Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Pirro Cako: Ju rrefej 25 vitet me Inven

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Pirro Cako: Ju rrefej 25 vitet me Inven Empty Pirro Cako: Ju rrefej 25 vitet me Inven Wed Dec 01, 2010 11:32 am

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Do tė ketė njė apel tė fundit, qė kantautori i njohur Ēako do t’i bėjė sopranos sė njohur Inva Mula. Vendimin e Gjykatės sė Tiranės pėr divorc pėrfundimtar, Ēako e ka ēuar pėr rishikim nė Gjykatėn e Apelit pėr tė kundėrshtuar faktin qė pėr kėtė divorc fajtori ishte ai. Nuk ėshtė supersticioz, por kur vjen puna pėr tė komentuar ndarjen e jetės sė tij, ai i referohet shenjės sė tij zoodiakale, peshores, sepse sipas tij nė njė ndarje faji peshon njėlloj mbi tė dy. Ėshtė e vėshtirė qė tė hedhė pas krahėve historinė e dashurisė sė madhe tė jetės sė tij, qė e bėri mė tė komentuarin e faqeve tė shtypit rozė edhe pse kurrė s’do ta kishte dėshiruar. Pas tri vitesh ndarjeje, tani qė”zjarri” ėshtė shuar disi, ai vendos tė japė intervistėn e tij tė parė pėr tė rrėfyer se ēfarė ndodhi pas 25 vitesh dashuri me sopranon e njohur. Shkak pėr kėtė rrėfim u bė kėnga qė rrėmbeu trofeun e festivalit “Kėnga Magjike”, me titull “Sa e shite zemrėn”. Nė duetin ku i kėndohet njė dueli dashurie, Pirro tregon se e ka shkruar pėr tė gjithė tė ndarėt e kėsaj bote, me tė cilėt i bashkon fati dhe ēiftin Pirro-Inva:
Kėnga “Sa e shite zemrėn” u komentua si njė krijim autobiografik, qė i kushtohet Invės. Me tė vėrtetė e ke shkruar pėr tė?
Nuk do tė thosha qė bėhet fjalė pėr kėngė autobiografike, pasi kjo ka qenė njė hamendėsi mediatike teksa i referohen historisė sė jetės sime. Kėnga e kėnduar nga Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli ėshtė njė kėngė ndoshta me nuanca autobiografike, ku ēdo person qė ka provuar ndarjen gjen diēka nga vetja nė vargjet e saj. Njerėzit e paramendojnė se ėshtė shkruar posaēėrisht pėr Invėn, por unė do thosha qė histori tė tilla ka mijėra nėpėr botė. Ėshtė versioni i kėngės “Kuturu” dhe fjalė tė tjera, pyetja “Sa e shite zemrėn?” ėshtė njė frazė qė rėndon mbi tė gjitha historitė e dashurisė qė ngjajnė me historinė time. Pėr kėto vargje jam frymėzuar edhe nga librat qė kam lexuar, por u jam referuar edhe eksperiencave tė mia, duke marrė shkas nga mjedisi qė na rrethon, nga historitė qė mė kanė rrėfyer miqtė, nga fakti qė ky fenomen prek… histori ndarjesh dėgjojmė shpesh… Ndaj mos i merrni si tė mirėqena se vargjet i dedikohen pikėrisht Invės, pasi mė sė shumti ėshtė njė histori qė e imagjinoj kėshtu. Gjithsesi, pėrfundimi ėshtė fantastik, kėnga fitoi ēmimin e parė nė “Kėnga Magjike”.
Njė nga vargjet qė tė ngelen nė mendje ėshtė “As apeli i fundit nuk ta ndali ritmin”. Bėhemi kureshtarė tė dimė se si ishte ky apel drejtuar Invės?
Nė kėtė rast e kam imagjinuar kėtė apel. Pas njė ndarjeje, ka gjithmonė njė ndalesė ku tė dy partnerėt i shprehin njėri-tjetrit apelin e fundit, vendosin pėr njė pikė takimi ku tė thonė shumė gjėra. Edhe pse unė nuk e kam zakon qė nė historitė e mia tė dashurisė tė bėj apel, mendoj se ėshtė thirrja e fundit pėr tė parandaluar ndarjen. Nėse i referohem martesės me Invėn do tė thosha qė ne kaluam 25 vite bashkė dhe mund ta rishihnim kėtė vendim, por ishte vonė dhe kur ėshtė gjėrat s’mund tė kthehen mė.
Gjithsesi, “Sa e shite zemrėn” fitoi njė trofe dhe tė solli gėzim si kompozitor. Por nė fakt ėshtė kėngė dėshpėrimi apo urrejtjeje?
S’ėshtė kėngė urrejtjeje dhe as dėshpėrimi, ndoshta ėshtė mospėrfillje. Kėshtu e kam parė unė kėtė qė ndodhi, kėshtu e kam pėrjetuar. Kam vėnė veten nė pozitat e njė mashkulli, qė pavarėsisht tė gjithave, thotė “jeta vazhdon”. Kjo kėngė ėshtė dhe si njė mesazh jo vetėm pėr mua, por pėr tė gjithė ata njerėz qė kalojnė njė ndarje nė historinė e tyre, unė u them se nė kėtė jetė ka vend pėr ta jetuar jetėn nė njė kėndvėshtrim tjetėr. Po, e vėrtetė dhe kjo ėshtė bėrė me qėllimin qė ata ta thonė tė dy nė tė njėjtėn kohė “ti mund tė jesh tradhtari”. Vargjet i kam shkruar unė dhe jo pa qėllim kėngėtarėt Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli vendosen tė kėndojnė larg njėri-tjetrit nė skenė, ndėrkohė qė ėshtė vėshtirė tė merret vesh se kush e akuzon tjetrin. Nga pėrvoja ime, nė njė histori dashurie ėshtė e vėshtirė t’ia japėsh tė drejtėn tjetrit. Pėr tė mos e zgjidhur kėtė enigmė se kush e ka fajin, unė zgjodha kėtė mėnyrė. Ndoshta mund tė ishin dy kėngė veē e veē se ēfarė mendon vajza dhe ēfarė djali, por zakonisht mendimet e dy tė ndarėve janė njė, secili mendon se ka tė drejtė dhe simbolikisht vendosa tė njėjtat vargje nė gojėn e dyve, pėrderisa secili mendon se e drejta ėshtė nga ana e tij. Njerėzit janė egoistė.
Ndryshe nga ti qė vendose tė heshtėsh nė media, Inva u rrėfye nė media duke treguar se ai qė la familjen ishe ti, dhe ajo tė ishte lutur pėr t’u rikthyer nė Paris… Ndodhi kėshtu vėrtet?
Po, ėshtė e vėrtetė qė unė ika nga Parisi pėr t’u rikthyer nė Shqipėri dhe kėtė fakt s’mund ta mohoj. Por e vėrteta ėshtė qė me tė drejtėn e Zotit, pėr familjen unė dhashė shumė nga vetja ime pėr shumė kohė, duke bėrė detyrėn qė mė takonte si bashkėshort dhe baba. Por ndjeva qė shpirti im po vdiste si njeri dhe si artist. Ngadalė isha ndarė nė dy pjesė. Nė Pirron qė e kishte shumė tė vėshtirė tė ndahej nga familja ime, qė e kisha ndėrtuar me shumė dashuri dhe sakrifica dhe nė Pirron tjetėr, kompozitorin mė tė kėrkuar nga tė rinjtė nga viti 1988 deri nė vitin 1992, pikėrisht vitin kur ne tė dy u larguam drejt Parisit dhe karriera ime nė njėfarė mėnyre pushoi. U ndava nė kėto dy pjesė, ku me shumė luftė brenda vetes vendosa qė tė isha ai Pirroja i dytė. E pranoj tėrheqjen time drejt Shqipėrisė, por tashmė ėshtė vėrtetuar qė nuk jam kthyer kot. Mos harroni qė vij nga familje artistėsh tė shquar dhe ata kishin shumė nevojė tė mė shihnin tė realizuar nė rrugėn time muzikore. Po ashtu jam babai i njė djali, tė cilit nuk do i duhej vetėm njė baba qė ta rriste dhe edukonte, por do i duhej njė baba me identitet nė jetė. Pirroja i dytė luftoi shumė gjatė dhe nė njė moment zėri i brendshėm doli pas 15 vjetėsh. Natyrisht qė nuk ishte njė vendim apo njė kapriēo e imja. E theksoj, unė vendosa tė kthehem nė Shqipėri nė momentin kur gjėrat shkonin mė sė miri nė familjen time. Sepse Pirro artisti s’e pranonte dot pamundėsinė pėr t’u shprehur si artist i shumanshėm.
Por mund tė gjeje njė rrugė tė mesme, siē bėre me realizimin e dy albumeve nga Parisi…
Nė fakt s’mund ta mohoj qė nė Paris realizova dy albumet e mia, por mė vonė kuptova qė nuk mė mjaftonin, e ndieja qė kisha shumė mundėsi tė kthehesha nė atė Pirro Ēako, qė kisha qenė nė vitin ’88-tė. Dhe veprova me zemėr. Dėshira e brendshme pėr t’u rikthyer nė garė me kolegėt e mi kėtu, qė i ndiqja tek bėnin krijime tė bukura dhe qė i kisha zili, mė bėri t’i jepja vetes forcė pėr ndryshim. E dija shumė mirė qė do prishja diēka nga jeta ime familjare, por do rregulloja diēka tjetėr nė planin artistik. Siē e kanė komentuar dhe tė tjerėt, kthimi im ishte “njė ogur tė mirė”, pasi tashmė jam njė emėr qė kontribuoj pėr muzikėn dhe artin shqiptar. Nė fillim mendoja se ma thoshin pėr tė mė bėrė qejfin, por tani jam i bindur qė ma kanė thėnė me sinqeritet, sepse kėshtu ėshtė.
Ky ėshtė nga rastet kur shumė artistė bien pre e dilemės sė jetės sė tyre, “karrierė apo familje”. Ti zgjedh karrierėn, duke lėnė familjen. Nuk mendon se je treguar egoist?
Po jam treguar egoist. Por egoizmi ėshtė virtyt i gjithė njerėzve dhe bėhet mė evident tek artistėt. Nuk jam penduar, pasi vėrtet jam treguar egoist nė njė moment qė mendoja se ishin pjekur kushtet pėr t’u rikthyer nė skenėn shqiptare. Vendosa nė njė moment kur nė familjet time gjėrat kishin shkuar (jashtė parashikimeve tė mia), pėr mirė. Unė s’doja thjesht tė kthehesha kantautor (pasi unė kantautorin e bėj pėr hobi). Unė doja tė rikthehesha si kompozitor, si krijues, qė ėshtė talenti im. Doni tė dini se kush isha unė nė Paris? Po jua them. Nė Paris unė isha njė njeri i mbyllur, pa shoqėri, s’kisha emrin e Pirros qė kam sot kur tė gjithė mė njohin, mė kėrkojnė kėngė. Kėto tri vite punoj me shumė pasion. Tashmė jam njė emėr i kėrkuar nė muzikė. Ndryshim shumė i madh apo jo… ndaj ia vlejti. Gjithsesi, unė para se tė kthehesha, kisha dyshimet e mia ndėrsa po lija komoditetin e jetės qė bėra. Por ndoqa intuitėn time pėr t’u rikthyer dhe pėr tė vėrtetuar se nuk u ktheva aspak pėr t’u shpėtuar pėrgjegjėsive tė njė familjari. Tė kundėrtėn e vėrtetova kėto tri vjet nė tė gjitha aspektet dhe me punėn time.
Po prindėrit e tu si e pėrjetuan kėtė ndarje dhe a kėmbėngulėn qė tė mos ndodhte?
Prindėrit e mi, njė ēift qė kanė jetuar gjithė jetėn nė harmoni, kanė qenė kundėr prishjes sė familjes dhe s’kanė dashur kurrė qė unė tė ndahesha. Ata natyrisht qė e kanė vuajtur shumė kėtė ndarje, ashtu siē e kam vuajtur dhe unė, fakt qė nuk e mohoj. Por atėherė njė dritė besimi m’u dha nga im bir Anthony, i cili edhe pse ishte vetėm 12 vjeē, mė tha me bindje: “Bėre shumė mirė qė u ktheve nė Tiranė”. Ai mė jepte kurajo dhe kur nė momente tė caktuara pata dobėsitė e mia dhe mendoja tė rikthehesha nė Paris pranė familjes. Por Anthony, njė fėmijė shumė i zgjuar, me logjikėn e njė tė rrituri, mė jepte zemėr: “S’ka gjė, do mėsohemi dhe larg njėri-tjetrit”. Tani, Anthony kalon verėn me mua nė Tiranė dhe ėshtė shumė koherent me krijimet e mia. Ndihet krenar me mua dhe thotė se tashmė i dukem tjetėr njeri, “mė i qetė dhe mė i qeshur”. Djali mė ka kuptuar dhe besuar dhe nuk fajėson asnjė nga ne. Pėr tė, tė dy kemi tė drejtė dhe kjo ėshtė njė gjė qė mė pėlqen shumė. Tani qė ai e ka pranuar kėtė verdikt timin ndihet i lumtur, pasi edhe mamaja e tij ėshtė nė njė karrierė tė shkėlqyer. Besoj qė dhe vetė Inva tashmė e ka kuptuar qė nė Tiranė erdha pėr tė kontribuuar nė muzikė dhe jo pėr t’u sjellė vėrdallė kot mė kot.
Po me prindėrit e Invės, tė ka ndodhur tė komunikosh?
Jo, realisht pas kėsaj qė ndodhi, s’kam asnjė ide rreth tyre. Zakonisht prindėrit mbrojnė fėmijėt, tė njėjtėn gjė kanė bėrė dhe ata. Unė s’i ndaloj dot komentet qė mund tė bėhen pas shpinės sime, por mund tė them se me ta kam pasur raporte shumė tė mira dhe u uroj shėndet e jetė tė gjatė, se nė fund tė fundit ata s’kanė lidhje me kėtė histori, vendimin e kemi marrė ne dhe ne jemi pėrgjegjėsit.
Po miqtė tuaj tė pėrbashkėt si u pozicionuan?
Nė fakt disa mė qėndruan afėr, por mė kanė bėrė shumė pėrshtypje disa miq tė tjerė, tė cilėt pas ndarjes u larguan nga unė dhe unė kuptova se sa shumė ishin shtirur mė parė, duke u hequr edhe si miqtė e mi.
Kanė kaluar tre vite tashmė, tė dhemb ende kjo histori dhe si e gjykon tashmė kėtė ndodhi tė jetės tėnde?
Mendoj qė pas tre vitesh flas pėr herė tė parė nė media, edhe pse ēėshtja e divorcit ka qenė ndėr mė tė komentuarat mediatikisht. Dhe jo mė kot vendos tė flas tani, pasi gjėrat janė qartėsuar nė kokėn time. Tani mund tė flas me qetėsi pa atė inatin e momentit. I shoh gjėrat shumė ndryshe, aq ndryshe sa ajo qė mendoj tani ėshtė se ne kemi njė fėmijė dhe ēfarėdo qė tė ndodhė ėshtė ai fėmijė qė do na mbajė peng shpirtėrisht, edhe pse nė heshtje.
Por ky fėmijė zgjodhi tė jetojė me nėnėn nė Paris, pse?
Nė fakt, ai e tha vetė nė procesin gjyqėsor, qė zgjedh tė jetojė me mamin nė Paris, pasi atje ka lindur, atje ka shoqėrinė e tij, dhe do vazhdojė tė jetojė tė paktėn derisa tė mbarojė studimet e larta. Unė vetė ia bėra ofertėn tė vinte tė jetonte kėtu, por pa iu lutur, sepse mendoj qė kishte tė drejtė dhe realisht do ishte vėshtirė pėr tė tė niste njė jetė tė re nė Tiranė.
Ndėrkohė qė mediat shkruan pėr ndarjen pėrfundimtare, ju e ēuat vendimin nė Gjykatėn e Apelit. Pse, me ēfarė nuk ishit dakord nė atė vendim?
E hodha nė Gjykatėn e Apelit ēėshtjen, pasi nė atė vendim faji rėndonte mbi mua. Nganjėherė, koha i qartėson gjėrat, prandaj vendosa qė kėtij procesi t’i jap edhe pak kohė, jo se do tė ndryshoj ndonjė gjė, por mendoj qė pėrballė opinionit publik tė dalė nė pah e vėrteta. Unė, duke mos u shprehur nė media dhe duke krijuar muzikė, i dhashė kohė opinionit publik tė gjente vetė tė vėrtetėn dhe e vėrteta e ikjes sime nga Parisi ishte muzika, qė u vėrtetua nga sukseset e mia. Ndaj e apelova pikėrisht pėr tė vėrtetuar se kthimi im kishte vetėm kėtė qėllim, pasi nė Shqipėri kam pasur shumė presion dhe paragjykime.
Ndarja e pasurisė ėshtė njė tjetėr ēėshtje e pėrfolur pėr ēiftin Ēako-Mula. Do tė vazhdosh sėrish me gjyqe?
Pėr mua pak rėndėsi ka kjo. Pasuria mė e madhe ishte familja, por tani qė ajo nuk ekziston, zerove tė parave u mungon njėshi, kėshtu qė pasuria ėshtė zeruar nė mendjen time. Kam respekt pėr veten dhe shpresoj shumė qė kjo pikė tė mos bėhet edhe mė objekt i shfrenuar mediatik, duke shitur tirazhe pa fund nga proceset tona gjyqėsore. Shpresoj shumė qė unė dhe Inva tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt dhe kėtė ēėshtje ta zgjidhim me marrėveshje, pra, pa gjyqe. Besoj se jemi aq tė vetėdijshėm sa tė respektojmė njėri-tjetrin nė kėtė pikė.
Ėshtė e mundur qė ju njė ditė tė uleni pėrballė njėri-tjetrit?
Patjetėr, pasi do tė ishte pa kuptim nėse nuk do arrinim tė uleshim njė ditė pėr tė folur. Divorcet janė kthyer nė fenomene tė pėrhapura nė botė, ndaj mendoj qė inatet dhe mėritė janė metoda tė vjetėruara tashmė, nė kohėt qė jetojmė. Pasi kemi kaluar 25 vite bashkė, tė dalim nė njė duel tė kėtij tipi s’ėshtė gjė e mirė. E adhuroj Invėn dhe tani qė koha ka bėrė tė vetėn, mendoj se asgjė s’ka ndodhur, inati mė duket absurd.
Nė kėto kohė ke tentuar pėr tė bėrė paqe, pra pėr tė folur nga afėr?
E kam bėrė tentativėn time para njė viti disa herė, nėpėrmjet djalit, jo pėr t’u rikthyer mė shumė sesa pėr tė pasur njė komunikim. Por mendoj se atėherė s’ishin pjekur kushtet pėr ta bėrė kėtė dhe me tė drejtė Inva mė ka refuzuar.
Ēfarė pėrjeton kur dėgjon pėr Invėn, qoftė pėr karrierėn dhe pėr vendimet e saj tė reja nė jetėn private?
Jam shumė realist dhe normal qė vjen njė moment qė dikush nga dy vetė e ka kohėn pėr tė ikur dhe duhet ta respektosh vendimin e tij. Por nė kėtė lidhje dikush iku fizikisht, ndėrsa tjetri me mendje.
Tashmė Inva nuk e fsheh mė faktin qė po jeton njė lidhje tė re me biznesmenin kosovar Et’hem Ramadani. E kishe pritur kėtė vendim ndoshta tė shpejtė nga gruaja me tė cilėn ke provuar dashurinė e madhe?
Nė momentin qė s’jemi bashkė, ajo ėshtė e lirė tė zgjedhė kė person tė dojė. Por mua s’mė tronditi fakti qė ajo ishte me dikė tjetėr, sepse ndonjėherė vendimet nė kėto raste merren pėr hakmarrje dhe domosdoshmėri sepse njė femėr artiste e ka tė vėshtirė tė jetė vetėm. Por tek Inva mė habiti fakti qė ajo kishte qenė njė kohė pėrpara meje. Nė atė moment qė unė ende nuk mendoja se e kisha humbur Invėn plotėsisht, ajo kishte krijuar njė lidhje tjetėr vetėm pak muaj pas ndarjes. Unė personalisht s’mund ta bėja kurrė qė tė hidhja poshtė 25 vite me Invėn vetėm pak muaj pasi i kishim thėnė njėri-tjetrit qė kjo lidhje ka marrė fund. Atėherė hoqa ēdo iluzion pėr ribashkim, njė iluzion qė e kisha nė vetvete, pasi s’ėshtė ēudi qė dy tė ndarė tė ribashkohen, jo vetėm pas disa muajsh, por edhe pas shumė vitesh. Por jo, pas kėsaj, pėr mua dhe Invėn kishte marrė fund.
Kush ka qenė Inva Mula atėherė dhe kush ėshtė pėr ty tani pas ndarjes?
Deri nė momentin qė u ndamė, martesa jonė ishte model pėr t’u marrė shembull. Por nėse do flas pėr Invėn atėherė, unė tashmė kam filluar tė kuptoj mė shumė qė njeriu e dashka suksesin, suksesi e tjetėrson, e bėn tė besueshėm, tė pagabueshėm, e bėn njeriun lider. Tani qė unė ndihem i barabartė me Invėn, e admiroj pėr atė qė ajo ka arritur nė jetė, se me tė vėrtetė nuk ėshtė e lehtė tė bėsh karrierė nė botė. Dhe do doja qė ashtu siē unė u bėra mbėshtetėsi i saj qė ajo tė arrinte atė sukses, edhe pse tani s’jam mė pranė saj, i uroj qė ky sukses t’i zgjasė gjithė jetėn. Ėshtė e lehtė tė flasėsh dhe tė paragjykosh me inate tė vogla. Por theksoj qė po flas me sinqeritetin e shpirtit. Ne ikėm tė dy nga Shqipėria nė vitin ‘92 si dy njerėz tė humbur nė njė Paris gjigant. Inva u realizua atje dhe kur mendoj qė falė Zotit gėzojmė shėndet tė plotė, them qė tashmė mund tė pėrshėndesim suksesin e njėri-tjetrit nė distancė dhe t’i pranojmė vendimet tona.
Me kėngėn “Mirėmbrėma, si je?” krijon idenė se tani dashurinė nuk e kėrkon mė nga njohjet e gjata si ajo me Invėn, por nga rastėsia. Beson se mund tė lindė njė dashuri e madhe kaq rastėsisht?
Po fakti qė dal kėndoj kėtė kėngė, edhe mund tė paragjykohem. Po mendoj qė shumė njerėz e kanė gjetur dashurinė e madhe te rastėsia. Ndėrsa unė vetė po e kėrkoj te rruga e jetės sime, njė itinerar qė e bėj pėrditė dhe e bėj vetėm unė.
Kėto tre vite ku bėn jetėn si beqar, tė ka ndihmuar ndopak rastėsia?
Unė kam dashur shpesh tė dal nga vetja, por njė Pirro qė i takon shenjės zodiakale tė peshores, nuk do tė ndryshojė kurrė. Kam bėrė jetė aktive, kam pasur liri pafund, por nė thelb kam mbetur i njėjti. S’jam aventurieri qė mund tė jem komentuar nisur nga vargjet e mia, pasi tekstet s’janė gjithēka. Thonė ndonjėherė qė Pirro ėshtė “naiv”, por tė jesh naiv nė moshėn time ėshtė si piktorėt naivė qė bėjnė mrekulli. Me jetėn time nė Tiranė kam hedhur dritė mbi ėndrrat e mia, pasi kam pasur ėndėrr tė realizohem si muzikant. Pėr fat, Zoti nuk mė ka harruar, pasi tė gjithė pyesin me ēudi se ku e gjen Pirro atė forcė pėr tė qenė energjik dhe gjithmonė i ri. E Zoti ma jep gjithmonė njė dorė, ėshtė Ai qė mė kupton dhe mė jep tė drejtė.
Je njė nga kompozitorėt mė tė lakmuar, je pasuruar nė kėto vite nga muzika?
Jo, me muzikė nė Shqipėri vetėm mund tė mbijetosh. Unė tashmė realizoj 15 kėngė nė vit dhe secili mund ta bėjė llogarinė vetė sesa para fitoj unė.
Folėm pėr njė martesė tė gjatė, tė bukur, por jo me “Happy end”. Je i trembur nga kjo eksperiencė, do e provojė sėrish?
Kėto tre vjet jam ndier i vetmuar, por martesa nuk ėshtė njė kombinim matematik, ku mund tė arrish rezultat ideal me mbledhje e shumėzime. Nuk dua qė tė provoj prapė tė njėjtėn eksperiencė ndarjeje dhe nė kėtė pikė do tregohem shumė i kujdesshėm. Deri tani s’e kam kėrkuar femrėn qė mund tė mė bėjė ta rimendoj martesėn, por nėse do vijė ndonjėra qė tė mė bėjė tė ndihem mirė, pse jo…!

http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Similar topics

-

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum