Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Zhvillimi te fėmijėt, kėshilla pėr gjithė fazat

Go down  Message [Page 1 of 1]

forumijoneal

forumijoneal
Admin
Admin

Porsalinduri i shėndetshėm nė ditėt e para tė jetės, pothuajse fle pandėrprerė. Zgjohet vetėm kur tė jetė i uritur ose i etur. Tė gjitha aktivitetet jetėsore bazohen nė kėto funksione tė cilat janė tė nevojshme pėr ekzistencė: thith, merr frymė, fle. Kėto funksione zhvillohen nė mėnyrė refleksive



I porsalinduri i shėndetshėm nė ditėt e para tė jetės, pothuajse fle pandėrprerė. Zgjohet vetėm kur tė jetė i uritur ose i etur. Tė gjitha aktivitetet jetėsore bazohen nė kėto funksione tė cilat janė tė nevojshme pėr ekzistencė: thith, merr frymė, fle. Kėto funksione zhvillohen nė mėnyrė refleksive. Gjatė muajit tė dytė, foshnja fillon tė shfaq ndryshime tė disponimit. Shikimet e bebėzave tė syrit bėhen mė tė koordinuara. Mban shikimin mė gjatė – fikson objektet e afėrta. Aftėsia e kujdesit paraqet njė shkallė tė rėndėsishme nė zhvillimin psikik. Kur foshnja ndjek me shikim njė objekt shkėlqyes, kjo ėshtė e kushtėzuar me njė sėrė procesesh psikike. Atė objekt duhet ta shohė, ti interesojė dhe tė shfaqė dėshirėn pėr ta shikuar mė gjatė. Pas shikimit tė objektit, mund tė shtrihet dora me dėshirėn pėr ta kapur. Nė muajin e katėrt, foshnja njeh objektet dhe fytyrat, tė cilat i sheh mė shpesh, fytyrėn e nėnės, shishen e qumėshtit, dhe shpreh gėzim kur i sheh. Ky ėshtė fillimi i kujtesės rreth muajit tė gjashtė, kur nė mėnyrė aktive kap objektet tė cilat i ofrojmė. Luan me lodra, njeh fytyrat e anėtarėve tė shtėpisė. Fytyrat e ngrysura e frikėsojnė dhe e vėren kur dikush do ta ngrit nga pozita e shtrirė dhe pėrgatitet duke bėrė lėvizje. Nė gjysmėn e dytė tė vitit tė parė tė jetės bėhen mė tė dukura shprehjet e tij. Shprehja e fytyrės ndėrron sipas disponimit. Kujtesa pėrmirėsohet. Mund t’i dėgjojmė rrokjet ma-ma, ba-ba. Pėrsėrit fjalėt tė cilat i dėgjon edhe pse ende nuk i kupton. Nė tremujorin e fundit tė vitit tė parė tė jetės, fėmija fillon tė kuptojė disa fjalė apo shprehje .Njė ndihmesė e madhe nė zhvillimin psikik ofron ecja. Kur tė fillojė fėmija tė ecė, ai do ta njeh ambientin mė shumė dhe do ta pasurojė pėrvojėn e tij. Zhvillimi i tė folurit paraqitet zakonisht nė vitin e dytė tė jetės. Shpejtėsia e tė folurit ėshtė individuale dhe e ndryshme. Fėmija i zhvilluar normalisht duhet tė flasė, gjer nė fund tė vitit tė dytė tė jetės. Ngecja e gjatė e tė folurit e vonshėm mund tė shkaktohet nga disa arsye: mosdėgjimi, ngecja shpirtėrore, ndikimi i keq i rrethit. Rrethi mund tė ndikojė nė mėnyrė tė gabuar tek fėmija, ose ėshtė i lėnė pas dore ose i llastuar jashtė mase. Kuptohet qė linja pas dore e fėmijėt mund tė lė gjurmė nė zhvillimin psikik tek fėmija. Nė fillim tė vitit tė dytė tė jetės, fjalori i fėmijės pėrmban rreth 5-7 fjalė. Mė pas pasurohet mė shumė. Nė fund tė vitit tė dytė, fėmija do tė fillojė tė formulojė fjali. Nė fund tė vitit tė tretė, fėmija do flasė me fjalorin e rrethit ku ai jeton. Zhvillimi psikik, zhvillohet shumė shpejt. Fillon kureshtja me njė sėrė pyetjesh: ēfarė ėshtė kjo? kush ėshtė ky?.Fėmija do ti dijė tė gjitha emėrtimet e gjėrave, emrat e njerėzve, dhe kur kjo zhvillohet mė tej, do fillojnė pyetjet nė mėnyra tė tjera: ku, kur, pse, nga?. Ėshtė e qartė se dėshiron tė dijė se ēfarė po ndodh pėrreth tij. Nė vitin e tretė zhvillohet vetėdija pėr vetveten, e kupton shprehjen “Unė” dhe mė nuk flet pėr vetveten nė veten e tretė. Kujtesa (memorja) nė muajin e tretė fėmija mban nė mend vetėm disa minuta. Nė fund tė vitit tė parė, mban nė mend rreth dy javė. Nė fund tė vitit tė dytė, disa muaj ndėrsa nė fund tė vitit tė katėrt mban nė mend pėr rreth njė vit. Fėmija i moshės 5-6 vjeē mban nė mend pak a shumė mė gjatė. Orientimi nė kohė, mbrėmė, sot, nesėr, fillon nė vitin e katėrt tė jetės sė fėmijės. Orientimi pėr ditėt e javės fillon nė moshėn 6-7 vjeēare, ndėrsa pėr vitet fillon aty nga mosha 9-10 vjeēare.

http://www.forumijone.net
Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum