Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Shkenca, ja cilat janė dhjetė pyetjet pa pėrgjigje

Go down  Message [Page 1 of 1]

simpatikja

simpatikja
PrinCesh
PrinCesh

Njė numėr i madh studiuesish tė mbledhur nė njė dhomė, tė vendosur pėr tė bashkuar forcat, pėr tė kuptuar botėn qė i rrethonte pėrmes eksperimenteve dhe vėzhgimeve tė ndryshme: me pak fjalė, pėrmes shkencės. Ishte 30 nėntori i vitit 1660. Pikėrisht nė atė ditė u krijua “Royal Society”, akademia mė antike dhe mė prestigjioze e shkencės, e frymėzuar nga fjalėt e Francis Bacon, i cili synonte t’i bėnte njerėzit tė ndriēonin planetin pėrmes njohjes. 350 vjet mė vonė, pėrvjetori do tė festohet mes debateve, mbledhjeve dhe publikimeve. Artin Rees, profesor astronomie dhe presidenti i “Royal Society”, pėrfiton nga rasti pėr tė treguar se cilat janė zbulimet qė njeriu mund tė bėjė nė 350 vitet e ardhshme. Cilat janė pyetjet e reja, qė shkenca duhet t’u pėrgjigjet? Me ndihmėn e kolegėve, shkrimtarėve, intelektualėve, presidenti i “Royal Society” ka caktuar disa dhjetėra prej tyre qė i ka publikuar nė njė artikull nė gazetėn “Guardian”. Shumė prej pyetjeve tė pyetėsorit i pėrkasin kozmosit. Dyshimet nisin me pyetjen “nga vijmė” apo “ku do tė shkojmė”. Njė tjetėr dyshim lidhet me faktin se ēfarė kishte ndodhur para Big Bang-ut? T’i pėrgjigjesh nuk ka kuptim, sepse ashtu siē mbėshtet edhe astrofizikani Stephen Hawking, krijuesi i teorisė sė vrimave tė zeza, Big Bang nuk kishte hapėsirė, as kohė, ndaj pyetja nuk ka kuptim. “Ėshtė e vėshtirė tė pranohet”, thotė Joan Bakewell, shkrimtar, autor dhe njė prej bashkėhartuesve tė listės me dhjetė pyetje. Sipas tij “faktin se materia ėshtė krijuar nga asgjėja mendja jonė e ka tė vėshtirė ta pranojė”. Po a do tė arrijė shkenca tė shpjegojė nė mėnyrė bindėse ēfarė do tė thotė qė hapėsira ėshtė e pafundme? Andrew Motion, njė poet i famshėm i Mbretėrisė sė Bashkuar, tregon: “E dimė qė hapėsira nuk ka limite dhe qė universi vazhdon tė zgjerohet, por deri ku mund tė arrijė?”. Kėto dhe pyetje tė tjera, shkenca i konsideron ende pa pėrgjigje. Gjithsesi pjesėrisht mund t’u jepet shpjegimi. Nė vitin 1660, pjesa mė e madhe e botės ishte njė vend i panjohur, tregon presidenti i “Royal Society”, e qė atėherė shkenca ka bėrė progrese tė mėdha, ka zgjeruar njohjen nė ēdo lloj fushe. Por mbetet ende shumė pėr t’u eksploruar. Kemi ende shumė pyetje pa pėrgjigje.
Ēfarė ėshtė ndėrgjegjja?
“A do tė kuptojmė ndonjėherė gjithēka pėr ndėrgjegjen? Ndoshta jo”, thotė Kathy Sykes, pedagoge shkencash nė Universitetin e Bristolit dhe bashkėdrejtuese e “Cheltenam Science Festival”. Tani jemi tė detyruar tė pėrdorim trurin pėr tė kuptuar funksionimin e tij, por shpresoj qė nė rrjedhėn e jetės t’i afrohemi mė shumė faktit pėr tė zbuluar se rreth kujt dhe cilėt jemi nė tė vėrtetė.
Ēfarė kishte para Big Bang-ut
Sipas gazetares Joan Bakewell: “Tė deklarosh, ashtu siē bėjnė disa shkencėtarė, se para Bing Bang-ut nuk ekzistonte hapėsira dhe koha, del se pyetja nuk ka kuptim. Ėshtė e vėshtirė tė pranohet dhe na bėn tė mendojnė se materia ėshtė krijuar nga asgjėja. Po atėherė, nėse ekzistonte njė lloj kaosi i hershėm i modeluar pastaj nga dora e Zotit nė univers, nga e ka pasur origjinė ai?”.
Si do ta pėrballojmė bumin demografik botėror?
“Mund tė flasim sa tė duam pėr energjinė e rinovueshme dhe agrikulturėn e qėndrueshme, por mė e rėndėsishme nga tė gjitha temat ėshtė ajo e popullsisė”, thotė shkrimtarja Tracy Chevalier. Mbi kėtė fakt, shumė njerėz ende heshtin. E dimė qė riprodhimi ėshtė njė e drejtė njerėzore qė duhet mbrojtur fort. Por herėt ose vonė duhet tė ndėrhyjnė. Do tė vijė njė moment kur shtimi i madh i numrit tė popullsisė do ta bėjė planetin tė pabanueshėm”.
A do tė kalojmė nga prodhimi i masės nė prodhimin individual?
Sipas shpjegimit tė dhėnė nga fizikani. Mark Miodownik i “King’s College” tė Londrės “ekziston njė risi teknologjike e laboratorėve shkencorė tė universiteteve qė mund tė shkaktojnė njė revolucion industrial. Quhet printeri 3D. Ai lejon prodhimin e njė objekti fizik direkt nga projekti i dizajnuar nė kompjuterin tuaj. Pėr momentin, ėshtė nė fillim, por mendoni pėr tė ardhmen: pėrse tė blejmė njė telefon kur mund ta dizajnojnė dhe prodhojmė vetė?”.
A ekziston njė rend nė numrat prim?
“Pėr mė shumė se 2000 vjet, matematicienėt kanė luftuar pėr tė treguar sekretin e numrave prim”, thotė Arcus du Sautoy (autor i “Enigma e numrave prim”). “Ekziston njė rregull qė na ndihmon tė gjejmė njė interval mes njėrit dhe tjetrit? Ēdo brez ka kontribuar me nga njė kapitull nė odisenė tonė pėr tė kuptuar kėta numra thelbėsorė. Tani ėshtė ndjesia se pėrgjigjja pėr enigmėn e numrave prim mund tė jetė shumė afėr, mė nė fund”.
A do ta pushtojė botėn mendimi racional shkencor?
Brian Cox, fizikan i Universitetit tė Manēestertit dhe Cernit tregon: “Mendoj se vetėm kur pjesa mė e madhe e popullsisė do tė kuptojė metodat e shkencės dhe do tė pranojė guidėn qė ofrohet nga kėrkimet qė bazohen nė evidencė, atėherė do tė jemi nė gjendje tė ndėrtojmė njė botė mė tė sigurt, tė qetė dhe paqėsore. Edukimi shkencor duhet tė jetė parimi mbi tė cilin duhet tė mbėshtetet e ardhmja jonė”.
Si mund ta garantojmė mbijetesėn e specieve tona?
“Ky ėshtė konteksti ku do tė asistojmė me zbulimet mė tė mėdha”, tregon John Sulston, i cili drejton studimet e “Royal Society” mbi popullsinė dhe planetin. “Do tė jemi nė gjendje tė mbijetojmė vetėm duke menduar nė mėnyrė mė tė thellė dhe kolektive se sa jemi mėsuar tė bėjmė. Shkencat e natyrės duhet tė punojnė bashkė me shkencat sociale dhe qeveritė pėr tė arritur rezultate”.
A do tė arrijmė ta shpjegojmė konceptin e pafundėsisė?
“Ideja se hapėsira nuk ka fund logjikisht duket e pamundur”, thotė poeti Andrew Motion. “Si nuk mund tė ketė limite nė hapėsirė? Dimė qė universi po zgjerohet gjithmonė e mė shumė, por lind pyetja se drejt kujt. Ēfarė e zėvendėson hapėsirėn qė ishte zėnė nga universi?”.
A do tė mundemi tė regjistrojmė atė qė ndodh nė trurin tonė, siē regjistrojmė programet nė televizor?
Do tė doja shumė tė riprovoja diēka domethėnėse, siē ėshtė rėnia nė dashuri”, thotė shkrimtari Lionel Shriver. “Do tė doja tė regjistroja ėndrrat e mia, t’i shoh pėrsėri imazhet, t’i kthej pas nė kohė. Sigurisht nėse personat e tjerė ‘do tė transmetonin’ regjistrimet e tė tjerėve nė mendjet e tyre, teknologjia do tė gjendej pėrballė problemeve tė reja dhe sigurisht zhdukjes sė privatėsisė”.
A do t’i arrijė njerėzimi yjet?
Nė 100 vitet e ardhshme do tė kemi njohur limitet e sistemit tonė diellor dhe do t’i kemi ekspozuar falė robotėve”, shprehet Piers Sellers, astronaut i NASA-s. “Robotėt do tė arrijnė tė parėt yjet dhe ēdokush mund t’i shohė nė sallonin e tij. Pastaj do tė vijohet me njerėzit, edhe pse ende nuk dihet se si do tė mbahen nė jetė, pėr shkak tė distancės sė kohės sė kėrkuar”.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum