Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » 7 mrekullitė e sistemit diellor

7 mrekullitė e sistemit diellor

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Shtrėngata mė tė mėdha se Toka, kanione gjigante, geizera tė lartė qindra kilometra, vende tė ndriēuara gjithmonė nga Dielli, shatėrvanė pluhuri akulli


1. Jupiteri: Stuhia qė nuk pushon prej katėr shekujsh

Shtrėngata mė e madhe e sistemit diellor, e cila ka shpėrthyer nė Hemisferėn Jugore tė Jupiterit prej katėr shekujsh, qė kur u vėzhgua pėr herė tė parė me teleskop, s’ėshtė ndalur mė. Ajo ngrihet 8 kilometra mbi retė pėrreth dhe ėshtė kaq e madhe sa mund tė pėrfshijė dy ose tre planetė si Toka. Shtrėngata rrotullohet rreth vetes pothuajse gjashtė ditė tokėsore (qė i korrespondojnė 14 ditėve tė Jupiterit), e nxitur nga erėra qė i kalojnė 400 km/o dhe prodhon njė gjėmim shurdhues. Nė bazėn e saj krijohen vetėtima qė mund tė shkatėrrojnė njė qytet tė tėrė.
Anticikloni
Nga Toka, shtrėngata i ngjan njė veze ngjyrė portokalli (prej saj ka marrė edhe emrin “njolla e madhe e kuqe”), e ngjyrosur me nuanca tė ndryshme, tė cilat vijėzojnė sipėrfaqen e Jupiterit. Nga pikėpamja meteorologjike, njolla e madhe e kuqe ėshtė njė anticiklon gjigant: njė zonė e presionit tė lartė qė rrotullohet nė drejtim tė kundėrt tė akrepave tė orės.


2. Mėrkuri, aty ku Dielli shkon zigzag

Lindjet dhe perėndimet e Diellit janė tė paharrueshme nė planetin e Mėrkurit. Dhe kjo, jo pėr ngjyrat e tyre, siē ndodh nė Tokė, por sepse mbi kėtė planet atmosfera ėshtė shumė e rrallė, e si pasojė qielli ėshtė i zi, pa re ose ngjyrime tė tjera. Nė fakt planeti i Mėrkurit ka njė veēanti: “dita” e tij (e pėrcaktuar nga rrotullimi i ngadaltė rreth vetes) ėshtė mė e gjatė se “viti” (i pėrcaktuar nga rrotullimi rreth Diellit). Mė saktė: nė kėtė planet, dy ditė i korrespondojnė tre vjetėve (ose mė saktė pothuajse 9 muajve tokėsorė).
Para dhe pas
E gjitha kjo bėn qė, nėse do tė gjendeshim mbi sipėrfaqen e kėtij planeti, do tė vinim re se Dielli do tė dizenjonte trajektore tė ēuditshme: pėr shembull mund ta shihnim tė rritej, ose tė zgjerohej ndėrsa ngrihej nė qiell, pastaj papritur tė tėrhiqej pas, pėr tė marrė rrugėn e zakonshme drejt perėndimit.


3. Geizerat e Tritonit, 8 kilometra tė lartė

Rrjedhje azoti dhe materialesh tė tjera organike dalin nga “barku” i Tritonit, hėna mė e madhe e planetit tė Neptunit. Kėto materiale ngrihen nė njė lartėsi prej 8 kilometrash, mė pas zhduken nga erėrat e pranishme.
Stinė 40-vjeēare
Tritoni ėshtė njė sferė me njė diametėr 2700 kilometra, pak mė i vogėl se i Hėnės (3400 kilometra). Ėshtė i ftohtė, me temperatura afėrsisht -235ŗC. Pavarėsisht largėsisė sė tij nga Dielli (30 herė mė shumė se Toka), Tritoni ka njė cikėl tė gjatė stinor. Ēdo stinė zgjat 40 vjet tokėsorė. Sė fundmi ėshtė zbuluar qė nė verė, kur temperaturat janė tė larta, gazet e ngurta mbi sipėrfaqe avullojnė dhe rrisin presionin e atmosferės. Prej vitit 1989 e deri mė sot, pra duke kaluar nga pranvera nė verė, presioni i atmosferės sė Tritonit ėshtė katėrfishuar, duke arritur deri nė 50 mikrobar. Natyrisht qė duke u krahasuar me atė tė Tokės ėshtė njė vlerė tepėr e vogėl: 20 herė mė pak sesa presioni atmosferik nė Tokė.


4. Nė Mars, kanioni gjigant 5 herė sa Italia

Shkėmbinj, kratere, kanione, fusha tė pafundme dunash dhe sipėrfaqe tė mėdha dyoksidi karboni nė gjendje tė ngurtė. Sipėrfaqja e shkretuar e Marsit gjatė viteve tė fundit ėshtė fotografuar nė ēdo detaj nga shumė misione hapėsinore.
Kanioni i madh
Shumė vende marsiane u ngjajnė shkretėtirave tokėsore: shkretėtirės libiane nė Sahara, asaj tė Atakamsit nė Kili, Antarktidės. Por mė spektakolarja nga tė gjitha ėshtė njė version gjigant i Kanionit tė Madh tė Arizonės (SHBA): nė latinisht quhet “Valles Marineris” (Lugina e Marinerit), nė nder tė sondės “USA Mariner 9”, e cila zbuloi dhe eksploroi e para kėtė zonė nė vitet 1971-‘72. Ėshtė njė kompleks tė ēarash 10 herė mė i gjatė (tė paktėn 5 mijė kilometra: 5 herė gadishulli italian), 7 herė mė i gjerė (700 kilometra) dhe 7 herė mė i thellė (7 kilometra) se Kanioni i Madh. Ky shkėmb i thiktė shėnon edhe ekuatorin e Marsit, duke zėnė pothuajse edhe njė tė katėrtėn e trashėsisė sė tij: ėshtė kanioni mė i madh i tė gjithė sistemit diellor.


5. Mbi Hėnė, Dielli nuk perėndon kurrė

Kreshtat ku Dielli nuk perėndon kurrė gjenden nė Hėnė, pranė Polit tė Veriut. U zbuluan nė vitin 1994 nga misioni hapėsinor amerikan “Clementine”, nė skajet e kraterit “Peary”. Kėtu temperatura ėshtė kryesisht e qėndrueshme, afėrsisht 20ŗC, ndėrsa nė zonat ku nuk bie Dielli, mund tė zbresė deri nė -200ŗC. Po ashtu nė afėrsi tė kraterit, mund tė fshihen edhe sipėrfaqe tė mėdha akulli. Me pak fjalė, kjo zonė mund tė jetė ideale qė vendoset njė bazė hapėsinore, e cila tė merret me misionet e dekadave pasardhėse.
Dritė e pėrjetshme
Nė tė vėrtetė nė kėto zona, tė bėra tė famshme si “Peaks of Eternal Light”, ėshtė krijuar bindja se Dielli nuk perėndon kurrė, vetėm nė verė. Megjithatė dyshohet se falė lartėsisė, ndriēimi mund tė vazhdojė edhe gjatė dimrit.


6. Enkelado, shatėrvanė tė mėdhenj akulli

Shatėrvanė tė mėdhenj pluhuri akulli, tė ndriēuar paksa nga njė Diell i vogėl qė humbet nė horizont. Ky ėshtė spektakli qė pėrsėritet ēdo ditė nė Enkelado, hėna e vogėl e Saturnit, nga ku mund tė lindė ujė dhe jetė nėn sipėrfaqen e akullt. Shatėrvanėt gjenden nė Polin Jugor tė Hėnės dhe shpėrthejnė me shpejtėsi 1600km/o. Shtyhen nga njė forcė misterioze, mesa duket njė pellg me ujė tė ngrohtė i vendosur nė thellėsi dhe ngrihen nė njė lartėsi prej qindra kilometrash. Kjo gjė ndodh edhe falė forcės sė dobėt tė gravitetit tė trupit qiellor (kėtu forca e gravitetit ėshtė 100 herė mė e vogėl se ajo tokėsore). Qielli ėshtė i zi, sepse nuk ka atmosferė.
Qetėsi absolute
Duke qenė se nė Enkelado mungon ajri, nuk ka zhurma, pėrveē dridhjeve tė terrenit qė shoqėrojnė geizerat. Toka ėshtė e bardhė, e pėrbėrė nė pjesėn mė tė madhe nga akulli. Vende-vende terreni ėshtė i sheshtė, pastaj me kratere, i mbuluar sipėr me pluhur. Kjo ėshtė sipėrfaqja mė e bardhė e sistemit diellor: si njė top i madh prej dėbore, reflekton pothuajse tė gjithė e rrezatimin qė merr nga dielli.


7. Tė bukur dhe jashtėzakonisht tė hollė

Unazat e Saturnit, pėrveēse njė mrekulli perfekte, edhe nga ana vizive janė magjepsėse: kanė njė diametėr 280 mijė kilometra (3/4 e distancės Tokė-Hėnė) dhe janė shumė tė holla. Nė disa pika, trashėsia e tyre nuk arrin mė shumė se 100 metra.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum