Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Muzike » Bota e Yjeve » “Rozana Radi mė tha: ‘Do tė shkarravis’”

“Rozana Radi mė tha: ‘Do tė shkarravis’”

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

simpatikja

avatar
PrinCesh
PrinCesh
Kėngėtarja Rezarta Shkurta pretendon se ėshtė vetėmbrojtur nė pėrplasjen fizike me Rozana Radin. Sherri i nisur vitin qė shkoi nė kohėn kur Rezarta dhe Rozana ndodheshin nė “Vip Shtėpia”, dukej sikur ishte fashitur nė “Kėnga Magjike”. “E urova pėr kėngėn, nuk i kėrkova falje”, thotė Rezarta Shkurta, duke mohuar deklaratat e fundit tė Rozana Radit. Sipas Rezartės, pikėrisht kėto deklarata ishin bėrė shkak i sherrit me fjalė, fillimisht nė Facebook, e mė pas me pėrplasje fizike mes dy kėngėtareve. Rezarta Shkurta tha se pasi Rozana kishte kėrkuar ta takonte pas mesnate mė 6 dhjetor 2010, ajo kishte shkuar me tė shoqin, Ermal Hoxha, duke qenė se ishte orė e vonė dhe natė. Rezarta mohon qė i shoqi tė ketė qenė pjesė e dhunės, madje pohon se policia ka qenė nė vendngjarje, kur Ermal Hoxha ka hyrė pėr tė ndarė kėngėtaret qė po qėlloheshin me grushte mes tyre.
Rezarta, nė media ėshtė shkruar pėr sherrin mes teje dhe Rozanės, ėshtė publikuar dhe deklarata qė kjo e fundit ka dhėnė nė polici. Mund tė na pėrshkruash momentet qė ēuan deri nė kėtė ngjarje paksa ekstreme pėr dy vajza dhe akoma mė tė pazakontė pėr dy artiste?
Ngjarja ėshtė e pazakontė nė momentin qė pėrfshihet emri im, ndėrkohė qė pėr Rozanėn kjo nuk ėshtė hera e parė dhe kam pėrshtypjen se bėmat e kėsaj natyre tė Rozit nuk ēudisin mė askėnd. Mbas zėnkave, natyrisht tė provokuara prej saj, tek “Vip Shtėpia”, unė vendosa qė tė bėja njė gjest fisnik si pėr t’i dhėnė njė mesazh se nuk ėshtė mirė as pėr mua dhe as pėr tė qė ne tė mos demonstronim qytetari, pasi publiku duhet tė fokusohet tek arti qė ne bėjmė dhe jo tek skandalet. Kėshtu, gjatė netėve tė festivalit “Kėnga Magjike”, unė shkova dhe e urova pėr kėngėn, por nuk i kėrkova falje, siē tha ajo tek programi “Zonė e lirė”, pasi pėr tė kėrkuar falje duhet tė ndihesh fajtore.
Mė pas, ajo e mori kėtė gjest tėndin si dobėsi, apo si njė veprim tė zgjuar?
Pa diskutim qė e mori si dobėsi, pasi komentet qė ajo bėri nė programin e Ēanit treguan pikėrisht kėtė. Pra, unė aty kuptova qė nuk ia vlen tė tregosh tolerancė me njė njeri, i cili as qė e ka nė fjalor kėtė fjalė fisnike.
Si vazhdoi mė pas?
Mė pas unė i shkrova nė adresėn e saj nė Facebook, duke i thėnė qė mė erdhi shumė keq qė ajo gėnjeu. Kėtu dialogu mes nesh filloi tė rėndohet dhe Rozana nuk kurseu asnjė fjalė nga fjalori i saj vulgar. Mė ka shkruar gjėra shumė tė rėnda dhe fyese, qė do tė provokonin kėdo, edhe sikur tė ishte prej guri.
Ēfarė tė ka shkruar konkretisht, nėse mund tė na thuash?
Ajo shkruante e bindur se do mė mposhtte me fjalė dhe mbi tė gjitha kishte si qėllim tė mė frikėsonte. Mė pas mė tha “Hajde tė tė takoj dhe do e shohėsh ti po nuk tė shkarravita!”. Mirėpo, ajo nuk e mendoi se unė do tė shkoja me tė vėrtetė. Kur u takuam, nė njė situatė shumė tė rėnduar psikologjike, ishte e pamundur qė tė flisnim si njerėz dhe biseda degjeneroi nė dhunė fizike. Vendin e fjalėve e zunė goditjet nga tė dyja, por fati mė ndihmoi nė kėtė rast, pasi pėr shkak tė gjatėsisė time, unė e kisha mė tė lehtė qė tė mbrohesha.
Ajo nė deponimin e saj ka thėnė qė ti je ndihmuar nga bashkėshorti yt, Ermali. Si ėshtė e vėrteta?
Nė fakt, ajo gėnjen kur e thotė kėtė. Ermali vendosi tė mė shoqėronte meqenėse ishte natė dhe kur pa qė zėnka mori ato pėrmasa, erdhi qė tė na ndante, vetėm kaq. Tė tjerat janė gėnjeshtra tė saj.
E kujt ishte ideja pėr tė denoncuar nė polici?
Nė ato momente kaloi rastėsisht njė makinė policie, madje tamam nė momentin kur Ermali po na ndante.
Po nė komisariat si u soll Rozana?
Ajo ka njė problem, qė nuk e fsheh dot natyrėn e saj tė dhunshme, madje edhe para policėve, pasi nė prezencė tė tyre tentonte tė mė godiste pėrsėri. Mjafton tė kujtojmė disa momente domethėnėse nga e kaluara e saj nė marrėdhėnie me koleget. Ajo ėshtė zėnė pothuajse me tė gjitha kėngėtaret. Me Ingrid Gjonin ėshtė zėnė shumė keq, me Gretėn, me Ēiljetėn, me Ronelėn. Ajo ėshtė njė provokuese e lindur, e shqetėson suksesi i tė tjerėve, bėhet keq…
Tani qė kanė kaluar dy ditė nga ngjarja, ēfarė mendon pėr tė gjithė kėtė qė ndodhi, a mund tė ishte evituar dhuna?
Tė lutem mė lejo qė tė ta drejtoj edhe unė ty njė pyetje; nėse dikush tė shan dhe tė provokon nė ēdo moment, pėrpiqet tė tė ulė dhe tė tė ofendojė orė e ēast dhe nuk ka absolutisht asnjė arsye njerėzore nė botė qė ta bėjė tė pushojė, ēfarė do tė kishe bėrė? Pavarėsisht se jemi artistė, mos harroni se jemi prej mishi dhe gjaku, madje pikėrisht pėr kėtė arsye jemi edhe mė tė ndjeshėm. Mua nė gjithė kėtė histori mė vjen keq pėr prindėrit e mi, pėr bashkėshortin, pasi ata shqetėsohen kur shohin se njeriu i tyre i dashur pėrfshihet nė histori tė tilla. Sa pėr Rozin, nuk e di, po mbase ajo mendon se suksesi mund tė arrihet edhe nė kėtė mėnyrė, sepse ndryshe nuk mund tė shpjegohet agresiviteti dhe dhuna qė ajo ka gjithmonė gati pėr kėdo. Ajo edhe kėto momente i shfrytėzon pėr tė qenė nė qendėr tė vėmendjes. Mjafton t’ju them njė detaj. Ajo pardje shkoi nė komisariat me paparac me vete, imagjinoni se ēfarė kalkulatoreje ėshtė. Nė fund doja tė thosha vetėm njė gjė, mė vjen keq pėr tė gjithė dashamirėsit e mi, tė cilėt janė tė detyruar tė dėgjojnė histori tė tilla ku pėrfshihet emri im, por pėr fat tė keq, disa gjėra janė tė paevitueshme

View user profile

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum