Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Unregister user » Ja propozimet e cuditshme te VIP-ave per martese

Ja propozimet e cuditshme te VIP-ave per martese

View previous topic View next topic Go down  Message [Page 1 of 1]

Nga unaza brenda pjates me patate e deri te propozimet e shkurtra me sms. Ja disa prej menyrave me te cuditshme te VIP-ave per t’u martuar.




Cilen menyre do te preferonit qe i dashuri juaj t’ju kerkonte te martoheshit? Ju pelqen unaza klasike dhe propozimi ne gjunje? Ndersa traditat sa vijne e ndryshojne me kohen, shume njerez jane ne kerkim te dickaje me kreative dhe interneti eshte protagonisti kryesor thuajse gjithmone. Gjithsesi per bashkeshortet e ardhshme propozimi klasik nuk mendohet se do te vije ndonjehere.

Kjo, sepse mosha e cifteve qe martohen sa vjen e rritet me shume, per me teper qe sot te rinjte bashkejetojne shume kohe perpara se te vendosin per te vene kurore. Keshtu sot, duke qene se per martesen mund te flitet per nje kohe te gjate, ka shume pak vend per romanticizem. Sigurisht jo te gjitha propozimet vijne te “orkestruara” ne menyren me te mire te mundshme, por secila tregon dicka per llojin e lidhjes qe ka cifti dhe karakterin e te pakten njerit prej te dyve.

Gjithsesi sot mund te gjesh pa fund propozime sa te cuditshme aq edhe origjinale nese doni ta mahnitni te dashuren tuaj me nje propozim klasik. Por ka edhe nga ata qe shpikin menyra nga me te cuditshmet dhe shume romantike, si ajo e nje pasaniku qe e futi propozimin tij per martese ne nje shishe, te cilen e la ne nje ishull te vogel. Me nje udhetim perrallor e coi te dashuren e tij te vendi ku i tregoi edhe ate cfare kishte shkruar brenda shishes.

E cfare mund te themi per Cameron Kelly-n, njeriu qe ka shkruar nje liber me 113 faqe te titulluar “50 arsye perse duhet te martohem me ty dhe 50 arsye perse ti duhet te martohesh me mua”. Ai shkruan se dita me e mire per t’i propozuar te dashures per martese eshte ajo e Shen Valentinit. Lulet, darka romantike dhe dhurata jane sfond i perkryer per nje feste te tille.

Zakonet e njejta

Pas propozimeve vijne dasmat qe kane shume tipare te perbashketa, por edhe vecori. Te perbashketa kane fustanin e bardhe, qe ne epoken viktoriane simbolizonte pastertine dhe virgjerine, cka do te thote se bardhesia nuk mund te perdoret ne martesat e dyta. Ceremonia ne kishe, ose ne bashki ndiqet nga nje banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojne kurre dhe gjithcka celet me kercimin e ciftit. Ne fund, para largimit nusja hedh pas buqeten dhe ai qe e kap e ka radhen per t’u martuar.

Cifti gjithmone shkon ne te ashtuquajturin muaji i mjaltit, qe eshte edhe udhetimi i pare si burre e grua. Nuset e zakonshme jane si te prera nga e njejta dore: me vello, fustan te bardhe, varg perlash e lulesh ne floke. Nuk dallojne nga njera-tjetra, sepse edhe tualeti ne keto raste eshte thuajse i njejte dhe perben shumicen derrmuese te paraqitjeve nuserore ne shume vende te botes.

Te mesojme nga VIP-at

A do te martohesh me mua? Jane keto fjale qe ndryshojne jeten e gjithsecilit prej nesh, madje edhe te VIP-ave. Por me sa duket romanticizmi i njerezve ndonjehere nuk ka kufij, si ne te mire ashtu edhe ne te keq. Keshtu, per shembull, Jessica Simpson tha po me nje unaze qe i dashuri i saj ia kishte vendosur prej disa javesh ne nje pale kepuce deri sa erdhi momenti i duhur. Mbretereshes se ardhshme te Anglise, Kate Middleton, iu desh te shkonte deri ne maje te malit ne Kenia per te pranuar propozimin e princit Uilliam. Ja disa nga propozimet me te cuditshme te yjeve, nga ato qe as qe i keni menduar.

Jessica Simpson: unaza ne kepuce

I dashuri i saj, Eric Johnson, i beri nje propozim shume te cuditshem te dashures se tij, pasi per shume dite kishte menduar per te gjetur ndonje menyre te vecante per kete dite kaq speciale. Per disa jave me radhe ai e fshehu unazen me rubin ne nje prej kepuceve te saj, ne menyre qe ajo te mos e zbulonte. Kur erdhi momenti i duhur ai i kerkoi doren i ulur ne gjunje. Ashtu sic e kerkon tradita.

Tori Spelling: mes pemeve te Krishtlindjeve

Bashkeshorti i saj Dean McDermott me ndihmen e motres se tij zbukuroi nje mori bredhash me drita shumengjyreshe dhe i vendoi ne qender te nje lugine ne fermen e tij. Ne mes kishte vendosur nje tavoline te rregulluar bukur. Dean e coi Torin ne kete vend perrallor te hipur mbi kale dhe i kerkoi te martohej me te.

Scarlett Johansson: me nje sms

Propozimi qe Ryan Reynolds i beri Scarlett Johansson ishte shume i thjeshte: me nje sms. Ja se cfare tregoi ai pas ketij veprimi: “Pjesa me e veshtire ishte te shfaqja gjithe dashurine time, gjithe gezimin tim vetem ne nje sms. Pasi e dergova me pushtoi nje frike e tmerrshme”.

Megan Fox: kur unaza humbet ne rere

Bukuroshja Megan Fox dhe bashkeshorti i saj Brian Austin Green lidhen kurore fshehurazi syve kureshtare ne nje plazh perrallor ne ishujt Hawai. Por ne momentin qe duhej te vendoste ne gisht unazen pas “po”-se, iu desh te lodhej dy ore per ta gjetur, pasi pa dashje Brianit iu rrezua ne rere. Gjithsesi ne fund e gjeten.

Jennifer Aniston: tek patatet e skuqura

Kur Brad Pitt i kerkoi te martoheshin vite me pare, Jennifer nuk e kishte menduar se do te gjente nje menyre kaq origjinale. Brad e kishte vendosur unazen e fejeses brenda pjates me patate te skuqura, ushqimi i preferuar i saj.

Heidi Klum: ne nje iglu

Kur kengetari Seal i propozoi engjellit te “Victoria’s Secret” te martohej me te, askush nuk e kishte imagjinuar se sa familje e lumtur dhe e madhe mund te ishin. Cifti tani ka kater femije. Gjithsesi te ndalemi te propozimi: dy dite para Krishtlindjeve Seal e coi Heidin ne nje mal rreth 5000 metra te larte ne Kanada. Ndertoi nje iglu dhe aty vendosi t’i bente pyetjen standarde: “A do te martohesh me mua?”.

Mel B: unaza ne nje cope akulli

Stephen Belafonte propozoi per martese ish-kengetaren e “Spice Girls” Mel B duke e cuar ne nje klub shume elegant. Teksa porositi pijen e saj te preferuar me qershi, ne nje prej copave te akullit ishte vendosur edhe unaza e marteses.


_________________


Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


View user profile http://www.forumijone.net
Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

No Comment.

View previous topic View next topic Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum