Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Dhuna nė shkolla, fenomen konstant

Dhuna nė shkolla, fenomen konstant

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Prej njė viti, nė edicionet e lajmeve jemi mėsuar qė herė pas here tė raportohet pėr dhunėn nė shkolla.

Rasti i fundit ishte ai i datės 23 nėntor, 800 metra larg shkollės sė mesme “Eqerem Cabej”, nxėnėsi Dhimitėr Kushgjini, u godit me katėr thika nė trup nga bashkėmoshatari i tij, Alket Hida. Ngjarja u komentua pėr motive tė dobta.

Njė ngjarje e pėrafėrt ndodhi nė 22 nėntor 2010 nė shkollėn “Sami Frashėri” nė Tiranė, ndėrkohė qė nė kryeqytet dhe qytete tė ndryshme tė Shqipėrisė, nė harkun kohor tė njė viti konstatohen situata tė ngjashme.

Nė 16 maj 2009, nė ditėn e tretė tė fillimit tė vitit tė ri arsimor njė 14-vjeēar me inicialet E.P. plagoset me thikė nga bashkėmoshatari i tij pėr njė sherr.

12 nėntor 2009. Nė Vlocisht tė Korēės, nė ambientet e shkollės 8-vjeēare “3 Dėshmorėt” njė tjetėr 14-vjeēar plagoset nga bashkėmoshatari i tij.

Nė kėtė kalendar incidentesh psikologėt japin alarmin: “Kjo ėshtė njė situatė alarmante pėr dy arsye: e para, sepse tregon mungesėn e vėmendjes tonė dhe e dyta, nė kėtė brez, kur fillon e shfaqet njė dukuri, siē ėshtė nė kėtė rast tendenca pėr dominancė, kėrkohet qė tė imitohet nga grupet e tjera dhe mund tė pėrhapet shpejt.”

Alarmi pėr pajisjen e objekteve mėsimdhėnėse me policė ėshtė hedhur nga vetė prindėrit njė vit mė parė duke kėrkuar qė shkolla tė ketė njė polic.

Edhe tani, e njėjta gjė kėrkohet nga prindėrit, por drejtori i shkollės “Eqerem Cabej”, Adrian Grabocka, thotė se ngjarja e 22 nėntorit nuk bėn fjalė pėr “sigurinė nė shkollė” sesa atė tė rrugės: Unė mendoj se nuk duhet polici, pasi shkollat janė tė rrethuara. Pastaj, ngjarja nuk ndodhi nė shkollė por jashtė.”

Tė njėjtin mendim ndan edhe psikologu Edmond Dragoti, vendet publike, sipas tij, dhe nė rastin tonė shkolla, do tė “shokohej” me praninė e forcave tė tilla tė sigurisė: “Prania e policit ėshtė jo qytetare dhe tregues i paaftėsisė sė mėsuesit. Gjithashtu mund tė ketė efekt tė kundėrt sepse kur sheh armėn mund tė ndikohesh tė pėrdorėsh dhunėn”

Ndėrsa Ministria e Arsimit e projekton “problemin” tek mbarėvajtja jo e mirė e mėsimdhėnies nga stafet pedagogjike, Edmond Dragoti , pėrveē kėsaj, jep edhe njė zgjidhje qė prej kohėsh po diskutohet pėr shkollat e mesme: “Konfliktet e kėsaj natyre tregojnė mungesėn e punonjėsve socialė nėpėr shkolla. Duhet patjetėr punonjėsi social.”

Shkolla ėshtė sistem i krijuar nga shoqėria pėr interesat e vetė shoqėrisė, nga rastet e tilla mėsojme se elementė tė kėtij sistemi, siē janė nxėnėsit, mėsuesit dhe ata indirekt, prindėrit, nuk funksionojnė mirė. E deri sa vakumi i marrėdhėnies prindėr-mėsues tė mbushet, ne “do tė ngremė supet” dhe do tė lutemi qė ngjarje tė tilla tė mos tė pėrsėriten mė.

View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum