Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Bletet, ja shkaqet e zhdukjes sė tyre

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Bletet, ja shkaqet e zhdukjes sė tyre Empty Bletet, ja shkaqet e zhdukjes sė tyre Sat Oct 23, 2010 9:01 pm

universy

universy
Admin
Admin

Kohėt e fundit, nė tė gjithė botėn po ndodh njė katastrofė e heshtur, njė fenomen misterioz qė lidhet me zhdukjen e bletėve. Sipas specialistėve, faji pėr kėtė nuk ėshtė vetėm i ndryshimeve klimaterike dhe pesticideve, por edhe i njė virusi






Kohėt e fundit, nė tė gjithė botėn po ndodh njė katastrofė e heshtur: zhdukja e bletėve. Natyrshėm lind pyetja se ēfarė po ndikon nė zhdukjen e tyre? Duke nisur qė prej vitit 2006, vetėm nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, 20 deri nė 40 pėr qind e zgjojeve ėshtė prekur nga fenomeni i quajtur si “sindromi i shpopullimit”. Ndėr shkaktarėt kryesorė tė kėsaj dukurie mendohet se janė pesticidet dhe ushqimi gjenetikisht i modifikuar. Aktualisht, njė aleancė e pazakontė ajo mes shkencėtarėve ushtarakė dhe entomologėve, duket se ka arritur tė bėjė njė hap tė rėndėsishėm pėrpara: tė identifikojė njė tė “dyshuar” tė ri, ose mė mirė dy. Sipas studimit tė publikuar nė revistėn shkencore online “PlosOne”, me autorė disa shkencėtarė ushtarakė tė Maryland dhe disa studiues tė sjelljes sė bletėve tė Montanas, problemi mund tė jetė shkaktuar nga ndėrveprimi mes njė kėrpudhe dhe njė virusi. Nuk ėshtė e qartė se nė ē’mėnyrė mund tė ketė ndodhur saktėsisht kjo, por njė kombinim i tillė rezulton vdekjeprurės pėr insektet. Megjithatė, kėrkime tė tjera do tė duhet tė ndėrmerren mė thellėsisht pėr kėtė temė. Gjithsesi edhe pėr momentin ekzistojnė shumė prova tė vlefshme: si kėrpudha ashtu dhe virusi shtohen shpejt nė njė klimė tė freskėt e tė lagėsht dhe sė bashku kryejnė veprimin e tyre tė dėmshėm nė barkun e bletėve, duke bėrė qė ushqyerja e insekteve nė njė farė mėnyre tė “komprometohet”. “Ėshtė njėlloj si tė largosh njė fantazmė: nuk i dihet kurrė se ku do tė shfaqet herės tjetėr”, shpjegon doktor Jerry Bromenshenk, i Universiteti tė Montanas nė Misula. Natyralisht, bashkėpunimi mes ushtrisė dhe botės akademike nuk ėshtė diēka e re. Grupi i doktor Bromenshenk nė tė kaluarėn ėshtė marrė me aplikimet e mundshme ushtarake tė studimeve mbi sjelljen e bletėve, si pėr shembull duke zhvilluar mėnyrėn pėr t’i pėrdorur kėto insekte qė tė bėheshin treguese tė minave kundėr njerėzve. Sidoqoftė si kėrkuesit, ashtu edhe shkencėtarėt ushtarakė, mendojmė se fenomeni i “sindromit tė shpopullimit” mund tė shėnojė herėn e parė qė sistemi mbrojtės i realizuar pas 11 shtatorit nga “Home security Department” dhe bota akademike, janė nė koalicion pėr tė zgjidhur njė problem thuajse tė pazgjidhshėm. Ajo qė e bėn mė tė vėshtirė zgjidhjen e problemit ėshtė fakti se me sindromin e shpopullimit bletėt jo vetėm zhduken, por mė parė fluturojnė nga zgjojet nė ēdo drejtim tė mundshėm. Kjo e bėn mė tė vėshtirė realizimin e “autopsisė”. Grupi i Bromenshenk dhe shkencėtarėt e “Army’s Edgewood Chemical Biological center”, nė verilindje tė Baltimores, nė kėrkimet e tyre tė pėrbashkėta mbėshtetin se virusi dhe kėrpudha janė gjetur te tė gjitha kolonitė e bletėve tė studiuara. I vetėm, asnjė prej kėtyre agjentėve nuk do tė mund tė krijonte dot dėm, por veprimi i pėrbashkėt ėshtė vdekjeprurės. “Misioni ynė ėshtė zhvillimi i kapacitetit tė tė vėzhguarit, me qėllim mbrojtjen e njerėzve nga ēdo lloj agjenti biologjik”, thotė Charkles Wick, mikrobiolog nė qendrėn e “Edgewood”. Bletėt, shpjegojnė ata, janė njė rast perfekt pėr tė testuar atė qė njė softuer analitik i ushtrisė ėshtė nė gjendje tė bėjė. Sistemi arrin tė dallojė proteinat e veēanta tė njė kampioni, kėshtu qė identifikon njė virus ose njė tjetėr formė mikroskopike jete nė bazė tė proteinave qė pėrmban. Forca e kėsaj ideje, si nė fazėn ushtarake, si nė atė tė bletėve, ėshtė vėrtet shumė e madhe, shpjegojnė kėrkuesit, pėr aq kohė sa kjo lejon pėrdorimin e asaj qė ishte e njohur. Shkencėtarėt qė do tė marrin pjesė nė projekt nėnvizojnė se pėrfundimet e tyre nuk do tė jenė definitive. Skema duket e qartė, thonė, por ėshtė e nevojshme tė bėsh tė tjera kėrkime pėr tė pėrcaktuar, pėr shembull, deri nė ēfarė pike njė epidemi mund tė evitohet dhe cili ėshtė roli qė luajnė faktorėt ambientalė, si i nxehti, i ftohti dhe thatėsira.

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum