeu njė therje nė kėmbėn e djathtė e mė pas pa njė burrė qė po merrte njė ēadėr nė tokė duke i kėrkuar falje. Katėr ditė mė vonė Marko vdiq nė moshėn 49 vjeēare. Para se tė vdiste Markov u tha njerėzve pėrreth se mendonte se maja e ēadrės kishte pasur helm dhe njeriu qė e kishte hasur me tė ishte agjent komunist. Ai kishte tė drejtė pėr helmin sepse nė fakt mė vonė doli se kishte qenė ashtu dhe historianėt akuzojnė dhe KGB-nė si tė pėrfshirė nė atentat.

Ēėshtja Dikko, 1984
Shkelėsi: Nigeria ose mbase Izraeli
Shėnjestra: Ish-kryeministri i Transportit Umaru Dikko
Normalisht, pakot diplomatike kanė imunitet nga kontrolli dhe sekuestrimi. Kur njė prej atyre pakove ėshtė njė arkė me ministrin nigerian tė Transportit mund tė bėhen dhe pėrjashtime. Umaru Dikko, njė politikan famėkeq kėrkohej pėr korrupsion nė Nigeri dhe u arratis nė Londėr pas grushtit tė shtetit tė vitit 1984. Disa muaj mė vonė ai u rrėmbye nga shtėpia e tij luksoze nė Londėr, u drogua, u rras nė njė arkė dhe u fut nė avionin e linjės ajrore nigeriane qė mbėrrinte nė Lagos. Tre izraelitė dhe njė nigerian u arrestuan nė Londėr pėr kėtė ēėsthje. Dikko nuk mori azil politik nė Britani, por vazhdoi dhe mė vonė tė jetonte nė Londėr e tani konsiderohet si njė burrė shteti nė Nigeri.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum