Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Frikėsimi i fėmijėve dhe pasojat

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Frikėsimi i fėmijėve dhe pasojat

Shpeshherė, prindėrit pėrdorin metodat e frikėsimit ndaj fėmijėve tė vegjėl pėr tė arritur te qėllimet e tyre. Nė rastet kur fėmija nuk fle, nuk ha, apo nuk i bindet prindėrve, tė rriturit menjėherė “strehohen” tek shprehjet e famshme tė frikėsimit pėr tė sjellė nė vend disiplinėn.

Fjalė si “Fli shpejt se erdhi gogoli”, “xhaxhi polici do tė tė fusė nė burg”, “xhaxhi doktori do tė tė bėjė gjilpėrė”, janė shprehje tė shpeshta qė mund t’i kemi dėgjuar edhe ne kur kemi qenė tė vegjėl. Problemi kryesor sipas psikologėve, ėshtė se fėmijėt jo rrallė mund tė mbeten peng i kėtyre frikėrave duke u mbyllur nė vetvete apo duke i pėrjetuar rėndė shumė situata normale.

Ėshtė 6 vjeē, i frikėsuar dhe i turpshėm. Nuk tė sheh nė sy. Nuk e lėshon pėr asnjė ēast dorėn e sė ėmės. I qėndron gjithnjė ngjitur, edhe nė rrugė madje. Ndėrsa nė shtėpi kontrollon gjithė dhomat njė nga njė pėr ta gjetur atė. E kėrkon derisa ta gjejė dhe kur e sheh vazhdon lojėn. E thėrras nė dhomėn time por ai nuk vjen dhe nuk flet. Nė seancėn e parė hyn bashkė me nėnėn. Nė seancėn e dytė mban dorėn time, nuk e shohim fare nėnėn dhe vjen me mua.
- Vizato njė njeri, - i them.
Nuk mė shikon fare nė sy. Nė cep tė fletės vizaton njė njeri tė vockėl tė pėrbėrė nga tre pjesė.
- Ēfarė po bėn njeriu qė ke vizatuar? - e pyes.
Nuk pėrgjigjet.
- Sa vjeē ėshtė?
- Gjashtė.
- A ka frikė?
- Po, ka frikė nga makinat.
Mendohem pak. Pse njė fėmijė 6 vjeēar tė ketė frikė nga makinat? Mė duket e ēuditshme.
- A je i sigurt? – e pyes pėrsėri.
Nervozohet dhe mė pėrgjigjet: - Fėmijėt e prapė i shtyp makina!
- Kush ta ka thėnė kėtė?
- Mami, - pėrgjigjet ai.
Tani e kuptova pse nuk ndahej nga nėna...

Sa tė lehtė e kemi t’i frikėsojmė fėmijėt. Mund t’ia arrijmė qėllimit brenda njė kohe tė shkurtėr. E pėrkundim nė kėmbė dhe fėmija nuk fle, atėherė pėrdoren fjalėt “fli shpejt se po vjen gogoli”. Fėmija i mbyll sytė fort dhe dashur pa dashur fle. “Shiko, po vjen xhaxhi doktori tė tė bėjė gjilpėrė, pastaj fėmija nuk ka dėshirė tė shkojė tek doktori. “Xhaxhi polici do tė tė fusė nė burg dhe mė vonė fėmija ka frikė nga policėt. Dhe mė e keqja ėshtė se ndonjėherė i frikėsojmė edhe me babain duke i thėnė: “kur tė vijė babi do t’ia them tė gjitha...”

Frika tek fėmijėt ėshtė natyrale dhe pjesė e njė zhvillimi normal. Mundėson mbrojtjen e fėmijės nga rreziqet. Por fatkeqėsisht duke e pėrdorur kėtė frikė natyrale si njė mjet disipline, e kthejmė atė nė njė fobi, dmth nė njė frikė tė tepruar. Nė tė vėrtetė kjo frikė e cila qetėson menjėherė nėnat dhe baballarėt vazhdon mė pas me probleme qė zgjasin pėr njė kohė tė gjatė dhe mėrzisin mė shumė prindėrit. Fėmija 6 vjeēar kthehet nė njė fėmijė frikacak i cili nuk ndahet asnjėherė nga ju, nuk i beson ambientit pėrreth, ēdo vend i duket i rrezikshėm dhe ka frikė nga tė gjithė. Dhe fatkeqėsisht e gjithė kjo frikė ndikon shumė nė zemrėn e vockėl tė tij.

Nga se kanė frikė fėmijėt sipas moshave?
0-6 muajsh: zėri, zhurma , objektet qė lėvizin shpejt
7-12 muajsh: njerėzit e panjohur
1-5 vjeē: ndarja nga nėna dha babai, errėsira, kafshėt, zėrat e lartė, ndarja nga familja, era.
3-6 vjeē: fantazmat, pėrbindėshat, uji.
6-12 vjeē: hajduti, dėnimi, plagosja, frika e mosarritjes sė suksesit.

Mos e frikėsoni fėmijėn tuaj: Nėse mendoni se nuk mund ta edukoni fėmijėn pa e frikėsuar, atėherė kėtė mund ta bėni me anė tė metodave tė drejta tė disiplinės dhe me dashuri.

Qetėsojini, flisni me to: Tregohuni tė ndjeshėm dhe tė duruar ndaj frikės e cila ėshtė normale pėr moshėn e tyre, pėrpiquni ta kuptoni frikėn e tyre. Mos harroni, njė fėmijė i cili dėgjohet dhe mirėkuptohet qetėsohet shumė shpejt. Dhe me kalimin e kohės do t’i kalojė dhe frika.

Asnjėherė mos e lini vetėm me objektin nga i cili frikėsohet: kjo teknikė mund tė jetė e vlefshme pėr tė rriturit. Por tek fėmijėt mund tė hapė plagė tė pashėrueshme nė tė ardhmen. Mos e hidhni nė pishinė fėmijėn i cili ka frikė nga uji. Mos e lini vetėm nė errėsirė fėmijėn qė ka frikė nga errėsira. Mos mendoni se do tė mėsohet. Ky veprim ndoshta bėhet shkak pėr thellimin e ērregullimit nė sjellje( thithja e gishtit, ngrėnia e thonjve, tė lagurit natėn etj).

Ndiqni njė rrugė tė pėrshkallėzuar: mėsojeni fėmijėn tuaj gradualisht me gjėnė nga e cila ka frikė; fėmijės qė ka frikė macen thuajini ta vizatojė atė, pastaj merrini njė mace lojė, luani bashkė me tė, pėrkėdheleni ju mė parė, pastaj pėrkėdheleni bashke dhe ushqejeni.

Lėrini hapėsirė fėmijės tė krijojė personalitetin e tij: mos i rrini shumė mbrapa dhe mos u shqetėsoni shumė. Mos e mbani pėr dore fėmijėn i cili ka dėshirė tė ecė vetėm nė rrugė por ndiqeni atė. Bėni tė mundur shikimin e programeve televizive tė pėrshtatshme me moshėn. Mos e lini tė shohė filma tė cilėt pėrmbajnė skena tė dhunshme (qoftė edhe filma vizatimorė).

Tregohuni tė kujdesshėm nė krijimin e njė ambienti tė qetė nė shtėpi: frika e fėmijės do tė shtohet nė njė shtėpi ku pėrjetohen shpesh grindje dhe tensione tė ndryshme familjare.

Mos tregoni shenja frike afėr fėmijės: Sepse fėmija mund ta mėsojė frikėn nėpėrmjet imitimit dhe shembullit qė i jepet.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum