Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Nentori pa abone

Nentori pa abone

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Studentet dhe qytetaret qe perdorin ne mase autobuset dhe blejne abone per muajin nentor do te paguajne bileten 30 leke sa here te marrin urbanin.
Shkak eshte bere bllokimi i keshillit bashkiak. Mbledhja e munguar e keshilltareve bashkiake per te shqyrtuar problematikat e qytetit te Tiranes ka mbajtur peng ceshtjen e ngritur nga Shoqata e Transporteve per rregullimin dhe rishqyrtimin e tarifave per transport.


Ultimatumi i vendosur nga Shoqata e Transportit per Bashkine e Tiranes merr fund ne daten 31 tetor. Sic kercenoi Shoqata e Transporteve nese nuk merreshin masa per keto tarifa atehere shoqatat e transportit nuk do te njohin abonene mujore. Nese per dy apo tri dite keshilli bashkiak i qytetit te Tiranes nuk do te mblidhet per te vendosur lidhur me tarifat qe kerkon Shoqata e Transporteve qytetaret do te shpenzojne edhe me shume per transport.


Nderkohe qe ende nuk eshte njoftuar asnje mbledhje e keshillit bashkiak as per diten e enjte dhe as per te premten. E shtuna dhe e diela zyrtarisht jane pushim.


Edhe pse nuk ka shifra zyrtare sipas Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit rezultojne te jene rreth 20 mije qytetare qe cdo muaj blejne abone te pergjithshme te linjave te caktuara te transportit kryeqytetas ku perfshihen edhe kategoria e studenteve.


Gjate muajit nentor dhe ne vazhdim do punojme vetem me bilete njeudhetimshe pra nuk do te shesim me abone. Kjo situate do te vazhdoje per sa kohe nuk do te kete zgjidhje per problemet nga autoritetet e pushtetit qendror dhe vendor tha nje muaj me pare Ferdinant Ibrahimi kreu i Shoqates se Transporteve. Sipas tij nje tjeter shqetesim qe kemi eshte edhe fakti qe nuk na njihet e drejta per kreditimin e plote te TVSH-se per karburantin qe shpenzohet nga transporti i udhetareve.


Sherbimi i transportit qytetas urban te udhetareve ne vendin tone qe prej 10 viteve ushtrohet kryesisht nga subjekte private te licencuara nga bashkite perkatese. Ky sherbim eshte privatizuar plotesisht ose pjeserisht.


Sipas Shoqates se Transportit ne nje vit udhetojne me bileta njeperdorimshme dhe shumeperdorimshe rreth 38-44 milione persona.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum