Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Rregullat shkencore te joshjes.

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Rregullat shkencore te joshjes. Empty Rregullat shkencore te joshjes. Wed Oct 27, 2010 6:25 pm

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin


Pėrse disa njerėz janė shumė mė joshės dhe simpatikė krahasuar me disa tė tjerė? Sipas njė studimi tė fundit, pamja e bukur dhe karizma vendosen para se ne tė vijmė nė jetė.
Njerėzit e bukur dhe tėrheqės kanė gjithēka. Kur janė foshnja marrin gjithė komplimentet dhe vėmendjen e prindėrve dhe familjarėve. Gjatė viteve tė shkollės janė shumė popullorė dhe nė qendėr tė vėmendjes dhe kanė mė pak shanse se tė tjerėt qė tė lihen mėnjanė. Dhe kur rriten kanė mė shumė partnerė seksualė dhe kanė mė shumė shanse pėr t’u martuar. Punėt shkojnė mirė edhe nė sferėn profesionale. Ata kanė punė mė tė mira dhe paguhen mė shumė. Ekziston gjithashtu njė perceptim se bukuroshėt nė shumė raste janė edhe mė tė shėndetshėm, mė tė zgjuar dhe mė tė besuar dhe nėse vendosin qė tė bėhen politikanė, kanė njė sukses tė padiskutueshėm pikėrisht falė karizmės sė tyre dhe besimit qė ngjallin te tė tjerėt. Po pėrse disa njerėz shihen si “joshės” dhe disa tė tjerė jo? Dhe mbi tė gjitha pėrse ne i konsiderojmė disa tipare “tėrheqėse” dhe disa tė tjera “jo”?
Sipas njė studimi tė fundit, gjithēka mund tė ndodhė pėr shkak tė antioksidantėve dhe stresit oksidativ. Psikologėt kanė zbuluar se meshkujt tė cilėt janė konsideruar si fizikisht mė tėrheqės nė krahasim me meshkuj tė tjerė, kanė nivele mė tė ulėta tė stresit oksidativ. “Ky zbulim ka njė sėrė implikacionesh tė rėndėsishme”, deklaron mjeku qė ka drejtuar studimin. “Ato pėrkojnė me idenė qė gratė konsiderojnė tipare tė caktuara si ‘tėrheqėse’, pėr shkak se kėto tipare lidhen me njė sasi stresi mė tė vogėl. Tė qenit tėrheqės ka qenė prej kohėsh burim mrekullimi dhe misteri pėr psikologėt, antropologėt, shkencėtarėt qė merren me ēėshtjet e mėnyrės sė tė sjellurit e tė tjerė. Disa janė marrė me avantazhet jetėsore qė kanė ata individė tė cilėt kanė njė dukje tėrheqėse dhe kanė karizėm, ndėrsa tė tjerė janė marrė me mėnyrėn se si ne njerėzit nė pėrgjithėsi vlerėsojmė qė njė tipar ėshtė tėrheqė, dhe njė tjetėr nuk ėshtė. Njė shkollė mendimi thotė se tėrheqja pas disa tipareve tė veēanta nuk ėshtė diēka qė ne e mėsojmė, por ėshtė diēka qė ka evoluar me kohė si njė mėnyrė e dallimit tė formave virile nga ato tė brishta. Kjo teori evolutive mbėshtetet nga njė sėrė studimesh, pėrfshi edhe studimet qė tregojnė se njė foshnjė qė sapo vjen nė jetė ka preferencėn e saj ndaj tipareve tė caktuara, dhe kryesisht pėr fytyrat e bukura dhe tėrheqėse. Njė fakt i tillė sugjeron se tėrheqja fizike mund tė shėrbejė si njė sinjal biologjik i shėndetit tė mirė. Nė lashtėsi, aftėsia e tė zgjedhurit tė njė individi me tipare tėrheqėse si partner kishte njė domethėnie tė madhe nė lėmin e mbijetesės.
Shumė studime janė pėrqendruar nė tiparet individuale tė tėrheqjes, nga flokėt e verdhė, te gjatėsia e kėmbėve, trashėsia e mesit, gjerėsia e shpatullave, por ndėrkohė nė thelb tė tė gjithave qėndron asimetria. Njė numėr i madh studimesh tregojnė se njerėzit qė kanė njė simetri bilaterale, pra ata qė kanė tipare simetrike nė tė dy anėt e trupit, konsiderohen si mė atraktivė. Ndėrsa njerėzit qė kanė njė mungesė simetrie nė pjesė tė ndryshme tė trupit, duke filluar nga tiparet e fytyrės e deri tek ato tė pjesėve tė trupit, tė krijojnė idenė se nė njė fazė tė caktuar tė rritjes kanė pasur probleme dhe si pasojė nuk janė tėrheqės nė atė masė qė janė simetrikėt. Nė termat evolutivė dhe ato tė mbijetesės, njė burrė apo njė grua me tipare jo simetrike konsiderohet qė tė jetė mė pak robust dhe tėrheqės dhe si pasojė mė pak i preferuar si njė partner i mundshėm. Njė nga shkaqet e mundshme qė krijon asimetrinė mendohet qė tė jetė ekspozimi i individit ndaj stresit oksidativ gjatė periudhės kur ėshtė nė barkun e nėnės, qė ndėrhyn pikėrisht me zhvillimin e fetusit. Embrioni kėrkon energji pėr t’u zhvilluar nė mėnyrėn e duhur. Qelizat pėrdorin oksigjen pėr ta shndėrruar atė mė pas nė energji dhe pėr tė krijuar radikale tė lira. Kėto tė fundit janė molekula tė pastabilizuara, tė cilat mund tė kenė reaksione kimike me molekula tė tjera dhe si pasojė mund tė shkaktojnė njė dėmtim tė qelizave qė njihet si stresi oksidativ. Radikalet e lira mund tė mbahen nėn kontroll nga antioksidantėt, por nėse ka njė mbingopje radikalėsh, stresi oksidativ qė prodhohet si pasojė mund tė dėmtojė ADN-nė dhe indet e ndryshme. Stresi oksidativ mendohet tė jetė njė nga shkaqet kryesore tė mutacioneve dhe tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė procesin e plakjes dhe tė sėmundjeve tė ndryshme, pėrfshi edhe vetė kancerin.
Mbiprodhimi i radikaleve tė lira dhe si pasojė stresi oksidativ qė prodhohet mė pas mund tė shkaktohen nga njė numėr faktorėsh. Njė prej tyre ėshtė pirja e duhanit nga ana e nėnės gjatė muajve tė shtatzėnisė, apo pasja e infeksioneve nga ana e saj qė shkaktojnė dėmtime tė fetusit, por shkaqe mund tė jenė edhe obeziteti apo diabeti, gjithmonė i nėnės.
Nė studimin e fundit, psikologėt e Universitetit nė New Mexico kanė kėrkuar pėr shenja tė stresit oksidativ nė personat e moshės 18 deri nė 38 vjeē. Pėr kėtė janė matur dhe krahasuar me njėri-tjetrin 10 tipare dyshe tė meshkujve, duke filluar me veshėt e duke pėrfunduar me kyēet e duarve apo vetullat. Edhe urina e meshkujve ėshtė matur dhe bashkė me tė edhe erėrat e ndryshme tė trupit, si ajo e kėmbėve apo e djersės. Urina ėshtė analizuar pėr shkak tė matjes sė pranisė sė stresit oksidativ te hormonet. Gjithashtu subjektet janė pyetur nė lidhje me anomali tė ndryshme gjatė lindjes, si lindja e parakohshme, qė ėshtė gjithashtu njė nga shkaqet e shtimit tė stresit oksidativ tek individėt. Mė nė fund, njė grupi femrash u ėshtė kėrkuar qė tė rendisin pamjet e meshkujve tė sipėrpėrmendur, duke vėnė nė krye tė klasifikimit meshkujt mė simpatikė dhe tėrheqės si pėr sa u pėrket tipareve tė fytyrės, ashtu edhe tipareve tė trupit. Rezultatet tregojnė se meshkujt qė u cilėsuan si mė tėrheqės nga gratė qė u morėn me pėrzgjedhjen e tyre kishin ndjeshėm nivele mė tė ultra tė stresit oksidativ. Dhe meshkujt me trupa mė simetrikė kishin gjithashtu nivele mė tė ulėta tė kėtij stresi nė trupin e tyre dhe cilėsoheshin si mė tėrheqės. Meshkujt qė kishin pasur probleme nė lindje kishin gjithashtu edhe nivel tė lartė tė stresit. Edhe pse rezultatet mund tė thuhet se janė tė qarta dhe tė dukshme, pėrveē kėsaj teorie ekzistojnė edhe teori tė tjera. Studiues tė ndryshėm kanė kėrkuar pėr forma specifike trupore dhe dimensione qė konsiderohen si “tė dėshirueshme” nga tė tjerėt, apo si tipare qė do tė donim qė t’i kishte partneri ynė. Pėr kėtė janė ekzaminuar shumė pėrmasa trupore, duke filluar nga pėrmasat e mesit me gjurin e tė tjera si kėto. Disa studime vėnė nė dukje se meshkujt tėrhiqen nga gratė qė e kanė belin e hollė dhe kėmbėt e gjata. Sepse tipare tė tilla flasin pėr njė shėndet mė tė mirė tė gruas dhe njė aftėsi tė saj pėr tė sjellė nė jetė fėmijė tė shėndetshėm.
Kėmbėt nė fakt kanė qenė nė qendėr tė vėmendjes sė shumė studimeve. Sipas disave prej tyre, kėmbėt e gjata preferohen te gratė, si dhe te burrat. Njė teori thotė se kėmbėt e gjata janė shenjė e elegancės dhe veē kėsaj ėshtė se ato, duke pasur edhe njė bark mė tė gjatė, kanė mundėsi qė tė lindin mė lehtėsisht si dhe tė sjellin nė jetė foshnja me peshė trupore mė tė madhe. Gjatėsia e kėmbėve ėshtė e lidhur edhe me rreziqet e sėmundjeve tė zemrės, kancerit dhe diabetit, si dhe me njė presion mė tė ulėt tė gjakut.
Ėshtė arritur tashmė argumentimi i faktit se gratė tėrhiqen nga meshkujt me kėmbė relativisht mė tė shkurtra, sepse kjo i tregon ata mė muskulozė dhe nė termat evolutivė mė tė dobishėm pėr t’u ēiftėzuar. Njė tipar tėrheqės ndaj meshkujve janė edhe shenjat e ndryshme tė fytyrės, sigurisht kur nuk janė tė tepruara, sepse janė shenja tė forcės dhe virilitetit qė lidhen me nivele tė larta tė testosteronit tek individi. Por nga ana tjetėr, meshkujt me fytyrė tė pastėr mund tė konsiderohen si mė tė ndjeshėm, mė suportivė dhe mė romantikė pėr partneren e tyre. Dhe nuk duhen harruar nė kėtė rast elementėt e personalitetit. Studimi i fundit ka zbuluar fakte gjenetike nė lidhje me zhvillimin e sjelljeve altruiste. Kjo mund tė ketė ndodhur sepse altruizmi ishte njė nga tiparet qė vlerėsohej shumė nė lashtėsi te partneri i ardhshėm. Sipas studimeve, nė tė shkuarėn tonė evolutive, ata njerėz me njė sjellje altruiste ēiftoheshin me njerėz me njė cilėsi tė tillė. Shumė shkencėtarė kanė bėrė studime duke krahasuar tipare tė ndryshme njerėzore, por njė pyetje vazhdimisht ka tėrhequr vėmendjen dhe kuriozitetin e tyre: Pėrse meshkujt preferojnė biondet? Me kalimin e kohėve janė dhėnė disa lloj pėrgjigjesh pėr njė gjė tė tillė. Disa pėrgjigje kanė tė bėjnė me faktin se biondet kanė njė lėkurė mė tė lėmuar, apo njė fytyrė mė tė rrumbullakėt. Tė tjera sugjerojnė se biondet kanė qenė njė mutacion gjenetik. Por sipas njė studimi tė Universitetit tė Kalifornisė, pėrgjigjja ėshtė se floku i verdhė ėshtė shenjė e njė trupi tė mirė

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum