Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirë se erdhët në mesin tonë .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Dhjete idete qe ndryshuan boten

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Ne kohen e tij filozofia ishte nje disipline e re. Nje nga idete me radikale te Platonit ishte barazia mes realizimit dhe lumturise njerezore, me ate qe ai e cilesonte si harmonia e brendshme e psikikes sone.

Nese do t‘i hedhim nje veshtrim Homerit dhe gjithe poeteve greke qe ishin para tij, behej fjale per nje ceshtje te jashtme. Platoni ka thene se drejtesia dhe virtyti jane ceshtje te brendshme, pra gjendje te brendshme te shpirtit. Me vone ky kendveshtrim i Platonit u zhvillua nga krishterimi dhe doli ajo qe ata e quajne ndergjegje. Ideja e Platonit ishte nje hap shume i madh perpara ne historine e etikes dhe fese perendimore dhe pati nje ndikim ne zhvillimin e krishterimit.

Teoria e Universit, sipas se ciles Dielli ndodhet ne qender te tij (Koperniku)

Edhe pse Galileo Galilei nuk ishte i pari qe sugjeroi rrotullimin e Tokes rreth Diellit (madje nuk ishte as Nikolla Koperniku, pasi burimet flasin per astronomin grek Aristarus qe e beri nje sugjerim te tille 2000 vjet para tyre) zbulimi i Galileos dha prova dhe fakte per kete teori. Kjo teori pati nje ndikim te jashtezakonshem. Ai zbuloi njollat e Diellit dhe ishte nje nga te paret qe zbuloi edhe henat e Jupiterit, cka tregonte se Toka nuk ishte e vetmja qender e universit. Ai, gjithashtu, kuptoi se Rruga e Qumeshtit nuk ishte vetem nje vije e shndritshme ne qiell, por nje vije qe perbehej nga shume yje. Te gjitha keto zbulime jane nder me te medhate e bera ndonjehere ne astronomi. Zbulimi kyc i Galileos ishte nisja e kerkimeve shkencore te yjeve, duke perdorur teleskopet, qe do te mundesonin pamje shume te thella te universit ne krahasim me syrin.

Dekarti

Me deklaraten "cogito ergo sum" (mendoj, pra jam), Dekarti e vendosi te menduarit ne qender te kerkimit te tij. Ne vend qe te fillonte me fiziken dhe boten natyrore, ai e nisi me kete veti njerezore. Dekarti arriti qe te bente dallimin mes mendjes dhe materies. Ai me te drejte quhet "babai" i filozofise moderne. Perspektiva e tij e drejtuar per nga mendimi dhe ndergjegjja, sikur ato te ndodheshin jashte sferes se shkences natyrore, ishte nje ide me te vertete domethenese, ide qe edhe sot nuk eshte eksploruar plotesisht. Mendimet e ketij filozofi i hapen udhe nje studimi serioz ne lidhje me perceptimin e hapesiren psikologjike te njeriut.

Teoria e Gravitetit Universal

Teoria e Njutonit ishte demonstrimi i pare qe matematika mund te perdorej per te kuptuar boten natyrore. Keshtu mund te parashikojme eklipset e ndryshme edhe nje shekull para se te ndodhin, sepse sistemi i orbitave te planeteve eshte shume i thjeshte. Nese Njutoni nuk do te kishte ekzistuar, atehere ndoshta do te kishte kaluar nje shekull, a me shume kohe para se dikush te kishte dale ne perfundimin e tij. Koncepti qe universi leviz sipas rregullave te matematikes ishte shume i rendesishem per kulturen e shekullit te 18-te. Graviteti i Njutonit eshte ende baza e shume programeve dhe e shume shpikjeve te kohes sone.

Adam Smith dhe ekonomia e tij "Laissez-Faire"

Ideja me e madhe ekonomike e Adam Smithit ishte se individet duhet te lihen te lire te ndjekin interesin e tyre gjithmone ne kuadrin e se mires se perbashket. Kjo ide ishte revolucionarizuese, sepse, sipas saj, njerezit nuk kane nevojen e nje despoti mbi kryet e tyre per te mbikeqyrur te miren e pergjithshme. Gjithcka qe njeriu ka nevoje eshte tregu. Kjo pikepamje eshte huazuar nga Banka Boterore dhe ate e gjen edhe pas retorikes se disa prej politikave te Bushit. Por ka edhe nje tjeter ide qe perflitet me pak nga partizanet e tregut te lire, qe u jep te drejte qeverive te nderhyjne ne disa zona te caktuara. Aktualisht, e ashtuquajtura "dore e padukshme" e Adam Smithit eshte nje ide e diskredituar, e megjithate ajo vazhdon te kete ndikim qofte per mire, qofte per keq.

Liria e grave

Perligjja e te drejtave te grave (1792) eshte jashtezakonisht e rendesishme. Mary Wollstonecraft i kritikoi te gjitha menyrat me te cilat femra mbahet e "prangosur" brenda suazes se feminizmit. Ne fund te shekullit te 19-te, grate u turbulluan nga radikalizmi qe predikonte ajo. Mary mendonte se grate duhet te jene te lira te zgjedhin per jeten e tyre, sikurse burrat. Me gjithe perpjekjet e medha ne shekujt vetem pas Luftes II Boterore ne vitet ‘60, grate shkuan prane idese se Wollstonecraft. Sigurisht qe ishte nje kohe e gjate qe nga "revolucioni" qe propozoi Mary, por heret a vone ky ndryshim do te kishte ardhur.

Analiza marksiste e kapitalit

Analiza e Marksit eshte e nje rendesie unike, sepse ajo studioi zhvillimin e kapitalizmit modern. Ai tha se konflikti ne bote nuk eshte mes gjinive dhe racave, eshte mes 95% te popullsise se botes qe krijon pasurite dhe vlerat dhe 5% te popullsise qe eshte pronare e te mirave. Marksi na dha nje nga shpjegimet me te mira ne lidhje me ate qe po ndodhte ne ate kohe dhe qe nuk mund ta hedhesh poshte as sot. Kapitalizmi eshte forcuar dhe me ne fund njerezit kane nisur te kuptojne se cfare po ndodh. Ai i ndihmon njerezit te kuptojne per shembull se Shtetet e Bashkuara e pushtuan Irakun, sepse kerkonin naften e tij.

Teoria e nenndergjegjes

Frojdi eksploroi rrugen permes se ciles nenndergjegjja drejton disa nga veprimet tona, e qe na con te bejme levizje qe ndergjegjja nuk do t‘i kishte bere kurre, pasi nuk do te ishin ne interesin tone. Ai tha i pari qe permes endrrave, apo lapsuseve te te folurit njerezit mund te kuptojne shume nga vetja e tyre e vertete. Frojdi i shnderroi marredheniet njerezore ne objekt studimi, duke nenvizuar se natyra jone eshte shume me komplekse dhe e nderlikuar nga sa kujtojme. Tani jetojme ne nje shoqeri post-frojdiane, cka do te thote se besojme qe emocionet jane shume te rendesishme ne motivimin e qenies sone. Frojdi hodhi poshte gjithe argumentin racionalist.

Teoria e Relativitetit

Teoria e Ajnshtajnit ishte nga ato te paktat qe shnderroi boten. Ne dukje te pare nuk te jep kete pershtypje, pasi eshte shume e cuditshme. Kjo teori eshte ne thelb te cdo teorie moderne ne lidhje me funksionimin e botes, duke nisur qe nga elektriciteti, magnetizmi, transistoret etj. Pa relativitetin nuk do te kishim nje pamje moderne te botes, ate qe kemi sot.

World Wide Web

Ne me pak se dy dhjetevjecare rrjeti ka shkuar nga zero, ne miliarda faqe (askush nuk e di saktesisht se sa) duke u dhene te gjitheve mundesine e shnderrimit ne publikues apo transmetues. Ai ka sjelle shume lehtesira, por, nga ana tjeter, e ka bere mjaft te veshtire mbajtjen e sekreteve ne kete bote. Tim Berners-Lee, qe e shpiku thuajse i vetem gjate viteve 1989-‘90, eshte Gutenbergu i kohes sone. Gutenbergu revolucionarizoi shtypshkrimin ne vitin 1455, duke e tronditur shume autoritetin e kishes katolike, duke nxitur reformimin, duke mundesuar shkencen e duke i dhene forme botes se re. Web-i eshte nje teknologji e krahasueshme me shtypshkronjen. Por, per te vleresuar me mire pasojat e revolucionit qe nisi 20 vjet me pare, do te duhet shume kohe.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum