Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Beteja e gjigantėve botėrorė-Strategjia kineze, vėzhgo armik

Beteja e gjigantėve botėrorė-Strategjia kineze, vėzhgo armik

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Konfrontimi i Shteteve tė Bashkuara me Kinėn spostohet nė Paqėsor. Ku do tė jetė qendra e gravitetit e rendit tė ri botėror? Ku do tė jetė e pėrqendruar forca e superfuqisė sė vetme nė botė, Shteteve tė Bashkuara?


Sipas thėnies tė shumė strategėve dhe ekspertėve ushtarakė dhe tė gjeopolitikės, nė tė ardhmen e afėrt ndeshja jetike pėr Shtetet e Bashkuara nuk do tė luhet mė nė Lindje tė Mesme, por nė Paqėsor. Dhe ėshtė aty qė do tė duhet tė pėrqendrohet pėrpjekja e Pentagonit. Aktualisht, impenjimi ushtarak global amerikan artikulohet nė njė sistem tė pėrbėrė nga 5 komanda tė unifikuara: Eucom (Europė, Rusi dhe 43 vende afrikane), Centcom (Afrika Lindore, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore), Pacom (Azia Lindore dhe Paqėsori, tė cilėve u janė shtuar Madagaskari dhe ishuj tė tjerė nė lindje tė kontinentit afrikan), Southcom (Amerika Latine) dhe Northcom (Amerika Veriore). Spostimi nė Paqėsor i zonės strategjike pėr Uashingtonin do tė sjellė edhe njė riekuilibrim nė disfavor tė Centcom e Eucom dhe nė favor tė Pacom.
Elementi vendimtar nė njė skenar tė tillė natyrisht qė ėshtė Kina. Pavarėsisht se pėr momentin ka mbetur prapa nė planin ushtarak, Pekini ėshtė pashmangshmėrisht i detyruar qė ta forcojė kapacitetin ushtarak tė tij, nė mos pėr gjė tjetėr pėr tė mbrojtur rrjetin e raporteve tregtare nė rritje qė ka tashmė nė tė gjithė globin. Ėshtė lehtėsisht e imagjinueshme qė herėt a vonė marina kineze do tė jetė e ftuar qė tė mbrojė jo vetėm brigjet e vendit, por edhe rrugėt kryesore pėrgjatė tė cilave lundrojnė anijet e drejtuara ose tė ardhura nga portet e saj, duke ndjekur nė kėtė shembullin e tė gjitha fuqive ushtarake tė mėdha, Shteteve tė Bashkuara nė krye. Por nuk bėhet fjalė vetėm pėr tregti. Kinezėt synojnė qė tė bėhen fuqia rajonale referuese pėr ta transformuar kėshtu zonėn mė dinamike tė botės nė oborrin e shtėpisė sė tyre. Siē e nėnvizon njė raport i brendshėm i Departamentit tė Shtetit, i pėrgatitur nga International Security Advisory Board (ISAB), lidershipi komunist kinez nė Kinė ndjek tri objektiva parėsorė dhe tė lidhur midis tyre: tė sigurojė mbijetesėn e regjimit; tė arrijė dominimin e zonės aziatike e tė Paqėsorit sė bashku me njė influencė nė rritje nė nivel global; sė fundi, por jo e fundit, tė parandalojė pavarėsinė de jure tė Tajvanit. Nė njė vizion tė tillė Shtetet e Bashkuara, tė paktėn duke i qėndruar raportit, perceptohen si kundėrshtari kryesor strategjik dhe si sfida potenciale ndaj legjitimitetit tė regjimit, sidomos nė lidhje me ēėshtjen tajvaneze. Por, paradoksalisht, kundėrshtari ėshtė bėrė njė partner i domosdoshėm kur kalohet nga plani gjeopolitik nė atė ekonomik. Nė fakt, ekonomitė e tė dy vendeve janė thellėsisht tė lidhur midis tyre nė ēdo nivel: Kina pėrfaqėson njė prej blerėsve dhe mbajtėsve mė tė mėdhenj tė titujve tė borxhit publik amerikan, Shtetet e Bashkuara janė njė prej tregjeve kryesore tė destinacionit tė eksporteve kineze, ashtu si Kina pėrfaqėson njė treg tė rėndėsishėm destinacionit tė produkteve amerikane dhe njė prej destinatorėve kryesorė tė proceseve tė lokalizimit tė industrisė amerikane. Ėshtė pikėrisht njė ndėrvarėsi e tillė qė bėn qė, megjithėse Pekini po pėrgatitet pėr njė pėrplasje ushtarake me Shtetet e Bashkuara (pėrmasat dhe cilėsia e riarmatimit kinez nė Paqėsor dhe nė Detin e Kinės Lindore dhe Jugore janė sinjal i qartė), ėshtė krejtėsisht nė ankth qė ta provokojė. Gjithsesi, e provokuar ose jo, njė pėrplasje duket gjithnjė e mė shumė nė sferėn e mundėsisė dhe nė disa raste duket e pashmangshme, edhe pse pėr Shtetet e Bashkuara, nė kėtė zonė dhe tjetėrkund, marrėdhėnie ekonomike dhe strategji ushtarake janė tė lidhura nė mėnyrė tė dyfishtė, me tė parat qė shpesh drejtojnė tė dytėn. Nė fakt, pėrjashto mbėshtetjen ndaj luftave nė Lindje tė Mesme, aktivitetet e Pacom-it synojnė parasėgjithash qė tė mbrojnė dhe shoqėrojnė ekspansionin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare nė rritje me Azinė Lindore dhe Azinė Juglindore. Kėshtu, njė skenar i tillė, qė e bėn tė mundur, nė mos probabėl, njė pėrplasje nė rritje midis dy vendeve dhe forcave ushtarake respektive, sidomos atyre detare.
Njė frenim i ri
Pėr tė pėrballuar njė Kinė nė ekspansion nė zemėr tė Paqėsorit dhe tė Azisė dhe pėr t'i penguar planet e projektimit rajonal, Pentagoni ka zgjedhur njė strategji tė politikės sė jashtme tashmė tė kolauduar dhe qė duket nė kėtė situatė jashtėzakonisht kuptimplotė: frenimin. Frenimi i synimeve ekspansioniste dhe i ambicieve tė Pekinit do tė bėhej njė lajtmotiv i ri, nė njė riedicion tė azhornuar dhe tė rishikuar tė politikės sė zbatuar nė kohėn e saj kundėr Bashkimit Sovjetik dhe vendeve satelite tė tij. Vetėm se kėsaj radhe ajo qė do tė shėrbente si shifėr e pėrplasjes dhe tė pengonte degjenerimin e saj nė konflikt nuk do tė ishte ekuilibri midis dy konkuruesve, por spuremacia e pastėr e njėrit ndaj tjetrit, natyrisht e Shteteve tė Bashkuara ndaj Kinės. Nė opinionin e Pentagonit, ruajtja dhe sidomos demonstrimi vazhdimisht i superioritetit teknologjik e ushtarak dhe vullneti pėr tė mbrojtur interesat e veta nė kuadrantin e Paqėsorit ėshtė mėnyra mė efikase pėr tė shmangur qė kinezėt tė mund tė shtyhen pėr tė riskuar shumė, duke provokuar kriza qė mund tė degjenerojnė nė konflikte mė serioze. Njė politikė e tillė supremacie do tė mundėsonte edhe pėr tė qenė mė komodė dhe fleksibėl mbi ēėshtje me rėndėsi strategjike mė tė pakėt, duke e zvogėluar kėshtu rrezikun dhe masėn e fėrkimit midis tė dy vendeve. Superioriteti dėrrmues teknologjik dhe ushtarak amerikan ėshtė premisė dhe kusht pėr tė ruajtur njė profil tė ulėt nė rivalitetin nė rritje me Pekinin nė Paqėsor.
Pacom: Sistemi i aleancave modulare
Instrumenti nėpėrmjet tė cilit Shtetet e Bashkuara kėrkojnė qė ta zbatojnė frenimin ndaj Kinės jepet nga Pacom-i dhe nga marrėdhėniet qė komanda dhe Uashington kanė lidhur me vendet e tjera tė zonės, nė njė politikė largpamėse tė ushqyer nga bindja, sidomos nė komandėn e Paqėsorit, se qendra e gravitetit e preokupimit strategjik amerikan ėshtė tashmė Paqėsori dhe jo Lindja e Mesme. Kėshtu, larg nga vėmendja e mediave ndėrkombėtare, Pacom-i ka negociuar njė seri marrėveshjes bilaterale sigurie me vendet e zonės, vende qė kanė marrėveshje tė dobėta midis tyre, nė mos edhe asnjė. Nė kėtė mėnyrė, ėshtė krijuar njė lloj aleance ushtarake faktike qė e ka qendrėn e saj nė Camp Smith tė Ishujve Havai (seli e Pacom-it nga viti 1957, shumė afėr me portin e Pearl Harbour) dhe qė pėrfshin shtete si Vietnami, Singapori, Tajlanda, Kamboxhia dhe Filipinet, natyrisht pėrveē Japonisė dhe Koresė sė Jugut. Nė ndryshim nga NATO-ja, qė i ka dhėnė jetė njė pakti qė bashkon tė gjithė anėtarėt e saj midis tyre, aleancat qė lidhin Shtetet e Bashkuara me vendet e ndryshme tė Paqėsorit janė nė pjesėn mė tė madhe tė tyre bilaterale dhe lidhin kėshtu ēdo vend vetėm me Uashingtonin, pa pasur asnjė impenjim ndaj vendeve tė tjera tė zonės. Njė model mė pak i fortė dhe i strukturuar se NATO, i adoptuar nga Shtetet e Bashkuara pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik dhe i zhvilluar nė mėnyrė gjithnjė e mė tė pėrmbyllur sidomos pas atentatit tė 11 shtatorit 2001. Ėshtė doktrina Rumsfeld, e bėrė njė model i ri i mbrojtjes amerikane, nė bazė tė sė cilės "ėshtė misioni qė e pėrcakton koalicionin dhe jo anasjelltas". Njė qėndrim i tillė pėrshtatet shumė mirė edhe nė Paqėsor, njė zonė nė tė cilėn Shtetet e Bashkuara mund tė bėhen qendra e njė serie aleancash qė pėrfshijnė vende tė cilėt mund edhe tė mos kenė asnjė raport midis tyre, aleanca modulare, pėr t'u aktivizuar nė kohėra dhe mėnyra tė ndryshme sipas situatės. Objektivi i qartė ėshtė ai qė t'i heqė aleatė tė mundshėm Kinės dhe tė krijojė njė rrjet bazash mbėshtetjeje nė tė gjithė zonės (CLS-tė, Cooperative Security Locations), duke forcuar si influencėn amerikane, ashtu dhe aftėsinė e lėvizjes e tė veprimit tė flotės sė saj. Veē tė tjerash, duke parė centralitetin strategjik tė kuadrantit Azi-Paqėsor, nuk habit fakti qė Pacom-i ėshtė komanda e bashkuar qė ka nėn vete numrin mė tė madh tė njerėzve: rreth 300000 ushtarakė, midis ushtrisė, aviacionit dhe marinės, pakashumė 20 pėrqindėshi i tė gjithė forcės ushtarake amerikane, me baza tė pėrhapura midis Shteteve tė Bashkuara perėndimore, ishujve tė Paqėsorit (Guam e Havai), Japoni e Kore e Jugut. Jo vetėm kaq, por ka nėn urdhėrat e saj dy nga gjashtė flotat amerikane dhe katėr forca ajrore. Njė dislokim i tillė forcash ka qenė funksional pėr t'ia bėrė tė qartė dhe tė pakontestueshme Kinės superioritetin teknologjik dhe ushtarak amerikan, dekurajues pėr ēdo hipotezė serioze pėr hegjemoni rajonale tė vlerėsuar nga Pekini. Por nėse deri mė tani skenari ka mbetur nė thelb i qetė, duke pasur parasysh zgjedhjen prej profili tė ulėt tė ndjekur nga Kina nė planin ushtarak, kohėt e fundit diēka po lėviz nė ujėrat e Paqėsorit dhe tė Detit tė Kinės Jugore. Janė nėndetėset kineze. Dragoi ka filluar njė armatim detar tė konsiderueshėm dhe Pentagonit dhe niveleve drejtuese tė Pacom-it nuk i shpėtojnė implikacionet mbi ekuilibrat delikatė tė fuqisė qė luhen nė zonė.
Riarmatimi kinez. Vėzhgo armikun dhe mėso
Qysh prej disa vjetėsh, pėr saktėsi qysh nga viti 2004, raporte analizash tė Departamentit amerikan tė Mbrojtjes nėnvizojnė sesi kinezėt po impenjohen nė njė program riarmatimi detar tė ethshėm qė ka si objektiv tė vetėm atė tė afirmojė fuqinė e tyre edhe nė det. Drejtuesit e Pekinit e dinė mirė se nė mėnyrė qė tė mund tė ngjitet nė rangun e fuqisė politike dhe jo vetėm ekonomike, Kina duhet tė jetė nė gjendje qė ta bėjė vullnetin dhe forcėn e saj tė peshojė nė kuadrantin e Azisė Lindore dhe Juglindore, gjė qė do tė thotė se mund ta bėjė edhe fuqinė e saj ushtarake tė peshojė. Nga kėtu nevoja pėr ta rinovuar thellėsisht aparatin ushtarak tė saj, sa nė strukturė, aq edhe nė konceptim dhe funksionalitet. Domethėnė tė kalojė nga njė forcė e armatosur qė mbėshtet thelbėsisht mbi ushtrinė (1.25 milionė ushtarė, nga tė cilėt 400000 tė dislokuar nė tri rajonet ushtarake pėrballė Tajvanit) nė njė tė bazuar mbi teknologjinė, profesionalizmin, efikasitetin. Dhe nė kėtė Kina ka lėvizur si nuk ka mė mirė, domethėnė duke kopjuar atė qė e ka bėrė mė parė dhe mirė, domethėnė Shtetet e Bashkuara. Strategėt e Pekinit kanė mbetur tė mahnitur nga operimi i forcave tė armatosura amerikane nė Pasluftėn e Ftohtė - lufta e parė irakene, luftat ballkanike, pushtimi i Afganistanit, lufta e dytė irakene - nga aftėsia e tyre pėr tė ndėrhyrė me shpejtėsi nė zona tė largėta, duke pėrdorur njė vėllim zjarri tė madh, duke i arritur objektivat e tyre (tė paktėn ato mė imediatet) nė pak kohė dhe me humbje minimale. Dhe kėtė nė pėrgjigje tė karateristikave tė konflikteve thellėsisht tė ndryshme nga ato me tė cilat qenė mėsuar drejtuesit ushtarakė kinezė: tani bėhet fjalė pėr lufta lokale ose pėr mė tepėr rajonale, tė kufizuara nė hapėsirė dhe nė kohė, nė tė cilat teknologjia pėrfaqėson faktorin vendimtar. Kanė vėrejtur tek kundėrshtari kryesor global i tyre njė forcė ushtarake nė gjendje qė tė lėvizė me shpejtėsi dhe zhdėrvjelltėsi, e aftė qė t'i pėrdorė sa mė mirė teknologjitė mė moderne, nė veēanti ato tė informacionit dhe tė pajisura me njė aparat logjistik tė integruar dhe efikas. Njė model qė u ėshtė dukur kinezėve shumė efikas pėr tė pėrballuar botėn e re dhe sfidat e reja tė shekullit XXI. Objektivi i qeverisė dhe i hierarkive ushtarake tė Pekinit, duke filluar nga viti 2000, ėshtė kėshtu ai i njė transformimi radikal tė ushtrisė, pėr tė arritur brenda njė kohe tė shkurtėr nė njė forcė tė armatosur nė gjendje qė tė luftojė dhe fitojė konflikte afatshkurtėr dhe me intensitet tė lartė ndaj kunėrshtarėsh, hi-tech. Njė objektiv qė kinezėt e quajnė "tė pėrgatitesh pėr tė pėrballuar lufta lokale nė gjendje informatizimi". Natyrisht qė njė proces i ngjashėm kėrkon investime tė konsiderueshme, por edhe nė kėtė kinezėt nuk kanė rivalė. Nė vitin 2000 bilanci zyrtar i mbrojtjes ishte 15 miliardė dollarė. Nė vitin 2007 ishte trefishuar, duke arritur 45 miliardė dollarėt (1.4 pėrqind tė GDP-sė). Nė vitin 2008 vlerėsimet janė prej 57 miliardė dollarėsh, me njė rritje prej 17.6 pėrqindėsh se njė vit mė parė. Dhe pjesa mė e madhe e analistėve bie dakord nė pėrcaktimin e njė shifre tė tillė tė nėnvlerėsuar. Nė bilancin e mbrojtjes kineze nuk janė pėrfshirė nė fakt shpenzimet pėr programet hapėsinore, pėr blerjet jashtė vendit, kėrkimi dhe zhvillimi lidhur me mbrojtjen, pėr forcat paraushtarake. Shpenzimi i pėrgjithshėm efektiv i vlerėsuar nė realitet ėshtė mė shumė se dyfish, 122 miliardė dollarė, rreth 3.4 pėrqind e GDP-sė kineze. Pėr tė pasur njė term krahasues, mjafton tė merret parasysh fakti qė shpenzimi ushtarak amerikan ėshtė aktualisht 4 pėrqind e GDP-sė. Megjithė rritjen e investimeve dhe pavarėsisht blerjeve masive tė armatimeve teknologjikisht tė avancuara jashtė vendit, hierarkitė ushtarake tė Pekinit e dinė mirė se hendeku qė e ndan nga fuqia dhe aftėsia e forcave tė armatosura amerikane mbetet akoma larg nga tė mbyllurit. Dhe kėshtu, me realizmin, pragmatizmin dhe efikasitetin qė karakterizon zgjedhjet e tyre strategjike, kanė vendosur tė adoptojnė strategjinė e vetme ndoshta tė mundshme qė tė mund t'i rezistojnė njė pėrplasjeje eventuale ushtarake me Shtetet e Bashkuara: "Strategjinė asimetrike".
Zgjedhja strategjike e Pekinit: tek asimetria, forca
"Strategjia asimetrike" synon qė tė zhvillojė aftėsinė e dominimit tė kundėrshtarit nė zona tė veēanta dhe vetėm pėr njė hark kohor tė caktuar, duke shfrytėzuar dobėsitė e tij. Zvogėluar dhe kufizuar faktorėt kohoro-hapėsinorė tė pėrplasjes pėr tė reduktuar pabarazitė e forcės ekzistuese nė terma tė pėrgjithshėm. Nė veēanti, tė tre elementėt e forcės tė padiskutueshėm mbi tė cilat bazohen prania dhe supremacia amerikane nė teatrin e Paqėsorit e tė Azisė Lindore - aftėsia pėr "power projection" e dhėnė nga flotat dhe bazat e saj nė zonė, arsenali bėrthamor, pėrparimi teknologjik, sidomos me referim ndaj tė ashtuquajturit C4I, domethėnė aftėsive tė kontrollit, komandimit, komunikimit, kompjuterit, inteligjencės - mund tė neutralizohen apo shfuqizohen fuqishėm, duke shfrytėzuar disa karakteristika tė tyre. Pėr sa i pėrket flotės, megjithėse nė fuqinė e saj, gjithsesi duhet tė ketė parasysh problemin e madhėsisė sė zonės: teatri i operacioneve tė Pacom-it ėshtė jashtėzakonisht i madh dhe pavarėsisht tri bazave detare (Koreja e Jugut, Okinava dhe Guami) tė ndodhura nė zonė, anijet amerikane nuk arrijnė asgjėkundi nė mė pak se 8 orė dhe, sapo tė kenė arritur nė zonė, aftėsia vepruese e flotės mund tė jetė e reduktuar duke ia penguar hyrjen nė zonėn e operacionit ose duke i kufizuar lėvizshmėrinė. Njė objektiv i vėshtirė, por jo i pamundur pėr t'u realizuar me njė flotė moderne nėndetėsesh tė armatosur me raketa, mundėsisht bėrthamore. Mbi bazėn e kėtyre konsideratave, Pekini po impenjohet nė njė riarmatim detar qė synon tė vejė nė veprim strategji anti-access, domethėnė strategji pėr tė penguar hyrjen e forcave armike nė teatrin e operacioneve dhe strategji area denial, qė synojnė tė pengojnė pėr njė kohė tė kufizuar lirinė e veprimit tė forcave armike nė zonėn e konfliktit. Hierarkitė ushtarake kineze po e pėrqendrojnė kėshtu vėmendjen dhe investimet mbi zhvillimin e armėve konvencionale nė gjendje qė tė pengojnė aksesin nė teatrin e operacioneve: klasa tė reja anijesh, nėndetėse moderne tė zhdėrvjella dhe me pėrmasa tė kufizuara (3 me shtytje bėrthamore dhe 17 me motor dizel tė brezit tė ri), avionė tė armatosur me raketa antianije dhe municione me precizion, raketa kruiz tė avancuara, raketa balistike dhe raketa me rreze tė shkurtėr apo tė mesme nė gjendje qė tė godasin anije amerikane, pėrfshi kėtu edhe aeroplanmbajtėset. Veē kėsaj, marina e fuqishme amerikane, sidomos tė dy flotat e pranishme nė zonė, ėshtė menduar si njė forcė thellėsie, blue-water, nė gjendje qė tė spostohet me shpejtėsi nga njė pikė nė tjetrėn e oqeanit dhe tė godasė me forcė: superioriteti i saj do tė ishte dėrrmues nė rastin e njė pėrplasjeje frontale me pėrmasa tė mėdha, por jo nė hipotezėn e njė guerriljeje detare dhe nėndetare, e pėrbėrė nga inkursione, operacione klandestine, aksione shqetėsimi dhe operacione ushtarake me shtrirje tė reduktuar, domethėnė njė luftė me intensitet tė ulėt. Ja pika e dobėt e superioritetit amerikan. Thembra e Akilit qė bėhet objektiv strategjik i armatimit kinez. Tė vetėdijshėm pėr kėtė, disa zyrtarė tė lartė, sa nė Uashington, aq edhe nė bazat Pacom, e konsiderojnė tė domosdoshme qė Pentagoni tė investojė nė krijimin e njė force detare mė tė lehtė, pėr t'iu bashkangjitur asaj ekzistuese, nė gjendje qė tė lėvizė e tė operojė me efikasitet nė detet e Juglindjes aziatike (dhe nė mėnyrė tė veēantė nė ujėrat midis Malajzisė, Indonezisė dhe Filipineve) dhe tė njė tjetre nė gjendje qė tė operojė nė mėnyrė klandestine pėr tė patrulluar bregun kinez dhe Ngushticėn e Tajvanit (tė karakterizuar nga thellėsi tė ulėta, tė papėrshtatshme pėr mjete detare dhe nėndetėse me pėrmasa tė mėdha). Edhe pika e dytė e forcės amerikane, arsenali bėrthamor ose mė mirė kėrcėnimi ekstrem i njė pėrdorimi tė tij, ka njė pikė dobėsie. Efikasiteti i kėrcėnimit bėrthamor ka kuptim vetėm nėqoftėse ai ėshtė nė gjendje qė tė garantojė njė asgjėsim total tė vendit armik dhe nėqoftėse nuk ekziston kėrcėnimi i raprezaljes. Por nėqoftėse dhe pas njė sulmi armiku ėshtė nė gjendje qė tė pėrgjigjet nga ana e tij me njė sulm bėrthamor, atėherė gjėrat ndryshojnė.
Vėshtirė se posti i lojės do tė arrijė tė jetė aq i lartė sa t'i bėjė Shtetet e Bashkuara tė durojnė hipotezėn e njė holokausit bėrthamor nė territorin e tyre. Dhe jo rastėsisht Kina ka ndėrmarrė njė pėrpjekje ekspansioni dhe modernizimi tė arsenalit bėrthamor tė saj (vlerėsohet se nė vitin 2015 do t'i tejkalojė 120 raketat bėrthamore, pėrveēse tė disponojė qysh sot raketa balistike ndėrkontinentale me rampa lėshuese tė lėvizshme sė bashku me nėndetėse tė armatosura me raketa ndėrkontinentale) qė tė jetė kėshtu nė gjendje tė godasė territorin e Shteteve tė Bashkuara nė ēdo moment. Ky aspekt ėshtė njė element qendror i strategjisė kineze: prioriteti i lartė i caktuar modernizimit tė arsenalit bėrthamor pasqyron rėndėsinė qė Pekini u jep forcave strategjike tė tij si ombrellė nėn tė cilėn tė zhvillojė dhe mbrojtė interesat politike dhe ushtarake tė tij nė zonėn aziatike dhe tė Paqėsorit. Siē pohohet shumė herė nga qeveria kineze dhe siē e konfirmojnė, veē tė tjerash, raporte tė ndryshėm si tė inteligjencės, ashtu dhe tė Departamentit amerikan tė Shtetit, nga ana e Pekinit nuk ka as ndonjė vullnet armiqėsor, aq mė pak agresiv, por sa mjafton pėr tė pėrjashtuar mundėsinė e pėrdorimit tė armės atomike dhe tė futjes sė konfrontimit dhe tė njė konflikti eventual tė mundshėm nė terrenin e armėve konvencionale. Me referim ndaj elementit tė tretė, domethėnė superioritetit teknologjik amerikan dhe nė veēanti pėrdorimit tė satelitėve, tė teknologjive informatike e tė rrjetit dhe integrimin e tyre nė sistemin e armėve konvencionale, pėrbėn nė tė njėjtėn kohė thelbin e doktrinės Rumsfeld, por edhe pikėn e dobėt kryesore, atė mė tė vėshtirė pėr t'u mbrojtur. Nė fakt, nėqoftėse armiku eventuale do tė ishte nė gjendje tė errėsonte satelitėt amerikanė apo tė lėshonte me sukses sulme informatike apo elektronike nė gjendje qė tė bllokonin, edhe pėrkohėsisht, komunikimet dhe transmetimin e tė dhėnave, atėherė aftėsia operative e forcave tė armatosura amerikane mund tė rezultonte seriozisht e kompromentuar. Edhe njėherė akoma, nuk habit aftėsia kineze pėr tė lexuar situatat dhe adoptuar strategjinė mė tė mirė tė mundshme. Prej disa vitesh Pekini ėshtė i impenjuar nė njė program hapėsinor ambicioz, qė ka implikacione tė konsiderueshme nė teknologjinė ushtarake: arritja e fundit ka qenė krijimi i raketave antisatelit (Asat), nė gjendje tė sulmojnė aparatura qė operojnė nė orbita tokėsore tė ulėta.
Evenimenti ka shkaktuar preokupime tė forta nė Uashington pasi nė njė konflikt eventual kinezėt mund t'i godasin satelitėt amerikanė me pasoja tė rėnda ndaj aftėsive vepruese tė ushtrisė amerikane. Pėrveē programit hapėsinor, Pekini po rritė aftėsinė mbrojtėse dhe sulmuese tė tij edhe nė frontin kibernetik dhe elektromagnetik: aftėsi pėr tė zhvilluar viruse informatike dhe pėrpunuar programe nė gjendje qė tė errėsojnė dhe ngatėrrojnė aparaturat armike dhe nxjerrjen jashtė pėrdorimit tė sistemeve tė informacionit kundėrshtare. Armatime tė tilla mund tė pėrdoren me dobi si nė rastin e njė lufte lokale, siē mund tė jetė njė konflikt me Tajvanin, hipoteza e vetme reale, megjithėse nuk ka shumė gjasa, e pėrplasjes sė armatosur midis Shteteve tė Bashkuara dhe Kinės nė zonė, ashtu dhe si armė strategjike kundėr Shteteve tė Bashkuara. Kėshtu qė mund tė pohohet se objektivat e riarmatimit kinez janė thelbėsisht dy: nga njėra anė tė krijojė dekurajues ndaj njė sulmi amerikan ndaj Kinės nė rastin e njė krize me Tajvanin dhe nga ana tjetėr tė reduktojė numrin e opsioneve nė dispozicion tė qeverisė amerikane nė rast konflikti, duke e kėrcėnuar drejtpėrsėdrejti popullsinė e Shteteve tė Bashkuara dhe forcat e armatosura amerikane nė Paqėsor.
Thellėsia strategjike kineze: mbrojtje e interesave tregtare dhe ripozicionim rajonal
Disa analistė dhe eksponentė amerikanė mendojnė se riarmatimi detar kinez, pėrveēse pėrfaqėson njė ndryshim tė madh nė ekuilibrat e forcės nė rajon prej mė shumė se 60 vjetėsh, ka avancuar me ritmet dhe me sukseset aktuale, do t'i jepte Kinės njė pozicion strategjik tė ri, jo vetėm prej raporteve tė ndryshuara tė forcės me Shtetet e Bashkuara, por edhe pse vendet e zonės aleatė tė Uashingtonit, anėtarė tė Pacom-it, mund tė bėhen gjithnjė e mė shumė skeptikė lidhur me aftėsinė e qeverisė amerikane pėr tė pėrballuar dhe dominuar kinezėt dhe tė shtyhen pėr t'i marrė parasysh pozicionet e Pekinit, nė mos t'i pranojnė ato. Veē kėsaj, pėr shumė prej vendeve tė tilla Kina ėshtė partneri tregtar kryesor, gjė qė e forcon nė mėnyrė tė konsiderueshme influencėn kineze dhe e bėn mė tė vėshtirė adoptimin e njė konfrontimi tė ashpėr me Pekinin. Kėtu, ashtu si tjetėrkund, nga njė pikėpamje ekonomike dhe tregtare Kina ėshtė nė gjendje qė tė ofrojė partneritet jashtėzakonisht fitimprurės. Dhe me krijimin e kėtyre lidhjeve mbėshtet strukturėn e hapėsirės strategjike tė saj, dimensionin e saj rajonal dhe global. Konfirmim i mėtejshėm i lidhjes midis armatimit detar kinez dhe strategjisė sė re tė ekspansionit tė Pekinit jepet nga spostimi i kohėve tė fundit i bazave tė nėndetėseve bėrthamore nga Gjiri Boahi nė Detin e Verdhė, nė lartėsinė e Pekinit, deri nė ishullin Hainan, shumė mė nė jug, nė zemėr tė Detit tė Kinės Jugore. Baza e re nėntokėsore, nė gjendje qė tė mbajė deri nė 20 nėndetėse bėrthamore, pėrfshi tipin e ri tė nėndetėses tė armatosur me raketa balistike bėrthamore me tė cilat ėshtė e pajisur flota ushtarake kineze, zėvendėson atė tė Gjirit Bohai, ujėrat e tė cilit qenė shumė pak tė thella pėr anijet e reja kineze. Por spostimi nuk ėshtė vetėm njė ēėshtje logjistike dhe vendi i zgjedhur nuk ėshtė i rastėsishėm. Nė fakt, ėshtė nė detet e jugut qė Pekini po e drejton strategjinė e ekspansionit tė tij, me objektivin qė tė fitojė njė hapėsirė projeksioni rajonale tė tillė qė ta bėjė pol dominues tė kuadrantit Paqėsor - Juglindje aziatike. Nga Hainani kinezėt janė nė gjendje tė veprojnė nė zonėn qė ndodhet midis bregut kontinental tė tyre, Filipineve, Indonezisė, Malajzisė dhe Gadishullit tė Indokinės. Bėhet fjalė pėr njė prej pjesėve tė detit mė tė trafikuara tė botės, nėpėrmjet tė cilės kalojnė rrugėt qė furnizojnė tė gjitha vendet e zonės, jo vetėm Kinėn, por edhe Japoninė, Tajvanin, Korenė e Jugut: mbi 80 pėrqind e furnizimeve me naftė e vendeve tė tilla kalojnė nėpėr Detin e Kinės Jugore, pėrveē pothuajse totalitetit tė rrugėve tregtare. Nė kėtė optikė, armatimi detar kinez, qė do tė kishte si objektiv atė tė pasjes sė 3 flotave nė det - njė nė ujėrat rreth Koresė e Japonisė, njė tjetėr tė projektuar nė Paqėsor dhe njė tė tretė midis Ngushticės sė Malajzisė dhe Oqeanit Indian - merr njė rėndėsi akoma mė tė madhe, nė funksion tė mbrojtjes tė interesave tregtare tė Pekinit. Nė njė strategji tė tillė do tė futej edhe mbėshtetja financiare dhe projektuese e dhėnė pėr krijimin e njė porti nė Pakistan, qė nė tė ardhmen mund tė presė anije kineze, duke u dhėnė atyre akses nė Detin e Arabisė dhe nė Gjirin Persik. Do tė instalonte edhe stacione pėrgjimi nė Mianmarin jugor pėr tė monitoruar trafikun detar nėpėrmjet Ngushticės sė Malajzisė. Kjo qė zbulohet nė lėvizje tė tilla ėshtė harku kohor afatgjatė me tė cilin Kina arsyeton nė termat e strategjisė dhe qė zbulon kompleksitetin e planit ekspansionist tė saj. Dhe pavarėsisht synimit tė vendosur tė niveleve drejtuese ushtarake amerikane pėr tė mos e braktisur rolin e tyre nė Paqėsor, ėshtė evidente se Uashingtonit i duhet tė pėrballojė sot dhe nė tė ardhmen njė Kinė tė vendosur ndaj ekspansionit dhe, pėr pasojė, i duhet tė rimodulojė strategjitė e veta, ka mundėsi nė linjėn e njė bashkėjetese rajonale pakashumė tė detyruar.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum