Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user »  LAS VEGAS/Pėrse mėkati nuk mjafton

LAS VEGAS/Pėrse mėkati nuk mjafton

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Kevin Connolly



Nėse jugu i Francės ėshtė njė vend plot diell pėr njerėz tė dyshimtė, atėherė Las Vegasi, nė Nevada ėshtė njė vend i ndritshėm ku lulėzojnė dėshirat e errėta. Qyteti e shfaq nė mėnyrė kaq tė gjallė premtimin e neonave pėr fitime pa punuar kundrejt errėsirės sė qiellit tė shkretėtirės, saqė thuhet se ai ėshtė i dukshėm edhe nga hapėsira.
Sigurisht, shpresoj se astronautėt nė hapėsirė tė kenė diēka mė tė dobishme pėr t'u marrė se sa tė verifikojnė legjenda tė dyshimta urbane pėr dukshmėrinė nga orbita tė vijės qiellore tė Las Vegasit, apo edhe Murit tė Madh kinez. Por, gjithsesi, Las Vegasi ėshtė sinonim i optimizmit tė destinuar tė pėrfundojė keq tė bixhozit.
Nė tė vėrtetė, pėr vetė ekzistencėn e tij, ai i detyrohet mėnyrės me tė cilėn shpresa mund tė lulėzojė aty ku dėshpėrimi gjithashtu mund tė zėrė vend fare lehtė.
Pjesa mė e madhe e Nevadės ka atė pamjen e tharė dhe armiqėsore qė mund ta realizosh pėr shembull, nėse bombardon sipėrfaqen e Hėnės. Por, pushtuesit spanjollė, duke u treguar disi optimistė i dhanė kėtij vendi emri Las Vegas - qė do tė thotė livadhe - pėr shkak tė burimeve jetėdhėnės tė ujit qė ata gjetėn kėtu teksa ndėrtonin botėn e re. Dhe gjithmonė ka patur diēka disi tė ndryshme kjo Nevada.
Nė mesin e shekullit 19, ky territor i nxehtė, me njė popullsi tė pakėt nė shkretėtirat perėndimore mori me nxitim statusin e shtetit gjatė Luftės Civile, e gjitha pėr t'u siguruar se pala e Unionit do tė kishte votat nė kongres qė i nevojiteshin pėr paqen plot konfuzin dhe pėrēarje qė pasoi luftėn.
Mund tė fitohej pak nė aktivitete pėr nxjerrjen e bakrit dhe plumbit, por me kalimin e dekadave u bė gjithnjė e mė e qartė se, Nevadės i mungonin burimet.
Sė pari, kufijtė shtetėrorė ishin vendosur nė njė prej tė paktave zona nė pjesėn jugperėndimore tė Amerikės, qė nuk kishte naftė nė nėntokė - sė dyti, Nevada ka njė klimė shumė tė nxehtė. Deri kur ajri i kondicionuar e bėri tė durueshme jetesėn aty, vendi banohej nė verė vetėm nga familje tė guximshme pranė kufirit si dhe desperadot perėndimorė. Zgjidhja ishte shumė mendjemprehtė. Nė fjalėt e njė historiani tė shquar amerikan, u vendos qė tė trajtonte sovranitetin e vet si njė aset ekonomik. Thėnė troē, shteti vendosi tė lejojė gjėra qė nuk lejoheshin askund tjetėr - dhe nuk e kam fjalėn pėr testet bėrthamorė nėntokėsore qė qeveria e SHBE kreu aty gjatė viteve pesėdhjetė. E kam fjalėn pėr mėnyrėn si Nevada vendosi tė lejojė tregtinė e mėkatit - dhe ta taksojė atė. Nėse nuk bėje dot pisllėqe apo tė blije birrė nė orėt e mėngjesit tė sė dielės nė Oregon apo Arkansas - fare mirė mund tė vije nė Nevada dhe ta bėje aty.
Nėse shtete tė tjerė pengonin tė drejtėn tėnde pėr t'u martuar teksa ishe i dehur e i bėrė tapė, nė mes tė natės, me dikė qė e kishe takuar vetėm kur kishe nisur tė pije nė mbrėmjen e hershme, kėtu edhe kjo u bė e ligjshme. Dhe nėse nuk funksiononte, mund tė divorcoheshe mė me lehtėsi nė Nevada se sa kudo tjetėr nė Amerikė.
Edhe prostitucioni ėshtė i ligjshėm nė disa pjesė tė Nevadės. Nė njė shtėpi publike nisi tė shfaqet nė reklamė pėr njė mashkull qė vihej nė dispozicion tė tregut tė grave. Ai njihet si prosti-dude.
Nė terma tė pėrgjithshėm, mėkati ka funksionuar mirė. Las Vegas - qyteti i Mėkatit - u bė i pasur dhe i respektueshėm. Gangsterėt hodhėn themelet e prosperitetit tė qytetit - dhe ndonjėherė edhe e varrosėn njėri-tjetrin poshtė tyre - por mė pas, frenat i morėn nė duar bizneset e mėdha. Deri sot, industria e kazinove mbetet nė zemėr tė ekonomisė. Ajo sjell tė ardhurat pėr sistemin arsimor tė shtetit pėr shembull - njė ironi e madhe kjo, sidomos po tė mendosh se bixhozi mund tė konsiderohet njė taksė mbi budallallėkun, qė mbėshtetet tek konsumatorėt pėrgjithėsisht tė dobėt nė matematikė.
Fatkeqėsisht, mėkati sot nuk ėshtė mė njė pikė shitje unike. Sigurisht, kėto kohė mund tė divorcohesh kudo nė Amerikė, dhe ndėrkohė qė ėshtė ende relativisht e lehtė tė martohesh nė Nevada, zyra e rregjstrimeve sot e mbyll derėn nė mesnatė. Mos jam unė, apo duhet patjetėr spontaniteti i njė tė dehuri qė sapo ka takuar njė tė huaj?
Por ndryshimi mė i madh nga tė gjithė ka ndodhur me profilin e bixhozit nė Shtetet e Bashkuara - njė tjetėr zonė ku ekuilibri ėshtė zhvendosur nė vitet e fundit ndėrmjet impulseve binjakė amerikanė tė puritanizmit dhe kėrkimit plot energji tė lumturisė. Ndėrkohė qė, Vegasi qėndronte i vetėm dikur si njė ishull i mėkatit, panorama e dekadencės nė Amerikė ėshtė sot shumė mė e populluar.
Pėr shembull, Atlantic City nė New Jersey, njė vendpushim i rrėnuar nė fillimin e viteve shtatėdhjetė, zgjodhi biznesin e bixhozit pėr t'u rigjeneruar nė vitin 1976. Mė pas, tė drejtat e bixhozit iu njohėn 546 tribuve indiane tė njohura zyrtarisht nė Amerikė. Sot, 43 nga 50 shtete kanė llotari tė ligjshme dhe 19 prej tyre lejojnė bixhozin nė kazino.
Ligjet amerikane mbeten tė ashpėr pėr bixhozin nė internet qė dallon nga bixhozi nė rrotėn e ruletės - por Nevada nuk e ka mė monopolin e mėkatit. Ajo vėshtirė se mund tė rikthehet nė minierat e plumbit apo testet bėrthamore nėntokėsorė, dhe qyteti i Las Vegasit tashmė e sheh vetveten nė njė formė mė tė gjerė turizmi. Eshtė njė vendpushim ku mund tė luash, jo thjeshtė njė vendpushim qė e viziton pikėrisht pėr tė luajtur.
Sigurisht, ėshtė njė rrugė e vėshtirė dhe shumė kompetitive. Ka shumė vende tė tjerė nėpėr botė, ku mund tė shpenzosh paratė si turist. Megjithatė, kur sheh se si ky qytet i dritave u ndėrtua qė nga shkėmbinjtė e errėt tė shkretėtirave tė dikurshme tė perėndimit, atėherė nuk do tė mund tė vije bast kundėr Las Vegasit.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Las Vegas nuk ishte asgjė mė shumė se njė fshat periferik i pluhurosur nė mes tė shkretėtirės ku mund tė gjeje vetėm disa karburante, gjelltore tė pista dhe disa distributorė automatikė tė vjetėruar










Tė parėt qė kanė luajtur kumar nė Las Vegas kanė qenė indianėt Paiute, tė cilėt kishin populluar kėtė zonė shumė kohė pėrpara se qyteti tė ekzistonte. Kur Mormonėt guxuan tė zbrisin nga Utahu nė shek XIX pėr tė tentuar t'i konvertonin kėta indianė nė fenė kristiane, u injoruan tėrėsisht nga Paiutėt, tė cilėt ishin mė tepėr tė interesuar qė tė luanin njė lloj rulete tė improvizuar nė rėnė me kocka dhe shkopinj tė ngjyrosur. Paiutėt dhe gangsterėt e krimit tė organizuar kėnaqeshin tejmase duke jetuar nė njė organizatė tė ngjashme me Las Vegasin e sotėm. I perceptuar si "meka" e kumarit, Las Vegasi modern u ndėrtua ekskluzivisht me paratė e mafies dhe gangsterėve tė asaj kohe.


Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Las Vegas nuk ishte asgjė mė shumė se njė fshat periferik i pluhurosur nė mes tė shkretėtirės ku mund tė gjeje vetėm disa karburante, gjelltore tė pista dhe disa distributorė automatikė tė vjetėruar. Shumė njerėz thonė se ka qenė Bugsy Siegel ai qė e ka pėrfytyruar i pari atė vend si njė mekė tė shndritshme kumari. Faktet tregojnė se ky i fundit ėshtė nxitur nga Meyer Lansky, i cili nė vitin 1941 e urdhėroi Bugsyn qė tė dėrgonte njė ndihmės tė besuar, Moe Sedway, qė tė punonte nė Las Vegas. Nė fillim Bugsy mendonte se kjo ishte njė ide qesharake me tė cilėn nuk kishte kohė tė merrej pasi ishte tejmase i zėnė dhe i lumtur duke luajtur rolin e playboy-t nė Hollywood, por Lansky vazhdoi tė insistonte me tė gjitha forcat e tij duke e ditur mirė se njė vend me kumar tė ligjshėm do tė mund tė ofronte fitime shumė herė mė tė mėdha dhe mė pak dhimbje koke se sa kazinotė ilegale nė ēdo vend tjetėr tė botės.


Pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, Bugsy filloi ta kishte pėrzemėr idenė e njė Las Vegasi tė shndritshėm. Entuziazmi i tij i madh i bindi tė gjitha figurat mafioze qė tė investonin shuma stratosferike parash pėr tė ndėrtuar kėtė qytet. Pėr Lanskyn kjo ishte koha mė e volitshme pėr t'u tėrhequr, pasi nėse ideja gjeniale do tė dėshtonte, Siegel do tė ishte ai qė do tė mbante mbi supe tė gjithė tėrbimin e mafies dhe nėse nė tė kundėrt do tė kishte sukses, Lansky do tė dilte pėrsėri nė skenė pėr tė marė tė gjithė meritėn.


Me njė fond prej mė shumė se 6 milionė dollarėsh tė financuar nga mafia, Siegel ndėrtoi Flamingon qė mė pas u kthye nė njė tip busti monumental, pasi ishte i detyruar tė hapej pėrpara se tė rritej interesi publik. Bugsy kishte plane dhe dėshira tė tjera. Ai vodhi shuma tė mėdha nga paratė e ndėrtimeve dhe kur mafia e zbuloi kėtė gjė i dha njė afat tė shkurtėr pėr t'i kthyer tė gjitha kėto para. E vetmja shpresė e Bugsyt ishte qė Flamingo tė kishte sukses dhe kur nuk pati, u vra menjėherė nga mafia.


Megjithatė, edhe pas vrasjes sė Bugsyt, Las Vegasi vazhdoi tė rritej dhe tė merrte jetė. Tashmė qė Lansky kishte marrė nė dorė drejtimin e Flamingos, ky i fundit u bė njė burim i pashtershėm deri nė fund tė vitit tė tij tė parė. Me rritjen e fitimeve dhe me famėn e jashtėzakonshme qė mori qyteti, mafia filloi ta pushtonte tėrėsisht. Zyrtarėt e shtetit vendosėn rregulla tė rrepta pėr ta mbajtur mafien jashtė, por pa asnjė rezultat. Me anė tė burimeve tė duhura dhe me kapitalin e jashtėzakonshėm qė kishte investuar, sindikata mafioze mori nė dorė pushtetin. "Thunderbird" shumė shpejt u bė prona e vogėl e Lanskyt edhe pse ai kishte copa tė tjera torte nė shumė vende e hotele tė Las Vegasit. Hoteli "Desert Inn" ishte kryesisht i drejtuar nga Moe Dalitz dhe gangsterė tė tjerė nga qyteti i Klivekandit.


"Sands" kontrollohej prapa skene nga Lansky, Joe Adonis, Frank Costello dhe Doc Stacher. Nė drejtimin e kėsaj pasurie gjigante u fut edhe aktori George Raft dhe kėngėtarit Frank Sinatra iu shit njė pjesė prej 9% tė aksioneve gjithashtu. Sinatra thuhej se kishte njė aftėsi tė lindur biznesi, por siē tha mė pas edhe Stacher: "Qėllimi i vetėm ishte qė ai tė performonte aty pasi nė atė kohė ishte atraksioni mė i madh nė Las Vegas. Kur Frankie performonte, hoteli mbushj plot". "Sahara" dhe "Riviera" kontrolloheshin kryesisht nga vėllezėrit Fischetti, Tony Accardo dhe Sam Giancana, tė cilėt ishin gjithashtu drejtuesit e Chicago Outfit. "The Dunes" ishte njė minierė ari pėr Raymond Patriarca, kryemafiozi i Anglisė.


Nė kohėn kur "Stardust" ishte duke u ndėrtuar, Dalitz filloi tė ankohej dhe tė kėrcėnonte se do tė tėrhiqte fondet e tij nga "Desert Inn". Dalitz dukej se ishte gati pėr t'i zgjidhur problemet e tij nė tė njėjtėn mėnyrė qė zgjidheshin problemet nė kohėn e luftrave tė kontrabandės, por Lansky sugjeroi qė tė bėnin njė mbledhje pėr t'i sheshuar tė gjitha kontradiktat. Ai qė do tė pėrfaqėsonte interesat e "Stardust" ishte gangsteri Tony Cornero, njė nga operatorėt kryesorė tė kumarit nė Kaliforni gjatė periudhės para Luftės, ndėrkohė qė Dalitz dhe krahu i tij i djathtė, Morris Kleinman, do tė pėrfaqėsonin "Desert Inn". Nė mbledhje mori pjesė edhe Longy Zuillman, i cili fluturoi nga New Jersey ekskluzivisht pėr kėtė mbledhje. U vendos njė marrėveshje dypalėshe nė mėnyrė qė ēdo grup tė kishte interesa tė ndėrthurura nė hotelet e njėri-tjetrit dhe kur avokatėt mė nė fund arritėn ta mbyllnin kėtė ēėshtje, askush nuk arrinte tė pėrcaktonte me saktėsi se kush zotėronte dhe ēfarė.


Kur Frank Costello u vra me armė zjarri nė vitin 1957, policia gjeti njė ēek nė xhepin e palltos sė tij qė i pėrkiste llogarisė sė hotelit "Tropicana" pėr njė periudhė 24-ditore. Kjo ishte pėr Bordin e Kontrollit tė Lojėrave tė Fatit nė Nevada njė provė evidente se Costello dhe partneri i tij i hershėm, Dandy Phil Kastel, ishin pronarėt kryesorė tė hotelit "Tropicana".


Caesar's Palace gjithashtu ishte njė ēėshtje mė vete. Dekori dhe arkitektura e tij revokon padyshim imazhin e Romės antike ose siē thotė komediani Alan King: "Mund tė them qė ishte diēka tipike romane, mė saktė siciliane". Nė ēdo event tė kėtij hoteli mblidhej njė legjion i tėrė roman me investitorė mafiozė, ndėr tė cilėve mund tė shihje Accardo, Giancana, Patriarca, Jerry Catena (njė nga ndihmėsit mė besnikė tė Vito Genoveses) dhe Vincent "Jimmy Syblu" Alo, njė mik i vjetėr dhe i Lanskyt). Investitori mė i madh i tė gjithėve mund tė konsiderohet padyshim Jimmy Hoffa, fondi i Teamsters Union me tė paktėn 10 milionė dollarė tė groposura nė kėtė "Pallat" dhe gjithashtu me njė fond tjetėr prejt 40 milionė dollarėsh tė shpėrndarė nėpėr tė gjithė qytetin. Paratė ishin shpėrndarė nė njė formė borxhi "tė pėrjetshėm" dhe padyshim qė ka kontribuar nė jetesėn e lumtur tė shumė e shumė mafiozėve pas daljes sė tyre nė pension.


Gjatė viteve 1960, bilioneri Howard Hughes filloi tė blinte hotele duke koleksionuar 17 kazino tė Nevadės sė bashku. Kryemafiozėt dolėn disi jashtė loje, por lidhjet e tyre kryesore qėndruan nė vend. Nė kėtė mėnyrė ata siguronin qė ēdo gjė tė mbetej nėn kontroll dhe tė ruhej "ekspertiza" e nevojshme. Megjithatė, gjėrat shkuan keq e mė keq pėr Hughes. Ai priste tė bėnte mė shumė se 20 pėrqind me anė tė investimeve nga aksionet e pėrbashkėta, por nuk arriti dot tė fitonte as 6 pėrqind tė tyre dhe nė vitin 1970 aksionet e tij ishin nė borxhe prej disa miliona dollarėsh. Pas Hughes falimentoi dhe doli jashtė biznesit nė Las Vegas, mafiozėt u rikthyen nė skenė pėr tė rimarė kontrollin.


Edhe pse djemtė kishin vuajtur nga disa dėnime tė ndryshme nė fund tė viteve 70, FBI-ja lanēoi njė sulm tė mirėfilltė ndaj aksioneve mafioze nė kazinotė e Las vegas-it gjatė dekatės sė fundit. Si rezultat i kėtij sulmi masiv, shumė e shumė kazino mė parė tė "infektuar" nga mafia u pastruan dhe u morėn pėrsipėr nga pronarė tė ligjshėm. Ndėrmjet kėtyre hoteleve qė u spastruan nga mafiozėt ishin edhe Tropicana, Stardust, Desert Inn, Circus-Circus, Casesar's Palace, Fremont, Aladdin, Sands, Riviera dhe Sundance, ndėrkohė qė dy tė tjerė, Marina dhe Dunes u mbyllėn pėrfundimisht.


Humbja mė e madhe pėr mafien ishte ajo e hotelit "Stardust", i cili ishte me tė vėrtetė njė minierė ari pėr "Chicago Outfit" pėr shkak tė fitmeve marramendėse qė sillte. Hoteli u mor nė pronėsi nga familja e respektueshme Boyd, e cila u shtang nga fitimet e jashtėzakonshme dhe me ēdo qindarkė tė fitimit tė regjistruar. Ish-agjenti i FBI-sė, William F. Roemer Jr, njė agjent prej shumė kohėsh i skuadrės kundėr krimit tė organizuar tė FBI-sė nė Chicago dhe gjithashtu njė ekspert i ekspertizės sė aksioneve nė Las Vegas tha: "Vlera reale e fitimeve kishte qenė aq shumė e lartė saqė pasqyra financiare e kėtij hoteli nuk arrinte dot tė tregonte vlerėn ekzakte tė kėsaj miniere ari".


Investigimet e FBI-sė pėr aktivitetet mafioze dhe pėr krimin e organizuar nė Las Vegas qenė njė goditje shumė e rėndė pėr mafien. Kontrolli i krimit tė organizuar nė hotel "Tropicana" u thye tėrėsisht pas akuzave dhe burgosjes sė disa shefave tė mėdhenj mafiozė qė operonin aty. Njė investigim tjetėr nxorri nė pah gjithashtu edhe kontrollin qė mafiozėt e Chicagos, Kasasit dhe Klivelandit ushtronin nė disa kazino tė vendit.


Disa nga personat e akuzuar gjatė investigimeve tė FBI-sė ishin Joey Aiuppa, kryebosi nė Chicago, John Cerone, Frank Balistrieri dhe liderėt kryesorė mafiozė tė qytetit tė Klivenland. Tė gjithė morėn maksimumin e dėnimit dhe shumica e tyre janė ende sot e kėsaj dite pas hekurave. Nė vitin 1994, Roemer deklaroi se prezenca e krimit tė organizuar nė Las Vegas nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė si mė parė, por megjithatė vazhdojnė tė kenė dyshime rreth tre hoteleve tė tjera.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum