Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Pse gėnjejnė fėmijėt?

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Si duhet tė sillemi qė fėmijėt tanė tė mos gėnjejnė? Ēfarė duhet tė bėjmė pėr pėrmirėsimin e tyre, qė ata tė mos tregojnė gėnjeshtra?

A ka mundėsi qė fėmijėt tė pėrmirėsohen e tė mos tregojnė gėnjeshtra?

Nė hapat e parė tė jetės sė fėmijėve ka mundėsi ndryshimi, pasi ai ėshtė nė njė moshė ku me lehtėsi mund tė pranojė ēdo formė trajtimi e gjithēka qė i thuhet.

Kjo ndodh sidomos kur ai jeton nė njė shoqėri qė ka kombinim tė emocioneve e tė disiplinės, duke ēuar kėshtu nė rezultate tė mrekullueshme. Gjithashtu, ėshtė e rėndėsishme qė ne ta bėjmė fėmijėn tė ketė interes pėr ndryshimin dhe pėrmirėsimin e tij, sepse kėshtu trajtimi do tė jetė mė i suksesshėm.

Faktorėt qė ndikojnė nė kėtė pėrmirėsim janė tė ndryshme dhe nė varėsi tė mėnyrave tė trajtimit, megjithatė ne do tė pėrmendim disa prej tyre, ato mė kryesoret:



Njih motivet dhe arsyet qė i bėjnė fėmijėt tė gėnjejnė

Dihet se mėnyra mė e mirė dhe e parė pėr tė trajtuar sėmundjet mendore apo trupore ėshtė pikėrisht njohja e arsyes dhe e shkakut tė kėsaj sėmundjeje. Ne duhet tė dimė pse fėmijėt gėnjejnė. Cilėt janė motivuesit qė i bindin fėmijėt tė gėnjejnė? Cili ėshtė qėllimi i tij kur ai gėnjen? Ka mjaft shembuj qė tregojnė se pėr tė kuptuar kėto arsye ka mjaft vėshtirėsi, megjithatė kjo nuk ėshtė e pamundur, sidomos nė ata fėmijė qė janė tė sinqertė. Pa dyshim, gėnjeshtrat e thjeshta tė fėmijėve, tė cilat janė mjaft tė zmadhuara, nuk ėshtė shumė e vėshtirė pėr t’i kuptuar. Kur njė fėmijė tregon njė gėnjeshtėr tė madhe, e shpjegon atė me mjaft siguri, atėherė pėr ta kuptuar duhet njė pėrqendrim i madh.



Siguro informacionin dhe tregoji fėmijės rrugėn e drejtė

Pasi tė keni njohur arsyet dhe motivet pėrse fėmija juaj gėnjen, ėshtė koha pėr tė dhėnė informacionin kryesor, pėr shembull, t’i shpjegohet fėmijės ndryshimi mes realitetit dhe imagjinatės, si dhe gabimin qė ai bėn kur gėnjen. Pra, fėmijės duhet t’i shpjegohet gabimi qė ka bėrė, ose kur fėmija ėshtė nė njė moshė qė mund tė bėjė vet ndryshimet, atėherė i tregohet qė ajo qė ka thėnė ka qenė e turpshme dhe e papranueshme nga prindėrit e tė tjerėt, dhe ka mundėsi qė njė ditė kėto gėnjeshtra tė dalin dhe ai do tė ngelet i turpėruar dhe i ēnderuar.



Krijimi i njė mjedisi tė shėndetshėm

Krijimi i njė mjedisi tė sinqertė, njė mjedisi ku prindėrit asnjėherė nuk e kanė ndėrtuar jetėn e tyre mes mashtrimeve, gėnjeshtrave apo tradhtive, tė gjitha kėto ndikojnė nė pėrmirėsimin e fėmijės. Gjithashtu, ambienti shtėpiak dhe mėnyrat e trajtimit tė fėmijės duhet tė jenė gjithmonė larg hipokrizisė e mashtrimit, larg njerėzve qė tregojnė gėnjeshtra, edhe kur ata i bėjnė kėto vetėm pėr qėllime humori.



Ndėshko nė kohė tė caktuar

Fėmijėt tanė duhet tė ndihen tė sigurt e tė qetė nė shtėpitė e tyre dhe t’u shpjegohet qė gabimet e paqėllimshme do tė falen. Kėshtu, ndėshkimet dhe qortimet janė nė rastet kur diēka jo e mirė ėshtė bėrė me qėllim. Duhet tė gjenden mėnyra pėr tė parė nėse ai tregon tė vėrtetėn. Fėmijėt duhet tė dinė se prindėrit e tyre nuk do t’i pengojnė dėshirat e tyre, por ata duhet tė mėsojnė se baza e jetės ėshtė falja, kuptimi reciprok, qėllimet e mira dhe dashuria. Ndėshkimi ėshtė njė detyrė, nė ato raste kur fėmija kryen mė qėllim njė veprim jo tė mirė.



Deklarimi i pakėnaqėsisė

Prindėrit qė tregojnė pakėnaqėsi dhe shprehin mendimet e tyre hapur, duhet ta bėjnė fėmijėn tė kuptojė qė janė tė mėrzitur nga veprimi i tij. Ata nuk duan tė dėgjojnė gėnjeshtra nga fėmija i tyre dhe shfaqin shenja pakėnaqėsie, sidomos kur ai i tregon kėto nė sy tė tė tjerėve. *

Nė disa raste prindėrit nėpėrmjet fytyrės sė tyre tė mėrzitur i tregojnė fėmijės qė nderi dhe emri i tyre ėshtė turpėruar pėr shkak tė gėnjeshtrave tė fėmijės sė tij, kėshtu qė ata janė mjaft tė inatosur me kėtė problem. Gabimet duhet t’i shpjegohen fėmijės nė njė mėnyrė tė tillė qė ai ta ketė tė qartė nė mendje dhe tė mos e pėrsėrisė mė tė njėjtin veprim e tė mos tregojė gėnjeshtra.

Nė raste tė tjera, kur gėnjeshtrat e fėmijėve pėrsėriten, atėherė duhet t’i tregohet njė veprim i ngjashėm ndaj tij. Kur fėmija ėshtė dukė gėnjyer dhe duke mbajtur me gaz e me tė qeshur tė tjerėt, atėherė prindi duhet tė vrenjtė fytyrėn e tij e tė mos i buzėqeshė fėmijės, pra, tė mos e mbėshtetė apo tė aprovojė veprimin e tij. Ne nuk duhet tė kujtojmė pjesė nga tregimi i tij dhe t’i tregojmė qė nuk kemi asnjė vlerėsim pėr gėnjeshtrėn qė ai tregoi, kėshtu qė ai do tė ndihet i *turpėruar pėr veprimin e tij.



Krijimi i vetėbesimit

Pėrpiquni t’i shpjegoni fėmijės qė ai tė mbėshtetet nė vetvete e tė mos ketė nevojė pėr ndonjė person tė cilin ta gėnjejė. Ai duhet tė mbrojė tė drejtat e tij dhe tė qėndrojė me kėmbėt e tij. Gjithashtu, provoni tė nxisni fėmijėt tuaj pėr veprimet e sjellshme dhe lėreni tė kuptojė qė me durimin e respektin nė krahė ai do tė respektohet mė shumė. Ėshtė e rėndėsishme qė ai tė ndihet i sigurt dhe tė mendojė qė prindi gjithmonė kėrkon mė tė mirėn pėr fėmijėn e tij dhe mė ndihmėn e tij fėmija do tė pėrparojė gjithnjė e mė shumė.



Kėshilla pėr tė parandaluar gėnjeshtrat e fėmijėve

Dihet se parandalimi i njė dukurie ėshtė shumė mė mirė se kurimi i saj. Prandaj ėshtė e nevojshme tė pėrmendim disa rregulla:

1. Pėrpiquni tė krijoni njė ambient tė shėndetshėm familjar, nė mėnyrė qė fėmija tė mos ketė nevojė tė gėnjejė pėr t’ia arritur qėllimit tė tij.

2. Fėmija duhet tė ketė respektin e duhur nė familje dhe vlerėsojnė personalitetin e nderin e tij.

3. Asnjėherė mos harroni sjelljen tuaj dhe mos gėnjeni nė sy tė fėmijės, qoftė edhe kur e bėni kėtė pėr qėllime humori.

4. Ju duhet t’i tregoni fėmijės qė gjithmonė tė ketė besim e tė tregojė tė vėrtetėn, dhe ai nuk duhet tė jetė i ndrojtur pėr tė treguar tė vėrtetėn, pasi ndėr faktorėt qė i bėjnė fėmijėt tė gėnjejnė janė frika dhe pasiguria.

5. Kur prindėrit takohen me shokė apo me tė njohur, duhet tė marrin njė pozicion tė tillė qė fėmija tė sigurohet qė nuk do tė arrijė ndonjė qėllim nėse gėnjen.

6. Mbajeni fėmijėn larg shoqėrisė sė keqe dhe drejtoheni atė tė zgjedhė shokėt mė tė mirė, sepse shoqėria jo e mirė ėshtė njė ndėr faktorėt qė shkatėrron njerėzit e fėmijėt.

7. Pėrpiquni t’ia shpjegoni fėmijės veprimet e mira nėpėrmjet shembujve tė vlefshėm e tė vėrtetė, si dhe nė tė njėjtėn mėnyrė shpjegojini dhe pasojat e kėqija tė gėnjeshtrės, pasi tė jesh i vetėdijshėm pėr njė problem ėshtė hapi i parė i zgjidhjes sė tij.

8. Prindi duhet t’i kėrkojė fėmijės diēka qė ėshtė brenda fuqisė dhe arritjeve tė tij, pasi nė tė kundėrt, fėmija, pėr tė arritur kėrkesat e prindėrve, detyrohet tė gėnjejė.

9. Prindi duhet tė jetė gjithmonė dashamirės ndaj fėmijės sė tij dhe t’i kushtojė vėmendje ēdo fjale apo mendimi tė fėmijės, qofshin kėto e pak tė rėndėsishme. Nė kėtė mėnyrė fėmijėt nuk e ndiejnė tė nevojshme tė gėnjejnė qė tė tėrheqin vėmendjen e prindėrve tė tyre.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum