Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Kina eshte duke blere boten

Kina eshte duke blere boten

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Nė teori, pronėsia e njė biznesi nė ekonominė kapitaliste ėshtė e parėndėsishme. Nė praktikė ėshtė shpesh shumė kontradiktore.





Duke filluar qė nga rasti i firmave japoneze, qė blenė shumė kompani amerikane nė vitet ‘80 e deri tek marrja nė vitin 2000 nga ana e “Vodafonit” tė “Mannesmann”, blerjet e mėdha dhe kalimet e pronėsisė kanė shkaktuar shpesh trazira tė mėdha nė rang kombėtar.
Shqetėsime tė tilla ka shumė shanse qė tė intensifikohen gjatė viteve tė ardhshme, pėr firmat shtetėrore kineze qė janė nė njė fushatė tė madhe blerjesh. Blerėsit kinezė, shpesh tė lidhur ngushtė me Partinė Komuniste, kanė nisur kėtė vit njė fushatė tė madhe blerjesh nė masė nė arenėn ndėrkombėtare, duke pėrfshirė gazin amerikan, elektricitetin brazilian e deri te kompania “Volvo” suedeze.
Sigurisht dhe nė mėnyrė krejtėsisht tė justifikueshme ndaj kėsaj tendence ka njė kundėrshti tė qartė dhe mė tė madhe. Pėr disa ėshtė e papranueshme qė komunistėt tė lejohen tė blejnė prona tė kapitalistėve. Por Kina ngulmon se kjo ėshtė pėr tė mirėn e saj dhe pėr tė mirėn e ekonomisė botėrore njėkohėsisht.
Pėrse Kina ėshtė e ndryshme?
Jo shumė kohė mė parė, kompanitė e kontrolluara nga shteti konsideroheshin si kompani gjysmake, fati i afėrm i tė cilave ishte privatizimi. Por njė kombinim faktorėsh: kursimet e mėdha nė vendet nė zhvillim, pasuritė nga nafta dhe humbja e besimit nė modelin e tregut tė lirė ēoi nė njė krizė tė thellė tė kapitalizmit. Aktualisht rreth njė e pesta e vlerės sė aksioneve nė botė ėshtė e kompanive shtetėrore. Krahasuar me njė vit mė parė kemi tė bėjmė me njė rritje dy herė mė shumė.
Bota e pasur ka toleruar rritjen e ekonomive tregtare edhe mė parė. Mund tė pėrmendim nė kėtė rast Korenė e Jugut apo Singaporin. E megjithatė Kina ėshtė ndryshe. Ajo ėshtė ndėrkohė ekonomia e dytė mė e fuqishme nė botė, pas Shteteve tė Bashkuara dhe nuk do t’i duhen shumė kohė qė tė mbėrrijė nė kreun e klasifikimit. Firmat e saj janė gjigande, tė cilat deri mė tani janė zhvilluar brenda vendit, por sė fundi u ėshtė hapur shumė oreksi pėr tregjet e huaja dhe nė kėtė kontekst, po i pėrdorin jashtė burimet e tyre.
Firmat kineze kanė nė pronėsinė e tyre 6% tė investimeve globale nė biznesin ndėrkombėtar. Historikisht vendet e fuqishme kanė pasur shumė mė tepėr se aq. Kėshtu tė marra sė bashku, Britania e Madhe dhe Amerika kishin 50% tė ekonomisė botėrore nė vitet 1914 dhe nė vitin 1967.
Njė nga arsyet e ngritjes sė madhe dhe tė menjėhershme tė Kinės ėshtė edhe sasia e madhe e kursimeve nė dollarė qė ajo ka. Sot, kjo sasi e madhe, po investohet nė vendet e pasura nė bonot qeveritare. Nė njė tė nesėrme mund tė pėrdoret pėr tė blerė kompani dhe pėr tė mbrojtur Kinėn nga vendet e pasura, nėse ato do tė vendosin qė tė zhvleftėsojnė monedhėn e tyre.
Firmat kineze janė duke u bėrė globale pėr arsyet e zakonshme qė njė firmė merr njė vendim tė tillė: pėr marrjen e lėndėve tė para, pajisjeve teknologjike dhe pasjen e aksesit nė tregjet e huaja.
Por e veēanta ėshtė se kėto firma janė tė gjitha nėn drejtimin dhe varėsinė, pra pronėsinė e shtetit, qė nė shumė vende konsiderohet si njė konkurrent strategjik, jo njė aleat. Shteti ka dorė tė fuqishme nė kėto kompani duke u marrė me emėrimet, politikat monetare dhe gjėra shumė mė tė hollėsishme nė kompanitė kineze. Ka disa qė mendojnė se njė shtet kaq i fuqishėm sa ai kinez, pra i centralizuar dhe me njė pushtet kaq tė madh ekonomik mund tė jetė shumė i rrezikshėm.
Ka amerikanė qė mendojnė se blerja nga ana e kinezėve e telekomėve kombėtarė, apo kompanive celulare ėshtė shumė e rrezikshme pėr sigurinė kombėtare. Kompanitė private kanė luajtur rol shumė tė madh nė pėrhapjen e pėrfitimeve tė globalizmit. Ato pėrhapin mallrat e tyre nė tė gjithė globin, mbi bazėn e ligjeve tė konkurrencės. Ideja se tashmė njė qeveri luan rolin e kompanisė dhe me pėrmasa jashtėzakonisht tė mėdha dhe tė frikshme dhe mund tė marrė njė pjesė tė madhe tė tregut global ėshtė e pakrahasueshme me asnjė lloj situate tė tillė mė parė.
Do tė jenė zyrtarėt e njė partie ata qė do tė merren me mallrat dhe ekonominė dhe jo rregullat e ekonomisė sė tregut. Pra, nė njė rast tė tillė, kemi njė ndryshim tė madh tė rregullave tė lojės. Shqetėsime tė tilla janė bėrė prezente shpesh sė fundi nga vende tė mėdha, qė nė njėfarė mėnyre ndihen tė kėrcėnuara. Australia dhe Kanadaja janė duke i krijuar probleme kompanive kineze shtetėrore, pėr tė hyrė nė tregun e tyre, veēanėrisht nė fushėn e rezervave natyrore. Dhe vende tė tjera mė tė vogla ndėrkohė, po tregohen mė pak entuziaste pėr bizneset me Kinėn.
Ky do tė ishte njė gabim. Kina ėshtė tepėr larg tė shndėrruarit nė njė kėrcėnim tė tillė. Pjesa mė e madhe e kompanive janė thjesht nė kėrkim tė tregjeve jashtė vendit, si pasojė e forcimit dhe tė shtrirjes sė tyre brenda tij. As sistemi kinez nuk ėshtė aq monopolist sa ē’mund tė mendohet.
Kompanitė shtetėrore konkurrojnė me njėra-tjetrėn brenda vendit dhe mėnyra e vendimmarrjes sė tyre nuk ėshtė aspak diktatoriale. Ajo nė shumė raste bazohet nė konsensus. Kur operojnė jashtė vendit ato mund tė kenė shumė arsye dhe disa sektorė, si mbrojtja dhe infrastruktura strategjike pėr shembull, janė shumė tė ndjeshme.
Firmat kineze sjellin zhvillim dhe pėrparim nė ekonomitė me tė cilat kryejnė biznes, por nuk mund tė mendohet se njėherazi ato nuk sjellin edhe ndikim. Pėr tė pasur sukses jashtė vendit, firmat kineze duhet qė tė pėrshtaten, qė do tė thotė tė punėsojnė menaxherė vendas dhe forcė punėtore gjithashtu dhe kjo ėshtė njė tjetėr anė e mirė pėr bashkėpunimin, i cili duhet parė si pozitiv pėr sa kohė qė sjell progres.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

avatar

Post on Fri Nov 19, 2010 2:15 pm by simpatikja

U pa puna do te na duhet te mesojme Ciu , CiuCiu, CiuCiuCiuCiu
do me thene 1,2,3 Razz

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum