Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.ForumiJone.Net :::.

You are not connected. Please login or register

 » Tekonologji Dhe Kuriozitete » Tekonologji » Sekretet e pazbuluara tė gjigantit “Google”

Sekretet e pazbuluara tė gjigantit “Google”

Go down  Message [Page 1 of 1]

Njeriu i cili mbledh tė gjitha pyetjet e botės vjen nė zyrė nė orėn 9:30. Ulet nė karrigen e tij nė “Google plex” dhe veprimi i parė qė bėn ka lidhje me hapjen e e-mail-eve. Kėtu nisin menjėherė problemet qė do tė ēmendin ēdo njeri tjetėr, pėrveē kėtij inxhinieri nga Bangalore qė nė “Silicon Valley” ka gjetur parajsėn. “Shoh listėn e tė gjitha gjėrave qė nuk shkojnė dhe nis nga puna. Nė fund tė fundit, gjėja mė e bukur e kėtij zanati ėshtė se ēdo ditė ka diēka interesante”, tregon Ben Gomes. I kujtohet kur rreth 11 vjet mė parė i bėnė pyetjet pėr ta punėsuar. “Unė nuk e dija se ēfarė ishte ‘Google’, asnjėri nuk e dinte”, tregon ai. Shkoi nė shtėpi dhe nė internet shkroi “Gogl”. “Sepse nuk e dija as si shkruhej”, tregon Gomes. Ndoshta edhe pėr faj tė atij gabimi, Ben Gomes ėshtė njeriu i cili ka transformuar idenė e Larry Page dhe Sergey Brin nė atė “makinė lufte” qė sot iu korrigjon fjalėt e shkruara gabim dhe iu jep opsionet pėr atė tė saktėn. Ėshtė pikėrisht ai qė ka ideuar “Autocomplete”, funksioni qė pėrfundon duke e shkruar fjalėn pėr ju, teksa jeni duke e shtypur. Pėr mė tepėr, tani mund tė gėzoni avantazhet e “Instant”, funksioni qė pėrfundon duke iu shkruar gjithė pyetjen teksa ju jeni duke shkruar germėn e parė. Sipas revistės “Slate”, “Google” bėhet nė kėtė mėnyrė e pandėrgjegjshmja jonė: na tregon se ēfarė kėrkojmė para se ta dimė edhe ne vetė. Nuk ndihet paksa si doktor Frojdi i uebit? Rreth 1 miliard kėrkime nė ditė dhe pėrgjigjet qė vijnė pėr mė pak se 1 sekondė. Qėllimi? “Tė nisim kėrkimin para se ju tė shkruani”, thotė Gomes. Tempulli gjigant i internetit gjendet rreth njė orė larg nga San Francisko. Ėshtė njė ndėrtesė gjigante qė nė 12 vite jete ėshtė zgjeruar shumė, me qėllimin e vetėm pėr tė pritur rreth 9 mijė punonjėsit e “Google” qė ēdo ditė gumėzhijnė si bletė. Nga njė zyrė nė tjetrėn, shpesh shkohet me biēikletė. Janė rreth 500 tė tilla nė dispozicion. Kėtu nė shtėpinė “Google” ka 2 kopshte gjigante, 200 dhi pėr qumėsht, 4 lakanderi automatike, 4 palestra, 1 park gjigant lojėrash, madje edhe 2 pishina nė ajėr tė pastėr: kur ka diell sheh punėtorė qė notojnė tė qetė. I gjithė kampusi ka njė sipėrfaqe prej 50 mijė metrash katrorė. Janė 17 bare, 300 makina elektrike dhe 1 sallė e madhe video-lojėrash ku tė gjithė kanė akses. Njė perandori nė dukje nė kaos. Kėtu ka njė algoritėm pėr tė gjithė: filozofia e formulės sekrete, mitikja PageRank (Page, nga emri i njėrit prej themeluesve tė “Google”, Larry Page) duket se jeton nė ēdo cep tė kampusit. Madje edhe nė makinėn e kafesė. “Ky aparat ėshtė rregulluar nė mėnyrė tė tillė qė t’u ofrojė punėtorėve kafenė mė tė mirė”, rrėfen Ben. “Rregull dhe Liri” ėshtė njė binom qė asnjė kompani nuk i ka “lidhur” bashkė, por kėtu nė “Google”, ėshtė njė praktikė e pėrditshme. Nuk ka njė orar fiks pėr hyrjen dhe daljen nė kampus. “Burrat dhe gratė, sidomos ata qė janė prindėr, vijnė mė herėt dhe ikin mė shpejt, ndėrsa beqarėt vijnė mė vonė dhe ikin mė vonė”. Fėmijėt sigurisht qė janė gjithmonė tė mirėpritur kėtu, por edhe kafshėt shumė prej punonjėsve i duan shumė. E shtuna dhe e diela ėshtė pushim, por ka gjithmonė zyra hapur, pasi ndonjė inxhinier ėshtė duke pėrfunduar projektin e tij. I sheh teksa dalin nga parkingjet e nėndheshme. Pothuajse kėtu ėshtė gjithēka bio. E tillė ėshtė mbi tė gjitha “metoda” bio. Ashtu si tė gjithė gjigandėt “hi-tech”, edhe ky qė e ka ndėrtuar famėn e tij nė kėrkimet e informacioneve fsheh sekretet pas mureve tė asaj privatėsie, qė motorėt e tij tė kėrkimit akuzohen shpesh se shkelin. Sa inxhinierė punojnė pėr rreth njėmijė projektet e grupit? Sistemi operativ “Android” me tė cilin sfidon “Apple” dhe “Microsoft” edhe nė telefona, “Google TV”, qė po bėn tė dridhet Hollywood-i dhe televizori, brauzeri “Chrome”, i cili shumė shpejt do tė paraqitet nė njė version tė ri pėr kompjuterėt. Asnjė koment. Sigurisht, zemra mbetet motori i kėrkimit. Dhe kėtu sekretet janė dy. Tė parin e zbulon teksa lexon emrat nė dyert e zyrave: Mustafa Hamad, Radu Popovici, Wir Wiswanti, Janfei Zhiu. Me pak fjalė, “United Colors of Google”. Njė pjesė shumė e madhe e atyre qė punojnė aty nuk janė amerikanė. Dhe sekreti i dytė ėshtė sistemi i hapur. Tė shpjegojnė se “Bix Box” ėshtė vendi ku punojnė inxhinierėt e bazės. Ēdo sektor qė merret me kėrkimin ėshtė autonom dhe i ndarė: “Google Voice”, “Google Box”, megjithatė tė gjithė janė tė lidhur me njėri-tjetrin. Ideja ėshtė ajo e ndėrtimit tė njė skuadre gjigante: Tė gjithė bėjnė detyrėn qė u takon, duke u konsultuar pastaj me njėri-tjetrin pėr tė nxjerrė nė dritė mė tė mirėn. Po shefat e mėdhenj? Larry e Sergey? Jason Freidenfelds, njė nga menaxherėt e komunikimit, tregon se herėn e fundit qė Page dhe Brin u ulėn nė kafenenė “Charlie’s”, ishin tė rrethuar nga stafi i “Google mail”. Ishin duke i dhėnė dorėn e fundit kėtij projekti madhėshtor, qė po revoluciononte botėn e postės elektronike. Me pak fjalė, shefat e mėdhenj ndėrhyjnė nė fillimin dhe fundin e njė projekti. Gjithsesi ata janė gjithmonė tė informuar me detaje mbi atė ēfarė ndodh nė kompaninė e tyre. Kėtu, ēdo sekondė pas orarit zyrtar tė punės, paguhet njė mė njė. Shumė prej projekteve gjigante si “Google News, “Street View” dhe “Google Instant” kanė lindur pikėrisht kėshtu, jashtė orarit zyrtar. Po cili ėshtė njeriu qė u hedh njė sy para se tė dalin? Inxhinieri Ben Gomes, i cili nė fillim nuk dinte as si shkruhej “Google”. E teksa zbulojmė disa prej sekreteve tė tij tė brendshme, arrijmė pa dashur tė bėjmė pyetjen. Si do jetė motori i kėrkimit nė tė ardhmen? Gomes thotė “gjithmonė e mė i shpejtė”, ndėrsa matematicienia Johanna Wright tregon: “Gjithmonė e mė i inteligjent. I aftė tė futet nė kontakt me botėn, ashtu si ne ndėrveprojmė me tė: pėrmes zėrit dhe syve. Nė tė ardhmen e tij tė ndritur funksioni “touch” do tė jetė gjithmonė e mė i rėndėsishėm. Ju duket si fantashkencė? Aspak, kėtu tė gjithė janė optimistė dhe kanė shumė besim te puna e mirė e koordinuar nė grup.


_________________
[You must be registered and logged in to see this image.]

Rrespektoni rregulloren * Rrespektoni stafin * Rrespektoni anėtarėt tjerė * Shikoni temat para se tė hapni njė tė re, mos hapni tema tė dyfishta * Pėrmbaju temave * JO Politikė apo OFENDIME nė kėtė forum * Mos ofendo * Ju faleminderit !


[You must be registered and logged in to see this image.]
View user profile http://www.forumijone.net

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum