Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Djemte e Detit

Go down  Message [Page 1 of 1]

1Djemte e Detit Empty Djemte e Detit Sat Dec 04, 2010 7:58 pm

simpatikja

simpatikja
PrinCesh
PrinCesh

[You must be registered and logged in to see this image.]

Djemtė e Detit, ėshtė njė nga grupet e rrokut shqiptar krijuar qė nė vitin 1990, dhe qė mbase ėshtė ndėr tė rrallėt qė vjen
jashtė Tiranės dhe qė ka patur sukses.
I krijuar nė Lezhė, muzika e tyre e hershme kishte ndikime tė qarta nga hard-rroku dhe metali, qė ishte shumė aktual nė mesin e viteve '80 nė tė gjithė botėn. Prezent nė skenėn e muzikės, tani pėr mė shumė prej 10 vjet, hiti i tyre mė i madh mund tė konsiderohet kėnga "Mos qaj", njė baladė e cila pa dyshim qė mund tė hyjė nė antologjinė e rrokut shqiptar, nėse bėhet njė e tillė.
Djemtė e Detit kanė marrė pjesė nė shumė koncerte dhe festivale dhe sigurisht ēmimet nuk kanė munguar, kanė dalė nė krye nė
festivale rroku, si dhe janė vlerėsuar nga vetė publiku.
Duke pėrmbyllur mbase fazėn e parė tė karierės sė tyre, ata nxjerrin edhe albumin e tyre tė parė "Izolimi vdes", i cili pėrmbledh krijimet e tyre.Djemtė e Detit, tani jetojnė dhe punojnė nė Tiranė.

2Djemte e Detit Empty Re: Djemte e Detit Sat Dec 04, 2010 7:58 pm

simpatikja

simpatikja
PrinCesh
PrinCesh

Grupi muzikor "Djemtė e Detit" publikon "Epos", albumi qė vjen pas 12 vjet heshtjeje. Rikthehen me muzikėn qė e konsiderojnė "identiteti i Djemve tė Detit": aromė folklori me instrumente moderne.

Ne vazhdim nje iterviste e marre nga grupi vetem 4 dite pas publikimi te ablumit te tyre te fundit "Epos" ne 14 mars 2009.
Nga Yllka Lezo mė 18.03.2009 nė ora 14:22

Grupi muzikor "Djemtė e Detit" ka zgjedhur Ditėn e Verės pėr tė publikuar
albumin "Epos". Tė gjitha krijime pėr tė cilat dy "Djemtė e Detit" (kaq
ka mbetur grupi tashmė) Gentian Demaliaj dhe Valentin Markvukaj, janė
frymėzuar nga eposi i Kreshnikėve.
Tetė kėngė dhe dy pjesė
orkestrale. Kompozitori Markvukaj ka krijuar gjithė vijėn muzikore tė
"Epos", ndėrsa tekstet kanė pėr autor Demaliajn dhe pak nga aktori Timo
Flloko. Albumi ėshtė pėrfunduar para tri vitesh, kohė aspak e mbarė pėr
muzikėn rock nė Shqipėri.
Kėshtu qė vokalisti dhe lideri i
pėrhershėm i "Djemve" priti pak dhe tani mendon qė publiku ėshtė gati
tė mirėpresė muzikėn progresiv rock qė sjell "Epos", albumi qė vjen 12
vjet pas tė parit. 50 minuta muzikė tė cilėn vokalisti tenton ta
shpjegojė nė intervistėn e mėposhtme. Prezantimi pėr publikun e gjėrė
mendohet tė bėhet me kocerte nėpėr Shqipėri.

12 vjet pėr albumin me titull sugjestionues "Epos". Ēfarė po na sugjeroni me kėtė emėr?

Dikur
nė kohėt e lashta njerėzit kanė qenė mė tė afėrt, mė tė sinqertė, mė
njerėzorė. Duke menduar qė nė kohėn qė jetojmė kjo lloj lidhjeje, ky
lloj zinxhiri jetėsor ka filluar ēuditėrisht tė shpėrbėhet kemi
vendosur ta titullojmė "Epos". Jemi kthyer nė retrospektivė pėr
perspektivėn, duke u pėrpjekur qė nė tė ardhmen tė ruajmė diēka nga
vlerat e sė shkuarės.

Ēfarė ka marrė Eposi i "Djemve tė Detit" nga ai i Kreshnikėve?


album ndjehet se kėngėt pėrveēse mbajnė aromė deti mbajnė edhe aromė
veriu, vendi i origjinės tonė. Kėnga pėrfaqėsuese e albumit, "Epos"
fillon me njė zė bjeshkėsh, "maje krahut" quhet e kėnduara. Fillon si
thirrje dhe mė vonė futen elementė tė tjerė muzikorė dhe muzika
shndėrrohet nė progressive rock. Ajo kėngė i dedikohet dy personave.
Unė
ia kam dedikuar gjyshit tim Shaban Haxhi Demaliaj, ndėrsa Valentini ia
ka dedikuar muzikėn dajės sė tij Luk Kaēaj. Albumi fillon me kėngėn me
tė njėjtin titull, "Epos", e cila ka motive tė Veriut. Kėtu kitarrat nė
momente tė caktuara, luajnė nė formė lahute.

Kėnga e fundit
titullohet "Djemtė e detit" qė duket sikur flet pėr ne, por nė fakt jo.
Iu dedikohet tė gjithė atyre qė emigruan pėr njė jetė mė tė mirė.
Fjalėt e saj tė fundit thonė:

"Nė gur do tė skalitet/nė kėtė dhe
nė atė jetė/emri i kėshtjellės time/djemtė e tė madhit det. I thėrras
kėsaj toke ku i kam dhe etėrit/ emri i mbretėrisė sime/vjen nga djemtė
e detit." Unė mbretėroj nė sajė tė tyre, dmth vazhdoj tė kėndoj nė sajė
tė tyre.

Eposi i kreshnikėve i kalon kufijtė juridikė tė
Shqipėrisė dhe shtrihet dhe mė tej nė vendet e rajonit. Po muzika juaj
sa ėshtė ndikuar nga ajo ballkanase?

Nuk jemi futur aspak nė
Ballkan, ne jemi futur vetėm nė Eposin shqiptar tė Kreshnikėve. Mendoj
qė ne nuk na personifikon Ballkani, po trevat dhe kjo tokė tė cilės i
pėrkasim. Nuk mė pėlqen qė tė marrim njė lugė nė Bullgari, njė nė
Rumani, njė nė Serbi apo Greqi dhe tė bėjmė turli tė ēuditshme.
Nuk
do ta preferoja kurrė kėtė. Nuk ėshtė pėr faktin se jemi nacionalistė,
por folku, muzika folklorike, mendoj qė ėshtė flamuri i njė kombi.
Muzikėn klasike mund ta bėjė kushdo, por me folkun ėshtė ndryshe. Ėshtė
njėsoj si tė vjedhėsh flamurin grek dhe ta vendosėsh tek Kryeministria.
Folku
shqiptar ėshtė njė bazė shumė e mirė pėr tė krijuar muzikė, mund tė
them qė ėshtė autentik. Sidomos mendoj qė nė veri ka njė lloj
identiteti, siē ėshtė e kėnduara "maja krahut" siē ėshtė ēiftelia,
vallet e logut, me fyejet apo vallet e Tropojės.

Nė albumin e parė i jeni prezantuar publikut si njė grup qė luan thjesht muzikė rock. Ka ndryshuar diēka nė kėtė album?

Mendoj se ky album ėshtė pak eksperimental, pasi pėrfshin tė gjithė zhanret muzikore tė cilat ne si grup na identifikojnė.
Ėshtė
progressive rock, ka balada, ėshtė hard rock nė momente tė caktuara.
Mendoj sė ėshtė diēka brenda imazhit tonė. Ne kemi marrė ajkėn e
folklorit dhe e kemi luajtur sipas mėnyrės sė "Djemve tė Detit". Po ta
sillnim nė atė formė atėherė do tė ishte pak e pistė.
Nuk e kemi
parė tė arsyeshme tė ketė instrumente folku nė album sepse e
rėndėsishme ėshtė tė sjellėsh muzikėn nė kohė, nė formėn tėnde. Nė tė
dy albumet nuk kemi marrė asnjė instrument folklorik. Por kitarrės i
ėshtė thėnė tė luajė nė formė lahute.

A ka pėr tė ndjerė publiku praninė e legjendės?

Unė mund tė them qė ėshtė njė album qė sa mė tepėr e dėgjon tė fut nė njė proces tė menduari.
Nga
ana muzikore albumi i parė ėshtė pak mė i thjeshtė. Mendoj qė artisti
ėshtė si puna e verės, sa mė shumė kohė kalon aq mė shumė stazhionohet
edhe piqet. Shpresoj qė ky album tė ketė tek dėgjuesi njė efekt ndoshta
mė tė thellė, mė filozofik. Ėshtė punuar mė me qejf se albumi i parė.

Mund tė thuhet se tani e keni gjetur tingullin tuaj?

Kemi
kėrkuar gjithmonė tė tregojmė identitet nė muzikėn qė bėjmė. Na ka
pėlqyer t'iu kėndojmė dramave ngaqė ato janė pak mė tė thella se pėr
njė kėngė tė thjeshtė qė i bien gjethet dhe ka dy tri-lule.
Por them
qė eposi, dramat, tragjeditė janė njė pėrvojė qė duhet tė na
ndėrgjegjėsojnė, tė na bėjnė tė kthejmė kokėn pas, tė tregojmė se bijtė
e kujt jemi, kujt i pėrkasim, pse kemi ndryshuar, pse jemi
transformuar, pse mendojmė qė jemi gjysmė amerikanė, gjysmė anglezė, e
gjysmė italianė. Ne vijmė nga ky vend. Shumė grupe muzikore nė botė
luftojnė pėr njė tingull tė tyre.
Luftojnė tė kenė njė identitet.
Muzika rock ėshtė universale, mund tė shkruhet nga italianė, amerikanė,
polakė, edhe shqiptarė. Po pėr mua, i rėndėsishėm ėshtė identiteti.

A e kanė gjetur "Djemtė e detit" kėtė identitet, si do tė shpjegohej me fjalė?

Them
qė po. Nė kėtė album ndjehet mė shumė. Pas pjesėmarrjes nė njė festival
rock-u nė vitin '94, me "Baladė pėr Jakup Ferrin", unė them qė krijuam
identitetin tonė.
Nė qoftė se nė albumin e parė, nėpėrmjet tingullit
tė kitarrave dhe vokalit pa e parė figurėn mund tė thoshje "Kėta janė
Djemtė e Detit", nė kėtė album do tė thuhet kėta janė "Djemtė e Detit",
ndoshta pa e dėgjuar fare zėrin, vetėm tingujt e parė.

Edhe pse keni mbetur vetėm dy?

Nga formacioni i vjetėr po, dy kemi mbetur. Unė dhe kompozitori Valentin Markvukaj (tastiera).
Pjesa
tjetėr qė janė nė album janė tė ftuar specialė. Bėhet fjalė pėr
kitaristėt Sokol Keci dhe Arjan Gjici. Ndėrsa kitaristi nga Australia
Jay Zoo, ka marrė pjesė nė album si kitarrė shoqėruese.

Pse njė pushim kaq i gjatė? Afro 12 vjet.
Albumi
ėshtė pėrfunduar para tre vjetėsh, po nuk e shikonim tė arsyeshme tė
nxirrnim njė album nė njė kohė qė nuk ishte pėr ne, nuk ishte koha
jonė. Ne i pėrkasim brezit tė grupeve qė lindėn nė vitin 1991.
Shumė
nga miqtė tanė, identitete tė muzikės shqiptare kanė bėrė njė pauzė tė
gjatė duke parė qė muzika ėshtė pak nė krizė. Kėto tre vjet kam vėnė re
qė njerėzit nuk e konceptojnė muzikėn dhe rock-un si modė.
Nė radhė
tė parė muzika ėshtė shpirt, dhe nė qoftė se tė shijon si shpirt unė
mendoj qė nuk mund t'i ndryshosh shijet kurrė. Do tė dėgjosh vetėm atė
zhanėr qė tė pėlqen, i cili nė kohė do tė sjellė plot krijime tė reja.

Imazhi prej "Gjeneralėsh"

Kopertina
e albumit ėshtė njė shkrirje me sfond detin me muzg tė vrenjtur dhe dy
siluete tė veshur me uniformė tė fisme ushtarakėsh.
Vokalisti
Gentian Demaliaj shpjegon se janė pėrpjekur tė japin njė imazh qė tė
pėrfshinte tė kaluarėn dhe tė ishte aktual. Veshjet prej gjenerali me
tė cilat tė dy pozojnė nė tė gjitha fotot promovuese tė albumit, janė
marrė "hua" nga Teatri Kombėtar dhe janė modele uniformash tė
ushtarakėve tė lartė anglezė tė tetėqindės.
Njė zgjedhje e tillė
sipas Demaliajt ka tė bėjė me zhanrin qė luajnė i cili nuk ka lindur nė
Shqipėri, por duke u ndėrthurur me eposin, jep pak a shumė njė imazh tė
tillė. Megjithatė ai shton se kjo ėshtė njė pėrzgjedhje e fotografit
Bevis Fusha, i cili ka bėrė gjithė konceptimin grafik tė albumit.
Ajo
qė vetė "Djemtė e Detit" do tė kishin preferuar tė ishte nė kopertinė
ishte diēka mė e lidhur me eposin dhe mesazhin e albumit. "Kishim
parasysh diēka qė tė lidhej me "Eposin", njė anije liburne, shkėmbinj,
male tė djegura, njė lahutė e mbėshtetur nė shkėmb ku mund tė ishte
ankoruar njė anije. Nga ana tjetėr, njė shkėmb me gjelbėrim, pa
liburni, ne tė ulur diku nė sfond edhe kitarra nė vend tė lahutės.
Retrospektiva dhe perspektiva.
Por kjo ishte e pamundur pėr tu
realizuar nė Shqipėri. Jemi tė kėnaqur me fotografin Bevis Fusha, pasi
gjetja ėshtė brenda natyrės dhe konceptit tonė", shprehet Demaliaj.

3Djemte e Detit Empty Re: Djemte e Detit Sat Dec 04, 2010 7:58 pm

simpatikja

simpatikja
PrinCesh
PrinCesh