Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Nxėnėsi i jashtėzakonshėm

Nxėnėsi i jashtėzakonshėm

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Jemi nė shkollėn 9-vjeēare Skėnder Ēaēi nė Tiranė pėr tė ndarė njė ditė mėsimi me njė nxėnės shumė tė veēantė.



Do t’ju njohim sot mė Iglin, njė 8 vjeēar shumė simpatik, por mbi tė gjitha njė vogėlush qė megjithė vėshtirėsitė qė i ka sjellė jeta adoptohet dhe arrin tė sillet si njė fėmijė normal.

Nė fakt Igli meriton tė quhet i tillė edhe pse aftėsia e tij e dėgjimit mungon qė prej lindjes. Sikundėr mund tė kuptohet Adela, vajza qė i qėndron nė krah nuk ėshtė familjare e tij, por interpretja qė ndjek vogėlushin nga ora e parė e mėsimit deri nė tė fundit.

“Ne e dimė shumė mirė qė Igli ėshtė njė person qė nuk dėgjon. Vėshtirėsit dihen qė janė tė mėdha, megjithatė me punė, me sakrifica, me arritje qėllimi ynė do arrihet”, thotė Adela.

8-vjeēari, i pėrfshirė nė njė projekt social me vullnetin e prindėrve, po edukohet nė njė shkollė normale, pavarėsisht kufizmit tė tij nė dėgjim. Por barriera e tė gjithė vėshtirėsive tė tij komunikative ėshtė Adela.

“Unė bėj shenja nė ēdo mėsim tė ri. Ēfarė bėhet nė klasė unė ia shpjegoj me shenja”, tregon Adela.

“Ėshtė punė e vėshtirė se do rrish nė klasė ku ka dhe fėmijė tė tjerė. Mund tė tėrheq vėmendje, ata mund tė bėjnė zhurmė e ti s’e dėgjon mėsuesen”, shton ajo.

Tė mėsosh ēdo ditė nė njė klasė ku gjuhėn e shenjave s’e njeh njeri, madje as mėsuesja, s’ėshtė dhe aq e lehtė. Por, Igli dhe gjithė klasa ia dalin ta kuptojnė njėri-tjetrin.

“Ardhja e Iglit nė klasėn timė ishte e vėshtirė. Por e pranova edhe pėr tė integruar Iglin, por edhe pėr t’ju mėsuar vlerat e jetės fėmijėve tė tjerė”, thotė mėsuese Anila.

Ajo tanimė e ka kaluar pjesėn e vėshtirė tė punės sė saj fillestare me Iglin dhe prania e tij pėr tė, sikurse dhe pėr klasėn mbarė, ėshtė kthyer nė njė kėnaqėsi.

“Ėshtė shumė aktiv. Ndryshimi i tij nga fillimi ėshtė shumė i dukshėm. Komunikonte vetėm me shenja, ndėrsa tani artikulon fjalė. Tani arrin tė lexojė vetėm mė fjalė”, shprehet mėsuese Anila.

“Ėshtė shumė i gjallė, aktiv, sidimos nė matematikė. Bie nė sy pėr shkathtėsi dhe mėnyrėn e shpejtė tė tė kuptuarit”, shton ajo.

E po tė qe pėr vogėlushin, qė tani ai nuk do ta kėrkonte ndoshta shoqėrimin e Adelės ēdokund.

“Igli ka mėsuar nga shokėt dhe ata nga ai. Ata e njohin alfabetin me shenja dhe unė nuk e besoja qė do integrohej kaq mirė dhe nė fillim isha pak pesimiste”, thekson mėsuesja.

“Nė fillim donte tė ndihmonte njė shok, po ai e keqkuptonte. Tani kjo nuk ndodh mė pasi fėmijėt e kuptojnė Iglin”, shprehet mėsuesja.

Por edhe Igli me intuitėn dhe zgjuarsinė e lindur di t’i kuptojė shumė mirė shokėt nė klasė, madje edhe kur ata gabojnė.

“Sot po tė ishit nė orėn e dytė, ai filloi tė fliste me zė tė lartė dhe tė korrigjonte shokun. Ėshtė shumė i pranueshėm dhe i kėndshėm. Fėmijėt e duan dhe e duartrokasin shpesh”, tregon zysha.

Igli ėshtė njė mesazh i bukur pėr tė gjithė ata, tė cilėve jeta nuk ju vjen me bujari, e qė me vullnet arrijnė tė mposhtin ēdo barrierė kufizuese.

Kufizimin e tij fizik ai e ka kompensuar me shpirtmadhėsinė e njerėzve qė e ndihmojnė tė jetojė e pėrshtatet siē do fėmijė normal.

Por edhe Igli di tė jetė mirėnjohės atėherė kur ndjen se tė tjerėt rrezatojnė dashuri rreth tij.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum