Ndodh edhe kėshtu! Njė kalimtar i inatosur hodhi nga ura njė person i cili duke kėrcėnuar se do tė vriste veten bllokoi trafikun pėr plot 5 orė. Lajmin e bėri tė ditur media kineze e cila sqaroi se ushtari nė pension Lai Jiansheng, 66, theu kordonin e policisė dhe arriti ti shtrėngonte dorėn Chen Fuchao para se ta shtynte poshtė nga ura. Pėr median lokale Lai deklaroi se e shtyu me vetėdije tė plotė Chen Fuchaon pasi mendon se njėrez si ai janė shumė egoistė dhe veprimet e tyre shkelin interesin publik.
Chen qė donte tė vriste veten pėr shkak tė njė borxhi qė tejkalonte 290 mijė dollarė ra nga tetė metra lartėsi nė rrjetėn e vendosur nga policia dhe po mjekohet nė spital pėr shkak tė plagėve nė kyce e kurriz. Ai do tė gjykohet pėr shqetėsim tė rendit publik pas daljes nga spitali ndėrsa personi qė e hodhi rrezikon tre vjet burg nėse shpallet fajtor pėr plagosje tė qėllimshme. Chen ėshtė personi i 12 qė nga muaji prill qė kėrcėnon se do tė hidhet nga ura Haizhu nė Guangzhou por deri tani i vetmi qė ėshtė hedhur.