Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

BE: Kujdes me azilet se ndėshkoheni!

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin


TIRANE- Kėshilli i Ministrave tė Drejtėsisė dhe Ministrave tė Brendshėm tė Bashkimit Europian miratoi sot nė mesditė liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnje Hercegovinėn. Vetėm pak orė para marrjes sė kėtij vendimi qė cilėsohet historik nga autoritetet e vendit, Tirana u vesh me flamuj, banderola dhe tabela qė njoftojnė ngjarjen e shumėpritur pėr shqiptarėt.

ORA 19:00- VIZAT, ATMOSFERĖ FESTIVE NĖ KRYEQYTET
Vendimi pėr Liberalizimin e vizave ka sjellė atmosferė festive nė kryeqytet. Rreth orės 19:00 njė kolazh me fishekzjarre ėshtė lėshuar nė qiellin e Tiranės. Tė vendosur nė katėr pika, nė Bulevardin Dėshmorėt e Kombit, pranė selisė sė kryeministrisė, nė sheshin para Teatrit tė Operas dhe Baletit, tek doganat si dhe te Varrezat e Dėshmorėve tė Kombit, ndėrsa nuk ka pasur prani tė qytetarėve nė shesh, por vetėm automjete qė kalonin dhe qė i gėzoheshin atmosferės sė krijuar.

Ndėrkaq e njėjta atmosferė ėshtė krijuar mbrėmjen e sotme edhe nė disa prej qyteteve kryesore nė vend si Durrės, Vlorė, Shkodėr, Korēė, Fier, Sarandė, Gjirokastėr, Berat, Elbasan, Kukės, ku ėshtė kryer i njėjti ritual, ai i ndezjes sė fishekzjarreve. Festimet vetėm sa kanė nisur sot, pasi pritet qė nesėr tė ketė tė tjera aktivitete pėr tė festuar vendimin historik pėr shqiptarėt.

ORA 15:00-KACIN: SHFRYTĖZONI KĖTĖ MOMENT POZITIV PĖR INTEGRIMIN
Nėnkryetari i delegacionit tė Parlamentit evropian pėr Evropėn juglindore, Jelko Kacin, e ka pėrshėndetur vendimin e Kėshillit tė Ministrave tė BE-sė pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnjė e Hercegovinės prej 15 dhjetorit.

Kacin tha se dy qeveritė duhet ta shfrytėzojnė kėtė moment pozitiv dhe t'i forcojnė pėrpjekjet e tyre operative pėr integrime evropiane, qė pėr Bosnjė e Hercegovinėn nėnkupton formimin e qeverisė dhe parlamentit.

Kacin theksoi se heqja e vizave u garanton lirinė e lėvizjes qytetarėve tė Shqipėrisė dhe BeH, si dhe ofron mundėsi tė pashfrytėzuara deri mė tani pėr zhvillimin e marrėdhėnieve ndėrmjet kėtyre shteteve dhe BE-sė.

ORA 14:15-BE: TANI KUJDES, VIZAT PERDORINI PER QELLIMET E DUHURA
Pas votimit Pro qė I dhanė nė mbledhjen e sotme, Ministrat e Brendshėm dhe tė Drejtėsisė sė Bashkimit Europian apeluan gjatė njė konference pėr shtyp nė bruksel se vendet qė pėrfituan nga ky process duhet tani tė pėrgatiten ta zbatojnė rigorozisht atė. “Ky proces duhet te perdoret per qellimet e duhura dhe jo pėr azil”, u shprehet ministrat e BE.

Sipas tyre, votimi nė mėnyrė unanime ishte dhe njė sinjal i fortė politik se BE voton e bashkuar pėr vendime kaq tė rėndėsishme.

Ministrat gapeluan qe me Shqiperine dhe Bosnjen tė mos ndodhė sic ndodhi me Serbinė dhe Maqedoninė qė kėrkuan azil, kjo situatė do ishte e papranueshme dhe BE nė rast se sheh shkelje tė tilla kėrcėnon se do tė rikthejė mekanizmin pėr rivendosjen e vizave.
"Tani u takon shteteve perkatese te marrin pergjegjesite dhe te zbatojne procesin per te cilin jemi shume te lumtur qe e votuam unanimisht"

ORA: 15:07- OSBE, WOLLFARTH: VENDIMI, VOTĖBESIM PĖR SHQIPĖRINĖ
Kryetari i Prezencės sė OSBE-sė nė Shqiperi, Ambasadori Wollfarth, pėrshėndeti vendimin e dhėnė sot nė Bruksel pėr liberalizimin e vizave pėr qytetarėt shqiptarė.
Zyra e shtypit e OSBE-sė bėri tė ditur se Ambasadori Wollfarth deklaroi se "kjo ėshtė njė ditė e gėzueshme dhe vėrtet historike pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė".
"Vendimi i marrė sot nė Bruksel pėrbėn njė votė tė qartė besimi nga tė gjitha vendet anėtare tė Bashkimit Evropian dhe jam i sigurt se ēdo qytetar shqiptar do ta pėrdorė mė sė miri kėtė liri tė re, nė mėnyrė tė plotė e tė pėrgjegjshme", theksoi Ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Wollfarth.

ORA 13:30-FAJON U RREZUAN MURET PER TIRANEN E SARAJEVEN
Menjehere pas vendimit pro ne BE, Raportuesja e Parlamentit Evropian, pėr liberalizimin e vizave pėr Shqipėrinė dhe Bosnjen, Tanja Fajon pershendeti vendimin e BE-sė pėr heqjen e vizave kėtyre dy vendeve.
Ajo ka thėnė se sot ėshtė njė ditė e madhe pėr qytetarėt e Shqipėrisė dhe Bosnjes.

"Shqipėria dhe Bosnja i pėrmbushėn tė gjitha kriteret pėr liberalizim vizash. Komisioni Evropian e konfirmoi kėtė nė shtator dhe Paralementi Evropian u pajtua me vendimin“, ka thėnė pėrmes njė komunikate pėr media Tanja Fajon.

"Ne i dhamė fund radhėve tė gjata para konsulatave dhe i rrėzuam muret qė ndanin familjet dhe miqtė. Pėrgjegjėsia tani bie mė tė gjitha palėt. Disa nga vendet e BE-sė ende kanė frikė nga fluksi masiv i azlikėrkuesve dhe banorėve ilegalė- por frika nuk ėshtė justifikuar! Njerėzit qė dėshironin tė linin vendin, tashmė e kanė bėrė atė dhe ne dimė se kriminelet nuk kanė kufij, vizat nuk janė kėrcėnim pėr ta“, ka thėnė Fajon.

ORA. 12:30- BE HEQ VIZAT, ATMOSFERĖ FESTIVE NĖ KRYEQYTET
Menjėherė pas miratimit nė Bruksel tė vendimit pėr heqjen e regjimit tė vizave pėr Shqipėrinė, nė kryeqytet kanė nisur festimet.
Qytetarėt kanė krijuar njė atmosferė festive dhe entuziaste nė bulevardin "Dėshmorėt e Kombit" ndėrsa orkestra frymore e ushtrisė parakaloi pėrgjatė bulevardit qendror tė kryeqytetit, duke interpretuar pjesė tė repertorit festiv.
Ndėrkaq automjete me flamuj e parrulla kanė mbushur rrugėt pėr tė festuar vendimin pėr heqjen e vizave.
Ky vendim i marrė mesditėn e sotme nė mbledhjen e Kėshillit tė Ministrave tė Brendshėm tė BE-sė, pritet tė hyjė nė fuqi nė mes tė dhjetorit, prej nga ku do tė nisė dhe lėvizja e lirė pėr qytetarėt shqiptarė nė hapėsirėn Shengen.

ORA. 11:55- SHQIPTARĖT PA VIZA, BASHA:VENDIMI SHĖNON FUNDIN E NJĖ SAGE IZOLIMI
Ministri i Punėve tė Brendshme, Lulzim Basha gjatw fjalws sw tij nw Kėshillin e ministrave nė Bashkimin Evropian pėr heqjen e vizave, deklaroi se vendimi i BE-sė sjell Shqipėrinė njė hap pranė Evropės, duke i dhėnė fund sagės sė izolimit.

"Vendimi u dha pasi u verifikua pėrmbushja e kritereve tė kėrkuara, si dhe u kryen reforma dhe transformime", theksoi ministri Basha.

ORA: 12:00- BE HEQ VIZAT PER SHQIPERINE DHE BOSNJEN
Nė takimin qė filloi ne Bruksel sot nė orėn 11.30, ministrat votuan unanimisht "pro" vendimit tė shumėpritur pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt.
Nė bazė tė rregullave, vendimi hyn nė fuqi 20 ditė pasi botohet nė fletoren zyrtare, ēka do tė thotė se shqiptarėt duke filluar nga 28 Nėntori i kėtij viti, duke pasur vetėm njė pasaportė biometrike do tė mund tė udhėtojnė drejt shteteve tė Bashkimit Evropian

Megjithatė vendet e Bashkimit Europian tė cilat bėjnė pjesė nė zonėn Shengen kanė marrė siguri nga Komisioni Europian se Brukseli do tė vazhdojė tė monitorojė nga afėr situatėn nė kėto vende, qė pėrfitojnė nga heqja e vizave. Liria me viza do te jete per 3 muaj, me pas per shtetasit qe shkelin rregullat do te kete penalizime. Levizja do te jete per cdo shtet te zones shengen, pervec Britanise dhe Irlandes.
Komisioni i BE-ja i ka kerkuar te Tiranes dhe Sarajeves tua bejne te qarte qytetareve te tyre se udhėtimi pa viza nuk ėshtė njė biletė pėr azil ose qėndrimi nė BE, pas problemeve qe u perball Europa me azil-kėrkuesit tė Maqedonisė vitin e kaluar.

TIRANA PRET VENDIMIN ME FESTE
Pa dyshim qe vendimi per liberalizimin e vizave po pritet me feste ne Tirane. Kjo kuptohet edhe pasi nje dite para vendimit, kryeqyteti shqiptar eshtė zbukuruar nė pritje tė vendimit pėr liberalizimin e vizave qė u mor sot nga ministrat e brendshėm tė Bashkimit Europian.
Pėrgjatė bulevardit “Dėshmorėt e Kombit” janė vendosur banderola dhe tabela qė njoftojnė ngjarjen e madhe dhe tė shumėpritur nga shqiptarėt me emrat e kryeqyteteve kryesore tė Europės. "Berlin 1334 km", "Zyrih 1117 km", "Milano 971 km", mund tė duken si reklama tė agjencive turistike, por nė fakt janė tabelat e vendosura nė ēdo kryqėzim tė kryeqytetit, qė lajmėrojnė udhėtimin pa viza drejt destinacioneve europiane.
Nė qendėr njė tabelė e madhe tregon largėsinė e njė fluturimi me avion nga Tirana drejt kryeqyeteteve europiane ndėrsa nė udhėkryqe krahas shenjave tė sinjalizimit janė vėnė edhe tabelat qė tregojnė distancėn nga qytetet dhe kryeqytetet europian shoqėruar me shėnimin " Pa Viza ".

Ne cdo shtylle sot tunden flamujt blu te BE, ndersa eshte vendosur qė festimet tė zhvillohen tė martėn nė mbrėmje ku nė sheshin “Nėnė Tereza” po aktualisht po ndėrtohet njė skenė gjigande ku do tė mbahet njė koncert, ndėrsa do tė ketė edhe projeksione tė ndryshme nė universitetin e Tiranės.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum