Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Si te zbulojme dhe mbrohemi nga alergjite

Si te zbulojme dhe mbrohemi nga alergjite

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Shume persona vuajne nga ndonje intolerance lidhur me ushqimet, detergjentet, metalet, kafshet. Ja cila eshte menyra per te zbuluar se cfare na ben keq dhe se si mund te veprojme ne te tilla raste.
image
Ne nje darke mund te ftosh shume persona dhe kjo eshte normale, apo jo? Megjithate ka gjasa qe mbremja mes miqsh te kthehet ne nje melodrame, sepse te gjithe vuajne nga nje intolerance: dikush eshte alergjik ndaj peshkut, dikush tjeter nga vera, nje tjeter ndaj qumeshtit, e keshtu me radhe. Mos u cudisni nga ky fakt. Sipas te dhenave te fundit te epidemiologeve, llogaritet qe 20-25 per qind e popullsise vuan nga ndonje forme e alergjise ose intolerances. Por si mund ta kuptojme qe nje ushqim na ben keq dhe duhet ta shmangim?

Kur ushqimi eshte armik

Alergji ushqimore, intolerance apo dhembje barku? Ne kete pike krijohet shume konfuzion. Shume persona ne fakt ia atribuojne nje alergjie simptomat qe nuk arrijne t’i shpjegojne ne tjeter menyre. Megjithate, alergjiket e vertete jane relativisht te pakte ne numer: 2-4 per qind e femijeve dhe rreth 2 per qind e te rriturve. Ushqimet e para qe krijojne alergji jane veza, qumeshti, peshku, kikiriket, gocat e detit, lajthite, soja dhe gruri. Ndonjehere substancat perberese mund te mos jene te deklaruara mbi artikullin e prodhuar dhe keshtu eshte e veshtire per t’u shmangur. Per shembull, embelsirat mund te permbajne susam, kikirik, lajthi ose bajame. Disa proteina mund te perdoren si perberes shtese ne disa produkte te ndryshme. Ne kete rast, kujdes te vecante duhet te tregojne personat qe vuajne nga alergjite respiratore: per ta, probabiliteti per te qene “viktima” te ushqimit eshte me i madh se mesatarja. Per shembull, kush eshte alergjik ndaj pjalmit te luleve, nuk mund te konsumoje as pjeper dhe as banane; kush reagon ndaj meshteknes, nuk mund ta duroje peshkun.

Per ta diagnostikuar me sakte nje alergji ushqimore, kur nuk ka simptoma te renda si shoku anafilaktik, duhet identifikuar ushqimi, ose nje sere ushqimesh te dyshuara qe eliminohen nga dieta, per t’i rikthyer serish me pas nje nga nje. Me vone kerkohet nje konfirmim permes testeve te lekures. Per te diagnostikuar alergjite ushqimore, nevojitet nje ekspert i kesaj fushe. Rreziku qendron ne faktin se keto lloj alergjish mund te klasifikohen si alergji te patologjive te ndryshme, si intolerance ndaj disa ushqimeve, por edhe crregullime gastrointestinale, si sindroma e zorres se ngacmuar, ose psikosomatike. Alergologet e universitetit te “Wurzburg” ne Gjermani kane kryer nje studim te 400 paciente qe konsideroheshin alergjike. Pas rezultateve te analizave ata zbuluan se vetem gjysma e tyre vuante nga nje lloj alergjie. Ushqimet e zgjedhura ishin kryesisht fruta ose zarzavate, arra dhe grure. Pacientet e marre ne studim shfaqnin simptoma te ndryshme, nga urtikaria tek edema, e crregullime gastrointestinale.

“Shpesh here intolerancat ushqimore ngaterrohen me alergjite. Intolerancat nuk e perfshijne sistemin imunitar, por i detyrohen mungeses se nje enzime (te bashkelindur ose te mesuar) qe arrin ta shnderroje nje molekule ne nje tjeter, dhe gjithmone jane me pak te rrezikshme”, shpjegon nje studiues. Intolerancat me te perhapura jane ato ndaj laktozes, sheqerit te qumeshtit, glutenit, disa konservuesve dhe shtesave ushqimore si sulfitet qe jane te pranishme te vera dhe pijet e tjera alkoolike. Prej disa vjetesh per vererat ne shishe eshte bere e detyrueshme qe te publikohet prania e sulfiteve ne etikete, sepse mund te japin reaksione te rrezikshme te tipit astmatik, ose kardiovaskulare me ulje te presionit.

“Per fat te keq, intolerancat kane filluar te jene shume ne mode, por jane te pakta ato qe mund te diagnostikohen ne menyre rigoroze”, thote nje alergologe. “‘Moda’ e intolerances eshte teper e rrezikshme, sidomos per subjektet qe jane vertet alergjike. Nese ne nje shkolle ka femije qe jane alergjine ndaj qumeshtit dhe vezes, eshte e lehte t’i dallosh; por nese ka te tjere qe pohojne se kane bere testin dhe thone se jane intolerante ndaj domates, fasuleve, spinaqit, rrezikojne te menjanojne personat te cilet vuajne vertet nga alergjia, duke vene ne rrezik shendetin e tyre”.



Kur rreziku gjendet ne ajer

Numri i patologjive respiratore vazhdon te rritet, gje qe perben edhe pjesen me te madhe te alergjive. “Ne vitin 2020, 50 per qind e femijeve do te vuajne nga rrufa alergjike”, thote nje alergolog. “Tani kemi arritur ne 25 per qind dhe tendenca e rritjes eshte e larte me shume per rrufen, sesa per astmen”. Papastertite, tymi, ndotja apo grimcat e pluhurave ne shtepi mund te jene shqetesime serioze per alergjine. Mjeket rekomandojne kujdes ndaj alergjive te tilla, pasi ato mund te cojne ne astme, ne bllokim te sistemit te frymemarrjes e ndonjehere edhe ne humbje jete. Teshtimat e shpeshta, shenjat e kuqe ne lekure ne forme hartash, kruajtjet e tyre te padurueshme dhe rendim te frymemarrjes: keto jane shenjat e nje personi alergjik. Nuk rekomandohet qendrimi ne ambiente te hapura. Pluhurat e shtepise duhet te merren me pecete te lagur; duhen shmangur vendet e pluhurosura ose e ecura ne rruge. Kur shenjat e alergjise rendohen, pacienti duhet t’i drejtohet menjehere mjekut specialist. Per fat te mire, alergjite respiratore mund te diagnostikohen me nje lloj sigurie permes testeve te lekures, per shembull “patch test”, qe konsiston ne vendosjen e substancave te dyshuara ne nje zone te caktuar te lekures, ne menyre qe te shihet reaksioni. Pastaj rezultatet konfirmohen me analizat e gjakut, te cilat kerkoje antikorpe te vecanta. Ne vijim te diagnozes eshte i mundur vaksinimi, sidomos ne rastet kur simptomat jane te renda dhe ndikojne ne cilesine e jeteses. “Vaksinat kane nje rol shume te rendesishem dhe ka pothuajse per te gjitha llojet e alergjive respiratore”, shpjegon alergologu. I vetmi problem eshte se terapia eshte shume e kushtueshme, arrin deri ne 300 euro ne vit. Nje shifer kjo qe nuk mund te perballohet nga te gjithe njerezit.



Uje dhe jo sapun

Mes detergjenteve, kremrave, fondatines dhe parfumeve, nje grua (por edhe nje burre) vendos cdo mengjes ne trup qindra substanca. Ketyre u shtohen edhe perberesit qe kane mbetur ne bizhuteri dhe rroba. Ky eshte nje “sulm i heshtur” qe e ngacmon lekuren cdo dite dhe e ben ate te reagoje ne menyre te pazakonte, me kruarje, skuqje, enjtje dhe shfaqjen e disa pikave te vogla te kuqe. Sipas te dhenave te nje shoqerie dermatologjie, 40 per qind e dermatiteve jo profesionale u detyrohen produkteve kozmetike, ne 29 per qind te rasteve aksesoreve metalike, ne 14 per qind te rasteve ilaceve dhe ne 9 per qind rrobave. Pacientet me keto patologji paraqiten shpesh te dermatologet. Ne pjesen me te madhe te rasteve pergjegjese jane produktet per lekuren (kremrat hidratues, kunder rrudhave, detergjentet e ndryshem, locionet e djerses), te ndjekur me pas nga parfumet dhe produktet per floket.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum