Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Inter: 154 milionė humbje, por “rroftė Ibra”!

Inter: 154 milionė humbje, por “rroftė Ibra”!

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

niku

avatar
Admin
Admin
Ja cilat janė humbjet e sezonit 2008-2009, por pas shitjes sė suedezit te Barēa, bilancet qetėsohen

Rreth 70-tė ortakė tė Interit, pėr njė total prej thuajse njė miliardė aksionesh pėrfaqėsuese, kanė aprovuar dje bilancin e Interit deri mė 30 qershor 2009-tė. Nė tė vėrtet llogaritė janė mbyllur me “tė kuqe”, njė humbje prej 154.4 milionė euro. Bilanci duke parė datėn, nuk llogarit aktivin dhe plusvalencat gjatė fushatės sė merkatės tė kėsaj vere, qė shkoi. Megjithatė ėshtė vendosur njė shtim i kapitalit prej 70 milionė eurosh, qė u mbulua plotėsisht nga Masimo Morati.

VLERA E IBRĖS - Pikėrisht pėr kėtė Interi ka lehtėsuar disi humbjet dhe pastaj ka aprovuar nė Asamblenė e Jashtėzakonshme rikapitalizimin “e vetėm” 70 milionėve, “falė edhe faktit tė ndėrhyrjeve nė merkato pas 30 qershorit si shitja e njė lojtari tė rėndėsishėm si Zllatan Ibrahimoviē te Barcelona pėr 69.5 milionė dhe njėkohėsisht blerjen e Samuel Etosė, i vlerėsuar 20 milionė euro. Fushata e transferimeve e mbyllur mė 31 gusht, ka regjistruar investime pėr 81.7 milionė euro pėr 98.5 milionė me njė fitim prej 11.4 milionė. Plusvalencat janė 62.6 milionė. Shumė pozitive ka qenė edhe fushata e abonimeve: 39 mijė tesera tė shitura me njė tė ardhur prej 15 milionė eurosh”.

RROGAT - Morati nė relacionin e tij paraqet “njė Inter nė ekspansion tė fortė nė Itali dhe nė botė nė aspektin sportiv, komercial dhe me vlera tė mėdha sociale”. Nė “rėnie” kanė shkuar “pėr fat tė keq” edhe shpėrblimet e lojtarėve dhe tė stafit pėr titullin. Ėshtė shtuar vlera e prodhimit: 232.6 milionė kundėr 203.4 nė 2007-08, ndėrsa rrogat dhe ēmimet rriten nga 175.6 nė 199.9 milionė euro.

JO I INATOSUR - Pasi heshti pas ndeshjes me Katanian, Masimo Morati rimerr fjalėn dhe nis tė flasė pėr barazimin nė Champions 2-2 kundėr Dinamos sė Kievit. “Nuk ėshtė e vėrtetė qė jam inatosur pas ndeshjes sė fundit nė Champions, - pėrgėnjeshtron presidenti zikaltėr. - Ulje-ngritjet qėndrojnė, nuk mund tė jesh gjithnjė nė formė. Besoj se tani sekreti ėshtė njė rotacion i saktė pėr tė pasur lojtarė tė freskėt nė ndeshjet e ardhshme”. Morati mė pas komenton kritikat qė trajneri Mourinjo i drejtoi sulmuesit tė ri Mario Baloteli: “Trajneri ynė i thotė gjėrat gjithnjė me njė qėllim tė saktė. Ai kėrkon qė tė rinjtė tė rriten mirė. Me Marion ka qenė i sinqertė, por nuk ishte njė kritikė mė shumė sesa njė mbėshtetje, sepse ne e duam shumė Balotelin. Jeta e njė futbollisti 20-vjeēar s’ėshtė e lehtė. Duhet seriozitet”.

SI GJITHNJĖ TITULLI - Diskutimi final ėshtė pėr titullin, qė Masimo Morati kėrkon ta fitojė pėr njė motiv tė qartė: “Mė pesė nėntor nis vitlindja e babait tim, - shpjegon Morati. - Do tė isha vėrtet shumė i lumtur nėse do ta nderoja kujtimin e tij, duke fituar titullin e pestė radhazi. Para sė gjithash do tė ishte edhe njė rekord nė Itali sa u takon kampionatave”.

Njė sinjal i qartė pėr Mourinjon dhe skuadrėn qė sikur kėrkon tė thotė se nėse nuk fitoni Championsin “e mallkuar”, tė paktėn siguroni titullin, siē ėshtė bėrė zakon rėndom nė kėto katėr vitet e fundit. Megjithatė, “tringjyrėshi” nuk ka shije tė njėjtė me kupėn me “veshė tė mėdhenj”, edhe nėse fitohet ēdo vit si Interi.



Portugezi paraqet njė projekt: Klubi duhet tė vazhdojė tė investojė tek tė rinjtė

Mourinjo synon njė “Made in Inter”

Nuk ėshtė njė mister qė Hoze Mourinjo i beson shumė sektorit tė skuadrės sė tė rinjve. Pavarėsisht nga kritikat qė i bėri javėn e shkuar nė konferencėn pėr shtyp, “I Veēanti” e di sesa e rėndėsishme ėshtė pėr njė skuadėr tė mirė tė besojė tek tė rinjtė me nivel. Nuk ėshtė njė rastėsi qė trajneri portugez, sė bashku me administratorin e deleguar tė klubit Ernesto Paolilo dhe pėrgjegjėsin e sektorit tė tė rinjve zikaltėr, Samaden, kanė paraqitur ēeljen e gjashtė qendrave tė “Formacionit Inter”. Kėto kanė qenė pėr fėmijė nga 6 nė 13 vjeē, me pėrgjegjėsit teknikė tė Interit dhe njė farė “klonimi” tė metodologjive qė pėrdoren nė “Interelo”.

Gjėja kryesore ėshtė qė tė mėsojnė gjithēka mbi modelin zikaltėr tė filozofisė e tė punės, pėr t’u informuar pėrmes klubit me njė projekt afatgjatė, qė ėshtė njė e re absolute nė Itali. Pa dyshim qė kjo nismė i ka pėlqyer shumė Hoze Mourinjos: “E konsideroj kėtė projekt nė fillim social e pastaj teknik dhe e them si babai i njė djali qė ka pak a shumė kėtė moshė, - tha trajneri i Interit gjatė prezantimit tė projektit. - Do tė mė pėlqente tė qėndroja kėtu shumė kohė pėr tė pėrfituar nga puna, frytet e sė cilės duhen pritur, por qė sot mund tė thuhet qė janė hedhur themelet pėr tė pasur edhe nė skuadrėn e parė njė prani tė fortė “Made in Inter”. Klubi ka shfaqur njė dimension socio-kulturor, qė tė bėn krenar tė punosh pėr kėtė skuadėr”.


Rikthim nė Katalonjė

Eto: Barēės nuk i kam kėrkuar asnjė euro

Nė pritje pėr t’u kthyer nė “Kamp Nou” mė 24 nėntor pėr ndeshjen e kthimit nė Championsit, Barcelona-Inter, Samuel Eto ishte dje nė Barcelonė pėr tė paraqitur njė projekt bamirėsie pėr fondacionin e tij qė ėshtė mbledhja e kėpucėve sportive tė pėrdorura qė do tė dėrgohen pastaj nė Afrikė. Njė rast i mirė pėr tė mėsuar nga kamerunasi pėr tė sqaruar disa dyshime mbi disa milionė euro qė i detyrohet Barēa, pėrfshirė dhe njė padi civile: “Nuk i kam kėrkuar asnjėherė asgjė Barcelonės, di qė ata tani do tė pėrpiqen ta pėrgėnjeshtrojnė, por faktet kėto janė, - tha Eto. - Me presidentin Laporta nuk kam probleme dhe nėse flas me tė ia them gjėrat nė fytyrė.

Guardiola? Punova pėr njė vit me tė dhe ishte diēka e mrekullueshme. Pastaj ndodhi ajo qė ndodhi. Nuk jam i zhgėnjyer, mė shumė sesa i kėnaqur pėr kėmbimin me Ibrėn. Pep donte tė ndryshonte dhe vendimi i tij duhet respektuar, tė pėlqen ose jo… Nuk kam arsye pėr t’u inatosur, nuk jam mė 15 apo 16 vjeē dhe tani jam thjesht njė tifoz mė shumė i Barēės. Mė 24 nėntor do tė jetė njė ditė speciale, do tė mė pėlqente tė pėrqafoja tė gjithė shokėt dhe tifozėt”.

View user profile http://wWw.ForumiJone.Net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum