Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Gjėma e burrave

Gjėma e burrave

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Nikollė Gjonpalaj ėshtė njė nga prijėsit e fundit tė njė riti qė ka marrė udhė qė nga Mesjeta e ka mbėrritur deri nė ditėt e sotme.
80-vjecari nga Nikaj-Merturi i Tropojės, ėshtė prijėsi i Gjėmės sė burrave: njė vajtimi tė zėshėm qė bėhet nga burrat e vetėm pėr burrat.

Gjėma e burrave ėshtė njė rit mortor qė bėhet nė Malėsinė e Dukagjinit, tė Gjakovės dhe nė Iballė tė Pukės. Vajtimi mund tė fillojė vetėm nėse nė tė marrin pjesė tė paktėn mbi 10 burra. Sa mė shumė meshkuj t’i bashkohen ritit, aq mė i respektuar ėshtė personi pėr tė cilin bėhet gjėma.

Nikollė Pepkolaj ka marrė pjesė aq shpesh nė kėtė rit sa nuk mund tė numėrojė herėt, por kujton se kėtė rit e ka mėsuar nga i ati qė nė moshė tė hershme.

“Pas vitit’ 45 riti u ndėrpre nga regjimi komunist si zakone prapanike, e mė pas rifilloi pas viteve ’90, kur u pėrmbys regjimi”, tregon Nikolla.

Pjetėr Marticanaj, ish-mėsues historie por dhe njohės i mirė i traditave tė zonės sė Nikaj-Merturit na tregon se zanafilla e kėtij riti ka lidhje me vdekjen e Skėnderbeut.

“Princ Lekė Dukagjini, nga zemėrimi pėr vdekjen e Skėnderbeut, vajtoi me zė tė lartė, rrahu gjoksin, shkuli flokėt dhe filloi tė gėrvishtet me thonj. Qė andej e tutje, pėr cdo burrė tė nderuar kryhej ky rit”, shpjegon Pjetri.

Gjėma ėshtė njė rit i organizuar. Prijėsi, ai qė e drejton atė, ka detyrėn qė tė merret me ēdo detaj dhe pėrgjegjėsinė qė cdo gjė tė shkojė nė mėnyrėn e duhur. Por si bėhet gjėma?

“Mblidhen burrat e fshatit dhe tė fisit dhe nga larg nisin gjėmėn duke rrahur gjoksin me grushta”, thotė Nikolla.

Prijėsi mė pas i afron burrat tek personi qė i bėhet gjėma dhe u thotė burrave qė ta rrethojnė. Pėrsėrsin tė njėjtat fjalė dhe veprime vetėm se kėsaj rradhe tė ulur mbi tė. Teksti i gjėmės pėrmblidhet nga njė fjali dhe shumė britma.

“Nėse gjėmėn ia bėjnė nipit, thonė “o i mjeri nipi im”; nėse gjėma i bėhet mikut, thonė “o i mjeri mik”, e kėshtu me radhė”, shprehet Nikollė Peplokaj.

Gjėma konsiderohet punė burrash, dhe prandaj ata qė marrin pjesė duhet tė jenė nė njė moshė tė pjekur. Cdo fis apo fshat qė vjen duhet tė bėjė gjėmėn e vet. Qėllimi kryesor i gjėmės ėshtė shfryrja e dhimbjes dhe respektimi i figurės sė tė vdekurit. Por, nė kohėt kur mungonin mjetet e komunikimit ajo shėrbente dhe pėr tė lajmėruar njoftimin e vdekjes. Nė ditėt e sotme kėto arsye duket se nuk qėndrojnė mė, por si shpjegohet ekzistenca e kėtij riti dhe sa i fortė ėshtė ai ende sot?

“Pas ’90 ky rit ėshtė gjallėruar pėrsėri dhe vazhdon edhe sot, kryesisht nė fshatra”, sqaron Marticanaj.

Nikollė Gjonpalaj ėshtė njė nga ata njerėz qė do tė donin tė pėrcilleshin pėr nė banesėn e fundit me gjėmė dhe e vuan zbehjen e kėsaj tradite.

“Gjėma ėshtė traditė e fortė, por djemtė e ri pėrtojnė ta bėjnė”, thotė Nikolla.

Tė dy personazhet tona pėr herė tė fundit nė gjėmė kanė marrė pjesė qershorin e kėtij viti nė periferi tė Tiranės.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum