Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi

Join the forum, it's quick and easy

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

- Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...

- Duke u rregjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj

-Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe fute ne dispozicionper te n'a vizituar ne faqen tone.

Ose Indefitikohu Nese Je I Regjistruar

Me Respekt// Staffi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Kurse Anglish Online .::: wWw.mylanguagecenter.al:::.
Mirė se erdhėt nė mesin tonė .::: wWw.forumijone.albanianforum.net/:::.

You are not connected. Please login or register

Nė botėn e telekomandės

Go down  Message [Page 1 of 1]

Old Legend

Old Legend
Admin
Admin

60 vjet mė parė “lindi” kutia magjike, pėr tė ēliruar spektatorėt nga spotet publicitare. Tani, nė shtėpitė hi-tech, duhet nga njė pėr ēdo objekt: nga frigoriferi te kondicioneri


Komandantit Eugene F. McDonald Jr. nuk i pėlqente publiciteti nė televizor. Pėrkundrazi, e urrente, dhe ishte i bindur se e urrenin edhe ata qindra mijėra amerikanė qė blinin televizorėt e tij. Pas Luftės sė Parė Botėrore kishte themeluar “Zenith”, njė nga industritė mė tė mėdha tė radios dhe televizorėve amerikanė. Aparate cilėsore me dru dhe valvula, tė garantuara pėr tė gjithė jetėn, por qė rrezikonin tė mos shiteshin, sepse njerėzit nuk mundeshin mė tė ndiqnin njė program televiziv nga fillimi nė fund, por ishin tė detyruar tė duronin ndėrprerjet e reklamave. Kėshtu, pak para Krishtlindjeve tė vitit 1950, prezantoi telekomandėn e parė pėr televizorin. Quhej “Lazy Bones” dhe nė revistat e asaj kohe ishte prezantuar si ėndrra e fundit e amerikanėve: burrė e grua nė divan, qė shijojė spektaklin, ndėrsa fėmija qė qesh nė krahėt e sė ėmės. Telekomanda ishte njė objekt prej bakelitit, qė mbahej nė dorė me njė pulsant tė pozicionuar lart pėr tė ndryshuar kanalet. Nė fillim, reklama i bėhej nga duart e brishta femėrore qė tė jepnin idenė se sa i vogėl dhe sa i thjeshtė ishte pėr t’u pėrdorur. Pastaj vetėm bukuria femėrore mund t’i bėnte pėr vete blerėsit. Lidhje me televizorin, me njė kabull tė gjatė rreth gjashtė metra, qė shpesh ishte objekt rėniesh dhe pengesash tė pashmangshme: pėr kėtė arsye Zenith nxori njė version tė ri pa “fije”, nė vitin 1955 (Flashmatic) dhe njė tjetėr edhe mė tė pėrmirėsuar vitin tjetėr: “Space Command”, i shpikur nga Robert Adler, ėshtė “babai” i tė gjitha telekomandave moderne. I krijuar pėr tė “fshirė” reklamat e mėrzitshme, telekomanda hapi njė tjetėr mundėsi, ndoshta mė interesante: tė lejonte tė kaloje nga njė kanal te tjetri, duke e bėrė televizorin t’u pėrgjigjej dėshirave tė tua. Pra ti mund tė shihje gjėrat mė tė bukura qė njė kanal i caktuar kishte. Sigurisht qė ky revolucion i paparė po ndodhte nė Amerikė, sepse nė Europė, deri nga mesi i viteve ‘60, kanalet televizive nuk ishin mė shumė se dy ose tre. Situata ndryshoi dukshėm nė vitet ‘80. Teknologjik, me rreze infra tė kuqe, nė vend tė ultratingujve dhe shumė social, sepse me ardhjen e prodhuesve japonezė ēmimi u ul ndjeshėm. Kėshtu televizori, pas sallonit u vendos nė kuzhinė dhe nė dhomėn e gjumit. Pastaj u krijua TV qė transmetonte vetėm videoklipe dhe u bė gjithmonė e mė e lehtė tė ngatėrroje programacionin me publicitetin: dhjetė vjet mė vonė, seriali “Beavis & Butthead” u mendua pikėrisht pėr tė bėrė bashkė muzikalėt, kartonėt dhe spotet publicitare nė njė program qė arrin tė mbajė tė gozhduar pas ekranit edhe fėmijėt. Telekomanda ishte tashmė nė duart e tyre. Sot, njė e treta e europianėve ka tre apo mė shumė televizorė nė shtėpi, kėshtu qė edhe telekomandat janė shumėfishuar dukshėm: nė fillim video-regjistruesi pastaj impianti stereo, DVD, kompjuteri, dekoderi. Mė vonė kondicioneri dhe pastaj frigoriferi dhe mikrovalėt. Nė fillim tė vėshtira pėr t’u pėrdorur dhe tė papėrputhshme mes tyre, deri sa telekomanda universale bėri njė tjetėr revolucion. Gjithsesi edhe sot, sipas sondazheve, askush nuk i pėrdor me detaje tė gjitha opsionet, por vetėm ato mė kryesorėt. Ndėrkaq “Sony” dhe “Logitech” i kanė pajisur telekomandat e reja edhe me njė lloj mausi pėr tė komanduar televizionet qė lidhen me internet pa kompjuter. Por nėse “Apple” shkon pėrtej tendencės me njė telekomandė minimaliste vetėm me tre butona, risitė mbėrrijnė nga videolojėrat: “Nintendo Wii” dhe “Playstation” mund tė komandohen vetėm me veprime. Mes televizorėve, “LG” ofron te modelet mė tė mira njė telekomandė tė hollė, sa shkopi i ndonjė dirigjenti orkestre ndėrsa “Samsung” ka nxjerrė nė treg njė qė lejon tė komandohen tė gjitha aparatet e shtėpisė por edhe tė ndjekė nė ekran tė inkorporuar njė program ndryshe nga ai i televizioneve, duke i dhėnė fund grindjeve familjare. I ngjan shumė njė smartphone: mos ndoshta ėshtė kjo telekomanda jonė e sė ardhmes?

Molla e sherrit nė familje
Pėrdorimi i telekomandės bėhet shpesh “molla e sherrit” i shumė debateve dhe zėnkave brenda mureve tė shtėpisė. Tė paktėn kėshtu tregojnė sondazhet e fundit. Sipas tyre, 20 pėr qind e europianėve thonė se mund tė grinden tė paktėn dhjetė herė nė javė me familjarėt, pėr shkak tė pėrdorimit jo siē duhet tė telekomandės. Nga sondazhet e viteve tė fundit ėshtė arritur nė pėrfundimin se 78 pėr qind e spanjolleve dhe 65 pėr qind e francezeve tregojnė se janė ato qė e komandojnė kėtė mjet nė shtėpi dhe se burrat zakonisht pranojnė zgjedhjen e tyre. Mė i ekuilibruar duket raporti nė vendet e tjera, ku 45 pėr qind e burrave belgė dhe 40 pėr qind e atyre gjermanė e shohin kėtė si njė ves, ndėrkohė qė danezėt dhe suedezėt e quajnė tė rėndėsishme pėr mbarėvajtjen e shtėpisė. Anglezėt pėrdorin telekomandėn me shumė frekuenca, ndėrsa francezėt janė ata qė i pėrdorin me mė pak frekuenca nė tė gjithė Europėn. Ajo qė i bashkon tė gjithė ėshtė dėshira qė telekomanda tė bėhet njė objekt i lehtė pėr t’u pėrdorur dhe tė thjeshtohet mėnyra e kontrollit elektronik.

Share this post on: reddit

No Comment.

Back to top  Message [Page 1 of 1]

Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum