Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » 7 mrekullitė e Las Vegasit

7 mrekullitė e Las Vegasit

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

1. Bota nė njė tabletė

Panairin e Las Vegasit e hapi numri njė i Microsoftit, Steve Ballmer. U prezantua pėrpara popullit qė ish mbledhur ta dėgjonte, duke paraqitur njė tabletė elektronike me ekran shumėngjyrėsh tė prodhuar nga HP dhe qė pėrdorte sistemin operativ Windows 7: do tė mbėrrijė nė treg nė muajin mars. Njė xhest i qartė sfide ndaj rivalit Steve Jobs tė Apple, qė pėr pak ditė pritet tė nxjerrė tabletėn e tij. Ballmer ka lėshuar njė mesazh tė pagabueshėm: kėto pajisje tė reja pa tastierė, pak laptop e pak telefonė celularė, do tė zėnė nė 2010 njė pjesė tė rėndėsishme tė tregut. Mė shumė se pėr tė lexuar, do tė shėrbejnė pėr tė lundruar nė internet, pėr tė parė video, pėr tė luajtur dhe pėr tė qėndruar tė lidhur me rrjetet socialė. Do tė ketė nga tė gjithė format dhe ngjyrat: jo vetėm nga HP, por edhe nga Acer, Asus, Dell dhe Sony, sa pėr tė pėrmendur disa marka qė kanė prezantuar njė prototip nė Las Vegas.

Mė pas janė hibridėt. Lenovo, pėr shembull ka prezantuar IdeaPad, njė kompjuter portabėl me ekran tė lėvizshėm. Mund tė pėrdoret si laptop, por edhe si tabletė. Njė tendencė kjo e tabletave, qė merr mė shumė vlerė nga fjalimi i Ballmer: "Tė gjithė ekranet (kompjuterė, televizorė, celularė, kroskotė makine) do tė jenė gjithnjė tė lidhur nė internet dhe do tė na lejojnė tė kemi akses nė informacion kudo qė ndodhemi". Do tė ndryshjojė nė mėnyrė radikale edhe mėnyra e integrimit me teknologjinė: "Do tė jetė mė e natyrshme, do tė shfrytėzojė zėrin dhe lėvizjet e trupit dhe tė duarve", ka shtuar Ballmer. Kėto tableta qė punojnė krejtėsisht me prekje janė pagėzuar tashmė: do tė quhen "slate", pėr t'i dalluar nga kompjuterėt tabletė qė kanė tastierė dhe ekran tė rrotullueshėm me prekje.

2. Libri elektronik bėhet me ngjyra

Kindsle, qė nė Krishtlindje dukej libri elektronik mė i lezetshėm, tashmė duket i vjetėruar. Libri elektronik i Amazon (500 mijė ekzemplarė tė shitur nė vitin 2009) do tė ketė tė bėjė me tė riun Nook, qė ka nxjerrė Barnes & Noble, konkurent i Amazon nė shitjen e librave dixhitalė nė internet. Ndryshe nga Kindle, Nook ka ekranin me prekje shumėngjyrėsh si dhe lidhje nė rrjetet 3G dhe wi-fi. Praktikisht ėshtė njė ekran i madh qė pėrdor edhe rrjetin celular. Por janė tė shumtė edhe modelet e tjerė tė librave elektronikė qė do tė mbėrrijnė: "shumė prej tyre me ngjyra, si pėr shembull ata tė prezantuar nga Liquavista dhe nga Qualcomm. Por shumė janė ende bardhė e zi. Mes kėtyre spikasin dy modele me dimensione tė njė letre A4: njėri i firmosur nga koreania Samsung, ndėrsa tjetri nga amerikania PlasticLogic. Pastaj janė modelet e destinuar pėr shkollė, si pėr shembull fletorja elektronike Entourage Edge, qė ka njė ekran tė dyfishtė (njėri me ngjyra) dhe qė hapet tamam si njė libėr. Forrester Research ka vlerėsuar se nė vitin 2010, vetėm nė Shtetet e Bashkuara tregu i librave elektronikė do tė mbėrrijė nė kuotėn 500 milionė dollarė. Dallimi mes librit elektronik dhe Slate? I pari, di tė bėjė mirė vetėm njė gjė (lexim librash), dhe kushton pak (diku tek 300 euro). I dyti, ėshtė pothuajse njė kompjuter dhe kushton afro 1000 euro.

3. TV nė rrjet dhe tredimensional

Tė gjithė televizorėt e prezantuar nė Las Vegas kanė portėn e rrjetit pėr t'u lidhur nė internet dhe disa modele, si ata qė janė prezantuar nga Panasonic dhe LG munden edhe tė bėjnė videotelefonata me Skype, shėrbimi shumė popullor i telefonisė pėrmes internetit. Ekrani i dhomės sė ndenjes do tė ndryshojė e do tė bėhet shumėfunksional: nga rrjeti, pėr momentin vetėm nė Shtetet e Bashkuara vijnė shėrbime si Netflix dhe Amazon video, qė tė lejojnė akses nė mijėra filma nė high definition me vetėm njė klikim tė telekomandės. Dhe pėrveē kanaleve tradicionalė, tė gjithė janė nė gjendje tė lidhen nė You Tube dhe Google Video.

Por risia e vėrtetė janė televizorėt tredimensionalė. Nga Avatar tek Christmas Carol, janė tė shumtė tashmė titujt e prodhuar pėr t'u parė me syzet qė projektojnė personazhet jashtė ekranit. Ndjesia e parė ėshtė si pėr fantashkencė, megjithatė pas disa minutash pėrdorim, syzet mė shumė shkaktojnė bezdi se sa mrekullira. Megjithatė, Panasonic, Sony, Samsung, LG, Mitsubishi dhe Toshiba do tė nxjerrin sė afėrmi televizorė dhe lexues blu-ray qė janė nė gjendje tė riprodhojnė pėrmbajtje nė tredimensional dhe disa analistė vlerėsojnė qė, deri nė vitin 2014, 45 pėrqind e familjeve amerikane do tė kenė nė shtėpi njė televizor tė kėtij lloji. Sipas parashikimeve tė Consumer Electronics Association, do tė jenė 2.2 milionė televzorėt tredimensionalė qė do tė shiten deri nė fund tė kėtij viti.

4. Do tė hyjmė nė videogame

"Do tė revolucionarizojmė pėrgjithmonė mėnyrėn e lojėrave elektronike", ka thėnė Ballmer nė Las Vegas, duke zbuluar se aksesori pėr Xbox-in 360 qė quhet Projekti Natal (nuk ka ende njė emėr marketimi) do tė mbėrrijė nė dyqane nė Krishtlindjet e ardhshme. Falė njė procesori, njė objektivi special, njė sensori thellėsia dhe njė mikrofoni pėr t'u lidhur me konsolin e Microsoft do tė jetė vetė lojtari qė do tė bėhet interpretues i lėvizjeve tė personazheve nė ekran. Pėr tė goditur njė top, pėr t'u hedhur nė ajėr apo pėr tė qėlluar, do tė mjaftojnė duar e kėmbė, pa patur nevojė pėr pajisje tė tjera plastike. Do tė jetė sikur tė hysh brenda nė televizor dhe tė pėrjetosh aventurat vetė", ka shpjeguar mbi skenė Robbie Bach, president i departamentit tė argėtimit nė Microsoft.

5. Makina inteligjente tė mėson ta ngasėsh

FIAT, nė bashkėpunim me Microsoft ka prezantuar versionin e ri tė sistemit Evorive, qė ėshtė tashmė e pėrdorshme nė shumė automjete tė kompanisė torineze, si pėrshembull Fiat 500. Mjafton tė fusėsh njė ēelės USB qė vetė makina tė shkarkojė nė tė tė dhėnat e guidės. Qė nga faqja e internetit e Fiat instalohet programi Ecorive pikėrisht nė kompjuterin qė analizon tė dhėnat e udhėtimit dhe mė pas sugjeron si tė konsumosh sa mė pak si dhe ēfarė marshesh tė pėrdorėsh. Ndėrsa, Ford ka prezantuar njė sistem tė ri dixhital tė quajtur MyFord Touch: shoferi dhe pasagjerėt e automjetit mund tė kenė akses, pėrmes komandave zanore, nė ato aplikacione qė normalisht janė tė disponueshėm nė njė telefon celular: email, axhendė, kontakte, telefonata e kėshtu me radhė. Sony ka krijuar njė autoradio tė destinuar pėr pėrdoruesit e iPod. E gjithė muzika mund tė orientohet pėrmes ekranit tė radios nė makinė.

6. Foto dhe filmime HD, nga shkretėtira nė Pol

Mund tė futen nėn ujė, mund tė bien nga mė shumė se 2 metra dhe mund tė durojnė temperatura si ato nė mal apo nė shkretėtirė. Mund tė futen nė xhep, shkrepin fotografi dhe regjistrojnė video nė high definition apo nė formatin qė pėrdoret nė YouTube. Fotokamerat dhe videokamerat e reja janė pėr njė popull qė i vjen vėrdallė globit dhe qė dėshiron tė kapė kujtime dixhitale, t'i ndajė pothuajse menjėherė me tė tjerėt nė internet e mė pas t'i rishohė nė shtėpinė e vet nė televizorin high definition.

Nė Las Vegas, pothuasje tė gjithė kompanitė kanė paraqitur pajisje tė pashkatėrrueshme, si pėr shembull Casio me Exilim G1 qė shkrep fotografi edhe nė zhytje si dhe Kodak me fotokamerėn Playsport, idele pėr tė bėrė fotografi, ndėrkohė qė je duke bėrė ski.

7. Celulari bėhet social-fon

Panairi i Las Vegasit nuk kishte hapur ende risitė qė Google kishte nxjerrė (jo pa probleme) Nexus One, i pari celular me markėn Google si dhe me sistemin operativ Android. Njė rival me peshė qė hyn nė tregun e smartphone-ve, deri dje tė pushtuar nga Blackberry, Apple, Nokia dhe pajisjet qė kanė pėrshtatur sistemin Windows Mobile. E ardhmja, duke gjykuar nga modelet e prezantuar, duket se do tė shkojė drejt telefonave celularė me ekran tė madh me prekje qė mund tė lidhen nė internet dhe tė kryejnė funksione kompjuteri. Ata qė e tėrheqin kėtė treg janė rrjetet socialė si Facebook, Myspace dhe Twitter.

Falė shpejtėsisė sė lartė dhe lidhjeve wi-fi, kėta modele tė rinj lejojnė tė jesh gjithmonė i lidhur me rrjetin e miqve si dhe tė postosh fotografi dhe komente nė kohė reale kudo qė tė ndodhesh. Me qė ra fjala tek shpejtėsia e lartė: nė Las Vegas, operatori i telefonisė Sprint ka testuar tė parin sistem tė transmetimit tė tė dhėnave me shpejtėsi tė lartė tė brezit tė katėrt (4G). Njė sinjal qė pajisjet qė kemi nė xhep sot (3G) po dalin nė pension.
__________________

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum